• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, January 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
“Me njerëzit e mi besnik, arrita ta nxjerr gruan time nga qelitë e burgut të Krujës dhe pasi ndenjëm tre vjet maleve, u arratisëm nga Shqipëria…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të

Nga Dalip Greca

Pjesa e parë

Memorie.al / Odhise Paskali është padyshim një nga artistët mit të Shqipërisë. Talenti i tij tërhoqi vëmedjen e autoriteteve të kohës, të cilët e dërguan për studime në Itali. Paskali u shfaq i gjithanshëm, artist shumëdimensional. Emrin e tij e gjejmë në fillim të viteve ’20 të shekullit XX-të në shumë gazeta të kohës, brenda në Shqipëri, në Itali, në Amerikë tek gazeta “Dielli”, në Bukuresht etj. Shfaqet si poet, si tregimtar, eseist (ka krijuar më shumë se 800 ese), shfaqet si kritik dhe si përkthyes, ndërkohë që shpërthen si skulptor. “I urituri”, “Njeriu”, ”Luftëtari Kombëtar”, janë pikërisht perla të skulpturës shqiptare, që u realizuan në vitet ’20-të. Për të sjellë të plotë figurën e artistit mit, ftuam për një intervistë të bijën e artistit, Florina Paskali.

Po kush është Floriana Paskali? Ajo ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë, për kritikë muzikore dhe më pas ka punuar në Radio-Tirana për 11 vjet, në departamentin e gjuhëve. Ka dhënë kontribut të veçantë në përgatitjen e emisionit të muzikës shqiptare, muzikën e lehtë, muzikën popullore dhe muzikën klasike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë

“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja

Pas rënies të sistemit komunist, shkoi në Greqi, ku e kontaktoi muzikologu i njohur grek, Jorgos Leocakos, kritik dhe muzikolog, i cili e ftoi për një bashkëpunim në botimin e një libri për historinë e muzikës shqiptare nga antikiteti, deri në vitin 1990. Praktikisht me profesor Leocakos ka punuar deri në fund të vitit 1993. Projekti qe i suksesshëm.

Më pas bashkëpunoi me gazetën “Egnatia”, kur kryeredaktori i saj, Kolec Traboini, emigroi në SHBA-ës, pronari grek Dukaqis, ia ofroi Florianës postin e kryeredaktores. Ishte e vetmja gazetë e shqiptarëve në Greqi, që botohej me fonde të Komunitetit Europian. Ndërkohë që nuk i shkëputi lidhjet me Radio-Tiranën, tek e cila mbante emisionin “Mesazhe malli”, si dhe me revistën “Teuta”.

Me gazetën “Egnatia” bashkëpunoi deri në vitin 1997. Në vitin 1998, në janar, iu bë një ofertë nga Ministria e Kulturës, duke punuar në shumë projekte të komunitetit Europian. Më pas drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Në vitin 2000, vjen në SHBA-ës. Pas një kursi të gjuhës angleze, kaloi në New York University, ku u diplomua për Art Administration dhe biznes arti. U kthye në Shqipëri dhe u emërua drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Ushtrisë. Pas një pune trevjeçare në artin dhe shtypin ushtarak vendos që të botojë albumin trevëllimësh “Për Paskalin nga Paskali”.

– Znj. Floriana, mirëserdhët në redaksinë e “Illyria”-s. Nuk është hera e parë që intervistoheni nga “Illyria”, apo jo?

– Është hera e dytë që intervistohem nga gazeta e respektuar “Illyria”, me emër mjaft të mirë jo vetëm në Amerikë, por edhe në pjesën tjetër të diasporës shqiptare në kontinentet e tjerë, dhe padyshim në trojet amtare. Herën e parë jam intervistuar në vitin 2000. Objekti i intervistës së para shtatë viteve, kishte të fokusuar krijimin e Fondacionit “Paskali”. Vazhdoj të jem e përkushtuar ndaj veprës të atit tim dhe kurrë nuk do të rresht edhe në të ardhmen.

– Nga intervista e parë në këtë të dytën janë shtatë vite kohore. Ç’keni mundur të bëni për trashëgiminë e atit tuaj, mitin e artit shqiptar?

– Kam botuar albumin me tre vëllime “Për Paskalin nga Paskali”, që botim akademik me 450 faqe.

-Si dhe kur ju lindi ideja për një botim të tillë? Cila ishte shtysa?

– Fillimisht ideja më lindi nga boshllëku, mungesat që konstatova për trashëgiminë e atit tim. Pashë se Galeria e artit, Instituti i Lartë i Arteve, dhe mjediset e tjera artistike, e ndjenin mungesën e Paskalit. Në Galerinë e Arteve, arkivi i Paskalit ishte bosh. Duket habi, por nuk kishte asgjë në arkiv. Ndërkohë në Akademinë e Arteve, ku studiohej Rilindja dhe Pavarësia, ku përfshihej dhe Odhise Paskali, kishte mangësi të theksuara. Në këto kushte nisa projektin, pasi materialet nuk më mungonin. Kisha punuar shumë për mbledhjen e sistemimin e tyre.

Duke qenë shumë e lidhur me babain, unë më mirë se kushdo tjetër mund t’ia dilja një projekti të tillë. Mendova se duke botuar një libër të nivelit akademik, ashtu siç edhe është cilësuar në të vërtetë albumi, do t’i shërbeja jo vetëm babait, por edhe kulturës shqiptare. Akademia e shkencave, ku u bë promovimi, e cilësuan botimin me nivel shkencor të arrirë. Mendoj se ndërkohë është edhe një shërbim ndaj kulturës shqiptare.

– Titulli i botimit tuaj ishte thjesht një gjetje, apo më shumë se aq?

– E mendova gjatë titullin dhe më në fund m’u duk se ky titull i përgjigjej projektit tim. Doja të sillja në vëmendje të lexuesit, veçanërisht atij të interesuar se çfarë është thënë për Paskalin; ç’ka thënë vetë Paskali, cilat janë prurjet e tij në botën e letrave dhe të arteve. Prurjet e atit tim, nuk janë vetëm në fushën e skulpturës, por edhe në fusha të tjera të artit, në letërsi e publicistikë.

Në shtrirje kohore materiali rrok vitet 1922-2005. E kam thënë edhe në fillim të veprës së botuar se: Përmbledhja në 3 vëllime e shkrimeve publicistike të botuara, “Për Paskalin nga Paskali”, të shtrira në harkun kohor 1922-2005, mendoj që do t’i shërbejë lexuesve për të vlerësuar më tej kontributin që i dha kombit të vet për më se 62 vjet, im atë Odhise Paskali, duke i dhënë kulturës shqiptare përjetësinë e veprave të tij.

– E keni ndarë veprën e atit tuaj në tre vëllime. Cilat ishin kriteret për çdo libër, historik, tematik apo?

– Më shumë është marrë parasysh shtrati kohor i krijimtarisë. Konkretisht në volumin e parë të botimit enciklopedik “Për Paskalin, nga Paskali”, janë përfshirë materiale që shtresëzohen në harkun kohor 1922-1944. Vëllimi i parë hapet me një poezi që i kushtohet organit të përmuajshëm të shoqërisë të studentëve shqiptar në Itali, dhe është botuar në numrin 3 të revistës. Poezia titullohet “Shpresa e atdheut” dhe nis me vargje që evokojnë kohën e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Më pas ka dhe materiale që janë botuar në gazetën “Dielli”, organ Federatës “Vatra” në Amerikë.

Me shumë interes është botimi i komentit të një këngë që pat botuar “Dielli” për “Vallen e Garentinës”. Pas komentit të Odhise Paskalit vijnë 165 vargje, që tregojnë historinë, që nderon muzën e popullit shqiptar. Ky botim është bërë në “Dielli” 19 prill 1924. Ka dhe materiale të tjera poetike që Odhise Paskali ka botuar në “Dielli”, jo vetëm poezi, por edhe studime të mirëfillta, që vazhdojnë traditën e kritikës e studimeve letrare, siç është artikulli “Shqiptarët dhe arti” botuar në “Dielli” me 29 maj 1924. Ndërsa në vitin 1926, botohet një tregim interesant i Odhise Paskalit, me pseudonimin “Gjerq Golemi” me titull “Trashëgimia”.

Në vëllimin e parë janë përfshirë edhe krijimtari e botuar në “Shqipëria e re” që botohej aso kohe në Rumani, si “Shpirti i plagosur”, “Nën maskën e lumturisë”, “Këngë e Bajram Currit”. Në këtë vëllim të parë ka dhe shkrime, esse kushtuar kompozitorëve dhe artistëve të mëdhenj, si “Jeta dhe vdekja e Mozarit”, Leonardo Da Vinçit apo korifenjve të tjerë botëror, botuar tek e Përdyjavshmja e Korçës, ndërkohë janë me dhjetëra shkrime që i kushtohen talentit të skulptorit, botohen edhe disa nga krijimet e tij, që edhe pse u krijuan herët kanë mbetur kryevepra të autorit si; “I urituri”.

I realizuar në Romë më 1924, apo “Njeriu”, monumente të kohës si dhe ato kushtuar Mbretit Zog, apo projekti për varrin monumental të Ismail Qemalit, “Nderim shqiptar”, “Flamurtari”, “Malësori”, (1928), “Luftëtari Kombëtar”, 1932 në Korçë etj.

– Gjithçka që ka shkruar ati juaj apo çfarë kanë shkruar të tjerët për të janë përfshirë në këtë botim, apo gjetjet janë seleksionuar?

– Jo, janë përfshirë materialet më të rëndësishme që ka shkruar e krijuar Paskali, por dhe çfarë kanë shkruar të tjerët për Paskalin, natyrisht që është bërë një seleksionim. Që këtu lindi ideja për titullin që mban libri, pra çka shkruar Paskali dhe çfarë kanë shkruar për Paskalin.

– Babai juaj e ka fituar përjetësinë në art që me “I urituri” 1924, “Njeriu” 1926, apo “Luftëtari Kombëtar” 1936, a nuk duket se botimi juaj i shërben më shumë kujtesës se sa përjetësisë?

– Natyrisht, unë ua thashë që në fillim të intervistës, ndjeva boshllëkun e krijuar, mungesën e trashëgimisë në mjediset artistike, prandaj edhe e solla. Pastaj unë nuk po i var urdhra e medalje atit tim; ai i ka të gjitha, sepse ia dha arti i tij i fuqishëm; ai është “Artist i Popullit”, “Nderi i Kombit”, por ky libër plotëson atë nevojë që ndjehet në Akademinë e Arteve, në Galerinë Kombëtare dhe në institucionet e tjera artistike, ku ai s’mund të mungojë.

Pastaj edhe për studentët që e kanë të nevojshme njohjen e trashëgimisë që vjen nga një artist i kalibrit të madh, studiuesit e kësaj fushe tashmë e kanë të përmbledhur trashëgiminë e Odhise Paskalit.

Pra unë kam arritur që t’ua sjell më afër artistin Odhise Paskali. Pastaj, këndvështrimi është i gjerë; nuk del babai thjesht një skulptor i madh, por dhe si një artist shumëdimensional, me dhunti të shumta, me interesa të larta kulturore, me prirje të rralla krijuese. Ai ka qenë edhe një eseist, që ka lënë pas rreth 810 esse, të cilat unë do t’i sjell për lexuesit në një botim të ardhshëm.

Në këtë botim Paskali del edhe si një përkthyes, poet, pra del si një njeri i artit me interesa krijuese të gjëra. Nuk them se nuk e kanë njohur në këtë këndvështrim miqtë, shokët, elita e artit, por përmes këtij botimi e njohin edhe njerëzit e zakonshëm. Babai im, Odhise Paskali, përveç 8 gjuhëve që fliste, kishte një kulturë të jashtëzakonshme, që rrokte shumë fusha të filozofisë, të letërsisë dhe arteve në tërësi./ Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 31 Janar 2026

Next Post

"Nga sekretar i Akademisë, në 'vullnetar' në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe 'ravat' e jetës së tij."

Artikuj të ngjashëm

“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë
Intervista

“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë

January 29, 2026
“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja
Intervista

“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja

January 20, 2026
Një skuadër pushkatimi për Nikaj – Mërturin
Intervista

“Në gushtin e ’59-ës, një mik i imi që punonte në polici, më njoftoi se do më arrestonin dhe unë shkova te një ish-shok i burgut, të cilit i kërkova që…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

January 9, 2026
“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut
Intervista

“Edhe në kampet e burgjet komuniste, ka pas ‘qënie njerëzore’, siç ishte reshter Jonuzi nga Berati dhe nji kapter nga Vlora, të cilët, kur ne ishim në qeli…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

January 10, 2026
“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur
Intervista

“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

January 2, 2026
“Kur ‘Gazi’ dhe ‘Ifa’ lanë xhadenë dhe u futën në rrugën e baltosur të Ardenicës, më kapi makthi: mos sjellja e butë e shefit të Degës Brendshme, ishte kurth, pasi…”!/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
Intervista

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

December 27, 2025
Next Post
“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”

"Nga sekretar i Akademisë, në 'vullnetar' në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe 'ravat' e jetës së tij."

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme