• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, August 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91

Pjesa e tretë

Memorie.al / “Po të kishte qenë Mehmeti i tillë që nga viti 1942 – ’43, kohë kur ishte në kampin e përqendrimit, deri në vitin 1981, kur vrau veten, i thonë 40 vjet. Çfarë ka pritur? Ishte në krye të vendit. Po të ishte agjent i amerikanëve apo, i anglezëve, çfarë donin më tepër ata për ta shtruar Shqipërinë?! Mehmeti do të kishte vepruar”! Në një rrëfim të gjatë dhënë vite më parë revistës “ABC”, ish-presidenti Ramiz Alia, ka treguar jetën e tij dhe raportet konfidenciale në kupolën e shtetit komunist. Ai ka folur për herë të parë për përplasjet në Komitetin Qendror dhe se çfarë ndodhi pak minuta pas vdekjes së ish-kryeministrit të hekurt, Mehmet Shehu!.

Alia aty rrëfen edhe marrëdhëniet e veta me ish-kryeministrin Shehu, të cilat i cilëson korrekte, por jo të ftohta. Megjithatë shprehet se Mehmeti, ka dashur ta implikojë në çështjen e Todi Lubonjës. Por pohimi surprizë në këtë intervistë, është se Mehmet Shehu, nuk ka qenë agjent. Sipas Alisë, nëse do të ishte agjent,që në kohën kur ishte në kampin e përqendrimit e, deri në vitin 1981, kur vrau veten, do të kishte mundur të vepronte brenda një kohe kaq të gjatë, 40 vjeçare, aq më tepër që amerikanëve dhe anglezëve, një agjent si Mehmet Shehu, do t’u kishte mjaftuar për ta përmbysur regjimin komunist në Shqipëri.

                                                             Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare

“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit

Z. Alia, po Partia, kur e ka marrë vesh?

R. Alia: Nuk e di kur e ka marrë vesh, por duhet ta ketë marrë vesh në atë kohë, sepse, në fund të fundit, ata kanë kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, për të shkuar në Tivar. Unë nuk di të të shpjegoj asgjë për atë fenomen, di vetëm që ata njerëz janë marrë si ushtarë, por edhe të dyshuar si njerëz të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit.

Me pretekstin se për t‘i çuar në divizionet e tyre, e kishin më të lehtë duke kaluar nga Mali i Zi dhe më tutje, për t‘u bashkuar me forcat, ato i morën dhe bënë masakër me ta. Pra, plani jugosllav praktikisht ishte, që këta njerëz që quheshin si bashkëpunëtorë e, t‘i vrisnin. Është ngjashmëri me atë që bëri Zerva me çamët. Zerva vrau atje sa deshi. Kurse 30 mijë çamë të tjerë, i përcolli, i nxori nga kufiri, i solli në Shqipëri, domethënë i përzuri nga tokat e tyre.

Komunistët shqiptarë ndiejnë një lloj pendese ndaj këtij fakti që e injoruan këtë…?

R. Alia: Nuk mund të bënin asgjë komunistët shqiptarë në atë kohë. Dëgjova në një konferencë shkencore një referues, që i thotë vetes shkencëtar, që tha se; “Divizionet tona duhet të qëndronin në Kosovë edhe t’a mbanin Kosovën të bashkuar me Shqipërinë”. Tani njerëz të tillë, ku e di unë, janë si ata kalamajtë e vegjël kur luftojnë luftërash dhe mund ta thonë një gjë të tillë, po të mendosh seriozisht, një njeri i pjekur që e quan veten “profesor”, kur thotë që një divizion që përbëhej nga 5.000 veta, të qëndronte në Kosovë dhe të thoshte se Kosova është e jona, pa pasur parasysh asgjë.

As edhe normat ndërkombëtare. Nuk duhet harruar që ekzistonin disa norma ndërkombëtare në atë kohë, si Karta e Atlantikut. Por, e dyta, përpara një force si ajo e Jugosllavisë, që në luftën kundër fashizmit, pas aleatëve Francës dhe Anglisë, në Evropë e kam fjalën, vinte Jugosllavia dhe të qëndronte divizioni ynë të “pushtonte” Kosovën, ishte e pamundur. Këto janë përralla dhe absurditete.

Po për Kosovën, a është ngritur zëri?

R. Alia: Është ngritur zëri që ç’ke me të. Puna është këtu, ju e keni lexuar, e ka shkruar Enver Hoxha takimin që ka patur me Titon, e ka shtruar problemin e Kosovës, qysh në atë kohë. Tito i tha që; ky problem duhet parë, por neve, tha ai, tani s‘mundemi sepse do të na krijonte problem me serbët etj., dhe u la për t‘u parë më vonë. Këto ishin problemet të cilat mund të diskutoheshin midis aleatëve, siç diskutohet sot midis aleatëve. Ka shumë probleme sot që diskutohen dhe mbyllen. Sot amerikani i thotë atij të BE-së, OSBE-së dhe; si urdhëron, ai bëhet.

Po mirë, ju u thoshit atyre jugosllavë; si urdhëron?

R. Alia:Po, sigurisht. Jugosllavët në atë kohë ishin aleatët tanë, që kishin luftuar kundër fashizmit. Bashkimit Sovjetik mund t‘i hedhësh tani gurë sa të duash, por për Bashkimin Sovjetik, në Luftën e Dytë Botërore, ngrije dolli. Edhe në Kolonjë ngriheshin dolli.

Qartë, qartë…!

R. Alia:Shiko, unë po flas që për kohën që ka kaluar, nuk është kollaj të flasësh, siç flet për hallet e sotme…!

Ju tani jeni në një moshë që njeriu e shikon në mënyrë kritike atë çfarë ka bërë, domethënë pjesën aktive të jetës së vet. Për këtë pjesë pra, për marrëdhëniet me Jugosllavinë, cilat janë disa prej gjërave shkurtimisht, që ju do t‘i shikonit në mënyrë kritike, domethënë i fus koefiçentët – mungesë e eksperiencës, konjuktura ndërkombëtare, dobësitë personale të njërit apo të tjetrit, punët agjenturore domethënë të jugosllavëve, me njërin ose me tjetrin, po flasim tani si udhëheqës i Partisë së Punës. Tani po ju pyes disa prej momenteve që ju i konsideroni si gabime, si faje në qëndrimin ose raportet midis dy vendeve…?

R. Alia: Shiko, unë do të t’a them kështu, që në qoftë se flasim për marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë, në fazën e parë, flas gjithmonë për periudhën ‘45-‘48, ne nuk kishim eksperiencën që duhej dhe jugosllavët mund të na e kenë hedhur në çështjet e marrëdhënieve ekonomike. Këtu ne s‘kishim fare eksperiencë dhe jam i bindur për këtë. Ata na e kanë hedhur në ato planet që përpunoheshin, për unifikimin e monedhës, unifikimin e doganave e të tjera.

Por Nako Spiru, dhe kjo është meritë e madhe e Nakos, e kuptoi këtë hile dhe prandaj iu kundërvu këtyre. Dhe duke iu kundërvënë Nakoja, ndodhi tërë ajo që u zbulua më pas, ajo politikë e jugosllavëve që synonte përfshirjen e Shqipërisë në Federatën Jugosllave. Për sa i përket problemit të Kosovës, unë e them me bindje se; absolutisht nuk kemi bërë asnjë gabim. Ne gjatë tërë periudhës, madje deri në vitin 1990, që unë kam qenë i fundit në pushtetin e socializmit, kemi luftuar dhe kemi ngritur problemin e Kosovës edhe para opinionit botëror, në ato kushte që mund të ngriheshin.

Luftë me Jugosllavët nuk kemi kërkuar, nuk kemi bërë dhe nuk mund të bënim. Ai që mendon kështu është aventurier. Por që ta ngremë problemin e Kosovës, në të gjitha anët- dhe shtypi jonë po të marrësh ka me dhjetëra e dhjetëra artikuj që janë shkruar, domethënë për të krijuar opinionin publik botëror për Kosovën. Nuk është bërë asnjë tolerancë veçanërisht në periudhën prej vitit ‘48 e këtej për këtë çështje.

Na thoni diçka për rënien e komunizmit në Shqipëri. A kishte mundësi të evitohej dhe, nëse po, si? Ç’rol kishte në këtë rënie konceptimi rixhid i sistemit ekonomik të tij?

R. Alia: Rënia e komunizmit, nuk ishte një fenomen vetëm shqiptar. Ky fenomen ishte rezultat i “Luftës së Ftohtë”, i përpjekjeve që bota Perëndimore antikomuniste, bëri gjatë dhjetëra vjetëve kundër Bashkimit Sovjetik fillimisht dhe vendeve të Lindjes evropiane më vonë, me qëllim përmbysjen e sistemit, që u vendos në këtë pjesë të botës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në kuadrin e “Luftës së Ftohtë”, Perëndimi e tërhoqi Bashkimin Sovjetik, në garën e ethshme të armatimit. Kjo bëri që në këtë drejtim, të përqendrohen burime të mëdha financiare, duke lënë prapa, si rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, ashtu edhe nivelin e jetesës së qytetarëve sovjetikë.

Në librin e vet, “E ardhmja është te liria”, Eduard Shevarnadze, që ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Gorbaçovit, ministër i Jashtëm i tij, ka shkruar: “Arritëm të bëhemi një superfuqi, falë, mbi të gjitha, potencialit luftarak. Por pikërisht ky zhvillim i tepruar i këtij potenciali, si dhe ekspansioni i tij i pakontrolluar, e kanë katandisur vendin si të ishte një fuqi e rangut të tretë dhe kanë gjeneruar procese që e kanë shtyrë atë, në buzë të katastrofës….!

Siguruam vendin e parë në tregun botëror të armatimeve … por u gjendëm në vendin e 60-të në botë, përsa i përket nivelit të jetesës së popullsisë, në të 32-tin për jetëgjatësinë dhe në të 50-tin për mortalitetin infantil”.

Natyrisht diversioni perëndimor përfitoi edhe nga këto dobësi të zhvillimit të brendshëm të Bashkimit Sovjetik. Përsa i përket Shqipërisë, rënia e komunizmit erdhi si pasojë e përmbysjes që ndodhi kudo në Lindje, pas rënies së Murit të Berlinit. Pra primar ishte faktori i jashtëm, ndikimi i ngjarjeve në Lindje, si dhe presioni direkt (politik dhe ekonomik) që bëhej ndaj “dominosë së fundit”, në shumë rrugë e mënyra.

Por padyshim, përmbysja erdhi edhe si pasojë e gjendjes së vështirë që kalonte vendi, e vështirësive ekonomike në të cilat ishte mbërthyer Shqipëria. Ju pyesni a kishte mundësi të evitohej përmbysja që ndodhi? Kur rendi socialist, ra në të gjithë Evropën Lindore, ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të mbahej më këmbë ky rend shoqëror në një vend të vogël si Shqipëria.

Por mendimi im ka qenë dhe është se mund të kalohej më lehtë nga njëri sistem te tjetri, se, duke ndjekur kalimin gradual, mund të evitoheshin ato shkatërrime që shoqëruan të famshmet “terapi shock” apo fillimi nga “niveli zero”, se mund të evitohej ai duf antikomunist që shoqëroi dhe shoqëron tranzicionin, ajo urrejtje “klasore” që shfaqet edhe sot midis dy partive kryesore të skenës politike shqiptare.

Ju keni qenë artefic i lëvizjeve për hapjen drejt SHBA-së dhe vendeve të tjera. Ndërsa me Gjermaninë, dështuat, ekziston një hipotezë. A ka diçka të pathënë në këto përpjekje? A u bëtë ju i papranueshëm për Perëndimin, për vazhdimin e tranzicionit shqiptar?

R. Alia: Jo vetëm për mua, por edhe për shokë të tjerë të udhëheqjes, ishte e qartë se u duhej hapur rruga marrëdhënieve me botën e jashtme, duke përfshirë edhe vende të tilla si SHBA-ja, Anglia, Republika Federale Gjermane e Bashkimi Sovjetik, me të cilët vendi ynë nuk kishte marrëdhënie diplomatike. E vërteta është se për marrëdhëniet me Republikën Federale Gjermane, si dhe me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës.

Dihet se kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë. Ai autorizoi që Shtrausi të pritet nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme, si dhe dha udhëzimet lidhur me kërkesat tona për reparacionet, si parakusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Edhe për bisedimet me Anglinë e SHBA-në, ka qenë dakord Enver Hoxha. Në vitin 1984 si anglezët, ashtu edhe amerikanët, me anën e Ambasadës Franceze në Tiranë, kërkuan që të zgjidhej çështja e floririt shqiptar, të mbajtur në bankat britanike, qysh nga mbarimi i Luftës Dytë Botërore. Enveri edhe për këtë gjë ishte dakord dhe dha porositë e nevojshme. Në shtypin tonë ka pasur mjaft spekulime lidhur me marrëdhëniet me RFGJ-në. Janë hedhur dyshime, duke e paraqitur çështjen sikur RFGJ-ja, i propozuan Shqipërisë një miliard dollarë kredi, kurse PPSH-ja, nuk i paska pranuar, për t’i qëndruar besnike parimit që; nuk marrim kredi nga vendet kapitaliste!

Më vjen keq se, ndonjëherë, turbullirë për këtë çështje, ka shkaktuar edhe ndonjë diplomat, që gjoja në ato kohë paska marrë vesh nga x person gjerman ose, i një kombësie tjetër, se Shqipëria e paska refuzuar kredinë gjermane. Jo, kategorikisht, jo! Gjermanët asnjëherë nuk kanë propozuar ndonjë kredi të atyre dimensioneve. Pala jonë iu ka kërkuar gjermanëve, reparacionet e Luftës (po, miliona, bile një miliard dollarë). Por gjermanët na janë përgjigjur zyrtarisht, se të tilla nuk jepnin dot, sepse ua kishte ndaluar Konferenca e Londrës e vitit 1953, midis SHBA-së, Anglisë dhe Francës, që ishin tutorë të Gjermanisë Perëndimore, në atë kohë.

Më në fund, për t’i mbyllur bisedimet dhe për të treguar se më vonë mund të rriteshin marrëdhëniet tona, gjermanët vendosën t’i jepnin Shqipërisë 20 milionë dojçmarka kredi, me 1 deri 10 % interes dhe me një afat shlyerjeje 40-vjeçar, njëkohësisht 20 milionë dojçmarka falas, për teknikë e teknologji gjermane. Dhe qeveria shqiptare, pavarësisht se Kushtetuta e ndalonte, e pranoi këtë kredi. Në atë kohë, ne nuk ishim aq “fanatikë” të nenit të Kushtetutës që ndalonte marrjen e kredive! Po të ishte kredia prej 1 miliard markash, do ta kishim pranuar edhe më me entuziazëm. “Gjynahu” njësoj bëhet, si duke pranuar 20 milionë, apo duke pranuar 1 miliard! Ja, kjo është e vërteta.

Për ta mbyllur përgjigjen e kësaj pyetjeje, ju kujtoj se marrëdhëniet diplomatike u vendosën me RFGJ, qysh në vitin 1987. Një ditë pas shpalljes së vendosjes së këtyre marrëdhënieve, unë prita dhe zhvillova bisedime miqësore, me zotin Gensher. Ndërsa marrëdhëniet me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, u vendosën në vitin 1990, megjithëse bisedimet për zgjidhjen e çështjes së floririt shqiptar, që ishte parakusht i lidhjeve diplomatike, kishin filluar qysh në vitin 1985.

Përsa i përket çështjes, nëse unë u bëra i papranueshme për Perëndimin, lidhur me tranzicionin shqiptar, nuk më rezulton një gjë e tillë. Unë dhashë dorëheqjen nga posti i presidentit të Republikës, në prill 1992, jo pse kisha ndonjë presion nga jashtë, por sepse e quajta të arsyeshme, të mos qëndroja në atë post, pasi zgjedhjet e marsit 1992, u fituan thellë nga PD-ja dhe, për pasojë, ajo do të kishte si shumicën absolute në Parlament, ashtu edhe qeverinë. Në klimën e asaj kohe kishte rrezik, që presidentit t’i rezervohej roli i “kukullës”. Prandaj dhashë dorëheqjen.

A keni ndonjë sugjerim për marrëdhëniet me Greqinë? Ndonjë gjë që vjen nga ajo kohë?…

R. Alia: Kam menduar edhe më parë, po kështu mendoj edhe sot, se marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë, por edhe me fqinjët tjerë, duhet të jenë sa më të mira. Njeriu nuk bën dot pa fqinjët. Ky është ligj i njohur. Përveç faktorëve të mëparshëm, për marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë, është shtuar edhe një faktor shumë i rëndësishëm, sa për Shqipërinë, aq edhe për Greqinë. E kam fjalën për emigrantët, që thuhet se janë rreth 800 mijë veta.

Me punën e djersën e tyre këta emigrantë i sjellin vendit tonë të ardhura të mëdha, që ndihmojnë në rritjen e nivelit ekonomik të Shqipërisë. Por në të njëjtën kohë, ata ndihmojnë zhvillimin edhe të ekonomisë greke, sepse janë të përfshirë në të gjithë sistemin ekonomik të vendit fqinj. Nga ana politike emigrantët shërbejnë si ndërlidhës midis dy popujve tanë, ashtu siç shërbejnë për këtë qëllim edhe minoritarët grekë, që jetojnë në Shqipëri. Midis Shqipërisë e Greqisë, nuk ka probleme të pazgjidhura që do të pengonin zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona.

Minoriteti grek në Shqipëri, jeton i lirë, me të drejta të plota, si çdo qytetar shqiptar. Qëndrimi i organeve shtetërore është korrekt ndaj minoritarëve dhe respekton normat ndërkombëtare për minoritetet.  Në shtypin tonë nga koha në kohë, flitet për të drejta të çamëve në Greqi. Është fjala për pasuritë që ata kanë matanë kufirit shtetëror. Më duket se në kuadrin e marrëdhënieve miqësore, me durim e mirëkuptim, çdo gjë mund të zgjidhet. E drejta e pronësisë është e njohur edhe nga normat e organizmave ndërkombëtare.

Por zbatimi i këtyre normave, kërkon përpjekje nga të dy palët, kërkon durim dhe jo nervozizëm, që fatkeqësisht vihet re ndonjëherë, duke e shndërruar këtë gjë në një problem politik, që helmon marrëdhëniet midis dy vendeve. Mendimi im është që organet shtetërore të vendit tonë, si këtu në qendër, por edhe në ambasadën tonë në Athinë, kanë detyrime të shumta ndaj shqiptarëve-emigrantë që gjenden në Greqi. Është e pakuptueshme që rreth 800 mijë shqiptarë nuk kanë shoqata të organizuara, të njohura si nga ambasada jonë, ashtu edhe nga autoritetet greke, lokale dhe qendrore.

Emigrantët kanë shumë probleme, ndonjë herë edhe konfliktuale me autoritete e me vendas. Kush i mbron interesat e tyre? Kush ndihmon që ata të ndreqen kur gabojnë, kur shkelin normat e sjelljes apo rregullat e vendit ku punojnë e jetojnë? Çfarë bëhet me fëmijët e emigrantëve? Me shkollimin e tyre, me mësimin e gjuhës amtare? Greqia është mjaft e përhapur, për pasojë edhe emigrantët gjenden në çdo anë të saj, në të gjithë ishujt. Ekzistenca e shoqatave të emigrantëve do të ishte një ndihmë e madhe që ata ta ndjejnë veten sa më afër atdheut e familjeve të tyre.

Ju mbeteni një figurë e keqkuptuar në përpjekjet tuaja politike. Nuk ju duan demokratët, por dhe një pjesë e komunistëve. Cili është mesazhi juaj i jetës, që mund t’u jepte përgjigje këtyre keqkuptimeve apo…?

R. Alia: Unë nuk pretendoj që çdo politikan, i cilitdo korrent të jetë dakord me mua, ose të miratojë qëndrimet e veprimet e mia. Në të gjithë veprimtarinë time, kam ndjekur atë që më ka thënë ndërgjegjja ime. Pikërisht me këtë bindje, kam marrë pjesë në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit, kam milituar në radhët e PPSH-së dhe me këtë bindje, kam punuar me të gjitha fuqitë e mia, për ruajtjen e lirisë e të pavarësisë së vendit, ashtu siç i jam përkushtuar ndërtimit të Shqipërisë së re, të një shoqërie të drejtësisë e të barazisë shoqërore, siç e dëshironim ne, mbështetur në teorinë marksiste.

Kur, si pasojë e përmbysjes që ndodhi në tërë Lindjen Evropiane, socializmi do t’ia linte vendin demokracisë pluraliste dhe ekonomisë së tregut, me ndërgjegje u përpoqa që ky ndryshim, të bëhej pa trauma të mëdha shoqërore e, veçanërisht pa gjakderdhje e luftë vëllavrasëse. Jam i lumtur, që në bashkëpunim me të gjithë shokët dhe protagonistët politikë të kohës, ndryshimi u bë i qetë. Padyshim, si çdo njeri, gjatë jetës sime kam bërë edhe gabime. Por asnjëherë për të përfituar ndonjë gjë personalisht, asnjëherë me qëllim që të dëmtoj me ndërgjegje popullin tim apo ndonjë person të veçantë./ Memorie.al

Intervistoi: Mentor NAZARKO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’94-ën, kur denoncimi u publikua në gazeta, ish-kryetari i Degës së Mirditës, sapo mësoi firmosjen e urdhër-arrestit, vdes në...”/ Refleksionet e publicistit të njohur për “çështjen Bardhok Biba”!

Next Post

“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe...”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Artikuj të ngjashëm

“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare
Intervista

“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare

August 8, 2025
“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit
Intervista

“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit

August 7, 2025
“Duke kërkuar tani lidhur me të vërtetën e vetëvrasjes së Nakos Spiros, përshtypja ime dhe këtë do t‘ia thoja edhe Liri Belishovës në sy, është që atë…”/  Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë
Intervista

“Duke kërkuar tani lidhur me të vërtetën e vetëvrasjes së Nakos Spiros, përshtypja ime dhe këtë do t‘ia thoja edhe Liri Belishovës në sy, është që atë…”/ Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

August 5, 2025
“Rreth orës 22.00, Mehmet Shehu, hapi derën e hyrjes në katin e parë, doli pak aty dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e kryeministrit
Intervista

“Po të kishte qenë Mehmeti agjent i KGB-së, CIA-s etj., do ta kishte përmbysur regjimin me kohë, por, të nesërmen e vetëvrasjes së tij, më thirri Enveri dhe më tregoi…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

August 4, 2025
“E gjithë Evropa Lindore ka qenë në mendjen dhe vizionin e tij, por për herë të parë, kam dëgjuar të flitej për Shqipërinë nga ai, kur…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-Presidentit  të SHBA-së, Ajzenhauer
Intervista

“E gjithë Evropa Lindore ka qenë në mendjen dhe vizionin e tij, por për herë të parë, kam dëgjuar të flitej për Shqipërinë nga ai, kur…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-Presidentit  të SHBA-së, Ajzenhauer

July 30, 2025
“Oficer i lartë i CIA-s, Peter Boevé, si ‘kryetar’ i Partisë Komuniste Holandeze, erdhi në Tiranë, ku takoi Enver Hoxhën…”/ Dëshmia e rrallë nga Hollanda, se si u mashtrua udhëheqësi i Shqipërisë?!
Intervista

“Oficer i lartë i CIA-s, Peter Boevé, si ‘kryetar’ i Partisë Komuniste Holandeze, erdhi në Tiranë, ku takoi Enver Hoxhën…”/ Dëshmia e rrallë nga Hollanda, se si u mashtrua udhëheqësi i Shqipërisë?!

July 24, 2025
Next Post
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe...”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme