• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 16, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Prenkë Cali, kreshniku i Malësisë, i mençur dhe gojartë, i urtë e besnik, trim e atdhetar, prej të cilit Shqipnia ka edhe sot Vermoshin

Nga Caf Jonuzi

Memorie.al/Në një nga veprat e veta, filozofi i lashtësisë greke, Sokrati, shkruan: “Falsifikatorët e historisë janë të dëmshëm, sa edhe tradhtarët e atdheut, në mos më tepër”. Dhe ma poshtë nënvizon: “Mjerë ai popull që nuk i njeh e nuk i respekton heronjtë e vet”.

Për dyzet e shtatë vite të regjimit komunist, me qëllime të caktueme realiteti shqiptar u shtrembnue, historia e ngjarjeve dhe e shumë personaliteteve u falsifikua. Kriminelë e tradhtarë që e shitën atdheun e nderin e tyre duke u vue në shërbim të të huajve, u quajtën heronj, u veshën me tituj nderi e dekorata, ose i’u ngritën simbole përkujtimore, kurse patriot të vërtetë, që sakrifikuan gjithçka për popull e atdhe, deri edhe jetën, u shanë e u përçmuan për së gjalli, u burgosën ose u pushkatuan, disave nuk u dihet as varri.

Kështu ngjau edhe me Prek Calin, kreshnikun e Malësisë. Cili ishte Prenkë Cali?

Gjithashtu mund të lexoni

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

U lind në Vermosh të Kelmendit më 1882, në një familje me tradita trimnie e burnie. U rrit dhe u edukue në “Odat malësore” që i dhanë “shkollën” e tyre. Aty që i vogël mori mësimet e para të atdhetarisë. Pleqtë tregonin për zakonet e mira të fisit, për luftërat e paraardhësve në mbrojtje të vendit. Njohu dragonjtë e kuçedrat (ku dragonjtë ishin heronjtë popullor, kurse kuçedrat ishin anmiqtë).

Natyra i dha shumë cilësi të mira. Në planin fizik ai qe trupmadh, qe div e për rrjedhojë edhe trim si pak kush, i mençur dhe gojartë, i urtë e besnik. Prenka nuk ishte bajraktar, nuk kishte asnjë funksion zyrtar. Merrte pjesë në kuvende burrash – fjala i dëgjohej, merrte pjesë në komisione pleqnie, në pajtim gjaqesh e shuarje ngatërresash, në konfliktet ndërkrahinore. Atij I dëgjohej fjala se ishte një burrë i urtë dhe i ndershëm.

E njohën figura të shqueme malësore si Dedë Gjo Luli, Mul Delia etj. Por u njoh dhe u vlerësua edhe nga atdhetarë të tjerë si: Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Xhemal Bushati, Islam Zeneli e shumë të tjerë. Së bashku me shumë kelmendas, mori pjesë në kryengritjen anti osmane të vitit 1911. Më 1912 përshëndeti ngritjen e flamurit kombëtar në Vlonë. Pas njohjes së Shqipnisë si shtet i pavarur e pas vendosjes së kufijve, ai asht në ballë të demonstrative popullore, për mbrojtjen e të drejtave shqiptare jashtë truallit amë. Ai dhe 130 të tjerë, bajraktarë e udhëheqës popullor, do të deklaronte se po të mos respektohej vullneti i popullit, gjaku do të vazhdonte me u derdhë në malësi.

Lufta e I-rë Botërore mbaroi më 1918-ën, por prapë kufijtë e shënuar nëpër harta më 1913-ën, nga kancelaritë evropiane, nuk ngopnin fqinjët. Ata kërkonin ma shumë, donin t’i shtynin kufijtë poshtë Shkodrës. Sulmojnë me armë e gjejnë qëndresë mbarë popullore. Ishte vera e vitit 1920, e kishte nisë Lufta e Koplikut. Prenkë Cali lufton me shokët e vet, si trimat e motit. Jugosllavët detyrohen të tërhiqen, por gjithsesi kërkuan t’a ç’vendosinin në interes të tyne kufinin në zonën e Vermoshit.

Në gushtin e vitit 1924 arriti në Shkodër Komisioni i Kufinjëve i cili do ta përcaktonte në vend atë. Pala shqiptarëve e ajo e jugosllavëve, kishin vetëm votë të këshillimeve. Gazeta “Ora e Maleve”, në atë kohë do të shkruante se qeveria jugosllave, nuk do të lente gur pa lëvizë për të marrë Vermoshin, me pretekstin se ishte pronë e fisit të Kuçit, që përfshihej në territorin jugosllav, në një kohë që dihej prej të gjithëve, se ai ishte në pronësi të fisit të Kelmendit, brez pas brezi. Në aktin final, Prenkë Cali, duke mbrojtë me argumente pronën e popullit të vet, i’u kundërvu me forcë delegacionit jugosllav dhe duke i’u imponue të gjithë të pranishmëve, vendosi me duart e tij piramidën në vendin e përcaktuem. Mjaft ma kishte marrë Jugosllavia nga tokat shqiptare, e ndihmueme nga fuqitë e mëdha.

Në fillim të vitit 1925, Konferenca e Ambasadorëve, që ishte organi kompetent për vendosjen e kufijve, vendosi që Vermoshi t’i mbetej Shqipnisë.

Shpëtimi i Vermoshit që vepër e trimnisë dhe e patriotizmit malësor. Në krye të tyne qe Prenkë Cali.

Më 1925, kur Ahmet Zogu ishte President i Republikës, i’u bë thirrja për bashkëpunim. I’u afruen grada e pare, por nuk pranoi. Dënohet e burgoset për disa vite në kalanë e Gjirokastrës. Me pamjen madhështore, me mjekrën e lëshueme tërhoqi vëmendjen e të gjithëve (një piktor francez i bani edhe një pikturë). Vetë Enver Hoxha, asokohe i ri, do të mahnitej nga ajo figurë pothuajse legjendare, e ma vonë do t’i hante kokën.

Më 1944 në Shqipëni do të instalohej komunizmi, e për popullin shqiptar do të vinin ditë të vështira. Edhe për Prenkë Calin. Si antikomunist i vendosur, gjë që e kishte tregue me vepra gjatë Luftës së II-të Botërore, u rreshtue me forcat kryengritëse antikomuniste. Brigadat partizane, pasi shtypën kryengritjen e drejtueme nga Llesh Marashi (Koplik, janar i vitit 1945) e Vermosh, (shkurt të vitit 1945), e rrethojnë Prenkë Calin me 14 vetë, ndër ta një grue, në një shpellë të fshatit Vukël.

Shkurt 1945. Një dimën i fortë, 8 ditë pothuaj pa ushqime. Prenkës i vinte keq për të ngujuemit, shokët e tij. Ata ishin të rinj, duhej të gëzonin jetën që u kishte fal i madhi Zot, e jo të vriteshin. Vendos të dorëzohet, me kusht që shokëve të tij t’u falej jeta. Nuk ndodhi ashtu. Të gjithë u dënuan.

25 mars 1945. Ditë pazari për shkodranët dhe festa e Larit për katolikët. Për Prenkë Calin jepet dënimi me vdekje. Gjyqi qe formal e i shpejtë. 8 burgjet që kishte Shkodra e që ishin të mbushun plot e përplot, duhej të boshatiseshin sa ma parë, për t’u lanë vend fatkeqëve të tjerë. Me të u dënuan edhe 13 të tjerë: Dom Ndre Zadeja, Luigj Gjeto Kastrati, Ndokë Nikë Bardhoku, Arif Selim, Dedë Lulash Smajli, Gjekë Nikë Luli, Dul Bajrami, Maliq Bajrami, Ndrekë Loka, Mark Lucë Gjoni, Tomë Lekë Daka, Gjokë Nikollë Voci e Pjetër Dedë Gjindashi.

Ekzekutimi i tyre u bë të nesërmen tek Zalli i Kirit, pas varrezave katolike. Dëshmitarët dëftojnë se si të afërmit e tyre, pasi kishin ndigjue krismat e mitralozave në të zbardhmen të dritës, vraponin për të pa në pellgjet e gjakut, se mos ishte në mes të viktimave njeriu i tyre. Mandej fillonte vaji në kupë të qiellit, që do të trondiste edhe ma kriminelin. Kështu ndodhte në vendet e Lindjes ku kishin ardhë në pushtet komunistët, por në Shqipni ma shumë se kurrkund.

Vepra e Prenkë Calit dhe e nacionalistëve të tjerë kujtohet me respekt, nga të gjithë ata që e njihnin në të gjithë Shqipninë do të deklaronte: “Çfarëdo që të kishte bë Prenkë Cali, Enver Hoxha nuk duhej ta pushkatonte, por ta ruante divin 2.07 m. se shenjë e racës së fortë shqiptare”. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 12 Maj

Next Post

Dritëro Agolli: “Veprat më të mira të Kadaresë, përveç ‘Gjeneralit…’, janë trajtuar keq nga kinematografia…”/ Debatet në mbledhjen me Ramiz Alinë në Komitetin Qendror në ’90-ën

Artikuj të ngjashëm

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

September 13, 2025
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
Personazh

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

September 12, 2025
“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

September 5, 2025
“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Personazh

“’Lary Post-in’ e torturonte vetë Koci Xoxe, e pyeste se çfarë i kishte dhënë ai Enverit…”! / Historia e panjohur e Llazar Papapostolit, majorit nga SHBA-ja, që u akuzua si “ndërlidhës” i Mehmet Shehut

September 5, 2025
“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
Personazh

“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm

September 2, 2025
Next Post
Ramiz Alia: “Përse ju vazhdoni të prodhoni ende filma bardh e zi, tani as në televizor nuk i shoh dot…”?!/ Debati në Komitetin Qendror me drejtuesit e Kinostudios në ‘90-ën

Dritëro Agolli: “Veprat më të mira të Kadaresë, përveç ‘Gjeneralit…’, janë trajtuar keq nga kinematografia…”/ Debatet në mbledhjen me Ramiz Alinë në Komitetin Qendror në ’90-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme