• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, December 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986

“Goditja e Krerëve të Ushtrisë 1974-1975: ‘Balluku, Dume, Çako, Parllaku, agjentë të Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës…’” / Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës dhe debati i fundit në Presidium për faljen e tre gjeneralëve
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986
“Kur Verua, erdhi nga Parisi, kolegët e tallnin: ‘tutkun’, i thoshin – ‘të kanë vajtur këmbët, e jo koka në Paris’, ‘t’i shtrydhën trutë putanat dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Lasgush Poradecit, për Enver Hoxhën
“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986

Nga THOMAS A. SANCTON

Memorie.al / E njohur për vendasit si “Vendi i shqipeve”, Shqipëria bie në sy e shihet me dyshim për dy gjëra: është vendi më i varfër në Evropë dhe një relike e erës staliniste. Për katër dekada, diktatori doktrinar Enver Hoxha, e qeverisi vendin me një këmbëngulje monomaniake dhe me një ndjenjë të gjerë ksenofobizmi fanatik. Ai e paraqiste Shqipërinë si vendi i vetëm në botë marksist-leninist i vërtetë dhe ndoqi një program të “besimit nacionalist, në forcat e veta”, që bëri kësisoj të mundur prerjen e të gjitha lidhjeve virtuale me Lindjen e Perëndimin. Vendi nuk ka marrëdhënie diplomatike, as me Bashkimin Sovjetik e, as me SHBA-në.

Politikat e Hoxhës, akoma prezente

Megjithëse Enver Hoxha vdiq vitin që shkoi, politikat e tij izolacioniste, akoma drejtojnë lidershipin aktual, të paktën kështu ngjajnë gjërat në sipërfaqe. Në një fjalim të tijin në Kongresin e Partisë Komuniste Shqiptare, në fillim të këtij muaji, pasardhësi i Hoxhës, i lënë në këtë post me porosinë e vetë atij, Ramiz Alia, 61-vjeçar, tha se; “partia jonë do të vërë në jetë mësimet e tij me kurajë e urtësi”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

“Në mbrëmje binim për të fjetur, por në mëngjes, jo të gjithë fëmijët zgjoheshin, kishin ngrirë në gjumë, të qara të vegjlish që kërkonin bukë, por asnjë kothere…”/ Reportazh nga ish-kampi i tmerreve

Edhe para vdekjes së Hoxhës, Shqipëria kishte nisur të aplikonte një politikë të hapjes së dyerve dhe sot ka shenja se “Shqiponja mund të jetë gati të shtrijë sa më shumë krahët për një fluturim sa më të gjatë”.

Frika nga bota, me bazë historike

Kundërshtimi këmbëngulës e ekzemplar i Shqipërisë përballë botës së jashtme, e ka bazën në një histori të gjatë të dominimit të huaj në vend. Pasi partizanët komunistë të udhëhequr nga Hoxha, mundën okupatorët gjermanë dhe kundërshtarët e tyre brenda vendit në vitin 1944 dhe erdhën kësisoj në fuqi, Hoxha imponoi një ekonomi centriste të planifikuar dhe vendosi themelet e një shteti totalitar, nëpërmjet një policie të fshehtë, me emër të frikshëm, “Sigurimi Shtetit”.

Në vitet që pasuan, ai e distancoi Shqipërinë nga vendet e tjera komuniste. I cenuar nga fushata destalinizuese e Nikita Hrushovit, Hoxha u prish me Moskën në vitin 1961. Kur kinezët ia nisën të eksperimentonin me reformat ekonomike në fundvitet ’70-të, ai i denoncoi ata si “revizionistë” dhe efektivisht ndërpreu të gjitha lidhjet ekonomike me ta.

Kushtetuta përjashton kreditë e huaja

Shqipëria është një vend i vogël (11.100 milje katrorë, me një popullsi prej 3 milionë banorësh), malor me bukuri të jashtëzakonshme. Më pak se 300.000 banorë jetojnë në Tiranë, në kryeqytetin e vendit; 85% e popullit jeton pastaj në qytete të tjera e fshatra. Fabrika të vogla prodhojnë të tilla produkte si tekstile, ushqime të konservuara, xhama dhe qelq, si dhe pjesë makinerish për industrinë. Ekonomia është në stanjacion e, kjo pjesërisht për shkak të frikës patologjike, nga ndihmat e kreditë e huaja.

Kushtetuta e përjashton pranimin e ndihmës së huaj, duke e bërë eksportin shqiptar të varur direkt nga marrëveshjet për këmbim mall me mall, ku ajo më së shumti eksporton krom, vaj dhe prodhime agrikulture. Ekonomia është gjithashtu e mbështetur, në një bazë të pa-integruar industriale. Uzinat e metalurgjisë, të ndërtuara nga kinezët e rusët, hidrocentralet dhe fabrikat e traktorëve e, që kanë një moshë që varion nga 8-25 vjet, po falimentojnë.

“Me forcat tona”, paralel me nacionalizmin

Mbështetja ekonomike në forcat e veta, ka shkuar dorë për dorë me nacionalizmin militant. Duke ia nisur nga fillimi i viteve ’60-të, Shqipëria ia nisi të ndërtonte bunkerë me nga një dritare të vogël, sa për të nxjerrë tytën e pushkës – që ishin rezultat i një fushate mbrojtjeje të iniciuar e frymëzuar nga Hoxha, i cili trumbetonte kërcënimin e vazhdueshëm të invadimit të Perëndimit e të Lindjes mbi vendin e tij.

Regjimi kishte një kontroll të hekurt mbi popullsinë e tij. Në vitin 1967, Hoxha lëshoi një direktivë ndëshkuese, ku hoxhallarët e priftërinjtë kristianë, u hoqën nga funksionet e tyre dhe u dërguan të punonin në ferma apo kampe pune; disa priftërinj katolikë që rezistuan, u dënuan me vite të gjata burgu politik, apo me pushkatim dhe u vranë. Rezultati: ndalimi e shtypja e lirisë së të ushtruarit të fesë.

Gabime të justifikuara me standard

Për të gjitha gabimet, regjimi mund të justifikohet me faktin se i ka dhënë qytetarëve të vet atë që ka mundur e që, sipas tyre, ka qenë më e mira, pasi ata nuk paguajnë taksa e gëzojnë një standard jetese, që s‘e kanë pasur kurrë më parë. Shumica e artikujve kryesorë në treg, nuk kanë njohur rritje qysh në vitet ’50-të dhe disa, madje, edhe janë ulur.

Varfëria ekstreme është eliminuar. Disa mallra ushqimore bazë, si mishi e produktet qumështit, janë të racionuara, por furnizimet me mallrat më të domosdoshme ushqimore, gjenden. Njerëzit, gjithsesi, nuk janë më aq të shkëputur nga bota e huaj. Kontakti i tyre kryesor me Perëndimin, vjen nga radiot e huaja dhe kanalet TV.

Të rinjtë veshin “blue-jeans” dhe mbajnë syze italiane. Ndërsa shoqëria shqiptare po rritet më shumë me rini – shumica e popullsisë aty, nuk shkon më shumë se 30 vjeç – disa probleme sociale, duke përfshirë këtu edhe kriminalitetin, janë në rritje, e madje ka shenja se ka një pakënaqësi në rritje me hoxhizmin.

Pa botën, ekonomia shqiptare e paralizuar

Ekonomia shqiptare nuk mund të përmirësohet, gjithsesi, pa një hapje ndaj botës së jashtme. Nga fundi i erës së Hoxhës, Tirana zyrtare nisi të pranonte faktin e rritjes së kontakteve diplomatike me jashtë. Shqipëria tashmë ka marrëdhënie zyrtare me 104 vende, gati dyfishi i numrit që ajo kishte në fund të viteve ’70-të. Dhe në Kongresin e Partisë, Alia bëri thirrje për një rritje më të madhe të tregtisë me jashtë.

Një hap kyç në këtë drejtim erdhi në fillim të këtij viti, kur u përurua dhe linja hekurudhore prej 40-miljesh, vetëm për trena mallrash, që lidh dy qytetet kufitare: Shkodrën me qytetin jugosllav të Titogradit. Shqiptarët, gjithashtu, kanë bërë marrëveshje me firmat perëndimore, për të hapur një uzinë dhe për të importuar pajisje telekomunikacioni, si dhe kamionë të tonazhit të rëndë.

Alia ka me vete 4 mbështetës të fortë në Byro!

Në dukje, në pritje për të forcuar kontaktet e saj me jashtë dhe për të kryer disa reforma të brendshme, Alia vazhdimisht ka sjellë më shumë njerëz pragmatistë në udhëheqjen e partisë dhe ka bërë gjithashtu përpjekje për të përmirësuar iniciativat prodhuese.

Hoxhistët e linjës së ashpër, të cilët akoma dominojnë në qeveri, ka shumë gjasa të rezistojnë ndaj të tilla ndryshimeve. Për Alinë, i cili mendohet se ka me vete vetëm katër mbështetës besnikë e të fortë në Byronë Politike të përbërë nga 15 anëtarë, ka ardhur koha të ecë me kujdes./ Memorie.al

(Marrë nga “TIME-Magazine”, e hënë 1 dhjetor 1986)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Autori i vërtetë i romanit ‘Tradhtia’, është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resulbegoviq, ka përvetësuar autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së, të cilave...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi

Next Post

“Takimet e Operativit të Sigurimit me agjenturën, bëheshin vetëm në shtëpitë konspirative, ose në pyll, por kur agjenti ishte femër...”/ Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

Artikuj të ngjashëm

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës
Dossier

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

December 1, 2025
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve
Dossier

“Në mbrëmje binim për të fjetur, por në mëngjes, jo të gjithë fëmijët zgjoheshin, kishin ngrirë në gjumë, të qara të vegjlish që kërkonin bukë, por asnjë kothere…”/ Reportazh nga ish-kampi i tmerreve

November 30, 2025
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Dossier

“Më 5 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist, përfshi edhe Enver Hoxhën, pranuan 28 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, pasi…”/ Refleksionet e historianes së njohur

November 28, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Reshat Leskaj më arrestoi se kisha sharë Enver Hoxhën dhe më torturonte në qelitë e Degës së Korçës, vuajta 9 vjet në Spaç, gruaja komuniste më divorcoi, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e korçarit rebel

November 29, 2025
Memorie.al
Dossier

“Sipas Ismail Qemalit, Shqipëria do të ndahej në tre kantone, me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, që do qeveriseshin nga Preng Bibë Doda, Esat Pasha…”/ Refleksionet e historianes së njohur

November 27, 2025
“Në burg, Padër Filip Mazrrekun, e lidhën me pranga me hoxhën e Drishtit dhe fratit katolik i duhej të ulej me të, sa herë që Aliu mysliman falej…”/ Dëshmia e nipit të klerikut dhe muzikanti të famshëm
Dossier

“Në burg, Padër Filip Mazrrekun, e lidhën me pranga me hoxhën e Drishtit dhe fratit katolik i duhej të ulej me të, sa herë që Aliu mysliman falej…”/ Dëshmia e nipit të klerikut dhe muzikanti të famshëm

November 26, 2025
Next Post
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën

“Takimet e Operativit të Sigurimit me agjenturën, bëheshin vetëm në shtëpitë konspirative, ose në pyll, por kur agjenti ishte femër...”/ Refleksionet e ish-kryeministrit të Shqipërisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme