• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta

Si u bë e mundër botimi i “Lahuta e Malcis” dhe fjala e panjohur e prof. Aleksandër Xhuvanit në ceremoninë e varrimit të Fishtës më 31 dhjetor 1940
Si u bë e mundër botimi i “Lahuta e Malcis” dhe fjala e panjohur e prof. Aleksandër Xhuvanit në ceremoninë e varrimit të Fishtës më 31 dhjetor 1940
“Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën edhe pse ai s’ishte me ne, por s’ka bërë krime si Ernest Koliqi që…”/ Shkrimi i ’61-it te “Shejazat”, ku Enveri akuzon Koliqin
Relacioni i ambasadorit nga Roma: “Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kërkon të vijë në Shqipëri për të takuar Nikolla Troshanin, që banon në…”/ Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1990
Fotografi të Gjergj Fishtës mes klerikëve dhe personave të ndryshëm

Nga Violeta Murati

Memorie.al / Me signaturën: Fondi 17, dosja 18, pa vit, por që i përgjigjet fondit emëror të Gjergj Fishtës, nga Arkivi Qendror i Shtetit, para disa vitesh, ka dalë në dritë për herë të parë se ekziston një traktat ideologjik, filozofik, dhe teologjik i shkruar nga At Fishta, por i panjohur deri tani. Me emërtimin “Questione nacionale e questione catholica”, dorëshkrimi ruhet në AQSH. Kurse njohjen me këtë dokumentacion të rëndësishëm manifestues, e ka bërë të ditur ish-drejtori i AQSH-së, Shaban Sinani. Në konferencën shkencore “Mendimi shqiptar dhe shkolla shqipe”,  mund të thuhet se ka qenë befasi dorëshkrimi i panjohur i At Gjergj Fishtës.

Sinani këtë zbulim e ka lidhur me fretërit françeskanë shqiptarë, të cilët kanë pasur një mjedis kulturor të përbashkët, një kryeqendër veprimi (Shkodrën), një tribunë shprehjeje (“Hylli i Dritës”), një mjeshtër përmes të cilit mund të identifikoheshin, At Gjergj Fishtën, dhe një slogan që u shërbente si parim moral për “Fe e atdhe”, duke krijuar kështu lëvizjen dhe shkollën e mendimit, e shndërruar në faktor të raportit të besimit me vetëdijen kombëtare. Informacioni që ka sjell z. Sinani, sigurisht mbështetur mbi shfrytëzimin e dokumentit që ka gjetur në arkiv, ku na bën me dije se autori nisi ta shkruante në vitin 1914, duke e quajtur një vepër të mbaruar në vitin 1924.

“Dorëshkrimi përmban rreth 30 faqe tekst autograf, mbi të cilin vetë autori herë pas here, ka bërë ndryshime dhe saktësime. Teksti bazë është shkruar me sa duket brenda një kohe të shkurtër, brenda të njëjtit kontekst historik-kulturor. Është shkruar tërësisht me një kaligrafi mjeshtërore, shprehje e qetësisë, maturisë dhe e bindjes së autorit në çka po shkruante. Asnjë shenjë shqetësimi psikologjik nuk vërehet në sizmografinë e shkrimit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

“Ky grup armik, hyri në marrëdhënie tregtare me SHBA-ës, për blerjen e mallrave amerikane, kërkoi liçencën e Departamentit të…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, për “sabotatorët” e Ekonomisë, maj ‘77

Mbiteksti, që është i së njëjtës dorë, është në formën e anëshkrimeve, shtesave dhe rrallë edhe të qortimeve. Mbiteksti duket se është ndër-kohor, çka mund të merret si provë se At Gjergj Fishta, e ka rimarrë disa herë në duar studimin e tij. Sa i takon mbi-tekstit, ky shpreh një gjendje psikologjike më pak të qetë”, – u shpreh Sinani, përmes kumtesës së tij; “Besimi dhe kombësia, në një vepër të pabotuar të At Gjergj Fishtës”.

Bëhet e ditur se dorëshkrimi, është i një formati më të madh se letra e përmasave zyrtare, me fletë të numërtuara; ‘recto e verso’, nga vetë autori. “Është letër e vijëzuar dhe e mbushur me tekst edhe në bardhësitë e lëna si të tilla në fillim prej tij. Përveçse nga autori i kësaj trajtese, dorëshkrimi është përmendur edhe nga Prof. Ali Xhiku, në studimin e tij; “Letërsia shqipe si polifoni”, për aq sa ka qenë në interesin e atij studimi, kryesisht për verifikimin e përmbajtjes së besojmës (kredos) poetike të Fishtës, të shprehur në sintagmën e pandashme; “Fe e Atme”. Sipas Sinanit, ky tekst dëshmohet se është këshilluar dhe nga studiues të tjerë, vendës dhe të huaj, por për tri periudha, është mbajtur në heshtje, që kanë të bëjnë më para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe në dy dekadat e fundit.

Tani studiues pranë Institutit të Gjuhësisë, Shaban Sinani, hedh dritë mbi shenjat e para të një analize tekstuale, duke na thënë se; “duke u nisur prej gjuhës në të cilën është shkruar, italishtes, mund të mendohet se At Gjergj Fishta, e shkroi këtë tekst si një relacion për Pontifikatin, për të bërë të njohur gjendjen demofetare në Shqipëri, menjëherë pas formimit të shtetit shqiptar”.

Por ajo që konkludonte Sinani, është se ky dorëshkrim, i përmban të gjitha cilësitë e një relacioni si: përshkrimin realist të gjendjes, parashikimin e asaj që mund të ndodhë me shqiptarët pas ndarjes nga ish-perandoria osmane dhe disa këshillime se si mund të faktorizohet katolicizmi, për të rikthyer autoritetin e vet në Ballkan, si në periudhën paraosmane e njëherësh, si mund t’u vlejë shqiptarëve kjo situatë e re, për të evropianizuar mendimin, orientimin dhe kulturën e tyre. Por ajo që lë në mëdyshje studiuesin, është fakti nëse ky dokument është një konceptin e një relacioni, memorandumi apo, traktati filozofik-politik.

Sinani pohon se; “nuk përjashtohet fakti se mund të ketë qenë vërtetë një ‘memorandum’ si kujtesë për Lidhjen e Kombeve, që çështjen shqiptare ia delegoi Konferencës së Ambasadorëve dhe kjo e fundit, i njohu disa të drejta protektorati Italisë mbi Shqipërinë, të shënjuara mbi një dokument tashmë të botuar nga studiuesit e historisë, sipas të cilave, Italia do të ishte garante e sigurisë së jashtme të Shqipërisë, mbrojtëse e sovranitetit të brendshëm të saj, kontrolluese e sigurisë së qeverisjes – çka shkaktoi një refuzim kategorik të vendeve ballkanike, deri në atë shkallë sa Shqipëria të shpallej një territor ekstraballkanik dhe të mos ftohej në konferencat e federimit të rajonit.

Ka një lidhje logjike mes dy fakteve: përderisa Roma e kishte këtë paketë privilegjesh ndërkombëtare mbi Shqipërinë, nuk ishte e tepërt, që t’i bëhej një përkujtesë që edhe faktori fetar mund të mbahej në konsideratë në gjithë veprimin e saj”. Për ta vërtetuar këtë realitet historik, nëse ka ekzistuar ashtu siç hamendësohet – që iu përcoll ndonjë instance zyrtare, si Selisë së Shenjtë, apo Lidhjes së Kombeve – studiuesi shprehet se ende nuk kanë gjetur përgjigje dëshmuese, bindëse.

Teksti është në gjuhën italiane dhe sipas Sinanit, ngurrimi i autorit për ta botuar në shqip, kur i ka pasur të gjitha mundësitë, shkon kundër një arsyetimi; se kjo letër mund të jetë drejtuar ndonjë shqiptari.

“Fishta ishte klerik, ndryshe nga Konitza dhe Schiro, që si njerëz laikë, mund të futeshin më me vështirësi në rrethin e keqkuptimit të qëllimshëm, nëse i referohemi asaj shkalle tolerance që shpërfaqej në atë kohë, në vijim të romantizmit homogjenizues. E vërteta është se 7-8 dekada më vonë, në truallin e një popullsie të ardhur prej ateizmit, idetë e rikrishtërimit vunë në qendër të goditjes edhe shkrimtarin Ismail Kadare. Për të gjitha këto arsye, jemi të prirur ta trajtojmë këtë dorëshkrim, si një traktat historik-filozofik për raportin midis kombësisë dhe besimit tek shqiptarët”.

Duke hedhur dilemën konceptuale, pse ky dokument është traktat, Sinani na vëren se aty, problemet shtrohen në mënyrë parimore, dhe zgjidhjet propozohen në mënyrë paradigmatike. Analizën mbi këtë tekst, studiuesi e lidh me studimin e Fishtës, ku ai përshkruan ndërkohësish dhe bashkëkohësish gjendjen demofetare në Shqipëri, më saktë në gjithë hapësirën shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën. Ai e sheh ardhjen e besimeve alternative në Ballkan, si një dukuri historike, gjë që i përgjigjet së vërtetës. Jo vetëm si një dukuri historike, por edhe si një kushtëzim politik e gjeopolitik.

Duke iu referuar dokumentit, Sinani, na thotë se pikëpamjet e Fishtës mbi besimin ndër shqiptarët me traditë krishterimi që prej kohëve apostolike, duke e konsideruar këtë të cekët dhe se “shkëputja e lidhjeve të faltoreve myslimane me kalifatin, apo pavarësia e xhamisë së besimtarëve shqiptarë, e shpallur në vitin 1923, do të favorizojë rikrishtërimin masiv të popullatës. Sipas parashikimit të Fishtës, kjo do të ndodhë ‘brenda dy, të shumtën tre brezave’, sepse bashkatdhetarët e tij; ‘nuk mund të qëndrojnë të patundur’ edhe më tej”.

Në dokument e gjetur nga Sinani, vihet në dukej se pavarësia e Shqipërisë, sipas mendimit të Fishtës, e favorizon veprimin katolik në vend, dhe kjo do të mundësojë jo vetëm një shpërfaqje të vetëdijes zanafillëse evropiane të popullit shqiptar, por edhe homogjenizimin e tij tërësor, sepse të njëjtin proces, do ta ndjekin edhe rreth 800 mijë shqiptarë myslimanë në Jugosllavi, të cilët, të shkëputur prej khalifatit dhe të papajtueshëm me skizmatikët serbë, me siguri dhe “me ndihmën e Zotit”, do të gjejnë si rrugën më të mençme bashkimin me rrjedhat besimtare të vëllezërve të tyre në Shqipërinë e pavarur.

Mendimi i Fishtës shkon edhe më tej – shprehet Sinani. “Ai parasheh edhe riungjillizimin e boshnjakëve dhe nuk e përjashton një veprim katolik me karakter strategjik, që përshkon gjithë Ballkanin, deri në qendrën e krishterimit të ritualit bizantin. Në vijë logjike, kjo pajtohet me qëndrimin që mbajti Selia e Shenjtë në vendimmarrjen ndërkombëtare për caktimin e kufijve të Turqisë kemaliste-republikane, duke luajtur një rol përcaktues, për shumëkënd të pakuptueshëm, që Kostandinopoja dhe rrethinat, bashkë me Selinë e Patriarkanës së Stambollit, t’i mbeteshin asaj si territor”.

Sinani thotë se në dorëshkrimin e Fishtës, në mënyrë traktative, këshillohet se si duhet të jetë veprimi katolik, jo vetëm midis popullsive myslimane në Shqipëri e në Ballkan, por edhe midis të krishterëve të “vijës së gabuar”, duke përthirrur një ndërmarrje me karakter gjeofetar, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si pikënisje e së cilës mund të shërbente Shqipëria, si vendi i besimeve të mbishtresuara.

Duke mos na dhënë të plotë tekstin, por vetëm përmbajtjen e saj, studiuesi Sinani, i referohet faktit se Fishta, në dokumentin e gjetur, nuk mungon të evokojë aksione të ngjashme në rrjedhat e historisë që kanë ndjekur drejtimin prej Evropës drejt Lindjes, duke përfshirë bëmat e Aleksandrit të madh dhe ekspeditat e tij, deri në Lindjen e Largme, si një inkurajim për veprime të ngjashme bashkëkohore.

Por a ishte ky traktat, i njohur edhe me titullin “I cattolici e la questione albanese”, në mënyrë të thjeshtuar, shprehje e një ëndrre besimtare të At Gjergj Fishtës? Nga kjo pyetje që ngre Sinani, vijnë edhe argumentet që e kanë çuar drejt përfundimit se; “brenda frymës së dorëshkrimit, gjendet jo vetëm preluti i një rendi kishtar, por edhe mendimtari laik shqiptar”. Pra sipas Sinanit, ky dokument, sipas një përkufizimi terminologjik, mund të ketë shërbyer si traktat, por që nuk e lë jashtë edhe idenë e funksionit të një relacioni dhe të memorandumit.

Duke iu referuar fryma së përgjithshme të këshillimit apo porosisë së autorit, Sinani thotë se; është një “letër” gati-gati si një “provokim politik”, drejtuar Selisë së Shenjtë, për të rritur vëmendjen e saj ndaj Shqipërisë si e tërë, pavarësisht prej përbërjes heterogjene fetare (dhe jo vetëm për pjesën e të krishterëve romanë). Në themel të këtij traktati, qëndron ideja se Shqipëria, Ballkani dhe popujt e tij, duke qenë historikisht të krishteruar shumë herët, mund të rikthehen në rrugën e zhvillimit evropian, përmes një veprimi fetar rikrishtërues.

“Kjo mund të lexohet si një thirrje drejtuar Pontifikatit, që të mos mjaftohet me dërgimin e vizitatorëve apostolikë dhe të misionarëve të tjerë në atë pjesë të vogël të Shqipërisë, që kishte popullsi të krishterimit roman, por ta shihte gjithë popullatën shqiptare, si potencialisht të krishterë dhe të rriste interesimin e saj për gjithë territorin shqiptar. Nuk ishte vetëm Fishta që mendonte se Shqipëria e viteve dhe dekadave të para të pavarësisë, nuk mund të bënte përpara pa mbështetjen e një fuqie të madhe”.

Sinani kujton se qysh në vitin 1892, Crispi pati përgatitur një dosier në formën e platformës politike dhe gjeopolitike, për të bindur shtetin italian që të merrte përsipër protektoratin mbi një Shqipëri të ardhme të pavarur, duke llogaritur jo vetëm kundërveprimin osman, por edhe ambiciet dhe xhelozinë austro-hungareze, platformë që edhe sot e kësaj dite gjendet në kushte rezervimi.

Tezat e traktatit të At Gjergj Fishtës

Studiuesi Shaban Sinani, hedh dritë mbi disa teza që përmban dokumenti i gjetur në Arkiv, shkruar e shprehur prej At Gjergj Fishtës, ku shkurtimisht janë: “Teza themelore e këtij traktati, është se krishterimi roman, ka qenë besimi autokton i ilirëve dhe shqiptarëve, i bullgarëve dhe i një pjese të madhe të sllavëve. Me shembjen e ish-perandorisë osmane, Ballkani duhej të ndahej jo vetëm politikisht, por edhe nga ana fetare, prej “dukurisë së ardhur”. Autori mendon një aksion rikrishtërimi, jo vetëm të myslimanëve, por edhe të skizmatikëve, duke iu referuar “fesë së parë”, “atdheut të parë”. Traktati në thelb është vijim i mitit të prejardhjes, që u formua qysh gjatë Rilindjes Kombëtare.

Sipas Fishtës, duhet të ketë një veprim katolik në vijë horizontale, mes për mes Ballkanit, për të rivendosur ekuilibrat tradicionalë të historisë, në emër të besimit autokton, si pjesë e mitit të autoktonisë që qe shqiptuar qysh në periudhën rilindëse. Ai mendon se krishterimi perëndimor dhe në radhë të parë Roma e Selia e Shenjtë, nuk duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, por vetëm një shkallë të përgjithshme e të njësuar, sepse shqiptarët potencialisht, janë që të gjithë të krishterë, ose mund të bëhen të tillë”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

Artikuj të ngjashëm

“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Goditja e parë që mori famlja trieshjane, ishte emigrimi masiv, pasi të mësuar me qindra vjet, me një jetë të bazuar mbi norma kanunore, ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

June 8, 2025
“Ky grup armik, hyri në marrëdhënie tregtare me SHBA-ës, për blerjen e mallrave amerikane, kërkoi liçencën e Departamentit të…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, për “sabotatorët” e Ekonomisë, maj ‘77
Dossier

“Ky grup armik, hyri në marrëdhënie tregtare me SHBA-ës, për blerjen e mallrave amerikane, kërkoi liçencën e Departamentit të…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, për “sabotatorët” e Ekonomisë, maj ‘77

June 9, 2025
“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!