Nga Skender Jashari
NATO e formuar në Traktatin e Atlantikut Verior, më 4 prill 1949, është sistem i mbrojtjes kolektive, nga sulmi i armatosur kundër një a më shumë anëtarëve të këtij traktati konsiderohet si sulm kundër të gjithëve dhe për pasojë të gjithë duhet të veprojnë bashkarisht dhe individualisht edhe me përdorimin e forcës së armatosur për ta rikthy dhe mbrojt sigurinë në hapësirat e Atlantikut Verior.[1] Kundër NATO-s, ishte Pakti i Varshavës, e që NATO gjatë Luftës së Ftohtë, nuk ndërmori asnjë operacion ushtarak, edhe pse në këtë periudhë kishim Paktin e Varshavës, që kishte kryer disa invazione kundër disa vendeve joanëtare të NATO-s, si ndaj Polonisë më 1956, pastaj më 1968 kundër Çeko-sllovakisë.
Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhy në rastin e Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës Iran-Irak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj.[2] Derisa në këto konflikte të pas Luftës së II Botërore deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, kanë ndodhur mbi 75% e vdekjeve.[3] Kurse SHBA, kishte ndërhy në më shumë se 240 raste e që mund të kalonte në total 300 raste, përpara Luftës së Ftohtë, duke përfshirë nga veprimet demonstrative e deri tek luftërat e mëdha. Ndërkaq SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36 raste ka dërguar misione paqëruajtëse, kurse prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë kishte dërguar 10 herë.[4]
Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës,[5] e që skeptikët këtë e shohin dhe e cilësojnë si kalim nga opsioni plotësisht defanziv, në opsion proaktiv a edhe ofenziv. Pas presionit të publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.[6]
Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që kulminoi me kampanjën e parë ajrore më 1995, në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte kërcënuar dhe sulmuar zonat e sigurta të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995.[7] Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në përgjigje të krizës humanitare në Bosnje, miratoi rezolutën 743 më 21 shkurt 1992, që krijoi UNPROFOR-in, për të ruajtur popullatën dhe për të shpërndarë ndihma humanitare në Bosnje. Pastaj më 9 tetor 1992, miratoi rezolutën 781, për ndalimin e hapësirës ajrore të Bosnjës e cila monitorohej nga NATO, në Operacionin “Sky Monitor”, e në të cilin rast njihet si përfshirja e parë e NATO-s, në operacione të tilla. Pas 500 shkeljeve të dokumentuara më 31 mars 1993, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 816, që NATO filloi Operacionin “Deny Flight”. Forcat serbe, vazhduan të sulmonin “zonat e sigurta” të caktuara nga OKB, e të siguruara nga UNPROFOR, e që me rezolutën 836 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kishin të drejtë që UNPROFOR, të përdorte forcën ushtarake për t’i mbrojtur këto zona.[8] Pastaj Operacioni “Sharp Guard” që bllokonte detin Adriatik për anijet Jugosllave.
Më 6 shkurt 1994, pas masakrës së Markales, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, kërkoi formalisht nga NATO, që menjëherë të kryente sulme ajrore kundër forcave serbe të të vetëquajturës “republika srpska”,[9] e qe më 9 shkurt filluan sulmet ajërore kundër pozicioneve të artilerisë dhe mortajave për rreth Sarajevës,[10] e që vetëm grekët nuk i mbështetën sulmet ajrore, por nuk përdorën veto.[11] Në incidentin e Banja Llukës, më 28 shkurt 1994, avioni amerikan në kuadër të NATO-s, duke përmbushur Operacionin “Deny Flight” rrëzoi 4 avion serb, prej 6 sa kishin bombarduar një fabrikë boshnjake.[12] Derisa burimet serbe theksojnë që janë rrëzuar 5 nga 6 avionët e tyre në këtë incident, e që ky incident ishte i pari rast në historinë e NATO-s, që përfshihej në luftime.[13]
Më 12 mars 1994, UNPROFOR, kishte kërkuar nga NATO mbështetje ajrore nga afër, por që shkaku i procesit të aprovimit, kjo i ishte vonuar.[14] Më 10 dhe 11 prill 1994, UNPROFOR, kërkon sulme ajrore për ta mbrojtur “zonën e sigurtë të OKB-së” Gorazhde-n, e që dy avion amerikan F-16, i kishin bombardu postet e komandës së serbëve të Gorazhde-s.[15] Ky rast është i pari në historinë e NATO-s, që avionët e saj bombarduan caqe tokësore.[16] Për pasojë serbët e Bosnjës, morën 150 pengje të personelit të OKB-së më 14 prill 1994,[17] kurse më 16 prill u rrëzu një avion britanik nga forcat serbe të Bosnjës mbi Gorazhde.[18] Më 29 prill 1994, kontigjenti danez bie në pritën e serbëve të Bosnjës, në Tuzla, e që ishte granatuar me artileri të rëndë nga brigada Shekoviqi, në fshatin Kalesija, por pas përdorimit të armëve të rënda ishte thyer prita.[19] Më 5 gusht 1994, UNPROFOR, kishte kërkuar mbështetje me sulme ajrore të NATO-s, e që 2 avion amerikan A-10, kishin goditur makinat e blinduara serbe afër Sarajevës, e që pas kësaj serbët pranuan t’i kthenin mbrapa blindat e mbetura, e të mos sulmonin “zonën e sigurtë të OKB-së”.[20] Më 22 shtator 1994, pasi UNPROFOR, kishte kërkuar, NATO kreu një sulm kundër tankut të serbëve të Bosnjës.[21]
Më 25-26 maj 1995, pas shkeljes dhe granatimit të zonës së sigurisë dhe zonës së sigurtë, avionët e NATO-s kryen sulme ajrore kundër depos së municionit të forcave serbe të Bosnjës, në Pale.[22] Për pasojë forcat serbe të Bosnjës, morën peng 370 paqëruajtës të OKB-së, dhe i përdorën si “mburojeë e gjallë” për t’i parandaluar sulmet ajrore në të ardhmen.[23] Më 2 qershor 1995, ndodhi incidenti i Mrkonjiq Grad, ku dy avion amerikan F-16, derisa patrullonin në Operacionin “Deny Flight”, njëri prej tyre u rrëzu nga një raket tokë-ajër e serbëve 2K12 Kub, e që piloti i saj u shpëtu 6 ditë pas rastit.[24]
Më 11 korrik 1995, avionët e NATO-s, sulmuan caqet në zonën e Srebrenicës, që ishte zonë nën kontroll të OKB-së, por që forcat serbe të Bosnjës, kishin avansuar, e që Ratko Mlladiq kërcënonte se do t’i vriste 50 pengjet që ishin kapur e që ishin paqëruajtës dhe kërcënonte se do e granatonte popullatën muslimane të Srebrenicës nëse NATO, vazhdonte sulmet.[25] UNPROFOR, kërkoi ndërprerjen e sulmeve të NATO-s dhe marrëveshjen se serbët e Bosnjës tërheqen nga Srebrenica, por në dy javët në vazhdim forcat e Mlladiqit, vranë mbi 8000 boshnjak, në masakrën e njohur si masakra e Srebrenicës e që mbeti një ndër aktet e gjenocidit më të tmerrshëm në Europë që nga Lufta e II Botërore.[26]
Më 25 korrik Këshilli i Atlantikut të Veriut, kërcënoi se do përdorë fuqinë ajrore të NATO-s, për të sulmuar, e ky kërcënim parandaloi një sulm serb në zonën e sigurtë të Gorazhde-s, edhe më 1 gusht njejt mori vendim të ngjajshëm për parandalimin e sulmeve në zonat tjera të sigurta si në Sarajevë, Bihaq, Tuzla.[27]
Më 4 gusht 1995, avionët e NATO-s, sulmuan një radar të mbrojtjes serbe të serbëve të Kroacisë, në afërsi të ajroportit Udbina dhe Kninit në Kroaci,[28] duke u bë rasti i dytë, që NATO bombardonte caqe tokësore në një vend tjetër nga Bosnja.
Më 10 gusht 1995, komandanti i Forcës së Aleatëve për Europën Jugore, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me UNPROFOR-in, për kryerjen e sulmeve ajrore.[29] Më 30 gusht sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lajmëroi fillimin e sulmeve ajrore, e që ato do mbështeteshin edhe nga sulmet artilerike të UNPROFOR-it,[30] si kundërpërgjigje e Masakrës së II të Markales e ndodhur më 28 gusht 1995, i njohur si Operacioni “Deliberate Force”. Në sulmet ajrore morën pjesë rreth 400 avion të NATO-s.[31]Mbi 3515 fluturime dhe në total 1026 bombë ishin hedhur në 338 caqe të serbëve të Bosnjës, e që NATO sulmoi 97% të caqeve duke i shkatërruar më shumë se 80% prej tyre,[32] me 708 bomba me dirigjim.[33] Sulmet u kryen nga baza e Avianos, në Itali dhe nga ajroplanbartëset USS Teodor Rusvelt dhe USS Amerika, ajroplanbartëset franceze Foch dhe Clemanceau në detin Adriatik. Luftvafen gjermane, për herë të parë që prej 1945, u përfshi në Operacionin “Deliberate Force”.[34]
Për ta shtuar intenzitetin, në rajonin e Sarajevës, e dërguan brigadën multinacionale( Franceze, Britanike dhe Amerikane) ajromobile Moun Igman, e cila ishte pjesë e UNPROFOR-it,[35] që kishte 4000 pjestar, e cila ishte autorizuar me rezolutën Këshillit të Sigurimit të OKB-së 988, më 16 qershor 1995.[36] Kjo brigadë ishte operacionalizuar në gusht 1995, dhe kishte shkrepur para dhe pas masakrës në tregun e Markales, ku sidomos më 28 dhe 29 gusht kishte gjuajtur intenzivisht, 1070 predha, prej tyre 305 predha 155 mm, 408 predha 120 mm, 357 predha 105 mm), kundër forcave serbe.[37] Kjo njihet praktikisht si përfshirja në luftime tokësore artilerike, e forcave të perëndimit( Francës, Britanisë dhe SHBA-së) kundër forcave serbe.
Ushtria e serbëve të Bosnjës, kishte rrjetin e mbrojtjes së integruar antiajrore të përbërë edhe nga raketat tokë ajër dhe avion që paraqisnin rrezik për operacionin e avionëve të NATO-s.[38] Më 30 gusht 1995, një avion Mirage 2000N( francez) u rrëzu nga raketa antiajrore e krahut të serbëve të Bosnjës, në afërsi të Pale-s.[39]
Më 1 shtator 1995, OKB dhe NATO, kërkojnë nga serbët që të heqnin rrethimin e Sarajevës dhe të heqnin armët e rënda nga zona përskaj Sarajevës dhe nga të gjitha zonat e sigurisë të tjera të OKB-së. NATO ndaloi sulmet dhe i dha ultimatum liderëve të Bosnjës, deri më 4 shtator 1995. Më 5 shtator rifilluan sulmet ajrore përskaj Sarajevës dhe afër shtabit të përgjithshëm të serbëve të Bosnjës në Pale, pasi serbët nuk u detyruan me ultimatum. Më 10 shtator USS Normandy lëshoi raketa kryqëzore( Tomahaëk) nga deti Adriatik dhe njëkohësisht edhe avionët e SHBA-së bombarduan në afërsi të Banja Llukës.[40]
Më 14 shtator 1995, NATO suspendoi sulmet ajrore fillimisht për 72 orë, pastaj për 114 orë e më pas deri më 20 shtator, për të lejuar që të implementohej marrëveshja me serbët e Bosnjës, për tërheqjen e armëve të rënda nga zona e Sarajevës, e që nuk vazhduan më sulmet, pasi u përmbush detyrimi nga pala serbe.[41] Kjo kampanjë ajrore ishte shkaku kryesor që Republika e Federatës Jugosllave u bë pjesë e dialogut në marrëveshjen e Dejtonit që u arrit në nëntor 1995,[42] prej nga përfundoi edhe konflikti i përgjakshëm në Bosnje.
Shkaku i këtyre përvojave me serbët, NATO dhe sidomos SHBA, do i aplikoj në rastin e bombardimit dhe raketimit të Jugosllavisë në rastin e konfliktit të Kosovës.
Më: 19.04.2021