• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Profetike ishin fjalët e avokatit Kol Dhimitri, drejtuar Aranit Çelës dhe Mustafa Iljazit: Nëse ju do i dënoni këta meshtarë, atëhere…”/ Historia tragjike e Padër Dajanit dhe At Xhovani Faustit

“Mark Çunin e lidhën me duar mbrapa dhe shefi i Degës, në mënyrë shtazarake e qëllonte me grushte e shkelme stomakut, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit nga Shkodra
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Mark Çunin e lidhën me duar mbrapa dhe shefi i Degës, në mënyrë shtazarake e qëllonte me grushte e shkelme stomakut, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit nga Shkodra
“Ambasadori i SHBA-së në OKB, në seancën e shkurtit 1955, deklaroi se; prifti Josif Papamihali, kryetar i Kishës Unite të Korçës, u varros i gjallë në kanal dhe…”/ Historia tragjike e klerikut elbasanas
“Kur i panjohuri i tha se; kam ardhur për të kërkuar falje se të kam dal dëshmitar në gjyq, Dom Frano Illia i’u përgjigj…”/ Historia e panjohur e studiuesit dhe etnografit që vuajti 20 vite burg

Nga At Xhovan Kemal Kokona

Memorie.al / Udha e Kryqit për jezuitët Padër Danjel Dajani dhe At Xhovani Fausti, do të fillonte në mbrëmjen e “Zojës së Papërlyeme”, me arrestimin e seminaristit Mark Çuni, pasuar me arrestimet e pesë seminaristëve të tjerë. Më 31 dhjetor 1945, pak pasi kishin mbaruar himnin “Te Deum”, dy etërit jezuit arrestohen nga disa oficerë të së ashtuquajturës: Divizioni i Mbrojtjes së Popullit. Edhe pse do të kalonin në tortura e, në një gjyq farsë, vendimi për ta ishte marrë me kohë. Që nga dita e arrestimit e, deri në ekzekutim, do të nisë një fushatë e egër kundër tyre, me konferenca e mitingje, ku grupe të organizuara, do të çirren duke bërtitur: “Tradhtarëve plumbi në ball”!

Kush ishte At Danjel Dajani?

At Danjeli, lindi në fshatin Blinisht të rrethit të Lezhës, më 2 dhjetor të vitit 1906, nga prindërit Llesh Zefi dhe Mara Pashuk Balldreni, prej Gjadri. Ai pati vetëm një vëlla, më të madh se veten. Në pagëzim, iu vu emri Dhimitër, por duke filluar nga periudha e noviciatit e më tutje, ai do të përdorë vetëm emrin Danjel.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Familja e tij thellësisht e krishterë, i pranoi si një bekim prej Zotit, farat e thirrjes së Danjelit. E ky, kur arriti moshën 20-vjeçare, në vitin 1926, zgjodhi të hynte në Shoqërinë e Jezusit, për t’u bërë kështu jezuit e me pranimin në noviciat, në Goricie, do ta fillojë këtë udhëtim, të cilin do ta vazhdojë deri kur do ta plotësojë atë, me hirin e martirizimit.

Pasi mori licencën në Filozofi, do të kthehet në Shkodër, ku për dy vjet do të japë lëndën e gjuhës latine. Do të kthehet përsëri në Itali, ku në Kieri do të vazhdojë studimet e teologjisë. Po aty, do të shugurohet meshtar, më 15 korrik 1938.

Përfundimisht kthehet në Shqipëri, në vitin 1941 e, në vjeshtën e atij viti, e deri në vitin 1945, do të jetë pjesë e misionit shëtitës të etërve jezuitë, duke u angazhuar kështu, në ungjillëzimin e popullit dhe pajtimin e gjaqeve në zonat malore e rurale. Ishte 36 vjeç, kur në vitin 1942, në festën e Paraqitjes së Jezusit në Tempull, do të bëjë kushtet e përjetshme, ndër etërit jezuitë.

Kur në shtatorin e vitit 1945, iu besua përgjegjësia e Seminarit Papnor Shqiptar dhe ajo e Drejtorit të Kolegjit Saverian, ujërat politike në Shqipëri, ishin tashmë shumë të turbullta. At Danjeli, kishte një shtat mesatar; jo i madh; me fytyrë të rregullt. Ishte person i qetë dhe serioz, me një vështrim dhe sy depërtues, i matur në gjeste dhe fjalë; i patëkeq.

Qe një rregulltar e meshtar i patëmetë dhe i zellshëm, i dëlirë, zemërgjerë, ngushëllues dhe moralisht shembullor, i shqetësuar për të mirën e shpirtrave, sidomos të formimit të seminaristëve, me të cilët ishte shumë i dashur, apo, siç e thekson Imzot Frano Illia: “Si një vëlla i butë”.

Jezuiti, At Gjon Karma, e përfshin At Danjelin, mes; “bijve të vërtetë të Shoqërisë (së Jezusit)”. At Giovanni Fausti, shkruante për të: “Më ka lënë përshtypje të mirë, përmbajtja dhe sinqeriteti i tij”. Ndërsa Dom Luigj Kçira, e kujtonte kështu: “Ishte njeri i Zotit dhe … shumë i devotshëm”.

Ish-nxënësi i tij, Dom Simon Jubani, kujtonte se: “Kur kremtonte meshën, ishte i kujdesshëm, i përvuajtë dhe i devotshëm”. Krahas devocionit për Meshën, Eukaristinë e shenjtë, At Danjeli kishte devocion të veçantë, për Zojën e Bekuar dhe shën Luigji Gonzagën”.

At Danjel Dajani S.I., mori përgjegjësinë e Bashkësisë Jezuite dhe të Kolegjit Saverian, që kishte më shumë se 400 nxënës, kur situata në Shqipëri ishte rrokullisur në kaosin e një përndjekjeje të pamëshirshme, kundër gjithçkaje që kishte shijen e Kishës Katolike.

Në shkurtin e vitit 1945, etërit jezuitë, në më pak se tre muaj, kishin përjetuar tetëmbëdhjetë kontrolle, duke përfshirë edhe hapjen e varreve të Kishës dhe u ishin sekuestruar të gjitha sendet e dobishme. Në tremujorin e parë të po atij viti, shkollave katolike u ishte urdhëruar krijimi i seksioneve të Frontit të Rinisë (Bashkimi i Rinisë Antifashiste të Shqipërisë) dhe agjitatorë të posaçëm shkonin çdo javë, për të mbajtur konferenca politike.

Është, pra, kjo lloj atmosfere që u paraprin edhe zgjedhjeve politike të 2 dhjetorit 1945, që, siç shënon jezuiti At Luigi Rosa në ditarin e tij; “vetëm për lirisht e liri, as nuk mund të bëhej fjalë”.

Edhe pse ligji në fuqi “siguronte”, se nuk do të ishte e lejueshme të arrestohej dikush për arsye politike, 15 ditë para dhe pas zgjedhjeve, në realitet, tri ditë përpara zgjedhjeve, disa të rinj 15 e 18-vjeçar, arrestohen se po shpërndanin trakte elektorale, të rinj që, siç u mor vesh, iu nënshtruan lloj-lloj torturave.

“Udha e Kryqit” për jezuitët dhe sidomos për etërit Padër Danjel Dajani dhe At Xhovani Fausti, do të fillonte në mbrëmjen e vigjiljes të festës së “Zojës së Papërlyer” me arrestimin e seminaristit Mark Çuni, pasuar në datat 9 dhe 12 dhjetor, me arrestimet e pesë seminaristëve të tjerë.

Të gjithë këta akuzohen për formimin e një organizate të quajtur “Bashkimi Shqiptar”, që edhe nëse do të ishte e vërtetë, nuk binte ndesh me ligjet në fuqi.

Por qëllimi është gjetkë. Etërit fshehurazi, njoftohen nga një student, Fejzi Lici, se; “xhakojt i nënshtrohen vijimisht torturave. Donë që ata të thonë, se kanë qenë nxitë me e bâ prej eprorëve Padër Xhovani Fausti e At Dajani”.

E ora e tyre nuk vonon shumë. Në mbrëmjen e 31 dhjetorit 1945, pak pasi kishin mbaruar së kënduari himnin Te Deum, dy etërit arrestohen nga disa oficerë të së ashtuquajturës Ushtri e Mbrojtjes Popullore. Edhe pse do të kalojnë në tortura e në një gjyq farsë, vendimi për ta është marrë me kohë.

Që nga dita e arrestimit e deri në ekzekutim do të nisë një fushatë e egër kundër tyre me konferenca e mitingje, ku grupe të organizuara, do të çirren duke bërtitur: “Tradhtarëve plumbi në ball…”!

Patër Dajani, vazhdoi të qëndronte i qetë dhe i kthjellët, edhe pse si Krishtit, nuk iu kursye asnjë torturë në hetuesinë e drejtuar nga i pamëshirshmi, Fadil Kapisyzi. “U soll si qengji përpara ujqërve”, – dëshmon Gjovalin Xhanxhafili, ndërsa Dom Luigj Kçira, tregonte: “Nuk i jepnin as ujë për të pirë”!

Pas gjithë këtij “procesi” dymujor, erdhi dita e “gjykimit” më 22 shkurt 1946. Gjyqi Ushtarak, i përbërë nga kryetari Mustafa Iliazi, (me tre vjet shkollë të mesme), nga dy ish-punëtorë, Namik Qemali dhe Tonin Miloti, dhe prokurori 22-vjeçar, Aranit Çela, (me shkollën Tregtare të Vlorës); arrijnë në përfundimin e dënimit me vdekje, të këtyre të pafajshmëve.

Edhe pse vetë kryetari i gjyqit, dëshmon në relacionin e tij, se; “seminaristët kanë mohuar se Atë Fausti dhe Atë Dajani, kanë qenë krerët e organizatës”, kjo nuk e pengon as atë, as vetë Enver Hoxhën, ta çojnë përpara vendimin e tyre, për shkatërrimin e çdo forme drejtësie. Profetike janë fjalët e avokatit Kol Dhimitri, në gjyq: “Nëse i dënoni këta meshtarë, do t’i shtoni dy martirë Kishës Katolike dhe urrejtje ndaj vetes suaj”.

Avokati Dhimitri dhe mbrojtësi tjetër, Paulin Pali, do ta paguanin me jetë, mbrojtjen që u bëjnë këtyre heronjve martirë. Qetësia dhe kthjelltësia e Patër Dajanit, vazhdonte e qëndrueshme. Siç ka dëshmuar Dom Tom Laca: “Nuk u dridhej buza të dënuarve, e nuk u shtrëngohej zemra”.

Pasi ishin rrëfyer, arritën në vendin e ekzekutimit dhe të gjunjëzuar në baltë, morën me nderim Kungimin e shenjtë. Ishte agimi i 4 marsit 1946 dhe At Dajani, ishte pak më shumë se 40 vjeç.

Përpara se breshëria e automatikëve të zbrazej mbi të, foli, ashtu si i Kryqëzuari, me këto fjalë: “I fali të gjithë ata që më kanë bërë keq. Jam i gëzuar që po vdes i pafajshëm”, e më pas, la porosinë e fundit: “Prindërit e mi (nëna, pasi i ati i kishte vdekur), apo të afërmit, t’i japin të holla Dom Zef Shllakut, për të kremtuar dy Meshë”.

E aty nën hijen e dy çinarëve të mëdhenj, te varrezat e Rrmajt ra, ashtu si e ka përcaktuar Imzot Frano Illia, martir i përvuajtur i fesë, duke merituar, siç nuk ka hezituar të pohojë At Gjergj Vata, kurorën e shenjtërisë e të lavdisë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me profesor Hektorin, që ishte diplomuar në Paris për letërsi, na lidhën së bashku dhe prej hekurave, që na ishin futur në mish e të ftohtit e Bulqizës...”/ Dëshmia e trishtë e ish-të dënuarit politik

Next Post

Kalendari Historik 31 Dhjetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2023

Kalendari Historik 31 Dhjetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!