• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Të pyetet Punëtori Operativ, Vehip Proda, se kush ja ka dhënë dokumentet sekrete gruas së Myrteza Bajraktarit, pasi…”! / Analiza e Drejtorisë së Sigurimit të Tiranës, në ’74-ën

“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër

“Arrestimi i fqinjit tim, Myrteza Bajraktari, pas letrës që i dërgoi Enverit, edhe pse Selman Riza i tha…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tiranës
“Të pyetet Punëtori Operativ, Vehip Proda, se kush ja ka dhënë dokumentet sekrete gruas së Myrteza Bajraktarit, pasi…”! / Analiza e Drejtorisë së Sigurimit të Tiranës, në ’74-ën
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

“Pasi Avdyli më tha të ktheheshim në tokën jugosllave, unë e godita me automatik në kokë dhe…”/ Dëshmia e të infiltruarit të Sigurimit, që dorëzoi në kufi, njeriun që do vriste Enver Hoxhën, në ’74-ën

Dashnor Kaloçi  

Pjesa e njëzetedy

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu dhe lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Dokumenti sekret i hartuar nga Zv / Drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendshmesh të rrethit të Tiranës, Kadri Gojashi, me planin e masave agjenturalo-operative, për të verifikuar se si i janë dorëzuar Myrteza Bajraktarit, disa dokumente sekrete të Sigurimit të Shtetit!

APROVOHET                                                                                               SEKRET

                                                                                                         Ekzemplarë i vetëm

                                                                                                     Tiranë me 26/VIII/1974

                                                         PLAN- MASASH

                PËR VERIFIKIMIN E DORËZIMIT TË DISA DOKUMENTEVE SEKRETE

                                                   MYRTEZA BAJRAKTARIT

Me datën 31/VII/1974 Myrteza Bajraktari, ish-i dënuar për veprimtari armiqësore, ka dorëzuar në Degën e Veçantë dy shënime operative armiqësore, një fletë me shënime biografike dhe një letër me vlerësimet operative. Këto materiale sipas Myrtezait, i janë dorëzuar gruas së tij, Kimete Bajraktari nga Dega e Punëve të Brendshme Tiranë, së bashku me disa sende të tjera personale të marra në kontrollin e banesës.

Duke marrë parasysh se në këto materiale ekspozohen të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror, për verifikimin e çështjes do të merren këto masa:

  1. Të gjendet proçes-verbali i dorëzimit të këtyre dokumenteve Kimete Bajraktarit, për të verifikuar P.Op. dorëzues dhe kohën e dorëzimit. Për këtë të studiohet dosja e përpunimit dhe ajo hetimore në ngarkim të Myrteza Bajraktarit.

                                                                                         Kryejnë K. Gojashi, Dh. Beshiri

                                                                                             Deri me 26/VIII/1974.

  1. Me qenë se çështja është hetuar nga ish Dega e Hetuesisë në Ministri dhe këto dokumenta janë prodhuar në Degën e Veçantë, të verifikohet si i janë dërguar Drejtorisë P. Brendshme, koha e dërgimit etj. Për këtë të verifikohet në sekretarin e Drejtorisë së P. Brendshme dhe sekretarinë e Degës së Veçantë për të gjetur shkresën përcjellëse.

                                                                                             Kryejnë K. Gojashi, Dh. Beshiri

                                                                                                  Deri me 26/VIII/1974.

  1. Të pyetet ish P.Op. Petrit Deda, që i ka dorëzuar sendet personale Kimete Bajraktarit dhe J. Petrika që ka asistuar, për të sqaruar këto çështje:
  2. Kur dhe nga cili organ kanë ardhur sendet personale të M. Bajraktarit, koha, porosia e dhënë dhe si është vepruar konkretisht për dorëzimin e tyre.
  3. Nëse dokumentet që dorëzoi Myrtezai njihen nga ish P.Op. P. Deda dhe përse nuk i ka administruar në dosjen e përpunimit të M. Bajraktarit.

                                                                                             Kryejnë K. Gojashi, Dh. Beshiri

                                                                                                   Deri me 28/VIII/1974.

6. Të thirret Kimete Bajraktari, të cilës t’i kërkohen sqarime për këto çështje:

– Kur dhe nga cilët persona i janë dorëzuar sendet personale të burrit të saj.

– Çfarë sendesh i janë dorëzuar konkretisht dhe nëse këto sende u përfshinë të gjitha në proçes verbalin e dorëzimit.

– Ku i ka mbajtur dhe ai i ka lexuar ose kontrolluar të gjitha letrat që i janë dorëzuar, kur e ka bërë këtë dhe çfarë ka konstatuar.

– A i ka thënë burrit ose ndonjë personi tjetër për përmbajtjen e tyre.

– A i ka thënë burrit, se ka gjetur disa dokumenta në sendet e tij dhe çfarë tjetër ajo mbi veprimet që ka bërë ai për këto dokumenta.

– Thëniet e saj të fiksohen në proçes verbal.

                                                                                             Kryejnë K. Gojashi, Dh. Beshiri

                                                                                                  Deri me 27/VIII/1974.

7. Të thirret Myrteza Bajraktari dhe të pyetet për këto çështje:

– Kur dhe në çfarë rrethanash është vënë në dijeni nga e shoqja për këto materiale.

– Kur dhe ku konkretisht i ka thënë e shoqja lidhur me to.

– Çfarë ka bërë ai mbasi u njoh me këto materiale dhe a kanë vënë në dijeni persona të tjerë.

– Përse nuk i dorëzoi menjëherë materialet sapo u njoh me to.

– Çfarë mendimesh ka ai lidhur me këtë çështje.

                                                                                        Kryejnë K. Gojashi, Dh. Beshiri

                                                                                              Deri me 27/VIII/1974.

8. Për të verifikuar reagimet midis tyre dhe saktësinë e thënieve, të organizohet në dhomën e pritjes në   Drejtorinë e P. Brendshme Tiranë, dëgjimi me T.O. i Myrteza Bajraktarir dhe gruas së tij.

                                                                                      Kryejnë K. Gojashi, M.Kosova

                                                                                                Dt.27/VIII/1974.

9. Të pyetet P.Op. Veip Proda, i Degës Veçantë për të sqaruar se kur dhe si i ka dërguar Drejtorisë P. Brendshme Tiranë, sendet personale të M. Bajraktarit, çfarë porosie i është dhënë me këtë rast Drejtorisë, sepse ai njihet me dokumente që dorëzon Myrtezai, a kanë qenë këto bashkë me sendet personale dhe çfarë porosie është dhënë për to.

                                                                                   Kryejnë K. Gojashi, Dh. Beshiri

                                                                                              Dt. 28/VIII/1974.

10.  Në përfundim të këtyre veprimeve dhe mbasi të jetë sqaruar çështja, të bëhet një informacion për        udhëheqjen e Ministrisë.

                                                                                 Kryejnë K. Gojashi, Dh. Beshiri

                                                                                             Dt. 29/VIII/1974.

ZV/Kryetari i D.I.DR. HETUESISË                               ZV/DREJTORI PUNËVE TE BRENDSHME

Dhimitër Beshiri                                                                          Kadri Gojashi

Dokumenti i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Petrit Deda, ku ai sqaron për eprorët e tij, se si mund t’i kenë rënë në dorë gruas së Myrteza Bajraktarit, dokumentet sekrete të Sigurimit të Shtetit!

Disa sqarime që lidhen me dorëzimin e sendeve personale gruas së Myrteza Bajraktarit, që ishte i dënuar.

Nuk e mbaj mënd kohën ekzakte kur më janë dorëzuar për herë të parë, materialet në ngarkim të Myrteza Bajraktarit, por duhet të ketë qenë fundi i vitit 1971. Këto materiale ishin të vendosura në një dosje të madhe, njëra pjesë ishte dosja e përpunimit dhe në tjetrën, ishin sendet personale të tij, të marra gjatë kontrollit në banesë, të cilat ishin të vendosura në një dosje tjetër të madhe dhe të gjitha në një kuti të madhe më vete.

Unë nuk i kam pranuar këto materiale, për dy arsye, e para: se nuk ishin në drejtim të punës sime, e dyta, nuk më sqarohej se çfarë duhet të bëja me dosjen ashtu edhe me materialet personale të tij. M’u tha, që; t’i mbaj njëfarë kohe dhe më vonë do të më sqarohej për rrugën që do të ndiqnin materialet.

Kohët kalonin dhe të gjitha kërkesat e mija, nuk më jepej përgjigje e saktë për to. Disa herë, kam ndërhyrë dhe pa edukatë tek përgjegjësat e mi dhe më në fund, kam takuar edhe me hetuesin, shokun Elham Gjika dhe më në fund u urdhërova që të ja dorëzoj sendet personale familjes së tij. Një ditë, lajmërova gruan e tij dhe në prani të shokut Jorgaq Perika, ja dorëzova këto sende kundrejt proces-verbalit.

Përpara se të ja dorëzoja këto sende, unë një ditë ose dy ditë më parë, bëra punën përgatitore, përgatita procesin dhe isha i gatshëm për t’ja dorëzuar të shoqes. Në punën përgatitore, them me përgjegjësi, se unë i kam parë me vëmendje dhe kujdesin më të madh të gjitha dokumentet dhe sendet e tij personale dhe nuk mbaj mënd që të më kenë zënë sytë, dokumentet, për të cilat ai thotë që ja kam dhënë unë.

Gjithashtu, këto dokumenta unë i kam pas lexuar, edhe disa kohë më parë, më tepër për kuriozitet se sa për interes operativ dhe përsëri, nuk mbaj mënd që ta kem parë këtë dokument.

Gjatë dorëzimit, unë nuk pretendoj se deri në fund, ja kam dhënë asaj të gjitha me copë, por di të them, se ne ja kemi dhënë asaj me copë dhe ajo ndërhyri, që të mos e bëjmë këtë punë dhe e quajti formale, por unë insistova dhe bëra punën time.

Duke u nisur nga ky fakt, them që, ajo mund të ketë influencuar në këtë drejtim dhe ndoshta mund të ma ketë ulur vigjilencën. Por punën përgatitore që kisha bërë më parë, pretendoja se e kam bërë mirë dhe me kujdesin më të madh.

Desha të sqaroj, se: për dy dosarët për të cilët flitet, në këtë proces-verbal, nuk kanë qenë dosare të mëdhaja, por kanë qenë dosare në madhësinë e një zarfi të zakonshëm për letra, e duke u nisur nga kjo, mendova se është shumë zor që të maskohet gjithë ai grup i madh letrash.

Që nuk ja dhamë letrat të specifikuara në copë, edhe kjo shpjegohet kështu. Këto letra ishin shfrytëzuara keq dhe ato nuk kishin fillim dhe fund dhe si rrjedhim, nuk mund të përcaktoje se sa copë letra ishin gjithsej, kjo më detyroj që të formoj dy dosërët e vegjël me letra.

Materialet në ngarkim të tij, unë asnjëherë nuk i kam pas në ngarkim. Di që dosja e tij, ka bërë këtë rrugë: Është marrë në përpunim në Fier, prej andej ka ardhur në Tiranë, pas mbarimit të shkollës së lartë, u emërua në punë në Berat dhe materialet shkuan atje, por ndodhi arrestimi i tij dhe Berati ja dërgon Ministrisë dhe Ministria na e dërgoi neve dhe pasi erdhën prej andej, m’u dhanë mua për administrim.

Këto ishin disa nga sqarimet që mendoj të jap për këtë çështje dhe në qoftë se shihet e nevojshme, jam gati që në çdo kohë të jap çdo lloj shpjegimi që duhet.

                                                         Sqaruesi

Tiranë, më 2/9/1974                    Petrit Deda

Dokumenti sekret me raport-informacionin e hartuar nga dy Punëtorët Operativ të Sigurimit të Shtetit, Asllan Duro dhe Mustafa Kosova, lidhur me regjistrimin me teknikë operative të bisedës së bërë nga Myrteza Bajraktari dhe bashkëshortja e tij, Kimete Berisha, në dhomën e pritjes së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës

 DREJTORIA E P. BRENDSHME TIRANË                                                                   SEKRET

  Nr. 82                                                                                                             Ekzemplar i vetëm

Legjenda:                                                                                                                   G.R. II

B – Myrteza Bajraktari  U krye në dhomën e pritjes së Drejtorisë

G – Kimete Bajraktari                                                                                   Tiranë, më 17/9/1974

                                                        Ndalohet riprodhimi

                                                           Informacion i T. O.

Mbi bisedën e zhvilluar më datën 31/8/1974, midis Myrteza Bajraktarit dhe gruas së tij, Kimete Bajraktari, në dhomën e pritjes së Drejtorisë.

B – Hë çfarë të tha?

G – Më pyeti si i pe, ku i pe, atje ku kam punuar, i thashë.

B – I the, i kam parë më vonë?

G – I kam parë më vonë, i thashë, kur i kontrolluam për t’i parë, tha po nuk është e thënë, që ndofta e ke…tha, ai e shkoqiti i thashë dhe ka qenë e daktilografuar dhe mendova se ishte ajo, thashë nuk e mbajta? Po mirë tha, mirë, çfarë thoshin ato letrat, të sqarohet një letër e dyshimtë në këtë fletë, ishte puna i thashë unë, diçka kështu, më konkrete, i thashë unë, u mërzitëm pak, kaq kishim tha.

B – Tjetër nuk thanë më gjë?

G – Tjetër, ky ishte muhabeti, tha letrat kur i dorëzuat, e kartolinat, i patë tha, d.m.th., t’i dhanë letrat dhe kartolinat në një vend, unë i thashë, që letrat nuk ja dhashë për ndonjë gjë, çfarë përmbanin ato letra më tha, kur i lexove, ishte njeri tjetër aty, i thashë unë, vetëm ne të dy ishim, po i ke thënë njeriu tjetër më tha ai, çdoja unë t’i thosha njeriu tjetër, mirë tha, prit atje, se do të thërrasin përsëri.

B – (nuk i kthen përgjigje).

G – Po nuk të ranë sy ty kjo letër, mos kishte qenë atje në blloqe më parë, jo i thashë unë, po të ishte me blloqe më parë, unë do të thoja që nuk është imja, unë thashë ku e kisha mendjen dhe as më shkonte ndërmend se aty do të kishte diçka tuajën, nuk më shkonte mëndja për atë punë.

B – Unë nuk i pashë shënimet, nuk i the ti për letrat?

G – Ja thashë unë, një letër ishte që e pashë, ishte e hollë dhe e shkruajtur nga ana e jashtme, që e kishte shkrojtur në mënyrë jo të rregullt, ishte me bojë pelikan, ti nuk e pe më tha, që kjo letër nuk ishte tëndja, jo i thashë.

B – Në fillim, kur i kam shikuar, nuk i the ti?

G – I thashë unë, po t’i kisha parë, do t’i dërgoja patjetër, ç’më duhesh mua ajo! Po çfarë përmbante letra, fliste i thashë unë, kështu për punë të dyshimta, është njëri p.sh., i analizuar, thoshin, thashë këto dy gjëra kishte atje, përveç kësaj, ka gjë tjetër. Ishte një nga ata që bënte ca pyetje të lehta.

B – (bisedojnë për revistën që është në tavolinë).

G – Më pyeti kështu, i thashë se e ka LEZHA, tha……se i thashë Myrtezai, që kështu, kështu, por harrova fare që ti më the kështu.

B – Unë kujtova se nuk ka garanci nga puna tashti.

G – Për punë nuk të thanë ndonjë gjë ty, përderi sa të ka thënë hajde fillo, ajo është puna që ty s’të kanë thënë gjë?

B – ………………………………………….

G – E mban mënd kur u’a dorëzuam ne këto letrat, sa veta ishim, unë, mamaja, thashë unë, ai shoku, ai tjetri, ishte korçar.

G – Tha që ishte ky shoku?…………..Po  tha, ç’ne mua të më…..sa kohë t’u bënë pa punë.

B – Gjashtë muaj.

G – Tani në nëntor mbush vitin.

Shënim:

Me kaq, biseda ndërpritet se largohet burri dhe kur kthehet, nuk vjen më në dhomën e pritjes, por largohen të dy.

Ju dorëzua Punëtorit Operativ, Haxhi Dashit. Memorie.al

Punëtori Operativ                                                               Punëtori Operativ

Asllan Duro                                                                           Mustafa Kosova

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016                            

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Eshtrat e Xhafer Devës, duhet më merren nga Palo Altos dhe të sillen në Mitrovicë, sepse, siç ka thënë kryeministri serb, ai është…”/ Propozimi i studiuesit nga SHBA-ës

Next Post

“Pas debateve që babai pati me Nexhmije Hoxhën te ‘Zëri popullit’, ku ai ishte shef redaksie, u arrestua nga Sigurimi dhe në qeli, i…”! Historia tragjike e gazetarit nga Çamëria

Artikuj të ngjashëm

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
Next Post
“Pas debateve që babai pati me Nexhmije Hoxhën te ‘Zëri popullit’, ku ai ishte shef redaksie, u arrestua nga Sigurimi dhe në qeli, i…”! Historia tragjike e gazetarit nga Çamëria

“Pas debateve që babai pati me Nexhmije Hoxhën te ‘Zëri popullit’, ku ai ishte shef redaksie, u arrestua nga Sigurimi dhe në qeli, i…”! Historia tragjike e gazetarit nga Çamëria

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!