• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, September 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Përse shteti shqiptar, duhet ta kremtojë 1 Shtatorin – ditën e shpalljes së Mbretërisë?!

1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
Memorie.al ekrem spahiu
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Ekrem Spahiu

 -Me rastin e 97 vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare –

Memorie.al / 1 Shtatori 1928, dita kur u shpall Mbretëria në Shqipëri, nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një detyrim dhe seriozitet ndaj historisë së shtetit, si një nga datat më të veçanta për shqiptarët dhe shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij. Si sot 97 vjet më parë, më 1 Shtator 1928, në ora 9.12, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë – “Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe të trashëgueshme”. 

Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

Rreth dy dhjetëvjeçarë pas themelimit të shtetit shqiptar, Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit dhe shqiptarët ishin i vetmi komb që nuk e kishin këtë mburojë, ndërkohë që të gjitha shtetet dhe kombet e tjerë në këtë rajon, e kishin formësuar njësinë politike përkatëse pikërisht nga mbretëritë e tyre.

Për herë të parë në historinë shtetndërtuese të saj, me Mbretërinë Shqipëria u konsolidua si shtet i qëndrueshëm dhe funksionoi si i tillë për 11 vjet, në dallim nga 16 vjetët e mëparshëm gjatë të cilave ajo ose përjetoi vakum pushteti, ose qeveri të dobëta, të cilat nuk mbushnin as motin.

Institucioni i Monarkisë Shqiptare, sanksionoi me ligj plotshmërinë dhe përkatësinë e përbashkët të kombit shqiptar. Monarkia Shqiptare e qeverisi vendin përmes një parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke iu dhënë fund politikave fragmentariste nga të cilat ishte kërcënuar jo pak përgjatë kohës pas themelimit të shtetit shqiptar.

Për herë të parë nën Monarkinë, shteti shqiptar u njoh nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Qeveritë e mëparshme, përgjithësisht nuk ishin njohur, sepse as nuk arrinin të institucionalizoheshin në nivel të mjaftueshëm për ta përfituar njohjen ndërkombëtare. Një vend që nuk i njihet ndërkombëtarisht qeverisja për 16 vjet, është absolutisht vend i rrezikuar.

Nëse Shqipëria do të kishte vazhduar të mbetej në këtë gjendje, pothuajse vakumi institucional, do kishte tërhequr mbi vete jo vetëm lakmitë e mbretërive përreth, por edhe indiferentizmin, shpërfilljen dhe deri edhe pikëpyetësimin nga fuqitë e mëdha.

Nuk mund të mos vihet në dukje se, në jo pak raste të mëparshme, ishte rrezikuar edhe vetë Shqipëria shtetërore të diskutohej si entitet shtetëror.

Me shpalljen e Mbretërisë, Mbreti Zog e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, u thirr ekspertiza më e mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike e shteteve perëndimore.

Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan Shqipërinë drejt ndërtimit dhe funksionimit të një shteti modern, me orientim të qartë perëndimor europian.

Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e më pasme.

Prandaj shteti shqiptar, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin si një nga ditët e shënuara shtetërore. 1 Shtatori 1928, dita kur u shpall Mbretëria në Shqipëri, nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një detyrim dhe seriozitet ndaj historisë së shtetit, si një nga datat më të veçanta për shqiptarët dhe shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mehmetin e vrau Enver Hoxha, brenda qershorit në Komitetin Qendror, do kërcasë pushka dhe i pari që...”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit: “Ç’më tha Veli Llakaj, kur i thashë; pse s’ veproni...”?!

Next Post

“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi...”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

Artikuj të ngjashëm

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi
Dossier

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

September 3, 2025
“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu
Dossier

“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

September 3, 2025
“Nga Papa, Çurçilli, Musolini dhe Mbreti Zog, te Çaplini, Gregori Peck e Al Kapone, personalitetet që mbajtën ‘Borsalino’ dhe…”/ Historia e panjohur kapelës së famshme, që u krijua në Itali në 1857-ën
Dossier

“Mehmetin e vrau Enver Hoxha, brenda qershorit në Komitetin Qendror, do kërcasë pushka dhe i pari që…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit: “Ç’më tha Veli Llakaj, kur i thashë; pse s’ veproni…”?!

September 2, 2025
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Në Gjermaninë Perëndimore, një grup shqiptarësh u rekrutua nga UDB-ja, për të survejuar emigrantët në Frankfurt dhe Mynih, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s

September 2, 2025
“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç
Dossier

“Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve, por më e natyrshme, pasi…”/ Plani i fshehtë e akademikut të njohur serb Çubrilloviç

August 31, 2025
“Te Hotel ‘Adriatik’-u, krenaria e ‘Albturist’, uji vjen me cisternë, plazhi publik s’ka çadra, por çarçafë të lidhur në katër shkopinj dhe rroba banje të qepura vetë me…”!/ Libri i suedezit, në ’68-ën
Dossier

“Helmet e fabrikës në periferi të Durrësit, ndotin mjedisin rreth e përqark, pasi fjala ‘mbrojtje e mjedisit’ për shqiptarët është e panjohur dhe…”/ Shkrimi i revistës gjermane “Stern”, në ’87-ën

September 1, 2025
Next Post
“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi…”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi...”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme