• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, December 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Përveçse një sportist i njohur i ‘Vllaznisë’ e ‘Partizanit’,  ai ishte edhe një artist në pikturë, skulpturë, gdhendje të drurit, arkitekt, mobilier…”/ Historia e Vehbi Ademit, që e nderonte e gjithë Shkodra

Nga Pertefe LEKA

Memorie.al / Të flasësh për Vehbi Ademin duhet, të lexohen kujtimet e miqve, shokëve, familjarëve, farefisit, të shkruhet një libër i tërë nga jeta e tij, sepse kishte një modesti që kurrë nuk e ekspozonte veten para të tjerëve edhe pse sporti ia kishte shfaqur cilësitë dalluese në publik. Ishte djali i madh i Fasli Ademit, pronarit të fabrikës së cigareve “Taraboshi “ Shkodër. Flitesh shume mirë në Shkodër për “Fasliagen” (kështu e thërrisnin të gjithë) si njeri i ndershëm. E kishte filluar punën më një çark, mjet që grinte duhanin, dhe me punë të vazhdueshme kishte shtuar fitimet. Fama e cigareve “Taraboshi” po rritej dita ditës edhe jashtë Shqipërisë, kështu po rritej edhe numri i punëtorëve.

Përmendej në Shkodër marrëdhënia e mirë që kishte me të punësuarit, sidomos kur rriti numrin e shegertëve. Trajtimi që iu bënte atyre ishte njerëzor, jo siç jemi mësuar ne të themi për shfrytëzimin kapitalist. Kam takuar rastësisht një zotni i cili mori pjesë në përcjelljen e fundit të hallës time, Hatixhes, Zonja e Fasli Ademit.

Ai mezi e përmbante emocionin duke shprehur mirënjohje të thellë, për Znj. Hatixhen e “Fasliagen”. “Ne nuk ishim vetëm shegertët e fabrikës “Taraboshi”, ne trajtoheshim si fëmijët e tyre. Edhe pse paguheshim rregullisht, për çdo Bajram na blinin veshje të reja, që nga kostumi deri të këpucët, për festen e Flamurit na jepnin dhurata”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ai ishte një nga pesë lojtarët më të mirë në Shqipëri, të viteve ’80-të, një nga më të vështirët për t’u markuar,  por edhe njeri model, pasi…”/ Vlersimet e Gaz Çaçit dhe Cukës, për Sokol Kalajn e “Vllaznisë”!

“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

“Fasliaga” ishte i përmendur në bamirësi sidomos në familjet më fëmijë jetim. Ai ishte kontribuues edhe në jetën shoqërore sidomos për sportet. Fasli Ademi bënte pjesë në Këshillin Bashkiak të qytetit në Shkodër. (Në foto mund të shikoni Fasli Ademin në krah të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Zenel Prodani, foto e vitit 1931.) Njihej si intelektual përparimtar, aktivist shoqëror, administrator i zoti, njeriu i punës së ndershme.

Ishte familjarë i përkushtuar edhe pse jetonin bashkë më vëllezër, siç ishte edhe Firma “Taraboshi Fasli Ademi e Vllaz 137n”, kishin harmoni dhe korrektësi në pronën e përbashkët.

Kështu ishte edhe e shoqja, Hatixhja, një grua e rrallë, zemër gjerë, punëtore e duar artë edhe pse jetonte në kushte shumë të mira ekonomike, ishte e thjeshtë dhe në shtëpi punonte njësoj më gratë që i kishin marrë për ndihmë në familje për rritjen e fëmijëve. Në këtë mjedis vëllazërie të mirëkuptuar u rrit Vehbia, më tri motrat Kicin, Zenin, Lilin dhe vëlla Bërhanin.

Vdekja e të atit në vitin 1941, dhe më pas periudha e luftës dhe diktatura komuniste sollën ndryshime të mëdha në familjen e tyre si në çdo familje shkodrane dhe në tërë Shqipërinë. I ati e la 10 vjeç dhe pasuria po menaxhohej nga të rinjtë, nipërit e tij, një pjesë e të cilëve ishin lidhur më Lëvizjen. Pasuria po shkatërrohej deri të sendet e çmuara personale të nanës së Vehbisë, e cila mbeti trokë më pesë jetimët. Mbas luftës kur erdhën komunistët në pushtet, filluan konfiskimet dhe familja mbeti pa të ardhura.

Megjithëse në kushte të vështira Vehbia e vazhdoi shkollimin në Gjimnazin e Shkodrës (bashkë-studenti në periudhën e matures, Luan Leka, tregon për Vehbinë, se kishte prirje në shkencat ekzakte, sidomos në matematikë ishte ndër të parët e klasës). Aftësitë e tij për të bërë çdo punë dhe talenti i tij për sportin e inkuadruan shpejt në skuadra shumë të njohura të vendit, si “Vllaznia”, “Partizani” etj. Kështu u bë një figurë e njohur dhe kryesore e basketbollit shkodranë dhe mbarë atij kombëtar. Një nga emrat më të spikatur të lojërave më dorë, si në volejbolli, basketboll dhe si trajner.

Kur e kërkuan për të kryer shërbimin ushtarak, e mori menjëherë Klubi Sportiv “Partizani”, ku qëndroi atje edhe tre vite pas shërbimit ushtarak. Fanela e “Partizanit”, të cilën e mbajti për pesë vite, ia shfaqi më shumë cilësitë e rralla sportive ku përmendeshin gjuajtjet anësore më precizoni të Ademit. Ndeshja ndërkombëtare jashtë shtetit, në Rumani, e cilësoi si lojtarin më të suksesshëm në fushë. Pas kthimit nga Tirana, vazhdoi më skuadrën “Vllaznia” në Shkodër, deri në mbyllje të karrierës së tij sportive në vitin 1963.

Ai nuk u shkëput nga sporti, vazhdoi të jetë në krye të ekipit të të rinjve “Vllaznia” si tranier, ku dha gjithë eksperiencën e tij më të mirë, duke nxjerrë sportistë cilësorë, si Valter Kalaja, Zyhdi Çoba etj. Si artist është i njohur në pikturë, skulpturë, gdhendje e skalitje të drurit. Ai ishte arkitekt, elektricist, mobilier, etj.

Mbaj mend një bust, skulpturë, që ia dedikoi të vëllait, Bërhanit, një pikturë që bëri në kopshtin tonë, ku kishte shumë lloj pemësh frutore dhe dekorative. Unë e ruaj më shumë kujdes dhuratën e Vehbisë që bëri për martesën time, një elektrik, punim prej druni, në formën e një maçoku, me dy llambushka në sy, ku ndizeshin e fikeshin me një çelës. Gjithë kompozimi, punimi i drurit dhe pajisjet elektrike ishin prej duarve të arta të Vehbisë.

Gjithë qenien e tij e përshkonte një humanizëm që e përcillte më buzëqeshje, me humor, më dashamirësi. Një shokut të tij të ngushtë, Sadi Boriçit pas një sëmundje të gjatë i prenë këmben në pjesën e poshtme, i shqetësuar për shokun e vet, vinte e vizitonte dhe diçka mendonte për të bërë për te. Një ditë erdhi dhe ia tha idenë dajës vet (Jahja Domnori), të cilin e respektonte shumë. Si vizituan bahçen u ndalen te plepi dhe duke diskutuar i tha, se; “kam ndërmend të përdor drurin e plepit, sepse është dru i lehtë për t’i bërë këmben Sadit”.

Im atë e vlerësoi shumë xhestin e tij njerëzor, (sepse edhe Sadin e donte sikur ta kishte nipin e vet), por kur këmba e drurit doli si origjinale deri edhe më qimet e ngjitura, im atë mbeti pa fjalë, duke thënë se Vehbia asht artist i madh…! Në shumë ekspozita të kohës, dërgonte punimet e veta po nuk i dëgjohej emri si artist. Mbaj mend një porosi që i erdhi nga Tirana. Gedhendi një tabaka më gota të vogla prej druri, e kishte holluar aq shumë drurin sa të dukeshin se janë bërë prej qelqi.

Kur i erdhën vlerësimet nga organizatorët, ndër të tjerë ishte edhe nga një specialist kinez, i cili ishte mahnitur nga ai perfeksion në dru, që ata mbahen për punime të holla në miniaturë. Sa të tilla punime janë të shpërndara pa emrin e tij dhe si “shpërblim”, pati prerjen e dy gishtave të parë të dorës. Me gjithë angazhimeve që kishte jashtë shtëpisë, respektin dhe dashurinë që kishte për Nanën Hatixhe, e tregoi edhe më shumë kur ajo u paralizue. Vehbia më të vëllanë Berhanin, beqarë në atë kohë, ia bënin të gjitha shërbimet, deri edhe larjen e rrobave. Me këtë përkushtim ndaj nënës, u bënë të mirënjohur si vëllezërit Ademi.

Martesa me zonjën Kydrete, nga familjet e nderuara e të persekutuara të Shkodrës antikomuniste, i solli dy vajza; Voltana dhe Jetmira, ku e tregoi veten në lartësinë e duhur si bashkëshort e baba, por ama baba artist. Nuk mund ta harroj biçikletën veturë të Vebisë. Koshi përpara me dy vende të mbuluara dhe më dritare për vogëlushet, pjesa mbrapa për zonjën e tij, gjithë familja qarkullonte më një mjet që fantazia e tij e kishte bërë multifunksional.

Kushdo mund të pyesi; ku e gjente kohën për të bërë gjithë këto mrekulli, atij nuk i mjaftonte dita, por punonte deri në orët e vona. Them se shkodranët kanë detyrim të madh ndaj këtij njeriu artist e human, siç e ka cilësuar Prof. Dr. Qemal Shalësi, më shumë dashamirësi.

Për njeriun dhe sportistin e mirë Vehbi Ademi:

“E kam njohur Vehbine si volejbollist e basketbollist në fushat sportive, por më shumë nga Burhani, vëllai i tij i vogël, me të cilin luaja basketboll me ‘Partizanin’. Vehbiu, megjithëse nuk cilësohej si ‘Ylli’ i ‘Vllaznisë’ dhe i ‘Partizanit’, kishte fituar admirimin e bashkëlojtarëve, sportdashësve dhe pse jo, edhe te kundërshtarëve te tij. Dhe kjo falë talentit të tij të padiskutueshëm, cilësive të veçanta fiziko-teknike, punës së madhe gjatë procesit stërvitor, pasionit dhe përkushtimit të madh, në pjesën më të bukur të jetës së tij.

Burhani, (vëllai i tij), më tregonte se, që në vegjëli i pëlqente të vraponte e të garonte me moshatarët, por më shumë ishte i dashuruar me topin e volejbollit dhe të basketbollit, i mbështetur gjithnjë nga familja e tij. Burhani e pati më të lehtë sepse shembullin e kishte pranë. Kam dëgjuar më parë fjalët më të mira për Vehbinë nga shokët e miqtë e tij, si Xhorxhi Kono, Andon Kona, Petrit Murzaku, e të tjerë. Kam dëgjuar edhe më shumë, kur së bashku me Korab Llazanin, Sekretar i Përgjithshëm i Federates Basketbollit, vajtëm në Shkodër në varrimin e tij.

Kishte ndërtuar në familje një harmoni të plotë si familjar i përkryer që ishte; mbante një regjim sportiv e jetësor të përkryer, armik i duhanit e pijeve alkoolike. Në shoqëri ishte korrekt dhe thonte gjithnjë të vërtetën, sepse ishte vërtetë i tillë. Ishte djalë dhe burrë punëtor dhe serioz, por njëherësh edhe me një sens të spikatur humori të bartur nga humori i njohur shkodran, por edhe nga ai sportiv. Sportistët nuk janë të mbyllur në guaskën e tyre, por janë interesant kanë nevojë për humor e shaka.

Po e ilustroj me një shembull të dëgjuar: Në një ndeshje volejbolli Shkodra-Tirana, kishte aq shumë tifozë sa që kishin hipur edhe në dy pemë dhe që papritur rrëzohen për tokë. Loja ndërpritet, lojtarët e dy ekipeve vërsulen të ndihmojnë, fatmirësisht më dëmtime të vogla. Vehbiu u ndodh para një të dëmtuari i cili i tha: ‘Ti Vehbi e ke fajin që me ato pritjet e vështira dhe gjuajtjet e bukura, na i more mendtë dhe na rrëzove për tokë’.

Një rast tjetër të paharruar për mua personalisht ishte ndërhyrja e tij. Ja se si ndodhi: Isha i ri në moshë dhe i ri si arbitër basketbolli, në Shkodër gjykoja ndeshjen ‘Shkodra’ –‘Partizani’. Ishte një ndeshje e fortë dhe e vështirë, fitoi ‘Shkodra’. Sa mbaroi loja më afrohen disa lojtarë të ‘Partizanit’ dhe më akuzojnë për njëanshmëri. Çuditërisht, më gjindet pranë Vehbiu dhe polemizon me to, me një ton të butë, miqësor dhe bindës duke u thënë atyre: Unë kam luajtur vetë me ‘Partizanin’, nuk e kishim zakon të bënim fjalë me arbritrat, por ju jeni mësuar të fitoni gjithnjë dhe ju duket çudi se si humbët, s’ka faj Arbitri, mësohuni të pranoni humbjen dhe të mësoni edhe nga kundërshtari.

Një kujtime i paharruar ishte kur punoja në Federatën e Lojërave me Dorë, si Sekretar i Përgjithshëm. Në një ndeshje ndërkombëtare basketbolli, kishte ardhë edhe një personalitet i madh i Basketbollit Evropian si vëzhgues. Personi shoqërues “u mburr” se do t’i bënte një dhuratë të paparë, dhe e mbajti fjalën. Dhuratën ia dorëzova unë (Q. Shalesi). Kur e hapi doli një kuti, brenda së cilës ishte një maket i fushës së basketbollit. U çudit ai dhe ne të gjithë. Ate e kishte punuar në dru Vehbi Ademi, i cili fisnikërinë e tij e tregoi edhe duke mos marrë shpërblimin që i takonte”.

Edhe pse Vehbia kaloi vështirësi në jetë, kishte një natyrë që kurrë nuk ankohej, gjithmonë buzagaz. Kur ishte në fillimet e veta sportive,dhe ekonomia në familje ishte e dobët nana Hatixhja i thoshte; “djali i nanës a luhet më top, pa mbushë barkun mirë”?! Ai i përgjigjej më të qeshur; “mos u ban merak se kur djersitem, pi ujë”. Kështu ishte edhe Berhani, i vëllai, përveç sportit dhe mësuesisë, i hanin duart për rregullime dhe meremetime në shtëpi. Si vëllezër kishin marrëdhënie të ngrohta dhe në harmoni edhe me motrat.

Edhe ata duararta si vëllezërit edhe pse iu përkushtuan arsimit, nuk pushonin, bënin qëndisje, rrobaqepësi, thurje e punime trikosh…! Të gjithë e krijonin të bukurën, çfarë u shihte syri ua bënte dora. Në se një ditë do të shkruhet biografia e kësaj familje më emër të mirë, më tolerancë fetare të dallueshme, do të duhen vetëm kujtimet e njerëzve që të tregojnë se ku ndodhen punimet e këtyre talenteve të gjithanshëm. Çdo gjë e dorëzuar prej tyre ka firmë kolektive dhe jo firmën e tyre, se ashtu e donte koha, ishin bijtë e një tregtari të ndershëm. Këtë traditë ndoqën edhe fëmijët e tyre.

Marr shkas nga ky shkrim të përmend vajzën e Vehbisë, Voltanën, violinisten e shkollës “Preng Jakova”, e cila përveç shkollimit të lartë në informatikë në Universitetin e Tiranës dhe Masterit në Universitetin “Zoja e Këshillit te Mirë”, u angazhua në politikë (me Partinë Demokratike), duke pasur një ngritje graduale, deri Deputete në Parlamentin Shqiptar.

Njihet si politikane e pa komprometuar. Ajo në vazhdimësi të traditave familjare, njihet si Zonja me karakter të fortë, e drejtë për drejtë, e guximshme e me kurajo. Duke qenë korrekte në detyrë mban në zemër krenarinë për qytetin që e lindi e rriti dhe që po i shërben më devotshmëri. Karrigen në të cilën u ul gjyshi i saj, Fasli Ademi, në Bashkinë e Shkodrës nuk e mori si trashëgimi, por nga meritat e saj formuese e kontribuuese. ? Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi...”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani

Next Post

“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin...’ e Kadaresë...”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake

Artikuj të ngjashëm

“Ai ishte një nga pesë lojtarët më të mirë në Shqipëri, të viteve ’80-të, një nga më të vështirët për t’u markuar,  por edhe njeri model, pasi…”/ Vlersimet e Gaz Çaçit dhe Cukës, për Sokol Kalajn e “Vllaznisë”!
Sport

October 25, 2025
“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar
Sport

“Një javë pas Ballkaniadës në Tiranë, ku Mirashi shënoi dy gola, atë e arrestuan, si i lidhur me reaksionin e Klerin Katolik, por traineri serb Broçiç, i tha Ramiz Alisë…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

September 15, 2025
“Ramiz Alia iu drejtua me shaka Boriçit të famshëm: Ti Loro rri këtu në Jugosllavi, se në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash, që të ka zënë…”! / Historia e panjohur e legjendës së futbollit shqiptar

September 14, 2025
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar

September 5, 2025
“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës

July 26, 2025
Next Post
“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake

“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin...’ e Kadaresë...”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme