• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike

Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike
Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike
Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike
Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike
“Xhaxhai im u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’63-in, dhe iku në Rodezi ku shërbeu si truprojë e Mbretit Leka e I-rë, ashtu si gjyshi ynë, major i Zogut”…/ Dëshmia e rrallë e nipit dhe fotot e panjohura
“Xhaxhai im u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’63-in, dhe iku në Rodezi ku shërbeu si truprojë e Mbretit Leka e I-rë, ashtu si gjyshi ynë, major i Zogut”…/ Dëshmia e rrallë e nipit dhe fotot e panjohura

Nga Ekrem Spahiu

Memorie.al Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe sociale, dukshëm shumë të rënduar. Pse?Sepse korrupsioni është kapilarizuar në të gjithë ngrehinën shtetërore. Krimi i organizuar ka mbërthyer shtetin dhe ai ordiner është bërë ankthi i ditës. Varfëria është e tejskajshme në shumicën e shqiptarëve. Këto dhe shumë arsye të tjera, po e zbrazin Shqipërinë.

Nga ana tjetër, opozita aktuale po kalon një situatë të vështirë brenda vetit dhe deri diku natyrshëm është shmangur nga detyrimet e saj politike përballë këtij realiteti të dhimbshëm shqiptar.

Në këto kushte, vendit i duhet një alternativë edhe politike, edhe vlerash, që të shpëtojë nga një degradim dhe rënie e mëtejshme. Kjo alternativë është rigjallërimi i vlerave mbretërore dhe riorganizimi i mbretërorëve.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

Mbreti Zog I është shtetari i parë afatgjatë që kornizoi Shqipërinë evropiane, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftërave botërore. Ideator dhe realizues i administratës më të mirë të shtetit shqiptar të të gjitha kohërave, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor, ai i hapi rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të potencialeve të vendit dhe e orientoi zhvillimin e Shqipërisë për nga modelet evropiane dhe potencialet demokratike.

Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse është vepër e tij. Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar. Mbreti Zog është monumentalizuar në sheshe, bulevarde, institucione, shkolla, rrugë, ura, etj., si shtetari me kontribut më të gjatë në historinë e shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë, ku Ahmet Zogu ishte ndër mbrojtësit e saj.

Këto vlera bëhen akoma më të prekshme e të ndjeshme, kur shqiptarët bëjnë krahasimin se çfarë panë pas Ahmet Zogut, nga prilli 1939 dhe shohin ende sot.

Propoganda komuniste, për gjysmë shekulli, bëri gjithçka, jo vetëm për t’i mohuar këto kontribute, por edhe për ta zhbërë e baltosur figurën e Mbretit Zog.

Pas rënies së diktaturës komuniste, mbretërorët dhe Partia “Lëvizja e Legalitetit”, i ri ngritën këto vlera në piedestalin që iu takon në historinë kombëtare. Një nga prioritetet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” deri në vitin 2012, ka qenë heqja e asaj balte gjysmëshekullore të diktaturës komuniste ndaj Mbretit Zog dhe sot jemi krenarë se, jo vetëm që e kemi hequr këtë baltë, por e kemi ndriçuar dhe lartësuar figurën e tij.

Në referendumin e datës 29 qershor 1997 që Mbreti Leka I zhvilloi me dinjitet institucional në mbarë vendin, alternativa mbretërore fitoi rreth 54% në rang kombëtar, pavarësisht mashtrimeve të qëllimshme që u bënë nga institucionet zgjedhore e politike të asaj kohe. Me rezultatin e arritur, Mbreti Leka I është personi më i votuar nominalisht në historinë politike të Shqipërisë.

Me nismën e grupit parlamentar të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e 76 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, më 28 qershor 2002, Familja Mbretërore pas 63 vitesh në emigrim të detyrueshëm kthehet përgjithmonë në Atdhe. Mbërritja e Mbretit Leka në Rinas do të shënohet në librat e historisë si pritja më entuziaste që i është bërë ndonjëherë ndonjë personaliteti të popullit shqiptar.

Mbreti Leka ndërroi jetë më 30 Nëntor 2011. Shteti Shqiptar organizoi një ceremoni mortore zyrtare, duke shpallur ditë zie kombëtare dhe ulur flamurin në gjysëm shtize në të gjithë institucionet. Kjo ceremoni e organizuar në sallën e parlamentit shqiptar, mirëpriti për homazhe të gjithë drejtuesit më të lartë të shtetit nga Shqipëria e Kosova, krerët e të gjitha besimeve fetare, drejtuesit e gjithë spektrit politik shqiptar dhe dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët erdhën nga të gjitha trevat shqiptare për t’i dhënë lamtumirën Mbretit të tyre.

Potenciali i mbretërorëve, pra është evident: afro gjysma e popullsisë besojnë në alternativën dhe vlerat mbretërore. Mbretërorët ndjehen krenarë, sepse ky besim ndaj vlerave të institucioneve të Mbretërisë si qeverisja më e mirë e të gjitha kohërave, si dhe ndaj vlerave mbretërore si qytetarë, është ekzistente, real, jo imagjinar.

Fatkeqësisht, prej disa vitesh, mbretërorët e kanë humbur zërin e tyre politik, janë tulatur dhe rrjedhimisht nuk ndjehen as të përfaqësuar politikisht. Natyrshëm që mbretërorët ndjehen krenarë për të shkuarën e tyre, por ndjehen të zhgënjyer për të tashmen e tyre. Është shuar zëri i tyre kombëtar, politik dhe publik për kauzën mbretërore dhe aktualitetin e rëndë ku ndodhet shoqëria dhe shteti shqiptar.

Me monumentin e Mbretit Zog, vendosur pikërisht në Bulevardin që mban emrin e Tij, ai është monumentalizuar në historinë e shtetit shqiptar. Sigurisht që ky është një fakt krenarie, por nga këtu buron një obligim i madh për të gjithë mbretërorët shqiptarë që ta përçojnë këtë filozofi qeverisëse, aq të dëshirueshme për shqiptarët. Por filozofia qeverisëse mbretërore, e vërtetuar nga koha si filozofia më efektive për interesat kombëtare dhe mirëqenien sociale, fashitet nëse nuk ka zë kombëtar, politik e publik, nëse nuk ka përfaqësim institucional në nivelet më të larta të pushtetit në Shqipëri.

Kontributet dhe vlerat mbretërore janë pasuri kombëtare. Mbretërorëve nuk iu lejohet të mos i mbajnë gjallë këto kontribute dhe vlera.

Koha e artë e sigurisë qytetare, fizike dhe ekonomike, që gëzoi populli shqiptar në kohën e Mbretërisë, nuk duhet të mbetet thjesht si çështje nostalgjie. Ajo është, në radhë të parë, pikë reference për të ardhmen.

Mbretërorëve nuk iu lejohet të jenë indiferentë përballë realitetit të rëndë politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Prandaj edhe riorganizimi i mbretërorëve është domosdoshmëri për të dhënë kontributin e tyre për ndryshimin e këtij realiteti në Shqipëri. Reagimi ndaj këtij realiteti, me ndërgjegjësim, me organizim dhe me veprim politik, është domosdoshmëri historike.  Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi u vumë shumë në vështirësi, i mora leje kryeministrit, z. Fatos Nano dhe i thashë kryeministrit Berluskoni, të ndalojë fjalimin e tij, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Protokollit të Shtetit

Next Post

Kalendari Historik 23 Maj 2024

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Të Ndryshme

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

December 1, 2024
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

November 19, 2024
Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë
Të Ndryshme

Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë

September 1, 2024
‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.
Të Ndryshme

‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.

April 17, 2024
Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër
Të Ndryshme

Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër

February 28, 2024
‘Integral Education Albania’, organizon ‘UK Open day’
Të Ndryshme

‘Integral Education Albania’, organizon ‘UK Open day’

November 15, 2023
Next Post
Kalendari Historik 01 Maj 2024

Kalendari Historik 23 Maj 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!