• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Regjenca e … Atë Anton Harapit dhe “regjenca” e PD-së

Kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës, me në krye Patër Anton Harapin, Fishtën dhe Gurakuqin, në vitin 1918 i dërguan një memorandum Kancelarive të Perëndimit
Regjenca e … Atë Anton Harapit dhe “regjenca” e PD-së

 

 

Frano Kulli

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

 

Nëse qasja e një komisioni që partia demokratike ka ngritur tani së fundi për shestimin e listave të gjata të kandidaturave të ardhura nga baza e saj me Regjencën (tetor 1943-nëntor 1944) dikujt i vjen si e sforcuar, unë mendoj se, megjithatë në thelb e kanë një të përbashkët.Si formë administrimi politik, së paku.

 Fjala Regjencë sipas fjalorit të Gjuhës shqipe(Tiranë 1980,fq.1641) është: sundim i përkohshëm i një regjenti ose i një këshilli (në një monarki) kur mbreti mungon ose kur është i mitur; funksioni i një regjenti a i këshillit që kryen këtë detyrë; koha sa zgjat ky funksion: kryetar (anëtar) i regjencës; këshilli i regjencës.

Pra nevoja për këtë krijesë, në historinë administruese asohere ka ardhë si imperativ i kohës  se…diçka ka munguar.Në Shqipëri, në të dy herët ka munguar mbreti; herën e parë Princ Widi i emruar prej Fuqive të mëdha e herën e dytë Mbreti i shqiptarëve, se u largua me 6 prill 1939 dhe froni i tij mbeti bosh. Dhe, ashtu patën ardhë punët, njëri prej të katër rregjentëve: Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Fuat Dibra(pas vdekjes së tij), Cafo Beg Ulqini, frati At Anton Harapi qe një zgjedhje disi e veçantë e kohës.E kjo është shkruar e thënë prej komentarëve të historisë, po edhe prej vetë dëshmisë së tij, gjithashtu.

  “… Tash sa kohë publiku shqiptar ka pritë me ndie nji fjalë prej meje-e fillon ai një fjalimin e vet promovues-Megjithëse parashoh se do të kuptohem keq dhe do të komentohem ndoshta edhe mâ keq, due t’i a çoj në vend dishirin: due t’a thom fjalën t’eme.

Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me dashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe unë po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën: a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk m’a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtrënguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mire të baj nji marrí: ase – sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të kompromentohem…”

Dhe a e dini se si  u “komprometua” pader Antoni ? Një gojëdhënë, por e faktuar thotë se në çastin e mbramë, kur përfundimi i misionit në përbërje të regjencës do ta çonte pader Antonin në dorë  të komunistëve triumfues dhe prej aty përpara skuadrës së pushkatimit si tradhëtar i atdheut të komunistëve (a kanë atdhe komunistët ?), në fundin e luftës kur gjermanët po tërhiqeshin, austriaku Hermann Neubacher i dërgon aeroplanin e tij personal për ta tërheqë nga rreziku i forcave partizane. Hermann Neubacher,në gusht 1943 ishte i dërguar i veçantë i Zyrës së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore dhe nga 11 shtatori i 1943-shit, pas rënies së Italisë, ai u emërua dhe përgjegjës për Shqipërinë dhe punoi ngushtë me Vermahtin deri në kapitullimin e Gjermanisë në 1945-ën.

Padren e kishte njoftë atëherë kur ai po merrej me  zgjedhjen për qeverisjen që ato do t’u linin në dorë vetë shqiptarëve dhe në synimet e tij ai projektoi njerëz që i bashkonte “dojç kultura”.

Rrugës,pa mbërrijtë në destinacion ku e priste aeroplani shpëtimtar për të,pader Antoni  ndalon në Thumanë, ku familjarët e tij kishin një punishte e prona të tyret. Dhe i drejtohet shoferit:-Unë po ndaloj këtu. Edhe ti shko në shpi se ke fëmijë…- Dhe avioni personal i ardhur në Tiranë vetëm për ta larguar regjentin Anton Harapi nga Shqipëria e për t’ia shpëtuar jeten… largohet me një vend bosh. Se frati i ditur e i përvûjtë gjithashtu, i vetëdijshëm për misionin që kishte ndërmarrë qyshse e pranoi postin e regjentit, kishte vendosë që edhe fatin e vet do ta ndante këtu në Shqipëri. Edhe pse e dinte se çfarë e priste…Ajo që e priti atë e regjentin tjetër: Lef Nosin e kryeministrin Maliq Beg Bushatin. Një gjyq me akuzën e skajshme të bashkëpunimit me pushtuesin në dëm të atdheut dhe…Pushkatimi prej komunistëve, që dihet se ç’bënë ata me atdheun për gati gjysë shekulli..

Sigurisht sot këtu nuk jemi as në mbretëri kur mbreti mungon siç ishte në Shqipërinë e ’43-it, as se mbreti është i mitur…   

PD-ja, njëra prej “mbretërive” politike të Shqipërisë së re, alternativë pushteti qyshse është krijuar në vitin 1990 edhe sot e ka “mbretin”, kryetarin e vet institucional, ka Këshillin Kombëtar e Kryesinë si organe të sajat qeverisëse e të gjitha strukturat e veta të zgjedhura për të adminstruar jetën politike të antarësisë së saj. Por dhe të opozicionit të mëpërtejmë politik e social që përsillet rreth saj e që në Shqipëri është i gatshëm për të bërë rrotacionin politik. Të nevojshëm fort e shumë jetik për të sotmen e Shqipërisë kur qeverisja aktuale e kalbur prej korrupsionin dhe paaftësisë kërcënon drejt për drejt jetën publike në Shqipëri dhe përbën rrezikun akut të shprishjes së vlerës sonë kombëtare. Me ekonomi të rrënuar drejt theqafjes, me demokraci të cunguar deri në mosekzistencën a shprishjen e institucioneve bazë të saj siç janë ato të drejtësisë e përmbi këto me një parlament të paplotë për të përmbushë cilësitë e një organi qëndror ligjëvënës të një republike parlamentare të një vendi demokratik.

Atëherë pse ky këshill ? (Ky “këshill i Naltë-regjencë” pra ?)

Për ta demokratizuar procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë e shtetarë vendorë-kanë thënë.Partia ka zgjedhur 5 antarë të rëndësishëm të saj. Figura që kanë adminstruar pushtet politik, legjislativ e ekzekutiv  deri në majën e piramidës. Siç është rasti i zotit Nishani- ish President i Republikës.

E këtu interesi është jetik e del përtej caqeve të partisë edhe  përtej simpatizantëve të saj.Rrotacioni nuk ka si të jetë aspak si “ndërrim portash” në një ndeshje futbolli. Ndryshimi ka rëndësi jetike për interesin e ardhmërisë së shqiptarëve. Të atyre që e kanë ndarë jetesën këtu, po edhe të tjerëve që nga përjashta Shqipërisë e duan prosperitetin e saj e të atdheut tonë njësoj.

Vështruar kështu nisiativa duket risi serioze. Komisioni i vlerësimit të kandidaturave është zgjedhur si nevojë  për të shtuar besimin e munguar tek udhëheqësia e opozitës.E vetëkuptuar e dallueshme kjo. Po a janë këta persona “regjentët” që do ta përmbushin këtë mission ?!…

Deri tani, vetëm nga zoti Besnik Mustafaj kemi dëgjuar se ka thënë publikisht:”nuk dua të turpërohem”.Një deklaratë e vënë në një regjistër moral të denjë për një mision. Dhe Besniku është personazh  jetëgjatë shumë i Partisë demokratike qysh prej krijesës dhe i vetmi nga udhëheqësia e saj që ka dhënë njëherë dorëheqje të vetëvullnetëshme nga posti i ministrit.

Kurse  ka pasë ajo parti edhe të tjerë ministra që kanë naviguar gjatë vetëm ngarkesa me thasë të parasë publike në ekonominë e financat e këtij vendi, shpesh të përfolur në udhëtimin e gjatë ministror. E masandej në kohët e pushtetlënies kanë çarë ferren e janë hedhë në krahët e mullixhiut…Thua do të mund të bëjnë mision edhe ata ?!

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Haxhi Shkoza, ekonomisti numër një i Oborrit Mbretëror që u bë llogaritar i kooperativës së berberëve

Next Post

Kalendari Historik 13 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post

Kalendari Historik 13 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!