Nga Hazbi M. Shehu,
Ing. gjeolog, Prof. Dr. i Shkencave Gjeologjike
Memorie.al publikon studimin e panjohur të Prof. Dr. Hazbi Shehu nga SHBA-ve, ish – shef i kabinetit perspektiv për kërkimin e Naftës, pranë Institutit të Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës në Fier, i cili në shkrimin e tij, midis të tjerash shkruan: “Shqipëria dhe gjithë rajoni i Mesdheut ndodhen pranë zonës kontaktit midis dy pllakave tektonike kontinentale, konkretisht pllakës Afrikane dhe asaj Europiano – Aziatike. Kjo zonë shtrihet rreth planit të zhytjes të njërës pllakë poshtë pllakës tjetër dhe quhet rrafshi i subduksionit. Nga përplasja midis këtyre dy pllakave përkatësisht lindin makro dhe mikro-çarje, si dhe thyerje apo shkëputje tektonike. Konkretisht në vendin tonë si rezultat i shtytjes së këtyre pllakave tektonike, asaj Afrikane me atë Euro-aziatike janë formuar disa thyerje tektonike lineare, të cilat janë evidentuar nga studimet regjionale, si më poshtë:
1-Thyerja tektonike Shkodër-Berat dhe që vazhdon në drejtim të jugut.
2-Thyerja tektonike Lushnje-Elbasan që vazhdon drejt Maqedonisë Veriut.
3- Si dhe një numër mikro-thyerjesh tektonike, shoqëruese me to, në formën e një rrjete merimange që zhvillohen në drejtime të ndryshme. Sipas shkencëtareve tanë, në Shqipëri takohen komplekse shkëmbinjsh apo formacione gjeologjike me prejardhje vullkanike, të formuara në kohë gjeologjike të vjetra, si era Paleozoike dhe ajo Mezozoike, përkatësisht 543 -252 dhe 252 – 265 miliona vite më parë, të cilat gjenden në zonat strukturalo-faciale të Shqipërisë, që i përkasin sistemit të rrudhosur Alpino-Mesdhetar ose siҫ janë quajtur ndryshe me emrin Albanide. Këto të dhëna vërtetojnë se veprimtaria vullkanike në vendin tonë ka patur zhvillim mjaftë të gjerë, ka qenë shumë e fuqishme dhe e shtrirë në kohë gjeologjike në miliona vite më parë, e cila ka qenë shoqëruar me lëkundje të sipërfaqes tokës apo me tërmete të fortë dhe tepër shkatërrues”.
Masë-Energji është ligji i natyrës dhe ka ekzistuar qysh me formimin e planetit tonë. Materia në saj të lëvizjes dhe vetëlëvizjes krijon klimën në atmosferën e tokës, por vetë materia e pëson nga veprimi i klimës. Faktorët që influencojnë mbi ekuilibrin masë-energji janë:[11]
- Faktorët jashtë tokës janë Dielli, yjet, planetët, etj. Shkencëtarët kanë vërtetuar se forcat e gravitacionit të yjeve, planetëve, etj., të universit kanë influencuar dhe influencojnë në riformimin e orbitës së planetit tonë.
- Energjia e ma+teries brenda globit tokësor. Në saj të vetëlëvizjes së materies nga brendësia e globit lëshohet nxehtësi drejt sipërfaqes tokës. Kjo nxehtësi është pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike. Si rrjedhojë e këtij procesi shkëmbinjtë transformohen nga plastikë në të lëngshëm, i cili shoqërohet me rritje presioni në vlera jashtëzakonisht të larta, duke krijuar kështu llavën vullkanike. Kjo llavë nëpërmjet thyerjeve tektonike depërton në drejtim të sipërfaqes së tokës dhe godet mikro-blloqet, të cilët shkaktojnë lëkundje të kores tokës në kohë dhe vende të ndryshme, që janë tërmetet. Zakonisht këto ndodhin në zonat e kontakteve ndërmjet pllakave tektonike, p.sh. në zonën e Mesdheut, e cila lidhet me subduksionin midis pllakës Euro-aziatike dhe asaj Afrikane.
- Prania e qenieve të gjalla; nga mikroorganizmat dhe deri tek njeriu të cilët veprojnë aktivisht mbi sipërfaqen e tokës dhe atmosferën e saj. Ato gjatë jetës së tyre, por dhe mbas vdekjes nxjerrin nga organizmi gazra dhe mbeturina të cilat i lëshojnë në sipërfaqen e tokës dhe në atmosferë. Gjithë ky prodhim i qenieve të gjalla apo mbetjet pas vdekjes së tyre influencoj+në negativisht në klimën e tokës. Një burim tjetër shumë serioz janë prodhimet e gazrave helmues, tymrat, mbeturinat, etj., nga mekanizmat që ka shpikur shkenca dhe që përdoren sot në masë të gjerë nga njerëzimi, siç janë makineritë e ndryshme, raketat, aeroplanët, etj. Të gjitha këto shfryjnë mbi sipërfaqen e tokës dhe në atmosferë mijëra tonelata gazesh në sekondë, të cilat dëmtojnë rëndë klimën e tokës. Industrializimi në tërësi dhe fabrikat e shumta në aktivitet dhe në ndërtim janë një burim jashtëzakonisht i madh për prodhimin e gazrave helmues dhe mbeturinave. Luftërat gjakatare, që sjellin shkatërrimin e njerëzimit, prodhojnë gjithashtu qindra mijëra ton mbeturina. Për të gjitha këto fajtor është njeriu, jo populli, por politikanët dhe miliarderët që nuk ngopen me pushtet dhe pasuri.[11]
Shkaku kryesor i lëkundjeve të tokës duhet kërkuar në brendësinë e saj. Të dhënat e deritanishme tregojnë se një nga shkaqet kryesore që shkakton formimin e lëkundjeve të tokës, tërmetet, është aktiviteti vullkanik, i cili shprehet qartë me unazën e zjarret në hartën botërore apo në Mesdhe, (figura 1) konkretisht në vullkanet e Sicilisë që janë Stromboli dhe Etna në shtetin Italian. Stromboli është në gjendje të përhershme shpërthimi dhe aktiv që prej më shumë se 2000 vjet, ndërsa Etna është një vullkan me aktivitet më të lartë në Evropë. Në majën e tij, herë pas here, shfaqen shpërthime avujsh dhe ujërash. Ka aktivitet shpërthyes në më shumë se 2500 vjet. Në vitin 1969 ai është përhapur në një sipërfaqe të madhe deri në Katania dhe ka shkatërruar gjithçka. Një tjetër vullkan me formë konike është mali më i lartë në Japoni, Fuji, me lartësi 3,776 metra.
Mbështetur në studimet komplekse gjeologo-gjeofizike dhe sidomos ato sizmike shkencëtarët kanë arritur në përfundimin, se si rrjedhojë e zbërthimit radioaktiv të masave në brendësi të tokës, konkretisht në pjesën e sipërme të Mantelit, Astenosferë, krijohet një nxehtësi e jashtëzakonshme. Në përputhje me ekuivalencën e masës dhe energjisë, kjo mund të shprehet me formulën: E=MC2, megjithëse ka deri diku rezerva për saktësinë e saj.[5]
Ku: E – është energjia që ndodhet ose përmban një trup i stacionuar.
M – është masa e trupit.
Çdo gram e materialit të trupit përmban një energji të jashtëzakonshme, por për aq kohë sa energjia nuk shfaqet dhe nuk konkretizohet, ajo nuk mund të observohet. Kjo situatë mund të krahasohet me një njeri shumë të pasur, por që nuk ka harxhuar asnjë dollar dhe asnjë nuk mund të thotë se sa i pasur është ky njeri. Rritja e E në sasinë e energjisë duhet të shoqërohet me një rritje të raportit E/C2 të masës. Në rritjen e masës faktori C2 është vendimtar. Dihet se gjatë zbërthimit të masës radioaktive, për çdo njësi të saj, çlirohet një sasi energjie. Skematikisht është ky proces: Një atom i masës M ndahet në dy atome, përkatësisht në M’ dhe M”. Kjo ndarje shoqërohet me energji kinetike të jashtëzakonshme, por energjia që çlirohet nga ky proces, e llogaritur bashkërisht, është esencialisht më e vogël se sa energjia e atomit origjinal ose fillestar. Në përputhje me principin e ekuivalencës, shuma M’+M”, produkti i zbërthimit të atomit, është relativisht më e vogël se masa origjinale ose fillestare M e atomit që u zbërthye, d.m.th. M’+M”<M, pra është në mospërputhje me principin e vjetër të ruajtjes së masës. Atomet nuk mund të peshohen individualisht, por me metoda indirekte matet sakët pesha e tyre. Pra, energjia kinetike që prodhohet gjatë zbërthimit të masës M në masat M’ dhe M” mund të përcaktohet dhe kështu ekziston mundësia që të konfirmohet formula e ekuivalencës. Përfundimisht dy djemtë trashëgimtar, të njeriut më të pasur, kanë relativisht më pak pasuri se sa kishte babai tyre, d.m.th. dy djemtë, masat M’+M”, kanë masë relativisht më të vogël se babai tyre, masa M, e atomit radioaktiv primar apo fillestar. Në këtë rast, pjesa që merr bashkësia, pra shoqëria, megjithëse është relativisht më e vogël është prapë akoma jashtëzakonisht e madhe, si energji kinetike, dhe që mund ti sjell fatkeqësi të madhe njerëzimit, prandaj ky do jet një problem i madh në jetën shoqërore [5].
Si pasoj e rritjes së volumit të masës së lëngshme, që është quajtur magmë, lindin presione të larta, të cilët e detyrojnë atë të rrjedhë drejt sipërfaqes tokës ku presioni gjeostatik është më i vogël. Ky zmadhim i volumit që çon në rritjen e presionit të magmës shoqërohet me krijimin e çarjeve dhe mikro çarjeve me përmasa të ndryshme në litosferë dhe në koren e tokës. Në krijimin e tyre ka influencuar gjithashtu edhe përplasja midis dy pllakave tektonike, pra midis pllakës Afrikane dhe asaj Euro-aziatike, duke shkaktuar kështu makro dhe mikro-thyerjet tektonike. Në territorin shqiptar, nga studimet e kryera janë evidentuar thyerje tektonike të thella me drejtim Jug-Veri (J-V) dhe Lindje-Perëndim (L-P). Këto çarje ose thyerje të mëdha tektonike kanë shërbyer si rrugë ose kanale për kalimin e masës së lëngëshme, magmës, që ka shpërthyer në sipërfaqen e tokës në formën e daljeve vullkanike sipërfaqësore. Por në praktikë janë takuar raste kur kjo masë e lëngëshme, magma, nuk ka mjaftueshëm presion ose forca shpërthyese e saj është më e dobët se ajo e rrymës kryesore dhe nuk arrin të dal në sipërfaqe por bllokohet dhe ngurtësohet nëpër këto çarje dhe mikro-çarje sekondare duke formuar kështu trupa nëntokësor të shkëmbinjve vullkanik me forma gjeometrike dhe përmasa të ndryshme. Pra nga rrjedhjet vullkanike të kësaj mase të lëngëshme me temperaturë dhe presion shumë të lartë, magmës, janë shkaku kryesor që shkaktojnë lëkundje të kores tokës apo tërmetet.[fig.2]
Në varësi të shpërthimeve vullkanike masa e lëngëshme, bashkë me gazrat dhe ujërat që e shoqërojnë, duke depërtuar nëpër çarjet dhe thyerjet tektonike, në të njëjtën kohë, veprojnë mbi mikro-blloqet tektonik, ku këta të fundit transmetojnë goditjet drejt sipërfaqes tokës duke shkaktuar kështu lëkundjet tokësore, tërmetet. Mendoj se kështu është më logjike dhe më e pranueshme shpjegimi i lëkundjeve të tokës apo krijimi i tërmeteve në territorin tonë, si dhe në të gjitha rajonet rreth Mesdheut ku përfshihen Maqedonia Veriut, Greqia, Italia, Turqia, etj. Kjo teori po vërtetohet dhe nga tërmetet e kohëve të fundit në Turqi, Greqi, etj. Ky është një proces i vazhdueshëm mbi zhvillimin gjeologjik, sepse lidhet me zbërthimin e masave radioaktive në Astenosferë dhe këto do të ndodhin her pas here në kohë dhe vende të ndryshme me fuqi vepruese që përputhet me forcën vullkanike. Shpjegimi sipas këtij modeli është më i pranueshëm në krijimin e lëkundjeve tektonike të tokës apo tërmeteve. Shqipëria dhe gjithë rajoni i Mesdheut ndodhen pranë zonës kontaktit midis dy pllakave tektonike kontinentale, konkretisht pllakës Afrikane dhe asaj Europiano-Aziatike . Kjo zonë shtrihet rreth planit të zhytjes të njërës pllakë poshtë pllakës tjetër dhe quhet rrafshi i subduksionit.
Nga përplasja midis këtyre dy pllakave përkatësisht lindin makro dhe mikro-çarje, si dhe thyerje apo shkëputje tektonike. Konkretisht në vendin tonë si rezultat i shtytjes së këtyre pllakave tektonike, asaj Afrikane me atë Euro-aziatike janë formuar disa thyerje tektonike lineare, të cilat janë evidentuar nga studimet regjionale, si më poshtë:
1-Thyerja tektonike Shkodër-Berat dhe që vazhdon në drejtim të jugut.
2-Thyerja tektonike Lushnje-Elbasan që vazhdon drejt Maqedonisë Veriut.
3- Si dhe një numër mikro-thyerjesh tektonike, shoqëruese me to, në formën e një rrjete merimange që zhvillohen në drejtime të ndryshme.
Sipas shkencëtareve tanë, në Shqipëri takohen komplekse shkëmbinjsh apo formacione gjeologjike me prejardhje vullkanike, të formuara në kohë gjeologjike të vjetra, si era Paleozoike dhe ajo Mezozoike, përkatësisht 543-252 dhe 252-265 miliona vite më parë, të cilat gjenden në zonat strukturalo-faciale të Shqipërisë, që i përkasin sistemit të rrudhosur Alpino-Mesdhetar ose siҫ janë quajtur ndryshe me emrin Albanide. Këto të dhëna vërtetojnë se veprimtaria vullkanike në vendin tonë ka patur zhvillim mjaftë të gjërë, ka qënë shumë e fuqishme dhe e shtrirë në kohë gjeologjike në miliona vite më parë, e cila ka qenë shoqëruar me lëkundje të sipërfaqes tokës apo me tërmete të fortë dhe tepër shkatërrues [6].
Vullkan i tipit sipërfaqësor në Mesdhe është vetëm ai në Itali dhe konkretisht në Sicili. Ai është vullkani me emrin “Stromboli”, i cili është në shpërthim të përhershëm dhe në vazhdimësi. Aktiviteti i tij ka filluar rreth 2000 vjet më parë dhe trupi i tij ka formë gjeometrike konike të rregulltë. Vullkani tjetër i quajtur “Etna” ndodhet në pjesën veriore të Sicilisë. Ai është më i larti në Evropë dhe ka diametër rreth 800 m. Paraqitet me aktivitet të përhershëm me shpërthime avujsh uji dhe llavë dhe rrallë herë ndodhin shpërthime shumë të fuqishme që shoqërohen me re të dendura gazesh dhe me derdhje shumë të gjerë të llavës, i cili ka vjetërsi më shumë se 2.5 milion vjet. Burimi shpërthyes për të dy vullkanet mendohet të lidhet me pjesën e sipërme të mantelit të tokës. Nga shpërthimet e fuqishme të Etnas është shkatërruar pjesa Juglindore (JL) e malit vullkanik. Gjurmët e këtyre shpërthimeve kanë mbërritur deri në detin Jon [6].
Vullkanet sipërfaqësor formohen si rrjedhojë e transformimit të shkëmbinjve apo materialit plastik të Astenosferës, si rezultat i zbërthimit të elementeve radioaktiv, të cilët krijojnë një nxehtësi të jashtëzakonshme dhe lindin rrymat konvikteve. Kjo nxehtësi shkakton zmadhimin e volumit të masës së lëngëshme e cila shoqërohet me rritjen e presionit. Në këto kushte masa e lëngëshme shpërthen drejtë sipërfaqes tokës, ku presioni zvogëlohet, duke ҫarë kështu litosferën dhe koren e tokës në formë kanalesh, që dalin deri në sipërfaqe [1, 2, 3]. Nëpërmjet tyre masa e lëngëshme, magma, shpërthen në sipërfaqe. Krahas me dalje e gazeve, në atmosferë fillon edhe derdhja e lavës së lëngëshme dhe të nxehtë, e cila rrjedh në formë rrëkesh apo lumenjsh që uzurpojnë sipërfaqe të mëdha dhe pas ftohjes së saj formohen shkëmbinjtë efuziv ose të derdhur. Gjatë ftohjes formohet shtresa e quajtur “tufe” apo konglomerat. Gjithë ky material, në gjendje të ngurtë, sipas madhësisë së copërave klasifikohet: “Hi” me diametër më pak se 2 mm; lapile me diametër 2-64 mm, dhe bomba vullkanike me diametër më të madh se 64 mm. Këto lloj facie quhen shkëmbinj vullkanik. Kështu shpjegohet formimi i shkëmbinjve nga vullkanet Stromboli dhe Etna në Itali. Shpërthimi i vullkaneve sipërfaqësor shoqërohet gjithmonë me tërmete të fuqishëm [4, 7, 8].
Shpërthimi i vullkaneve lidhet me zonat e thyerjeve tektonike. Kur këto thyerje tektonike nuk arrijnë deri në sipërfaqen e tokës atëherë magma ftohet në brendësi të saj dhe formon kështu vullkanet nëntokësor. Në saj të presionit të lartë, që ajo zotëron, jep goditje të fuqishme tek mikro-blloqet dhe këta të fundit shkaktojnë lëkundje të tokës apo tërmetet në drejtim të sipërfaqes. Magma ftohet gradualisht dhe formon kështu shkëmbinj me kristale të rritura siҫ janë gabro, granite, etj., që klasifikohen në grupin e shkëmbinjve intruziv ose plutonike, d.m.th. të thellësisë. Pikërisht janë këta vullkane nëntokësore, ku magma gjatë lëvizjes shkakton lëkundje të tokës apo tërmetet në sipërfaqen e saj, siҫ janë ato të regjistruar në vendin tonë.
Vullkanet sipërfaqësore, Stromboli dhe Etna, ndodhen gati në qendër të sipërfaqes së Mesdheut, e cila pikërisht përkon me sipërfaqen e subduksionit, ku përplaset pllaka tektonike e Afrikës me atë Euro-aziatike. Gjatë ndrydhjes së tyre, në këtë zonë, formohen thyerje makro dhe mikro-tektonike, duke shkaktuar kështu formimin e mikroblloqeve. Pikërisht kjo sipërfaqe e kontaktit ka shërbyer si tunel apo rrugë lidhëse nëpër të cilën ka depërtuar magma nga thellësia e tokës dhe ka formuar vullkanet në kohët e lashta. Kjo vërteton lidhjen e tyre të herëpashershme me zbërthimet radioaktive në Astenosferë, ndërsa pjesa tjetër e magmës, që nuk arrin të dali në sipërfaqe vazhdon goditjet mbi mikro-blloqet për shkak të presionit të lartë dhe shkakton lëkundje në sipërfaqen e tokës në kohë dhe vende të ndryshme. Tërmetet në rajonet e Italisë lidhen kryesisht me vullkanet sipërfaqësor, por shoqërohen dhe me ato nëntokësore, ndërsa tërmetet në rajonet e Mesdheut, si në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Turqi, etj., lidhen kryesisht me vullkanet nëntokësore (fig.2 ). Si përfundim do të kemi her pas here lëkundje të tokës apo tërmete, prandaj detyra jonë është, që në lidhje me to, të përshtatim konstruksionin në ndërtimin e objekteve me përmasa të ndryshme, rrugët, hidrocentralet, aeroportet, tunelet, nënkalimet, etj. Deri tani në përgjithësi kanë ndodhur tërmete rrethe 8-9 ball. Si rrjedhojë duhet të ndërtojmë për ti rezistuar kësaj fuqie, por dhe me pak rezerva.
Detyra kryesore në këto procese ndërtimi ka specialisti gjeolog. Ai duhet të studioj shkëmbinjtë ku do vendosen ndërtimet e llojeve të ndryshme. Studimi duhet kryer, jo vetëm me sy të lirë, por dhe nëpërmjet shpimeve të lehta me sonda të vogla. Themelet e ndërtesave për të gjitha tipet duhet të vendosen në formacione kompakte, rrënjësore. Si rrjedhojë i zbatimit të studimeve të tilla, sot ka ndërtime të vjetra, që i kanë rezistuar mjaftë mirë kohës. Shembull tipik janë ndërtimet në qytetin e Beratit si ato në lagjet Kala, Mangalem dhe Gorricë. Në çdo projekt ndërtimi duhet që gjeologu të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe të mos ndërtohet asnjë objekt pa kryer studime gjeologo-gjeofizike dhe sizmike [9, 10].
Konkluzione:
Lëkundjet e tokës lidhen kryesisht me shpërthimet vullkanike sipërfaqësore dhe më pak me ato nëntokësore. Magma e lëngëshme dhe e nxehtë, që krijohet nga zbërthimi i masave radioaktive të Astenosferës, copëton litosferën e kores tokës dhe godet mikro-blloqet, të cilët shkaktojnë lëkundje në sipërfaqen e tokës. Ajo lëviz nëpër kanale ose shkëputje makro dhe mikro-tektonike të krijuara nga përplasja e pllakës Afrikane me atë Euro-aziatike. Në Shqipëri nga këto përplasje janë formuar linjat e thyerjeve tektonike
J-V dhe L-P.
Lëkundje e tokës në Maqedoni, Shqipëri, Greqi, Turqi lidhen me shpërthimin dhe goditjet e vullkaneve nëntokësor, ndërsa në Itali përveç vullkaneve nëntokësor kryesisht veprojnë në mënyrë të përhershme dhe ato sipërfaqësor, siç janë Stromboli dhe Etna.
Shkencëtarët shqiptar, I. Turku, etj. [6], dhe të huaj, F. Nopce, etj., duke studiuar formacionet vullkanogjeno-sedimentare kanë arritur në përfundim se 300-400 milion vite më par në Shqipëri kanë ndodhur shpërthime të fuqishme vullkanike, që janë shoqëruar me lëkundje të forta të tokës, tërmete të fuqishëm. Më vonë dhe deri në ditët tona, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shtetet rreth Mesdheut, Maqedoni, Greqi, Itali, Turqi, etj., me përjashtim të vullkaneve sipërfaqësor të Strombolit dhe Etnës në Sicili, që janë akoma aktiv nuk ka vullkane sipërfaqësor. Lëkundjet e tokës në këto shtete, rreth Mesdheut, lidhen me vullkane nëntokësor. Sipas këtyre fakteve mund të pranohet, se zbërthimet radioaktive të masave në brendësi të tokës, p.sh. në Astenosferë, nga miliona vite me parë deri në ditët e sotme kanë ardhur duke u dobësuar apo zvogëluar. Si rrjedhim i këtyre fakteve duhet pranuar se rritja e ngrohjes globale në planetin tonë ka lidhje vetëm me ndryshimet e klimës, që varet kryesisht nga proceset e jetës njerëzore. Pra ngrohja globale varet nga njeriu [11].
Nga të dhënat e deritanishme tërmetet janë paraqitur me fuqi rreth 8-9 ball, prandaj duhet të ndërtojmë për ti rezistuar kësaj fuqie, por me pak rezervë. Detyra kryesore në çdo ndërtim i përket specialistit gjeolog. Projektuesi i ndërtimeve së bashku me gjeologun duhet të bashkëpunojnë ngushtë midis tyre në mënyrë që themelet e çdo objekti, ndërtesa, hidrocentrale, etj., të vendosen në shkëmbinj kompakt, rrënjësor, në mënyrë që ndërtesa dhe shkëmbi ku vendoset themeli të jenë një trup i vetëm. Në çdo projekt ndërtimi, ndërtesa, rrugë, tunele, aeroporte, diga, nënkalime, etj., gjeologu duhet të kryej studime komplekse për themelet e ndërtimit dhe mban përgjegjësi ligjore.
Mbi ligjin e Ekuilibrit masë-energji në globin tokësor gjatë fillimit të formimit të tij, qindra mijëra milion vite më parë, kanë influencuar faktorët e jashtëm duke shkaktuar vullkane dhe tërmete shumë të fuqishëm. Kjo vërtetohet qartë nga prezenca e shkëmbinjve vullkanik që përhapen në vendin tonë [6]. Qysh nga ajo kohë dhe deri më sot veprimi i faktorëve të jashtëm mbi ekuilibrin masë-energji në planetin tonë paraqitet i stabilizuar. Faktori i vetëm që vepron mbi ekuilibrin masë-energji në planetin tonë është faktori i qenieve të gjalla dhe kryesisht vet njeriu. Ai vepron direkt në zbërthimin e masës radioaktive M, në M’+M’’, nga ku çlirohet energji e jashtëzakonshme, e cila mund të sjell shkatërrime dhe fatkeqësi ose të mira për njerëzimin. Ajo vepron indirekt me anë të krijimit të plehrave, etj., të cilat ngjishen në atmosferë, rrisin peshën dhe veprojnë mbi zbërthimin e masave radioaktive në brendësi të tokës, kryesisht në Astenosferë [11, 12, 13]. Memorie.al
Referenca:
[1] Papazachos B., Alexandros Savvaidis, C. B. Papazachos, Sulstarova E. – Atlas of iso-seismic maps for shallow earthquakes in Albania and surrounding area, 1951-1990
[2] Seymour simon – Earthquakes, 1991
[3] Simon Lamb-Lamb-David Sington – Earth story of our planet, 1998
[4] Katherine Cullen, Ph.D – Earth Science, 2006
]5] Albert Einstein – Ideas and Opinions, 2005
[6] Prof. Dr. Ismail Turku – Shpërthimet vullkanike në Shqipëri, 2015
[7] Ten Nield – Supercontinent, ten billion years in life of our planet, 2007
[8] Mauro Rosi, Paolo Papale, Luca Lupi – Volcanoes, 2003
]9] Prof. Dr. Hazbi M. Shehu – Vullkanet dhe tërmetet, 2015
[10] Prof. Dr. Hazbi M. Shehu – Studime gjeologjike komplekse në zonën tektonike Jonike dhe Kruja, 1987
[11] Buckley B., Pollack, H. – Klima dhe qeniet e gjalla, 2004, 2009
[12] Scientific American, 2007
[13] Simon S., etj., 2006
(Ish shef i kabinetit perspektiv per kërkimin e naftës, Instituti i Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës në Fier)
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016