• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, September 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!

Nga Ramadan Ilnica & Qemal Biraku

Pjesa e katërt

Memorie.al / Materialet e këtij shkrimi që po publikojmë më poshtë në disa numra, janë përgatitur në bazë të dokumenteve të Shërbimeve Sekrete shqiptare, gjatë një periudhe kohore, që nis në fund të viteve ´70-të dhe ka përfunduar në fillimet e viteve ´80-të, atëherë kur edhe populli i Kosovës u hodh në demonstrata masive, duke kërkuar më shumë pavarësi. I gjithë ky material i referohet një dosjeje sekrete, që agjentë të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, kanë mundur të vjedhin nga kasafortat sekrete të Divizionit 11, në Ushtrinë e Jugosllavisë të asaj kohe. Dosja “Kosova”, e përpunuar nga struktura të specializuara të Shërbimeve Sekrete shqiptare, ka qenë e porositur nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, me interesim personal të Enver Hoxhës, pak vite përpara se ai të vdiste.

                                                        Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

“Pas arratisjes në Shqipëri, oficeri i UDB-së Mustaf Ll, ndiqej si ‘armik shtetit’ nga shërbimet sekrete jugosllave, por edhe nga Sigurimi i Shtetit…”!/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

Harta e shpërnguljeve të shqiptarëve

Rrethet që duhen të shpërngulen janë: Dibra e Sipërme, Pollogu i Poshtëm e i Sipërm, Mali i Sharit, Drenica, Peja, Istogu, Vuçiterna, Stavica, Llabi, Graçanica, Nerodimja, Gjakova, Podgori, Gora, Podrimja, Gilani dhe Kaçaniku. Nga këto rrethe, që përbëjnë pykën shqiptare, për ne, aktualisht, më të rëndësishme janë: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgori, Shari, Istogu dhe Drenica, në veri këto të Malit të Sharit.

Për mendimin tim, këto janë rrethe kufitare që duhet të shpërngulen me çdo kusht. Rrethet në thellësi si: Kaçaniku, Gilani, Nerodimes, Graçanicës, Llabit, Vuçiternës, mundësisht, duhen dobësuar, sidomos, ai i Kaçanikut dhe i Llabit, ndërsa të tjerët duhet të kolonizohen gradualisht e sistematikisht. Kjo duhet të realizohet gjatë dhjetë vjetëve. Gjatë shpërnguljeve të para duhen pasur parasysh shumë gjëra, por më të rëndësishmet janë: në radhë të parë duhet të bëhet shpërngulja e fshatrave dhe pastaj e qyteteve.

Fshatrat janë më kompaktë, prandaj paraqesin rrezik. Nuk duhen shpërngulur vetëm të varfrit, por edhe njerëzit e pasur dhe të mesëm, të cilët përbëjnë kolonën vertebrale të çdo populli. Të varfrit, duke qenë pa mbështetje ekonomike dhe të pavarur nga bashkatdhetarët, shpërngulen shpejt. Kjo është një çështje me shumë rëndësi, pasi është një nga shkaqet kryesore për mossuksesin sa duhet të kolonizimit tonë në Jug, sepse i shpërngulëm të varfrit, kurse të pasurit mbetën dhe qëndrojnë gjithnjë në të njëjtën gjendje, ku si rezultat, shumë pak tokë u përfitua për vendosjen e kolonëve tanë.

Gjatë përgatitjes së psikozës për shpërngulje, duhet të bëhet çmos që të largohen fshatra të tërë, në fund të fundit, familje të tëra. Duhet të kihet parasysh që të mos mbeten këtu, pjesë familjesh të shpërngulura. Shteti ynë duhet të shpenzojë miliona jo për t’ua lehtësuar jetën shqiptarëve, por për t’i hequr qafe sa të jetë e mundur më parë. Për këtë duhet penguar, pa tjetër, blerja e pasurisë së shqiptarëve që shpërngulen, nga ata që mbeten te ne. Bashkë me këtë duhet kombinuar edhe shpërngulja e individëve me atë të fshatrave të tërë, kjo, nëse dëshirojmë që të kemi lehtësira gjatë procesit të shpërnguljes.

Sapo të bien dakord për t’u shpërngulur, duhet t’u jepet ndihmë e gjithanshme. T’u paguhet menjëherë pasuria dhe të shkëputen menjëherë nga ana administrative, dokumentet e udhëtimit t’u jepen pa asnjë farë formaliteti. Të ndihmohen për të shkuar në stacionin më të parë hekurudhor, duke ju vënë në dispozicion trena deri në Selanik dhe prej aty të çohen menjëherë me vapor në Azi. Ka shumë rëndësi që udhëtimi të jetë i rehatshëm dhe pa shpenzime. Udhëtimin me tren, mundësisht, ta bëjnë pa pagesë, njëkohësisht të ndihmohen edhe me ushqime, pasi nga kjo varet shume shpërngulja në masë ose jo.

Frika e vështirësive të udhëtimit është pengesa kryesore e lëvizjes së tyre. Për këtë arsye është e domosdoshme që të eliminohen vështirësitë, duke i zgjidhur shpejt e në mënyrë energjike të gjitha punët rreth udhëtimit të tyre. Duhet pasur kujdes që të shpërngulurit të kenë sa më pak probleme gjatë udhëtimit, pasi njerëzit e thjeshtë orientohen me vështirësi, prandaj është e nevojshme që t’u mësohet sistemi i transportit të punëtorëve nëpërmjet agjencive të mëdha. I shpërnguluri duhet të kalojë nga dora në dorë, duke mos e ndjerë peshën e kësaj lëvizjeje. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet lumi i shqiptarëve të shpërngulur”.

Popullarizimi i krahinave të shpërngulura

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve. Pyetja e parë që shtrohet është se kush duhet të vendoset atje? Më e natyrshme është që atje të vendoset elementi ynë nga krahinat pasive, në radhë të parë malazez, hercegovinas, liçanas dhe kraishnicas. Malazezët janë më të përshtatshëm për shumë arsye, pasi Metohia, Drenica dhe Kosova, janë vendet më të natyrshme ku vërshojnë nga malet e tyre të varfra. Shtimi i popullsisë në Mal të Zi ka sjellë varfëri, gjë e cila ka shkaktuar lëvizje të vazhdueshme social-politike, kohët e fundit, jo të favorshme këto për pushtetin tonë dhe mjaft të rrezikshme, përsa i përket rendit e qetësisë në të ardhmen.

Nuk na intereson që tyre t’u japim misër e pensione. Për këtë, e vetmja zgjidhje është çuarja e tyre në krahinat pjellore të Metohisë, Drenicës e Kosovës, sepse afrohen në mentalitet e temperament me shqiptarët. Malazezët janë arma më e përshtatshme për mposhtjen dhe largimin e shqiptarëve. Në radhë të parë, ata duhen përdorur në viset shqiptare në veri të Malit të Sharit, por, krahas tyre, duhen kolonizuar edhe me një sasi liçanas, kraishnicas, serbësh, çaçaka, uzhiçanash dhe topliçanas. Kjo është e nevojshme për të krijuar tek ata shprehitë e punës dhe të organizimit, për të thyer psikologjinë e tyre nomade-kolektive prej malësorësh, me qëllim që të neutralizojmë këtë psikologji me anë të përzierjes dhe martesave nga vise të ndryshme dinarike.

Kështu do të arrihet të krijohet një tip i ri malazezi, më pak lokal dhe më tepër i ngjashëm me serbin. Kurbetlinjve serbo-jugorë, në jug të malit të Sharit, duhet t’u krijojmë kondita të përshtatshme, në mënyrë që të fusin në dorë toka pjellore. Ky do të jetë një kontingjent i ndershëm e punëtor, i cili do t’i jetë mirënjohës për gjithë jetën këtij shteti, në rast se do të krijojmë kushte për jetën e tyre në fshat. Përgjithësisht, fshati i serbëve të jugut ka të drejtë të kërkojë nga ne më shumë përkujdes dhe preokupacion nga sa po tregojmë sot. Kolonizimi me anë të këtyre varfanjakëve në Pollog të Sipërm e të Poshtëm, në Dibër si dhe dhënia e kullotave këtyre, në vend të shqiptarëve, do të bëjë të kuptohet se ky është shtet i tyre si dhe do të dinte t’i mbronte kufijtë me gjak.

Pranë tyre, në jug të malit Shar dhe të Malit të Zi të Shkupit, mund të kolonizohet me vranjanët, leskovçanët, pirotasit dhe vllastiçanët, sidomos ata të fshatrave malorë pasivë. E përsërisim edhe njëherë se dinarikët nuk duhen lejuar në jug të linjës së Malit të Zi të Shkupit dhe Malit të Sharit. Gjatë kolonizimit të fshatrave të lëna nga shqiptarët, duhet evituar ngadalësia burokratike. Kryesorja, në radhë të parë, është dhënia e menjëhershme e tapive kolonistëve, për pronat ku do të vendosen, sepse një nga shkaqet kryesore të mossuksesit të kolonizimit tonë të sotëm, ka qenë, pikërisht kjo, sepse kolonialisti nuk e ka ndierë veten të sigurt në pronën ku është vendosur.

Atij nuk i është dhënë tapia menjëherë dhe kështu ishte i ekspozuar përpara poshtërsirave të shumta të nëpunësve dhe politikanëve të pandërgjegjshëm. Fshatari e ndjen veten të sigurt në pronën që posedon, vetëm atëhere kur e di se askush nuk mund ta lëvizë nga atje, prandaj, duhet t’i jepet menjëherë kjo garanci. Pra, kolonialistëve u duhen krijuar të gjitha kushtet e jetesës për disa vjet, nëse dëshirojmë që ata të mbeten atje. Pa mëshirë duhet të shuajmë çdo spekulim që bëhet me pronat dhe shtëpitë e shqiptarëve të shpërngulur. Shteti duhet të ruajë për vete të drejtën e pakufizuar për zotërimin e pasurisë së tundshme e të patundshme të të shpërngulurve, madje, menjëherë pas largimit të tyre, të vendosë aty kolonistët e vet.

Kjo duhet bërë pasi rrallë herë ka ndodhur që të shpërngulet menjëherë gjithë fshati. Në këto fshatra, në radhë të parë duhet të vendosë malazezë, si njerëz arrogantë, të rrëmbyer, të paarsyeshëm dhe të papërmbajtur, të cilët, me sjelljet e tyre do t’i detyrojnë shqiptarët e mbetur të shpërngulen, e mandej, të sillen në këtë vend kolonistë nga vendet të tjera. Jo më pak i rëndësishëm është për ne edhe problemi i Vojvodinës, sidomos trekëndëshi hungarez në Baçka Senta Kulla, Baçka-Topolla. Të shkatërrosh atë në Vojvodinë, do të thotë, njësoj sikur të shkatërrosh bllokun në shqiptar rreth Malit të Sharit”.

Kolonizimi: ushtria serbe të merret me organizimin e tij

“Një problem i rëndësisë së veçantë për zgjidhjen e këtij problemi mbetet ekzistenca e një aparati, që do të drejtojë të gjitha punët. Si rezultat i punës së keqe të aparatit të deritanishëm të politikës sonë të kolonizimit, qëndron një pjesë e mirë e mossukseseve tona të deritanishme. E që të evitohet kjo në të ardhmen, duhet bërë riorganizimi. Asnjë çështje tjetër nuk kërkon aq vazhdimësi e kujdes për t’u kryer, sesa kolonizimi. Kemi thënë se një nga shkaqet e mossuksesit tonë në kolonizimin në jug dhe në veri, është puna josistematike e drejtimit dhe ndryshimi i politikës sipas ndryshimit të qeverive. Që të evitohet kjo në të ardhmen, kolonizimi i duhet besuar Shtabit të Përgjithshëm, pasi ushtria jonë është e interesuar që në kufijtë tanë, sidomos në sektorë delikatë, të vendosë elementë të vetë.

Për këtë do të bëjmë çmos që të sigurojmë kufijtë me një kolonizim sa më të fortë. Shtabi i Përgjithshëm si institucion primar i mbrojtjes së interesave kombëtare, mund t’i japë shumë gjithë politikës sonë të kolonizimit. Tërë kompleksin e punë, Shtabi i Përgjithshëm do të mund ta drejtonte nëpërmjet një Këshilli Shtetëror për kolonizimin. Ky këshill do të ishte krejtësisht autonom, duke qenë plotësisht nën urdhrat e shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe do të kishte nën varësi të gjitha organizmat e kolonizimit tonë. Në këtë këshill duhet të hyjnë përfaqësues të disa ministrive të interesuara, shoqatave nacionaliste, organizatave teknike dhe institucioneve shkencore. Është e nevojshme lidhja organike në politikën tonë të kolonizimit ndërmjet pushtetit shtetëror, iniciativave private dhe institucioneve shkencore.

Iniciativa private mund të veprojë në shumë drejtime si, Mbrojtja Popullore, Sokollashat dhe shoqatat çetnike. E para do të jetë ushtria civile e ngritur nga shteti, sokollashat do të jenë çeta terroriste të padeklaruara, të armatosura dhe udhëhequra nga shteti për luftë kundër shqiptarëve, ndërsa çetnikët, çeta kriminelësh civilë të armatosur nga shteti për të kryer krime të vazhdueshme kundër shqiptarëve. Edhe shoqatat kulturore si: “Prosfeta” në Sarajevë, “Matica Srepska” në Novi Sad, “Sv. Sava” në Beograd e të tjera si këto, kanë detyrat e tyre lidhur me këtë çështje. Duhet të krijohet një institut kolonizimi, detyra e të cilit të jetë marrja me studimin e kësaj çështjeje. Pushteti shtetëror duhet të veçojë tashmë nga disa ministri dhe të tjera institucione që janë marrë, deri tani, me këtë problem organizma dhe të krijojë një institucion të veçantë,

“Inspektoratin e kolonizimit”. Vetë teknikën organizative të shpërnguljes së shqiptarëve dhe vendosjen e kolonistëve tanë, do të përpunojë instituti shtetëror dhe instituti për kolonizim. Ndoshta, nuk do të ishte keq që përveç këtyre, të ishte edhe një organizatë private dhe të mbështetej në shoqatat ekzistuese dhe të kishte si detyrë që me vetë iniciativat private, të merrej me zbatimin e politikës sonë të kolonizimit. Më mirë do të ishte sikur përsipër këtë punë ta merrte lidhja e shoqërive tona kulturore-arsimore. Ajo do të interesohej për koordinimin e punës së shoqërive private me punën shtetërore të kolonizimit dhe do të shërbente si ndërmjetës midis tyre dhe Institutit për Kolonizim”.

Mjetet financiare, 600 milionë dinarë për shpërnguljen e 40 mijë familjeve

“Sa herë që është kritikuar politika jonë e kolonizimit për mossuksese, mbrojtësit e saj janë ankuar për mjetet e pakta financiare që ka vënë shteti në dispozicion për të kryer këtë punë. Nuk e mohoj se nuk është kështu deri në një farë mase, por duhet thënë se më tepër është shpenzuar për mbajtjen e këtij aparati dhe për një punë joracionale, sesa për vetë kolonizimin. Megjithatë, nëse shteti nuk ka dhënë aq sa duhet, duhet pranuar se çdo shtet ka interesat e tij primare dhe sekondare. Në interesat primare futet edhe detyra e shtetit që të sigurojë vetveten në krahinat e pasigurta nacionale, të kolonizuara me elementin e vet. Para së gjithash, le të llogarisim se sa do t´i kushtonte shtetit tonë shpërngulja e 200 mijë shqiptarëve dhe vendosja e një numri po aq kolonës në ato vende.

Shpërngulja e rreth 40 mijë familjeve, duke marrë mesataren që një prej tyre përbëhet prej pesë vetësh, i kushton shtetit 15 mijë dinarë për familje. Pra, për shpërnguljen e tyre duhen, të paktën, 600 milionë dinarë. Shtoj kësaj edhe rreth 200 milionë dinarë që duhen për vendosjen e familjeve tona në vend të shqiptarëve të shpërngulur. Kjo llogaritet, pasi shqiptarët e shpërngulur do të lënë jo vetëm tokën, por edhe shtëpinë dhe veglat e punës. Kështu, jo vetëm që do të vendoset pjesa më e madhe e kolonistëve tanë në shtëpitë e shqiptarëve, por me një ndihmë të vogël në bagëti dhe ushqime, këta do të marrin vetëm nga ana ekonomike dhe do të bëhen të pavarur. Gjatë krijimit të kolonive të reja, aty ku e lyp nevoja, duhet të përdoret edhe forca ushtarake, ashtu siç është përdorur gjatë ndërtimit të Sremska Raqes dhe të rindërtimit të fshatrave të shkatërruara nga tërmeti në vitin 1931, në jug.

Për këtë punë, t’i jepet ushtrisë e drejta dhe mundësia që me thirrjen e rezervistëve në stërvitje ose me zgjatjen e afatit të shërbimit ushtarak, të krijojë një lloj shërbimi të detyrueshëm pune për qëllime publike. Në marrëveshje me organizatat dhe shoqëritë e specializuara, duhen kërkuar rrugë më pak të kushtueshme për hapjen e tokave nga shkurret, tharjen e moçaleve dhe të tjera. Gjatë kolonizimit shteti mund t’u japë kolonistëve prona me kredi ose me para në dorë. Do të ketë mjaft nga ata që do të blejnë toka në vise të reja dhe që do të shesin tokat e tyre në vendlindje. Nga kjo shteti do të marrë një pjesë të mirë të pronave që ka dhënë. Toka mund t’i shitet vetëm atij që ka ndërmend të vendoset atje përfundimisht. Toka e dhënë me kredi nuk duhet të jetë e shtrenjtë.

Kamata duhet të jetë minimale, koha e shlyerjes së kredisë duhet të fillojë disa vjet pas vendosjes së kolonëve, domethënë, kur ata të jenë fuqizuar ekonomikisht. Të marra së bashku, shuma prej disa qindra milionë dinarësh, nuk është ndonjë shpenzim i madh për shtetin, në krahasim me përfitimin që ai do të ketë. Sigurimi i pikave nevralgjike ne jug, me vendosjen e elementeve tanë nacionalë, kursejmë në rast lufte disa divizione. Duke vendosur disa dhjetëra mijë familje si kolonialistë nga krahinat tona pasive, sidomos nga Mali i Zi, lehtësohet kriza ekonomike në ato zona. Për një detyrë të tillë nacionale, strategjike-ushtarake dhe ekonomike, shteti ka për detyrë të sakrifikojë disa qindra milionë dinarë.

Në një kohë kur është në gjendje të shpenzojë miliarda dinarë për ndërtimin e rrugës ndërkombëtare nga Subotica deri në Caribrod, nga e cila duhet të kemi përfitime, ndoshta në të ardhmen e largët. Ai duhet dhe mund të gjejë dhe milionat e dinarëve për këtë problem madhor nacional, siç është shpërngulja e shqiptarëve. Kolonizimi gradual, ashtu si edhe në vende të tjera, nuk ka pasur sukses te ne. Kur pushteti shtetëror dëshiron të ndërhyjë në interes të elementit të vet kolonizues, në luftë për tokën, mund të ketë sukses vetëm nëse vepron brutalisht.

Përndryshe, shqiptarët e rrënjosur në vendlindje janë më të fortë se kolonisti. Kjo, në rastin tonë duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një racë të varfër me rrënjë dhe pjellore. Për të, pat thënë Cvijiç se është më ekspansivja në Ballkan. Statistikat tregojnë se politikën tonë të kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare. Nga kjo duhet të nxjerrim përfundime dhe të korrigjohem, deri sa nuk është akoma vonë. E gjithë Evropa është në një gjendje kaotike. Ne nuk dimë se ç’na sjell dita e jo më nata. Nacionalizmi shqiptar, edhe në viset, tona po rritet”./Memorie.al

(Nga elaborati i Çubrilloviçit). 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe...”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

Artikuj të ngjashëm

“Te Hotel ‘Adriatik’-u, krenaria e ‘Albturist’, uji vjen me cisternë, plazhi publik s’ka çadra, por çarçafë të lidhur në katër shkopinj dhe rroba banje të qepura vetë me…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën
Dossier

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

September 1, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Dossier

“Pas arratisjes në Shqipëri, oficeri i UDB-së Mustaf Ll, ndiqej si ‘armik shtetit’ nga shërbimet sekrete jugosllave, por edhe nga Sigurimi i Shtetit…”!/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

August 31, 2025
“Përveç trupit diplomatike dhe disa biznesmenëve, Shqipëria pranon rreth 5000 turiste në vit, por në kufi, një berber zyrtar, rruante mjekrat dhe shkurtonte…”/ Shkrimi i New York Times, qershor 1976
Dossier

“Shqipëria socialiste, është i vetmi vend në rruzullin tonë, që nuk e njeh akoma Coca-Cola-n dhe…”! / Shkrimi i panjohur i revistës “Stern” me mbresat e gazetarëve gjermanë, pas vizitës në Shqipëri, në 1987

August 30, 2025
“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!
Dossier

“Si do bëheshin sllave vajzat dhe kërkesa për 600 milionë dinarë për të përzënë 40 mijë familje, të cilat…”?! / Zbulohet plani serb me skemën e akademikut, ku shqiptarëve do t´ju prisheshin edhe varret!

August 30, 2025
“Në vitet ’70-të, disa intelektualë të rinj në Tiranë, u rekrutuan nga Sigurimi i Shtetit si ‘informatorë’, për të survejuaruar veprimtarinë e…”/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s
Dossier

“Në vitet ’70-të, disa intelektualë të rinj në Tiranë, u rekrutuan nga Sigurimi i Shtetit si ‘informatorë’, për të survejuaruar veprimtarinë e…”/ Refleksionet e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

August 30, 2025
“Ushtaret grekë i lidhnin me zinxhirë e litar burrat dhe në sytë e tyre u çnderonin nënat, nuset dhe vajzat e mitura, të cilat…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ja
Dossier

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 20.000 shqiptarët myslimanë, të mbetur në vitin 1944, u përzunë në mënyrë masive nga trupat greke drejt Shqipërisë dhe çamët…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

August 30, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme