• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Prenjon e kthyen nga Gjermania Lindore, ku studionte për Mjekësi, se babanë ballist e kishin vrarë në Grehot, vëllai i arratisur në SHBA-ës dhe vëllai tjetër, oficer…”/ Historia e panjohur e familjes ‘partizano-balliste’!

“Në Burgun e Ri të Tiranës, Beso Gega i tha Xhevat Korçës: ti, mirë e ke që je në burg, sepse jo vetëm tradhtove detyrën tënde, kur ma lirove vajzën nga burgu, por…”/ Ndjesa e babait të Liri Gegës në ’45-ën
“Klithmat kundër regjimit në poezitë e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, duket sikur i ndeshim te ‘Tabir Saraji’ i Kadaresë…”/ Refleksione mbi jetën e veprën e dy poetëve të pushkatuar
“Prenjon e kthyen nga Gjermania Lindore, ku studionte për Mjekësi, se babanë ballist e kishin vrarë në Grehot, vëllai i arratisur në SHBA-ës dhe vëllai tjetër, oficer…”/ Historia e panjohur e familjes ‘partizano-balliste’!
“Si e vranë pas shpine në Drashovicë komunistin e njohur vlonjat, Fejzo Gjomema, pas urdhërit të Enverit se ai s’pranoi…”/ Dëshmia e të afërmit të tij
“Si e eliminoi Sigurimi xhaxhanë tim, Shefin e Kundërzbulimit të Kufirit Verior dhe alibia që përdori Kadri Hazbiu…”/Dëshmia e kolonelit, me vëllanë “agjent të CIA-s”

Nga Shpendi TOPOLLAJ

Memorie.al / Pashmangësish, në jetën e njeriut vjen një kohë që kujtimet marrin përmasa akoma më të mëdha. Ato i shfaqen atij përherë e më të qarta. I bëhen edhe më të dashura dhe nga largësia e kohës, jo vetëm i shndërrohen në nostalgji, por dhe i shërbejnë për të gjykuar veprimet e kaluara të tij dhe të të tjerëve apo ngjarjet e shkuara, me gjakftohtësi e pa pasione. Zakonisht, lind dëshira për t`i evokuar ato gjithnjë e më shpesh, ndër biseda miqsh, nëpër tavolina kafenesh, aq sa ndofta pa e kuptuar i mërzisim bashkëbiseduesit. Kurse ai që ka durim dhe një fare prirjeje, preferon t`i sistemojë ato dhe t`i hedhë në letër. Pra, duke i botuar në ndonjë libër, mund edhe të presë romuze e ta qesëndisin, duke i thënë shokët e miqtë që e rrethojnë se; “na u bëre shkrimtar tani në pleqëri”?!

Atij s`i mbetet tjetër, veç të qeshë hidhur dhe me vete të thotë se; “mirë keq, unë e bëra punën time. Fundja, llafet i përplas era në skutat e harresës, kurse e shkruara këtu mbetet”! Por ja që ka edhe nga ata, të cilët pasi ua lexon këto kujtime, kupton se falë kulturës dhe talentit të tyre, janë shkrimtarë të mirëfilltë dhe sepse të vjen keq që; pavarësisht rrjedhave të jetës, duhej ta kishin ushtruar shumë kohë më parë këtë talent, me krijime të mirëfillta letrare.

Të tillë e gjeta dhe unë doktor Prenjo Imerin, vëllanë e pedagogut dhe mikut tim të shtrenjtë, autorit të disa librave dinjitozë, kolonelit në rezervë dhe përherë të ri, Xhemalit, pasi lexova librin e tij voluminoz; “Mall dhe brengë”. Me këtë libër, ai përmbush atë betimin e hershëm para varrit të së ëmës se: “Po betohem nëna ima / përmbi varr / Se për jetë, do ju ngre lapidar”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Me një kujtesë fenomenale, libri është një bashkim tregimesh të mrekullueshme që së bashku përbëjnë një roman të vërtetë, sikurse e ka quajtur edhe vetë autori. Këtë bënte dikur edhe James Joyce te “Dublinasit”, për çka i kumtonte botuesit, se; kam si qëllim “…të shkruaj një kapitull të historisë morale të vendit tim…! Jam munduar t`ia paraqes publikut indiferent nën katër aspekte: fëmijëria, adoleshenca, pjekuria dhe jeta publike”!

Por edhe në mos qoftë tamam kështu, më vjen për mbarë të kujtoj atë që dikush ka thënë për “Jetë fshati” (se dhe këtu me të tillë jetë ndeshemi më së shumti), të Amos Oz: “Në këtë libër, ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete, ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qensh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njeri – tjetrit.

I shkruar kësisoj, çdo lexues e ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman. Por “Jetë fshati”, nuk është roman, por copëza të lidhura jete, që japin e marrin mes tyre si arterie të një trupi, të tilla që i japin atij jetën e një qenieje intriguese. Besnik i lojës së tij psikologjike, i vizatimit të karaktereve, i përshkrimit në detaje të jetës dhe natyrës, të veshura të gjitha me sfond historik të kohës në të cilën jeton”!

Përmenda pak më sipër talentin dhe kulturën e autorit, por sa pa vlerë do të ishin ato, sikur në këtë lloj letërsie, pra në të rrëfyerit biografik, të mungonte sinqeriteti. Se koha kur autori jetoi fëmijërinë, u arsimua dhe punoi, ishte e mbushur vetiu edhe me gënjeshtra e hipokrizi, ndaj sot ajo do dhënë ashtu sikurse ishte realisht; pa maska e doreza, pa drojë se mos i mbetet qejfi dikujt e, mos zemërohet ndokush.

Ndofta sinqeriteti, është ndihmësi më i pazëvendësueshëm i artit të të shkruarit. Tragjasi i viteve kur lindi Prenjo Imeri, ishte si gjithë fshatrat e tjera të Shqipërisë, me të mirat e të këqijat e veta. Ama, për atdhedashuri, tragjasiotët ishin të parët. Vetë babai i tij, Seferi, ashtu sikurse donte të thoshte edhe emri i tij nga turqishtja, ishte një luftëtar i orëve të para, njeri i drejtë dhe burrë me karakter të fortë.

Nacionalist, besnik i idealit të tij antikomunist, ai u vra pabesisht, së bashku me trimin Hysni Lepenica, atje në Grehot më 14 shtator 1943. Edhe vëllai i madh, Bilbili, ndahet nga Nacional – Çlirimtarja dhe në fund largohet jashtë vendit dhe përfundon në Amerikë. Kurse vëllai tjetër, Xhemali, bashkohet me partizanët. Pas çlirimit, pjesëtarët e kësaj familjeje, që edhe far e fisi kishte dhënë kontribute të mëdha në luftën për çlirim, nuk dinte njeriu i gjorë, ku t`i rreshtonte…?!

Në fakt, ata ishin si shumica e familjeve shqiptare, ku komunizmi me rregullat e tij të rrepta e djallëzore, i përçau keq dhe sipas rastit, mundohej t`i mbante të nënshtruar sipas parimit; liro dhe shtrëngo. Me vullnet e këmbëngulje, ata u shkolluan brenda dhe jashtë vendit. Por letrat e kallëzimet e fshehta, survejimet e njerëzve të Sigurimit, nuk ju ndanë asnjëherë, gjersa Prenjon e kthejnë nga Republika Demokratike Gjermanisë, kurse të vëllanë, Xhemalin, pas përçartjeve të Enver Hoxhës, për “grupet armiqësore” në Ushtri, e përjashtojnë nga Partia dhe Ushtria.

Edhe pse ndonjë i shihte me përbuzje, ata të bindur në ndershmërinë e tyre, sido që u vajti filli, asnjëherë nuk u ndanë nga fshati. Me çfarë dashurie e malli i përshkruan Prenjua Tragjasin e vjetër, që piktorit anglez Edwart Lear, i kishte bërë aq përshtypje, sa gati kishe thirrur;

“Shkoni o piktorë të vizitoni malet e Vetëtimës”, ata njerëzit e mirë e bujarë, zakonet e tyre të trashëguara nga brezi në brez, vendet ku bridhte kur ishte i vogël e hipte pemë më pemë, stanet ku ruante bagëtitë, shkollën ku mësoi shkrim e këndim, burimet e Izvorit në krye të fshatit, ku shuante etjen gjatë verës, lëndinat ku u merrte erë luleve, ata tregtarët ambulantë që u thoshin pramatarë, ajo xhamia minare këputur, fiqtë aq të shijshëm shëngjinës e, deri manin legjendar të nënë Sulltanës.

Me mjaft kompetencë, autori sqaron toponimet e pambarimta të asaj treve dhe detajon ngjarjet kryesore historike të fshatit. Dhe pastaj burrat e gratë, pavarësisht nga rëndësia që patën në jetë. Ata, ai i sheh si pjesë e së tërës dhe i jep me vërtetësi dhe imtësitë më të vogla. Ka aty ngjarje herë të gëzueshme dhe herë të hidhura. Por që të mbeten në mëndje. Përpjekjet për t`u regjistruar në shkollë, studimet, shokët, hareja mes tyre, vajtjen në shkollën “Skënderbej”, ai i pikturon me akuarel të ngrohtë, se janë vite të gëzueshme, që mbahen mend tërë jetën.

Dhe pastaj puna në Korpusin e Elbasanit, si stomatolog ushtarak, miqësia me kolonelin e mirë rus, Zarçenko dhe transferimi pas lirimit nga Ushtria. Ai ruan kujtimet më të mira, për drejtuesit dhe punëtorët e minierës së Krrabës, që me dashamirësinë e tyre e vlerësuan ashtu siç ishte.

Po ashtu, jep detaje rreth udhëtimit për jashtë shtetit, luftës për rezultate sa më të mira, domosdoshmërisë për të ruajtur dinjitetin si shqiptar, veprimtaritë kulturore, leksionet e albanologut Maximilian Lambertz, shoqërinë me vajzat, si pjesë e pandashme e moshës, e pastaj kthimi i papritur në atdhe, ku nuk kishin harruar “vetëvrasjen” e dajos së tij, (2 mars 1951, për incidentin e bombës në ambasadën sovjetike), guximtarit të çartur të luftës, kuadrit të lartë dhe deputetit Sali Ormëni, (zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së shtetit), dhe vazhdimi i shkollës këtu.

Sa mirënjohje ka ky njeri, për këdo që ju gjend, kur kishte më shumë nevojë për përkrahje dhe mbështetje. Sa i dhimbsen ata që nuk jetojnë më. Janë me dhjetëra e dhjetëra personazhet e këtij libri. Duke evokuar jetën e tyre, Prenjua shpesh përdor dhe një humor të hollë e të zgjuar. Në krye të ç`do kapitulli, ai ka zgjedhur e vendosur nga një citat të goditur, pjesë e erudicionit të tij.

Në gjuhën që përdor, takon shpesh dialektizmat dhe fjalë zyrtarisht gati të harruara, por që janë pjesë e pasurisë sintaksore dhe që e bëjnë akoma më të besueshëm përshkrimin. Dhe ka një zgjidhje mjaft interesante, kur jetën e Sefer Ismail Imerajt, babait të tij, shpallur “Martir i Demokracisë”, nga Presidenti i Republikës, ja lë shënimeve mjaft interesante dhe të goditura të vëllait të tij, Bilbilit, me të cilin u takua në SHBA-ve, pas plot 53 vjetësh.

Dhe me qenë se jemi në këtë vend të madh, kampion të demokracisë, po i mbyll këto shënime me fjalët e Ëilliams S. Faulkner nga Nju–Albani, Misisipi, i cili në përshëndetjen e tij gjatë marrjes së çmimit ‘Nobel’, tha shprehjen e vlefshme për cilindo shkrimtar serioz: “Jam i sigurt, se njeriu nuk do të mbijetojë, ai do të ngadhënjejë.

Ai është i pavdekshëm, jo sepse vetëm ai, midis krijesave, ka një zë të pashtershëm, po sepse ai ka një shpirt, një frymë, që janë të afta të dhembin, të flijohen, të mbijetojnë, shkrimtarit, s`i mbetet asgjë tjetër, por se të shkruaj për këto. Është privilegj ndihma që i jep njeriut që të mbijetojë duke i dhënë zemër, duke i ndërmendur guximin, nderin, shpresën, dhembshurinë, mëshirën, flijimin – lavdinë e së shkuarës së tij”!

Ja, këtë detyrë e ka kryer më së miri Prenjo Imeri, me librin e tij lapidar “Mall dhe brengë”./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Abdyl Këllezi bashkë me Koço Theodhosnin, pranuan që s’kanë qenë asnjë herë për komunizmin, ai ka biseduar me djalin e një revizionisti shqiptar në Jugosllavi...”/ Biseda e Enverit në Vlorë, më 2 prill 1976

Next Post

Kalendari Historik 11 Shkurt 2024

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Shkurt 2024

Kalendari Historik 11 Shkurt 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!