• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Prendush Gjon Gega i Pukës, apo siç njihej ndryshe nga emigracioni shqiptar, ‘Baci”, kur u arratis familjarisht në Jugosllavi, i tha UDB-së…”/ Historia e panjohur e antikomunistit që jetoi 100 vjet

“Prendush Gjon Gega i Pukës, apo siç njihej ndryshe nga emigracioni shqiptar, ‘Baci”, kur u arratis familjarisht në Jugosllavi, i tha UDB-së…”/ Historia e panjohur e antikomunistit që jetoi 100 vjet
“Në katundin Theth të Shalës, delegacioni i Lugut të Drinit, bujti në kullën e madhe të Sadri Lukës, ku ju bë një pritje tipike shqiptare, por i zoti i shtëpisë…”/ Historia e panjohur e Pren Nikoll Mrijajt
“Prendush Gjon Gega i Pukës, apo siç njihej ndryshe nga emigracioni shqiptar, ‘Baci”, kur u arratis familjarisht në Jugosllavi, i tha UDB-së…”/ Historia e panjohur e antikomunistit që jetoi 100 vjet
“Kur po jepte meshë në Kishën e Ungrejt, Sigurimi shkoi për ta arrestuar, por nga një dalje e fshehtë…”/ Historia e panjohur e meshtarit katolik, që luftoi me armë në dorë, deri sa u arratis nga Shqipëria
“Koçi Topçe dhe Koçi Kolloquku, partizan të Brigadës së IV-të prej Korçe, n’oborr të shtëpisë, i kanë ra babës pesë herë pistoletë kresë…”/ Historia e dhimbshme e shërbyesit të Kol Bib Mirakajt
“Kur Martin Camaj u nda nga jeta në mars të 1992 në Mynih, në vendlindjen e tij, në Temal, sipas riteve parake, nisi ‘gjama e burrave’, për birin që…”/ Refleksione të shkrimtarit të njohur

Nga Tomë Mrijaj 

Memorie.al / Me datën 24 tetor të vitit 2014, pushoj së rrahuri në vendlindje, zemra e njeriut shumë të dashur të komunitetit shqiptaro-amerikanë, Prendush Gjon Gega, në moshën 98-vjeçare. Lajmi i vdekjes së tij në atë kohë, lëndoj shumë zemrat e bashkatdhetarëve të vet, që i deshti dhe e deshën shumë njeriun e mirë për të gjithë. Ai mbylli sytë i rrethuar nga familja dhe farefisi i tij, me shumë nipa e mbesa, në krahët e djalit të tij Nikës, në fshatin Dajç të Lezhës…! Kujtojmë me nostalgji, se ai u rikthye në atdheun e tij të dashur, (i shoqëruar nga autori i këtij shkrimi), mbas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, pas 50 vjetëve në emigracion: si në Kosovë, Belgjikë, Itali dhe SHBA-ës.

Miqësia e hershme dhe e ngushtë, midis pukjanit të mirënjohur Prendush Gjon Gegës dhe shkodranit të famshëm, shkrimtarit Ernest Koliqi, zë fill qysh në Itali. Ish-Ministri i Arsimit të Shqipërisë, profesori i shquar dhe prozatori brilant, Ernest Koliqi (1903-1975), në revistën “Shejzat”, tribunë e mendimit pluralist të intelektualëve shqiptarë në emigracion, përmend si shembull model, në një artikull vlerësues, Prendush Gjon Gegën, këtë burrë fisnik, me zemër të bardhë dhe shumë humanist, me të gjithë emigrantët politikë shqiptarë, pa dallim feje dhe krahine, të cilët, ishin vendosur në Itali, nën përkujdesin e Qeverisë italiane dhe organizatave bamirëse ndërkombëtare, në mbrojtje të popujve të robëruar nga regjimet diktatoriale komuniste…!

Kushdo, që e ka njohur nga afër dhe i ka kërkuar ndihmë, gjatë periudhës së vështirë të arratisjes dhe vendosjes së emigracionit politik shqiptarë në ish-Jugosllavi dhe më pas në Belgjikë, Itali, etj., dhe deri në SHBA-ës, ka ndjerë bujarinë dhe kontributin e madh të njeriut të palodhur e shpirtmirë, Prendush Gjon Gegës. Plot një shekull jetë dhe nga këto 50 vjet, Prendushi do t’i kalonte në emigracion dhe pjesën më të madhe në SHBA-ës. Të gjithë e thërrisnin në shenjë respekti, si; “Baci” ose “Prendush Gjon Gega i Pukës”, në Kosovë, Itali dhe New York.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Ai gjithnjë kishte mall për vendlindjen dhe familjen e tij, që e la në Shqipëri. Pukjani Gega, ishte i ri në moshë, kur u arratis nga Shqipëria, bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes dhe katundit të tij, si pasojë e përndjekjeve e reperkursionit të egër të regjimit antishqiptar komunist, që po instalohej dhunshëm në vendin e shqiponjave. Ai la emër të mirë kudo që shkoj, takoj njerëz në nevojë, duke mos kërkuar asnjëherë shpërblim nga askush, por Zoti, të cilin e besonte me shpirt, ia shpërbleu njeriut të mirë, duke i falë atij jetëgjatësi, deri në 100 vjeç… dhe sot e ka në krahët e Tij, në jetën e amshuar…!

Kalvari i arratisjes nga regjimi i hienave komuniste

Plot 98 vite më parë, në Bugjon të Pukës, çiftin e ri Gjonin dhe Dilen, i gëzoj Zoti me një djalë të bukur, të cilin e pagëzuan me emrin Prendush. Ai u rrit i lumtur, me një dashuri të madhe dhe përkujdesje të veçantë nga prindërit. Kjo familje do të zgjerohet më vonë, edhe me katër djem të tjetër, njeri mbas tjetrit: Gjinin, Smajlin, Nduen dhe Pjetrin.

Sikurse shumë miq, bashkë vendas dhe antikomunistë të tjerë asokohe, që luftonin dhe kundërshtonin hapur regjimin barbar komunist, Prendush Gjon Gega, me dy vëllezërit e tij, Gjinin dhe Nduen, lanë me lot dhe dhimbje në shpirt, vend-lindjen e të parëve të tyre, familjen, fëmijët e vegjël, drejt një rruge të panjohur por plot shpresë, në drejtim të botës Perëndimore. Por jo gjithçka do të shkonte, sipas mendimit dhe ëndrrave të tyre.

Ata për shumë muaj, u enden nëpër malet e thepisura të malësive të Veriut të Shqipërisë, në ditët me borë dhe ngrica, duke mos pasur me vete, as ushqime dhe veshmbathje të mjaftueshme.
Nga ana e tjetër, komunistët (Forcat Speciale të Ndjekjes së Sigurimit, shënimi im T.M.), mendonin se ata kishin kaluar kufirin, por në fakt, sikurse më ka treguar shumë herë Prendushi dhe miqtë e tij, ata gjendeshin në malet e Shqipërisë…!

Forcat e Ndjekjes të Tiranës së kuqe zyrtare, asokohe kishin lëshuar urdhër arrestimi dhe ofruar shpërblime me të holla, për çdo person që jepte informacione, se ku ndodheshin njerëzit e arratisur nga Puka. Menjëherë punonjësit e Sigurimit, sapo ishin njoftuar nga spiunët e tyre, se vëllezërit Gega kishin dalë në male, për të luftuar komunizmin, në shenjë hakmarrje, regjimi komunist kishte arrestuar familjet e tyre, të cilët, i dërgojnë me makinë pa rroba dhe mjete të tjera të nevojshme për jetesë, në burgjet dhe kampet e përqendrimit, ku, kaluan vuajtje plot kalvare të mundimshme, që zgjatën deri me rrëzimin e komunizmit, në vitin 1990…!

Kështu, sapo Prendushi me vëllezër dhe të afërm të tjerë nga Bugjoni i Pukës, mbërrijnë në ish-Jugosllavi, UDB-ja jugosllave, për një kohë të gjatë, i marrin në pyetje, nga frika se ata mund të sjellin trazira nacionaliste në Kosovë e gjetkë. Prendushi, një ditë largohet nga Kosova dhe me familjen e të vëllait, vendoset në Belgjikë dhe mbas disa viteve, kalon në kampet e refugjatëve ndërkombëtare, në Itali.

Këtu, ai falë ndershmërisë dhe sinqeritetit, vlerësohet shumë nga eprorët, që merreshin me çështje të emigracionit, të cilët, i besojnë detyrën e ndihmësit, për ndihmën e parë, që ai duhet t’u jepte emigrantëve shqiptarë, që vinin çdo ditë në këto kampe. Ai, pa asnjë interes dhe me ndershmëri të lartë, kryente detyrën e besuar, duke ndihmuar me mijëra emigrantë bashkë-vendas, pa dallim feje dhe krahine.

Në disa kampe të refugjatëve politikë në Itali, ku, bënin pjesë edhe shqiptarë, Prendushi iu gjend pranë njerëzve në nevojë, familjeve dhe individëve, që kishin marrë udhën e vështirë të emigracionit, për një jetë më të mirë dhe larg dhunës dhe shfarosjeve politike komunisto-ateiste në Shqipëri dhe Kosovë.

Së bashku me klerikun e nderuar, Dom Prek Ndrevashaj, famullitar, i komunitetit shqiptar në Itali (dhe së fundi deri sa kaloi në jetën e amshuar, ishte si famullitar i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja Pajtore” në Detroit, Michigan), Prendushi ndihmoj me dhjetëra emigrantë bashkatdhetarë, për të plotësuar dokumentet, për të ardhur në Tokën e Bekuar, të SHBA-së.

Njohja me njeriun e mirë, Prendush Gjon Gega

“Burra të ndershëm si Prendush Gjon Gega i Pukës, janë krenari për ne. Ai nuk mungon asnjë të diele të vij në Kishë, që të marrë pjesë me plot zemër, në meshën e shenjt dhe ndihmon me shumë bujari nga zemra të gjithë, pa dallim feje e krahine. Prendushi, respekton shumë traditën e familjes dhe zonës nga ka ardh në New York, së bashku me të afërmit e tij…! Me bujari, ka ndihmue financiarisht edhe revistat kulturore fetare e sidomos, revistën “Drita”, në Ferizaj të Kosovës…”! do të shkruante Dr. Mons Zef Oroshi (1912-1989), në revistën “Jeta Katholike Shqiptare”, në New York, në vitin 1966.

“Aktivistin e palodhur të komunitetit tonë këtu në New York Prendush Gjon Gegën, e njoha 30 vjet më parë, ku, nga ajo ditë mbetëm miq të pandarë…! Për mua, ka qenë i paharruar takimi i parë, ku, zhvilluam një bisedë tepër të ngrohtë dhe shumë miqësore, me këtë njeri të ndershëm dhe shumë të veçantë, me një botë shpirtërore të madhe, atdhedashurie dhe përkushtim fetar, si model dhe shembull, për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikanë.

Mbaj mend, nga kujtimet e kumbarës së fëmijëve, të mi Monsinjor Zef Oroshit, se Prendushi, ishte i pari që në fillim të çdo viti (më 1 janar), paguante hakun në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” e, i kushtonte së pakut një ditë punë falas, për kujdesin e kopshtit të luleve, në oborrin e Kishës sonë.

Gjatë netëve të gjatë të dimrit, në shtëpinë e tij, qëndronte me orë të tëra, duke bashkëbiseduar me miqtë e shumtë, midis të cilëve, ishin: juristi Kapidani i Mirditës Ndue Gjomarku, të cilin e kishte njohur qysh në Itali, kur ishte emigrant; mikun e tij të dashur Dr. Mons Zef Oroshi (1912-1989), aktivistin e shquar dhe personalitetin e madh të çështjes shqiptare, Dom Anton Kçirën, dhe shumë miq të tjerë nga Mirdita, Puka, Shkodra dhe trojet etnike shqiptare, sidomos gjatë përkujtimit të festës fetare të Shën Sebastjanit (Sh’Masjanit), të cilin e luste sipas traditës në vendlindje, çdo vit më datën 19 janar…!

Ai ishte shumë i gëzuar, që shtëpia e tij ishte e mbushur plot me miq, njësoj sikur të ishte në Bugjon të Pukës. Atë natë të madhe dhe shenjte, Prendushi, qëndronte deri në orët e vona të natës, duke u shërbyer dhe biseduar ngrohtësisht me miqtë e tij. Aty trajtoheshin tema të ndryshme të së kaluarës në vendlindje dhe familjet e tyre, në burgjet e tmerrshme të vdekjes dhe kujtimet në kampet e përqendrimit, ku, endeshin pjesëtarët e shumtë të familjeve të tyre, një plagë e hapur, që rridhte gjak e dhimbje, për çdo emigrant shqiptarë…!

Shumë herë, kur meshtarët e huaj dhe shqiptarë, që gjendeshin në emigracion, vizitonin Kishën Shqiptare në New York dhe meshtarin e përkushtuar, shkrimtarin dhe përkthyesin Dr. Monsinjor Zef Oroshin, pukjani Gega, gjithashtu bisedonte me orë të tëra me italianin e shqiptarizuar tërësisht, meshtarin enciklopedist, At Giacomo Gardini S.J., (që në Shkodër njihej me emrin Jak, të cilin regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, e futi në burg për dhjetë vjet, 1945-1955, shënimi im T.M.). Ai e kishte njohur At Jakun, qysh në kampet e refugjatëve në Itali, kur meshtarët italianë dhe shqiptarë, përkujtonin persekutimin komunist të Klerit Katolik në Shqipëri…!

Gjithashtu Prendushi, ishte mik me studiuesin e shquar të figurës poliedrike të At Gjergj Fishtës O.F.M., kapelanin apo klerikun e komunitetit shqiptar në Itali, At Danjel Gjeçaj O.F.M., Dom Prek Ndrevashaj, dhe miqtë e tjerë të tij, si: Kapidanin e Mirditës, Gjonin e Markagjonit, ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Kolë Bibë Mirakajn, Prof. Karl Gurakuqin, Prof. Martin Camaj, Prof. Rexhep Krasniqin, Prof. Zef Nekën, kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ing. Xhafer Devën.

Po kështu ai kishte njihje dhe miqësi të madhe edhe me; Abaz Kupin, Kolë Bajraktarin, Gjelosh Balajn me vëllezër, Fran Sokolin, vëllezërit Gjon dhe Zef Çupin, Llesh Markadodën, Dodë Gegën, Mark Zogun, parashutistin antikomunist Kolë Çunin, Kolonel Xhemal Laçin, Met Bajraktarin, Imam Isa Hoxhën, Musli Mulosmanin, Fran Kolën, Ndue Ademin me vëllezër, Dedë Ndrecën, Pjetër Tushën, vëllezërit Lazër e Gjokë Berishën, Engjell Zagredën, Ndoc Popajn (babain e meshtarit të nderuar Dom Pjetër Popaj), Shtjefen Gazivodën, Gjeto Curanajn e, shumë e shumë të tjerë.

Prendushi, ishte vetë historia e krahinës nga ai vinte. Fliste me shumë respekt, për histori të mbushur me ngjarje, personazhe të moçme, të cilët, i kishte dëgjuar dhe mësuar nga gjyshi dhe babai i tij, Gjoni. Ishte fëmija i parë dhe babai Gjon, e mbante afër dhe e trajtonte si shok dhe vëlla, mbasi kishte parë tek ai, njeriun e zgjuar, gjakftohtë, fjalëmbël, bujar dhe fisnik në shpirt, etj. Këto cilësi pozitive, ai i trashëgoi nga prindërit e tij, që ishin të nderuar dhe respektuar në të gjithë krahinën e Pukës.

Portreti i tij fizik dhe shpirtëror, ishte i veçantë, në të gjithë shqiptarët e emigracionit në New York asokohe. Ai ishte i pashëm, me një shikim të butë, ku, në sytë e tij lexohej butësia dhe vuajtjet e popullit të tij. Ishte i gjatë si lisat e bjeshkëve të Pukës, nga ku ai lindi e u rrit, krenar për historinë e familjes së tij. Kurdo, që njerëzit shkonin për të biseduar me te, ai kishte një mirësjellje të veçantë, i qetë për nga natyra, shumë i matur për nga dituria, i sprovuar burrërisht nga dallgët e jetës plot halle dhe mbijetesë, në oqeanin e pafund të emigracionit, i vendosur në karakterin e fortë të tij, zemërgjerë për nga shpirti, fisnik dhe bujar me të gjithë, në çdo kohë dhe rrethanë. Prendushi, ishte një atdhetar dhe fetar i përkushtuar.

Kosova, vendlindja e dytë e tij

Kosova, ishte bërë vendlindja e dytë e tij. Aty kaloi një pjesë të mirë të kohës, i rrethuar me dashuri dhe respekt nga të gjithë vendasit në Dumnicë të Llapit (Komuna e Podujevës). Gjithnjë sillte kujtime dhe mbresa nga ato treva, që ende jetonin nën shtypjen dhe shfrytëzimin e kolonizatorëve shumë shekullorë, serb-sllavë.

Një natë dimri, gjatë përkujtimit të përvitshëm të festës së Sh’Masjanit, këtu në New York, Prendushit, i drejtoheshin pyetje nga miqtë e shumtë, në sofrën e madhe në shtëpinë e tij.
Një nga miqtë, i bëri një pyetje interesante, duke e ditur se Prendushi, do të përshkruante ngjarjen me një humor të hollë, karakteristikë e stilit të tij, gjatë rrëfimeve reale historike.

“I dashtun Prendush, na trego të lutem, çfarë të ndodhi kur kalove nëpër arën e serbit, në stinën e dimrit me dëborë”!?

Ai, me një humor të spikatur, nisi të tregoj ngjarjen, që i kishte ndodhur asokohe: “Ishte një dimër i ashpër me dëborë e ngrica dhe bënte shumë ftohtë. Unë, mendova të gjej një rrugë më të shkurtër, për të dalë në rrugën kryesore, që të çonte drejt qytetit. Një kojshi, duke qeshur më tha: O lum miku, mos kalo në atë anë, se asht ara e shkaut…”! Prendushi, sërish duke buzëqeshur i përgjigjet menjëherë: “Jo! Kjo asht toka e jonë”!

Shkau, duke e ditur shumë mirë gjuhën shqipe, ka shkuar menjëherë të raportojë në Policinë e vendit. Mbas disa ditëve, në shtëpi të Prendushit, vjen një letër, ku, thuhej se, ai duhej të paraqitej urgjentisht në Gjykatën e Qarkut. Ai, në ditën e caktuar, paraqitet në gjykatë, në orën 9:00 të mëngjesit. Tërë ditën kishte pritur në korridor dhe nga ora 3:00 pasdite, Shefi i UDB-së, Nazmi Kursani, e kishte marrë në pyetje. Ai me nervozizëm i është drejtuar Prendushit, duke i thënë: “A ke ardh këtu për ta shpëtue kokën, a për të nda kufijtë!? Kësaj radhe po të lë të lirë të shkosh në shtëpi. Nëse ban nji gabim edhe ma të vogël, do të kthejmë tek ai xhelati i juaj (është fjala për diktatorin Enver Hoxha, shënimi T.M.) ose, do të lësh kockat në burgjet tona…”!

Të tillë episode historike, ka pasur shumë gjatë jetës së tij Prendush Gjon Gega, ku, mund të shkruhen libra të tërë me kujtime…! Shumë miq të tij, këto ngjarje reale i kanë marrë si humor, në netët e gjatë të dimrit…! I paharruari Prendush Gjon Gega, kur u nda nga jeta në 24 tetor të vitit 2014, me nderime dhe respekt të madh, u përcoll me dhimbje për në banesën e fundit, i rrethuar nga qindra miq, shokë dhe dashamirë të shumtë nga vendlindja, Shkodra, Lezha dhe ShBA-ës. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 06 Gusht 2024

Next Post

“Shpatën e Hodo Pashë Sokolit, Enveri, ia dhuroi Stalinit, kurse unazën e tij me gurë të çmuar, që ia sekuestroi Sigurimi...”/ Si e deformoi regjimi komunist, historinë e familjes së famshme shkodrane

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Shpatën e Hodo Pashë Sokolit, Enveri, ia dhuroi Stalinit, kurse unazën e tij me gurë të çmuar, që ia sekuestroi Sigurimi…”/ Si e deformoi regjimi komunist, historinë e familjes së famshme shkodrane

“Shpatën e Hodo Pashë Sokolit, Enveri, ia dhuroi Stalinit, kurse unazën e tij me gurë të çmuar, që ia sekuestroi Sigurimi...”/ Si e deformoi regjimi komunist, historinë e familjes së famshme shkodrane

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!