• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, January 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Riza Kaca, matjani trim që refuzoi të bënte betimin para flamurit italian në Parma, në tribunën ku ishin Mbreti Viktor Emanueli dhe Benito Musolini

Nga Caf Jonuz Çulaj

Memorie.al/ Rizai është një moshë e shkuar, me trup mesatar, i kërrusun, i zbardhun e fytyrën gjithë rrudha. Këto shenja tregojnë moshë e vuajtje. Megjithatë sytë i ka të mprehtë si të shqiponjës. Është fjalë pakët, por kur flet zani asht autoritar, pak i ashpër, gjë që ia diktoi jeta.

Jeta që kalon gjatë një dite i përgjigjet jetës që bën edhe në ditët e tjera. Ditë për ditë, si në dimën, si në verë, del nga shtëpia me një hap ritmik, i drejtohet lokalit të vet, ku pin një kafe. Asht “Kafja e zogistëve”, në qendër të qytetit. Aty gjen shokët e tij legalistë, më pas kthehet në shtëpi ku e presin librat që janë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së tij.

Ky asht Riza Kaca, që u lind në vitin 1918 në fshatin Vinjoll (Lis) të rrethit të Matit. Familja si dhe fisi përmenden vetëm për mirësi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndodhej në Vjenë kur i thanë se dy anët e tunelit të Semmeringut nuk ishin takuar, ndoshta nga një lajthitje apo me qëllim e teknikëve…”/ Historia e trishtë e projektuesit të famshëm me origjinë shqiptare

“Babai im ishte turrur me vrap drejt tij, por shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë dhe…”/ Libri i panjohur i shkrimtarit serb, Milova Gjilas, për vrasjen e Isa Boletinit më 23 janar 1916

Në vitin 1934, përfiton një bursë nga qeveria Mbretërore e Zogut për të ndjekur shkollën ushtarake, me qëllim që të përgatitej për t’i shërbyer Atdheut. Në fillim për tri vite, studio në shkollën ushtarake të Napolit, mandej për dy vite ndoqi Akademinë e Modenas (Itali). Kështu për pesë vite mori njohuni të plota për artin ushtarak.

7 prill 1939. Shqipnija pushtohet nga Italia fashiste. Qeveria e kësaj të fundit trumbetonte se po e shpëtonte Shqipninë, se do të sillte përparime etj. Se në fund të fundit, thoshte ajo, ishin vetë shqiptarët që e kërkonin këtë “çlirimi” (pushtim).

Rizai e shokët e tij kishin shkue që të studionin artin ushtarak, me qëllim që të ishin të aftë që të mbronin vendin. Mirëpo Italia, kur ata po shkolloheshin, pushtoi vendin e tyre.

A mund të pajtoheshin ata me këtë ngjarje? Sigurisht që jo, studentët shqiptar jo vetëm ata që studionin në shkollat ushtarake, por edhe ata studentë të fakulteteve të tjera, organizohen. 15 prill 1939, në qytetin e Parmës, ku kishte shumë studentë shqiptar, autoritetet fashiste kishin programuar një miting të madh.

Qyteti ishte mbledhur në vendin e caktuar, një tribunë e madhe, portrete të Mbretit e të Duçes, flamuj, banderola, bande muzikore. Gjithçka tregonte për një agjitacion marramendës që duhej të “shponte” trutë e qytetarëve italian e studentëve shqiptarë, për ngjarjen “historike” që sapo qe realizue, d.m.th “çlirimi” (pushtimin) e Shqipërisë.

Të pranishëm qenë Viktor Emanueli i III-të (Mbreti i Italisë, Shqipnisë dhe Perandor i Etiopisë) Benito Musolini (Duçe) e të tjerë autoritete fashiste të nalta.

Qëllimi i këtij tubimi ishte që studentët ushtarakë shqiptarë të bënin betimin para Mbretit të ri dhe të parakalonin para tij triumfalisht. Roza Kaca me gjashtë shokët e tij, kishin marrë vendimin që të mos pranonin.

Gjeneral Pariani, i cili pas katër vitesh do të zëvendësonte Duçen, lexoi formulën e betimit, duke i ftue shqiptarët që të përsërisnin fjalët e tij. Një heshtje varri mbuloi vendin. Mbreti Viktor, e nuhati situatën e me një zë të mekun tha: “Gjeneral, siç duket shqiptarët nuk e kuptojnë italishten”.

Rizaja, që ishte në rresht të parë ë që e dëgjoi bisedën, me nerva të tendosura e me pushkën “për nder armë”, doli nga kuadrati dhe i’u afrue tribunës. Me një italishte të pastër tha: “Ne jemi shqiptarë. Si të tillë njëherë e kemi bë betimin para flamurit të Skënderbeut dhe Mbretit Zogu i I-rë”. Pasi tha këto fjalë, hodhi pushkën para tribunës. Këtë gjë banë edhe katër shokët e tij, Shahin Toçi, Xhemal Punavija, e katër kosovarë.

Duçja bërtiti: “Të gjithë në pushkatim”, por Mbreti Viktor, ma diplomat se Duçja, e kundërshtoi. Betimi dështoi dhe turma u shpërnda. Rizaja me katër shokët e tij u arrestuan dhe u dërguan në Carcere de Giudziario të Barit, ku qëndruan nëntë muaj. U sollën edhe prindërit e të arrestuarve që të ndikonin mbi djemtë e tyre.

Gjykata vendosi internim të përjetshëm me gjithë familje në Apenine, ose që të ktheheshin në Akademi dhe betimi të mos bëhej (qeveria italiane në këtë mënyrë lëshoi pe, e interesueme që të mos i acaronte marrëdhëniet me shqiptarët).

Riza Kaca pasi mbaroi studimet, u gradue nëntoger dhe përkohësisht shërbeu në Itali. Në pranverën e vitit 1941 u dërgue në Kosovë (sepse Jugosllavia sapo ishte pushtue nga Italia e Gjermania), dhe aty qëndroi deri në vitin 1944.

Fundi i Luftës së Dytë Botnore. Në Shqipni dhe në Jugosllavi instalohet komunizmi, të cilin ai e urrente. Kthehet në vendlindje në Mat ku ra në kontakt me ‘Grupin e Sami Qeribashit’ dhe filloi aktivitetin klandestin.

Grupi zbulohet arrestohet dhe dënohet. Rizaja dënohet me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat bani gati 18 vjet në burgjet dhe kampet e punës.

Deri në fund të jetës jetoi me një pension të vogël, duke i qa hallin Shqipnis së cilës nuk po i mbarojnë hallet./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 16 Maj

Next Post

“Dom Mark Gjani vdiq nga torturat i varun nder shpatulla, Dom Zef Simonit i’a hodhën trupin qenve e mbeturinat e tij i lëshuan në…”/ Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni

Artikuj të ngjashëm

“Ndodhej në Vjenë kur i thanë se dy anët e tunelit të Semmeringut nuk ishin takuar, ndoshta nga një lajthitje apo me qëllim e teknikëve…”/ Historia e trishtë e projektuesit të famshëm me origjinë shqiptare
Personazh

January 22, 2026
“Babai im ishte turrur me vrap drejt tij, por shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë dhe…”/ Libri i panjohur i shkrimtarit serb, Milova Gjilas, për vrasjen e Isa Boletinit më 23 janar 1916
Personazh

“Babai im ishte turrur me vrap drejt tij, por shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë dhe…”/ Libri i panjohur i shkrimtarit serb, Milova Gjilas, për vrasjen e Isa Boletinit më 23 janar 1916

January 23, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën

January 20, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Personazh

“Në Gjyqin Special, kur Koxi Xoxe e akuzoi për mosorganizimin e rezistencës, në 7 prill ‘39, Koço Kotta i tha…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit shqiptar që vdiq në tortura në burgun e Burrelit, në ‘49-ën

January 18, 2026
“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
Personazh

“Më 21 janar 1920, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Korçës, ku midis 50 përfaqësuesve, ai…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit, që vdiq në burgun e Burrelit, në 1949-ën

January 19, 2026
Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes
Personazh

Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes

January 17, 2026
Next Post
“Dom Mark Gjani vdiq nga torturat i varun nder shpatulla, Dom Zef Simonit i’a hodhën trupin qenve e mbeturinat e tij i lëshuan në…”/ Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni

“Dom Mark Gjani vdiq nga torturat i varun nder shpatulla, Dom Zef Simonit i’a hodhën trupin qenve e mbeturinat e tij i lëshuan në…”/ Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme