• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Refugjatët politikë afganë: humanizmi nuk duhet të cënojë sigurinë kombëtare

Refugjatët politikë afganë: humanizmi nuk duhet të cënojë sigurinë kombëtare
Refugjatët politikë afganë: humanizmi nuk duhet të cënojë sigurinë kombëtare

Nga Ekrem Spahiu
ish – Zv/Ministër i Mbrojtjes

Sikurse edhe pritej, çështja e stabilitetit politik dhe sigurisë së Afganistanit është evidentuar sot në krye të axhendës ndërkombëtare. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se një numër i konsiderueshëm qytetarësh afganë që bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së përgjatë procesit të paqebërjes, po përballen me hakmarrjen e mundshme nga talebanët, të cilët po rimarrin kontrollin politik e ushtarak të këtij vendi të shkatërruar nga lufta.

Duke ndjekur këto zhvillime, sjell në kujtesë se çfarë vuajtën antikomunistët shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore, qoftë nga mungesa e vëmendjes së aleatëve ndërkombëtarë, qoftë edhe nga “talebanizmi” shqiptar. 

Prandaj është krejt normale që kërkohen veprime të shpejta e të bashkërenduara nga shumë aktorë, me qëllim që ky kontigjent qytetarësh të rrezikuar nga përndjekja, të shpëtohen.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

Mësuam fillimisht nga burime jozyrtare se Qeveria Shqiptare ishte angazhuar në një operacion humanitar për të strehuar në Shqipëri një kontigjent prej rreth 300-350 refugjatësh politikë afganë, dhe brenda pak ditësh, mund të priten edhe rreth 800 të tjerë.

Pastaj, nëpërmjet një statusi në facebook të Kryeministrit të vendit, mësuam se administrata e Presidentit Joe Biden iu kishte kërkuar anëtarëve të NATO-s të vlerësonin nëse mund të shërbenin si vend tranzit për një numër refugjatësh politikë afganë, destinacioni përfundimtar i të cilëve është SHBA. Mësuam madje, se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, nëpërmjet Kryeminstrit të vendit, ka ndërmarrë iniciativën dhe është shprehur e gatshme për ta dhënë këtë mbështetje, duke paraqitur argumente politike, morale dhe humanitare.

Për më shumë, mësojmë se grupi i parë i afganëve do të vendoset fillimisht në konvikte studentore në Tiranë dhe, në varësi të zhvillimeve, burime zyrtare thonë se afganët do të zhvendosen në hotele në qytetin bregdetar të Durrësit.

Unë e mirëkuptoj vendimin që vendi im të vijojë të jetë pjesë e fatit të atyre afganëve, siguria e të cilëve nuk u arrit dot në atdheun e tyre, edhe pse vendet anëtare e partnere të NATO-s, midis tyre dhe Shqipëria, punuan për rreth 20 vjet për këtë qëllim.

Është e qartë se jeta e këtyre kontigjenteve është në rrezik nga talebanët.

Por ajo që më shqetëson, është se përse këtë zhvillim me rrjedhime për sigurinë kombëtare, e mësoj nga burime të tjera dhe jo nga autoritetet e shtetit tim. Nuk është një zhvillim i vogël. Janë së paku tre shtete në lojë: talebanët e Afganistanit që do t’i përndjekë afganët e vlerësuar si të rrezikuar; qeveria e SHBA që do t’i evakuojë, transferojë, stacionojë dhe më në fund edhe do t’i presë në vendin e vet; qeveria e vendit tim e cila, për një kohë të pacaktuar, do ta mbajë në tokën e saj këtë kamp refugjatësh me jo pak pikëpyetje sigurie kombëtare.

Nuk kam dëgjuar që për këtë çështje të jetë prononcuar Këshilli i Sigurisë Kombëtare të vendit. Sepse instalimi në Shqipëri i një kampi të tillë përfshin drejtë përdrejt plot 14 institucione shtetërore, të cilat kanë rol e përgjegjësi për sigurinë kombëtare sipas fushave përkatëse.

Rreziku qëndron në atë që, kur për çështje të tilla nuk ka informim e transparencë shtetërore, atëherë opinioni publik do të formësohet, në rastin më optimist, nga aktorë sporadikë, dhe në rastin më pesimist, nga aktorë që induktojnë terrorizëm mendor e psikologjik.

Ky opinion shqetësohet me të drejtë se përse disa nga anëtarët e NATO-s nuk u shprehën të gatshëm për të marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë. Përkundrazi, mësojmë se janë Kazakistani, Taxhikistani, Uzbekistani e Katari, vende jo anëtarë të NATO-s, të cilëve iu kërkohet të bëhen partnerë në këtë ndërmarrje sigurie.

Thuhet se refugjatët politikë afganë do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë vetëm pas mbërritjes në Shqipëri. E kuptoj emergjencën, sepse ndoshta koha nuk priste, por dyshoj nëse janë formuar kapacitetet për ta realizuar një procedurë të tillë, kur kemi vite që mezi po skanojmë korrupsionin tonë në sistemin e drejtësisë e në fusha të tjera të jetës së vendit. Për më tepër, dyshoj sepse di që edhe BE, ndër kushtet e paplotësuara, na ka tërhequr gjithnjë vëmendjen pikërisht për kapacitetet e kufizuara logjistike dhe administrative të pritjes.

Vetë refugjatët, për më tepër ata politikë, sigurisht që do të përballen me sfida sigurie, por edhe shtetet që i presin do të përballen me sfida të gjithfarëllojshme: sfida logjistike, sfida ekonomike, sfida shëndetësore, sfida informacioni e deri edhe sfida raportesh me popullsinë lokale. Është e pritshme që refugjatët politikë që do të strehohen në vendin tonë, ashtu si edhe ata që mësojmë se do të strehohen në Kosovë e shtete të tjera do të jenë subjekt sigurie, por në të njëjtën masë mund të bëhen edhe objekt pasigurie, sepse talebanizmi nuk njeh kufij, as njerëzorë e as shtetërorë.

*ish – Zv/Ministër i Mbrojtjes

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Lasgushi hapi derën e më pa me kryetarin e Komitetit dhe sekretarin e parë, ai tha: unë kam thirrur vetëm ministreshën…”!/ Kujtimet e panjohura të ish-ministres së Arsimit e Kulturës

Next Post

Kalendari Historik 20 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Të Ndryshme

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

December 1, 2024
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

November 19, 2024
Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë
Të Ndryshme

Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë

September 1, 2024
Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927
Të Ndryshme

Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike

May 22, 2024
‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.
Të Ndryshme

‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.

April 17, 2024
Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër
Të Ndryshme

Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër

February 28, 2024
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht

Kalendari Historik 20 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!