• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Për të realizuar hartën e plotë të pemës gjenealogjikë të familjes sonë, që nga viti 1800, e deri më sot, unë shfrytëzova…”/ Dëshmia e rrallë pinjollit të familjes së njohur nga Libohova

“Për të realizuar hartën e plotë të pemës gjenealogjikë të familjes sonë, që nga viti 1800, e deri më sot, unë shfrytëzova…”/ Dëshmia e rrallë pinjollit të familjes së njohur nga Libohova
“Për të realizuar hartën e plotë të pemës gjenealogjikë të familjes sonë, që nga viti 1800, e deri më sot, unë shfrytëzova…”/ Dëshmia e rrallë pinjollit të familjes së njohur nga Libohova
“Për të realizuar hartën e plotë të pemës gjenealogjikë të familjes sonë, që nga viti 1800, e deri më sot, unë shfrytëzova…”/ Dëshmia e rrallë pinjollit të familjes së njohur nga Libohova
“Për të realizuar hartën e plotë të pemës gjenealogjikë të familjes sonë, që nga viti 1800, e deri më sot, unë shfrytëzova…”/ Dëshmia e rrallë pinjollit të familjes së njohur nga Libohova
“Për të realizuar hartën e plotë të pemës gjenealogjikë të familjes sonë, që nga viti 1800, e deri më sot, unë shfrytëzova…”/ Dëshmia e rrallë pinjollit të familjes së njohur nga Libohova
“Për të realizuar hartën e plotë të pemës gjenealogjikë të familjes sonë, që nga viti 1800, e deri më sot, unë shfrytëzova…”/ Dëshmia e rrallë pinjollit të familjes së njohur nga Libohova

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Ishte hera e parë që merrja pjesë në një event të tillë. Nuk promovohej një libër, as përkujtohej një përvjetor. Jo gazetarë, as keamera, as televizone. Thjesht, përpara një mase njerëzish, të njohur e të panjohur mes tyre, do të prezantohej pema gjenealogjike e familjes së njohur libohovite; SULO. Një rrjetë kapilare, që zinte një faqe të plotë muri, ku, si në një proces zbërthimi nuklear, një emër prodhonte disa emra e kështu, emër pas emri, mbërrihej tek emrat e pjesmarrësve të shumtë, të pranishëm në atë mase të madhe njerëzish, të cilët qëllonte të njiheshin. Por, më së shumti, nuk njiheshin mes tyre edhe pse mbanin të njëjtin mbiemër. Kur pema gjenealogjike u shfaq në mur, gjithësejcili, me kërshëri e zell të pamasë, filloi të udhëtojë në atë lloj “labirinti të Minosit”, ku ishte e pamundur t’i nxirrje fundin.

Rrugëtim i vështirë, i shoqëruar vazhdimisht nga pyetje, si p.sh.: “Ja, doktor Hajdar Sulo…vëllai i gjyshit të tim’eti. A ka këtu ndonjë nga nipërit apo stërnipërit e tij”?! Atij që bëri këtë pyetje, dikush i trokiti pas shpine: “Ja ku më ke, unë jam Maliqi, nipi, djali i djalit të tij”. Pyetje të ngjashme e skena të tilla si kjo, u përsëritën me qindra atë mbrëmje. Ajo filloi si një takim i gëzueshëm mes Sulatëve që njiheshin, por “për faj të asaj peme” të hartuar e shfaqur në mur, u kthye në një ushtrim njohës, një seancë pyetje-përgjigjesh mes Sulatëve, që nuk njiheshin me njëri-tjetrin.

Takoheshin emra të panjohur, emra të harruar, emra të dëgjuar nga një bisedë familjare e dekadave më parë, emra shoqëruar me figurë të parë dikur, në ndonjë fotografi të vjetër, emra që fiksoheshin në atë skemë kapilare të ndërtuar, edhe me emra të gjallë, por shumë më tepër që kanë ndrruar jetë. Në mënyrë të pashmangshme, ishte një mbrëmje kujtese e homazhi, për ata që nuk jetojnë më, për historitë e tyre, që janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë vend dhe me njerëzit e këtij vendi, si edhe takimi mes pjesëtarëve të këtij fisi të madh.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Prezantimi

Kureshtja ishte e madhe, si ishte organizuar, dhe çfarë do të shfaqej para të pranishmëve të shumtë, të ftuar, familjarë, etj. Kam parë foto, skema, vendosje, deri edhe libra kemi lexuar, të botuar rreth trungut apo, pemës familjare të një fisi të njohur në Shqipëri, e jashtë saj. Por, ashtu të mbledhur, në një sallë të bukur, moderne, ku shihje njerëz, të afërm, që takoheshin, njiheshin, ndonëse për herë të parë, edhe pse kishin lidhje farefisnore shekullore.

Emocione për të gjithë, pastaj prezantimi. Edhe ai, i një formati, tejet të veçantë: Gjithçka e detajuar qartë dhe bukur, kur në ekranin e madh u projektua, pema, trungu i degëzuar, shoqëruar me emra, njëri pas tjetrit, nga të parët e fisit, tek trashëgimtarët, deri tek ata aktualë dhe fëmijët e tyre. Një skemë, tejet tërheqëse, për nga përmbajtja, historia që përcjell, dhe pikërisht në atë mbrëmje, e konstatova një gjë të tillë. Mbi të gjitha për angazhimin kolosal nga autorët, për realizimin e të cilës, kërkohet shumë kohë, njohje, durim, bashkëpunim, përkushtim dhe përgjegjësi.

Çfarë është pema familjare?

Ka kohë që nga familje të njohura, ka përpjekje, në projektimin, ndërtimin dhe realizimin e të tilla hartave, lidhur me pasqyrimin e një peme familjare. Një traditë e hershme, por jo shumë e aplikuar gjatë viteve të socializmit. Ndryshe pas viteve ‘90-të, ka tentativa, përpjekje, dhe mundësi më shumë për të risjellë dhe aplikuar një praktikuar të tillë. Duke krijuar një traditë shumë të rëndësishme, për njohjen, lidhjet, farefisninë, por edhe për kulturën, historinë, jo vetëm familjeve të madha, por deri edhe të atyre normale. Në fushën e gjenealogjisë, është një lloj skeme e marrëdhënieve familjare në strukturë konvencionale, e paraqitur në formën e një peme.

Të dhënat gjenealogjike mund të përfaqësohen në disa formate, si p.sh.; si një pasqyrë skematike e paraardhësve. Pemët familjare shpesh paraqiten me brezat më të vjetër në krye dhe gjeneratat e reja në pjesën e poshtme. Një tabelë e prejardhjes, e cila është një pemë që tregon paraardhësit e një individi, do të ngjajë më shumë me një paraqitje skematike në formë të trungut ose, trupit të një peme, duke qenë më e gjerë në pjesën e sipërme, se sa në fund. Në disa grafikë të paraardhësve, një individ shfaqet në të majtë dhe paraardhësit e tij, ose të asaj, janë në të djathtë.

Një tabelë paraardhëse. e cila përshkruan të gjithë pasardhësit e një individi, do të jetë më e ngushtë në krye. Pemët familjare, mund të kenë degë të shumta. Dikush mund të përfshijë të gjithë pasardhësit e drejtpërdrejtë të një figure të vetme, ose të gjithë paraardhësit e njohur të një personi të gjallë. Një tjetër mund të përfshijë të gjithë anëtarët e një mbiemri të veçantë (p.sh.; pasardhës të linjës mashkullore).

Arben Sulo: “Ja si e krijuam pemën gjenealogjike të fisit”

Me profesion inxhinier elektrik dhe jurist, njëri nga kontribuuesit e asaj harte madhështore të familjes libohovite Sulo, në këtë intervistë ekskluzive për ne, shprehet: “Ka qenë një angazhim sistematik i gjatë e shtrirë në kohë, duke shfrytëzuar gjithë burimet e mundshme, të treguara e të shkruara dhe për të kontrolluar saktësinë e tyre. Një punë hulumtuese, për sigurimin, gjetje te materialeve, arkivimin, ruajtjen, dhe saktësinë që ato garantonin”. Për më shumë rreth kësaj, etj., ai na njeh në intervistën në vijim.

Zoti Sulo, sa informacion kishit nga historitë, trungjet e familjeve të mëdha?

Trungjet e familjeve të mëdha, kanë qenë një pikë referimi dhe nxitje, si p.sh. ato të familjeve; Kastrioti, Muzaka, Arianiti, Balsha, Zerebishi, Gjin Bue Shpata, Topiaj, Vlora, Toptani, Vrioni, Biçaku, Vërlaci, Merlika, Serreqi, Markagjoni, Mirakaj, Blloshmi, Kazazi, etj. Shumë prej këtyre familjeve, janë të lidhura edhe me krushqi ndërmjet tyre, duke i dhënë një shtrirje më të madhe pemës, trungut familjar, në vite dhe shekuj.

Kjo e bazuar në fakte, në vepra të shkruara, si në rastin e familjes Gjon Muzaka, të cilën e gjejmë në gjuhën italiane. Materiale të arkivuara nga shekulli i XVI-të dhe që ruhen edhe në ditët e sotme. Ndjeshmëria për të ndërtuar të kaluarën e vendit, duke filluar nga historiku i familjeve të veçanta, ka qenë shumë e përhapur, sigurisht në qytete, në familje qytetare, të cilat kanë patur një rol në historinë e vendit, thuajse në të gjithë kohërat.

Mendoni se ishin këto, disa nga arsyet, që i shtynte intelektualët, elitën patriotike të vendit, që të kërkonin rrënjët historike, duke filluar nga familjet e tyre, për të shkuar më pas edhe në historinë e popullit, kombit shqiptar?  

Është më se e vërtetë, gjetja e trungut familjar prej shumë brezash, në rastin tonë kemi arritur në shtatë breza, dhe jetës e veprimtarisë së të parëve tanë, është e lidhur pazgjidhshmërisht me traditat, historinë e vendit tonë. Shumë prej personave të këtij trungu, në kohë të ndryshme, të vazhdueshme e të dokumentuara, kanë dhënë kontribute të rëndësishme në jetën e të këtij vendi, me përkushtim dhe shpesh me sakrifica të mëdha.

Këto, si në aspektin e angazhimit ekonomik e, deri në përfshirje në veprimtaritë patriotike, që disave prej tyre u ka kushtuar edhe jetën, apo burgosje, internime, përndjekje, etj., në të gjitha kohërat. E përsëris, të gjitha këto të dokumentuara, po ndoshta nuk është rasti në këtë artikull të shkurtër, t’i përmend me emër, mbiemër e saktësi, se do të ishte një listë e gjatë.

Një traditë kjo shumë konkrete edhe për Libohovën, por kjo ka qenë edhe në familje, qytete të tjera, deri edhe në zona rurale. E konsideroni, si një formë përpjekje, për të ndërtuar pemën gjenealogjike të familjeve të njohura, dhe me një rol e kontribut të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë?.

Po, Libohova është një vend i shquar për familjet e saj të shquara, që ka patur njerëz të shkolluar në të gjithë kohërat, intelektualë dhe patriotë, një ndër to ka qenë edhe familja Sulo, më parë me mbiemër Libohova, deri në vitet ’20-të, kohë kur u bë regjistrimi i popullsisë dhe kur u kërkua nga qeveria e atëhershme, që mbiemrat me përkatësi fshatrash apo krahinore, të zëvendësoheshin me mbiemra të origjinës.

Vetëm nga fisi jonë, që në vitet 800, deri ku kemi mundur të arrijmë me prejardhjen, nga ky trung kanë patur shumë të diplomuar jashtë vendit, në universitete e akademi të njohura, juristë të shquar, si; Ferhat Sulo, Halim Sulo, Dervish Sulo, Hysen Sulo, Mahmut Sulo, mjekë të shquar si Hajdar Sulo, Qeramudin Sulo, Hysamudin Sulo, Reuf Sulo, apo ushtarakë si Hiqmet Sulo, Fiqiri Sulo, e shumë të tjerë dhe këtu unë përmenda vetëm ata që njoh, duke i patur më pranë, në vijën e familjes.

Ju duket kjo si një përpjekje, për të kryer një amanet nga të parët tuaj?

Mendoj se po dhe në këtë kontekst, e kemi patur një nxitje, një porosi, një amanet, nga të parët tanë, krenarë për prejardhjen e tyre, mos të harronim rrënjët tona. Janë ata që na e kanë ushqyer këtë ndjenjë, për t’u interesuar për vendin, familjen, paraardhësit dhe pasardhësit. Nuk ka libohovit që pavarësisht ku ndodhej, të mos shkonte të vizitonte qytetin e tij, që të mos ruante miqësinë, lidhjet farefisnore me të tijët, pavarësisht në kohë, largësi, të kushtëzuara nga transferimet, lëvizjet në periudha të ndryshme, kjo marrëdhënie ka funksionuar. Kudo të jemi lindur e rritur ne, kur na pyesin, të gjithë themi me krenari se; jemi nga Libohova.

Një histori, e shtrirë në shekuj, dhe në disa breza?

Në këtë frymë, realizuam edhe këtë event familjar, prezantimin e pemës gjenealogjike, fryt i përpjekjeve prej vitesh të saktësonim trungun, deri në njëfarë kohe kuptohet, se nuk është e lehtë, duke filluar nga viti 1800 e në vazhdim dhe me degë të përhapura, përveç Libohovës, kudo në Shqipëri, Tiranë, Berat, Fier, Vlorë, Shkodër, etj. e ndërkohë që nga dy vëllezërit e viteve ‘800, u arrit në qindra e qindra emra, deri në ditët tona, duke patur parasysh se u munduam ta bënim sa më të plotë, duke përfshirë prej-ardhësit e fisit Sulo, por edhe të degëzimeve të tij edhe në familje me mbiemër tjetër, prej martesave të vajzave.

Z. Sulo, siç e përmendët edhe ju më sipër, përveç se është një impenjim shumë i madh, realizimi i pemës dhe eventit të fisit Sulo, dhe degëzimeve të tij, dhe natyrisht që në këto rreshta, nuk mund të përmendni gjithçka në detaje, por nëse na thoni shkurtimisht, si e realizuat konkretisht?

Atëherë, prej shumë vitesh, vitet ’90-të, ka patur disa përpjekje dhe aktivitete, për të zbardhur jetën dhe veprimtarinë e të parëve tanë, flas nga ne pasardhësit e Doktor Hajdar Sulos, stërgjyshit tim, pjesë që e njoh më mirë, të konkretizuara me mbledhje së bashku, libra për të, dekorime për veprimtarinë e tij e, të vijuar edhe me pasardhësit.

Gjithashtu, prindërit tanë kanë kontribuar me kujtimet dhe dokumentet, që dispononin edhe në realizimin e librit “100 FAMILJE SHQIPTARE”, të autorëve Donika dhe Skënder Anxhaku, libër në të cilin autorët donin ti kushtonin një kapitull edhe familjes Sulo. Janë edhe dy libra që hedhin dritë mbi familjen Sulo, si ai “JURISTËT LIBOHOVITË”, dhe tjetri “MJEKËT, DENTISTËT, VETERINERËT, FARMACISTËT LIBOHOVITË” të Profesor Uran Asllanit, ku mjaft prej tyre janë nga fisi ynë.

Një prezantim publik, me shumë të pranishëm, kjo edhe për disa motive…?

Në vitet e fundit, ne më të rinjtë, relativisht, jemi munduar të mblidhemi e njihemi edhe me pjesën që nuk e njihnim dhe kemi organizuar disa takime mes nesh, gjithashtu edhe jemi takur në raste gëzimesh, vdekjesh, pjesë e jetës. Nga këto takime së bashku, njohje me njerëz që nuk i kishim takur më parë fizikisht, u pa se pothuaj të gjithë patën një entuziazëm nga kjo nisiativë, vumë re se sa karakteristika të përbashkëta kishim dhe një dëshirë për ta vazhduar këtë traditë dhe që sot e kësaj dite, frekuentohemi shpesh mes nesh.

Më treguat se zgjodhët një datë, pak të veçantë, për cilën arsye?

Finalizimi i këtyre përpjekjeve, për të njohur fisin tonë, si të thuash, u finalizua me realizimin e pemës dhe eventin për nder të fisit tonë. U zgjodh data 24 shkurt, datë që koincidonte me 85 vjetorin e lindjes së Astrit Sulos, që tashmë ka ndërruar jetë prej tre vjetësh, i cili ishte ndër promotorët ruajtjes së lidhjeve të fisit, gjë të cilën ua la amanet në gjallje djemve të tij, Gentit dhe Elvisit, ta mbanin e ta çonin përpara.

Dhe në realizimin e këtij eventi dhe pemës gjenealogjike, ata patën një kontribut kryesor, në organizimin dhe realizimin e saj, realizim që nuk ishte aspak i lehtë, duke filluar që nga thellimi i njohjeve me tregimet e më të moshuarve, konsultimit të materialeve të shkruara, libra, arkiva, etj., si edhe pjesa e realizimit grafik të pemës gjenealogjike dhe të pjesës logjistike. Gjithashtu atë datë, konvencionalisht e bashkërisht, e kemi konsideruar edhe një datë për t’ja dedikuar fisit tonë edhe në vazhdim.

Nga ky event, siç e përshkruat më sipër, çfarë qëllimi u arrit, cilat janë mbresat tuaja pas tij, reflektimet, synimet, etj.?

Pyetje me vend, se deri aty u përshkrua si diçka e bukur, që u ndjemë mirë, etj. Por, ajo që është më e rëndësishme, është njohja e rrënjëve, trashëgimisë, karakteristikave të përbashkët, njohja me njeri-tjetrin, mundësia dhe motivimi që këtë gjë ta bëjnë në të ardhmen edhe fëmijët e nipërit tanë. Është shumë e rëndësishme të njohësh rrënjët, të kesh identitet, kjo i forcon më shumë familjet, që janë qeliza e shoqërisë, rrjedhimisht kjo i shërben vendit.

Një pyetje pak provokative, kur ju u shprehet që; në atë pemë, janë me qindra e qindra persona, sikurse përmendët pak më sipër, gjen karakteristika të përbashkëta. Duke qenë se edhe në një familje ka diversitet, çfarë karakteristikash të përbashkëta mes jush keni vënë re?

Atëherë, në  atë pemë ka një diversitet shumë të madh e të larmishëm njerëzish me formime shkollore të ndryshme, punë të ndryshme, me kredo dhe angazhime politike të ndryshme, shpesh edhe antagoniste etj., por, nëse do shprehesha me terma matematike, rezultantja e fisit, e përbashkëta, është se shumica e tyre, në të gjitha kohërat është karakterizuar nga atdhedashuria, ndershmëria në punën e angazhimet sipas kredos personale, jo domosdoshmërish më të drejtat e më të mirat, por të udhëhequr nga parimet si më sipër.

Z. Arben, në përfundim të intervistës, si do ta përmbyllnit gjithë sa më sipër?

Si konkluzion, pothuaj të gjithë ne, pjesëmarrës në atë event, u ndjemë jo vetëm krenarë, por edhe më të bashkuar, më të vetëdijshëm se edhe ndër pjesëtarë të fisit, antagonistë në disa drejtime, kishim shumë më tepër gjëra që na bashkonin, se sa na ndanin, gjëra të mira flas, jo në aspektin e interesave. Pas atij takimi, u ndjemë akoma më të motivuar për ta vazhduar këtë traditë në të ardhmen, për ta thelluar, përmirësuar e pasuruar njohjen, duke ua lënë amanet edhe pasardhësve tanë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Familjarët që vinin për takim, i kthenin mbrapsht, pa konsideruar tri ditë rrugë, për të kapur zemrën e Mirditës, sepse makinat s'i merrnin, hotelet s'ua hapnin derën...”/ Dëshmia e trishtë e ish-të dënuarit të Spaçit

Next Post

Kalendari Historik 20 Shtator 2024

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01Shtator 2024

Kalendari Historik 20 Shtator 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!