• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën

“Gjatë regjimit komunist, të gjitha luftërat dhe trimëritë që kishte treguar në beteja kundër italianëve, xhaxhi im, Hysni Lepenica, ja ‘faturonin’ Hysni Kapos, pasi…”/ Dëshmia e nipit të nacionalistit të njohur vlonjat
“Kur u arratis babai, nënën e internuan në Plug dhe pas 12 vitesh kur shkuam ta takonim, pyeta një grua që ishte në arë, pa e ditur se ajo…”/ Dëshmia e trishtë e djalit nga Dukati
“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën
“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën
“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën
“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën

Nga Enver Memishaj

Memorie.al / Lufta kundër kulakëve në Shqipëri që zgjati për më shumë se 40 vjet përbën një nga faqet më të errëta në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 1912. I vetmi qe deri më sot ka marrë përgjegjësinë dhe ka studiuar këtë masakër çnjerëzore është studiuesi i apasionuar dhe serioz Xhafer Sadiku në artikuj dhe libra të botuar. Komunizmi shqiptar ishte vetëm një kopja më e egër dhe më barbare se komunizmi rus. Për afro gjysëm shekulli me radhë, shteti dhe regjimi komunist u grabiti të ashtuquajturve kulakë pasurinë, të drejtat elementare njerëzore, lirinë dhe pjesës më të madhe të tyre edhe historinë. Kulakët apo “armiqtë e popullit” mbetën në ndjekje të përhershme nëpërmjet përpunimeve agjenturore, kontrollit postar e telefonik, survejimi dhe “vërtetimi i fajit”, në kërkim të lirisë; arratisje, dëbime, internime.

“Titulli” kulak trashëgohej

Me titullin kulak nuk cilësohej vetëm kryefamiljari, por e tërë familja e tij, madje edhe gratë edhe fëmijët. Në vitin 1951 krahas masave të tjera shtrënguese kundër kulakëve, “u vendos trashëgimia e titullit kulak edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, jo vetëm kur vdiste kryefamiljari që mbante titullin, por edhe në rastet kur pjesëtarët e familjes ndaheshin”. (Apostol Kotani, “Rreth politikës së P.P.Sh-së., për likuidimin e kulakëve si klasë”)

Gjithashtu mund të lexoni

“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

Kështu p.sh. në Lepenicë, në listën e kulakëve rezulton të jetë edhe Veziko Çarçan Veshaj, e shoqja e Veledin Veshit, që vdiq nga torturat në qelitë e Sigurimit të Shtetit. Po ashtu kulake rezulton edhe Shyqyre Hazbi Hysaj, e shoqja e Hysni Lepenicës që kishte rënë dëshmor më 14 shtator 1943. Por kulakë do të cilësoheshin edhe bijtë e këtyre grave heroina, Kujtimi dhe Leka, pra trashëgohej titulli kulak!

Po kështu në Lepenicë në listën e kulakëve ose “armiqve të popullit”, janë edhe dy emra të njohur; Nebi Sadedini dhe Hysen Sinani, nga Lepenica, si dhe familjarët e tyre, gratë djemtë dhe vajzat. Në listën e kulakëve gabimisht shënohen me mbiemrin Memishaj, ndërsa nga kjo familje kulak ishte Shaqe Beqiri.

Nga tatimet e rënda, varfëria dhe burgosjet, pati vdekje të shumta nga familjet e kulakëve. Shumë familje u ndanë duke krijuar familje më të vogla, me iluzionin se do t’i shpëtonin luftës. Por komunistët nuk bënë lëshime. Kur vdiste kryefamiljari kulak, familja mbetej kulakë, nën emrin e atij që mbetej i pari familjes!

Në dhjetor të vitit 1968, në rrethin e Vlorës kishte rreth 4000 të rinj të lënë jashtë radhëve të organizatës së rinisë, pasi ishin fëmijë të familjeve të kulakëve. Lufta ndaj kulakëve përfshinte edhe ndalimin e martesave me familje kulakë, izolimin e tyre në ceremonitë e varrimit. Kur ndërronin jetë këta ose anëtarë të familjes kulakë, varroseshin vetëm nga familjarët e tyre. Jeta e familjeve të kulakëve ishte e kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij. (Xhafer Sadiku “Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948–1990”, “Vest Print”, Tiranë 2013)

Kulakët e Lepenicës

Kujtim Veshaj sapo ishte martuar dhe më 5 janar 1956, në moshën 20 vjeçare, atë e shpallën “armik të populli”, kulak, së bashku me Lekë Hysajn, fëmijën e vetëm të Hysni Lepenicës dhe deri në vitin 1990, të dy këta mbetëm “armiq të popullit”, duke vuajtur dhunën, terrorin, përbuzjen, diskriminimin dhe mohimin e të drejtave elementare njerëzore. Shpallja kulak e këtyre djemve të rinj, Kujtim Veshit dhe Lekë Hysajt, u bë në përmasa terrori. Në atë kohë Kujtimi ishte sekretar i rinisë së fshatit dhe u lajmërua fshati të mblidhej në oborrin e shtëpisë së Jaho Lames.

Në krye kishte dalë Muharrem Rrapi nga Mallkeqi, instruktor i Komitetit të Partisë dhe Rexhep Osmëni, sekretar i organizatës bazë të partisë për Gjormin. Ata i thanë fshatit se; Kujtim Veshaj dhe Lekë Hysaj shpalleshin “armiq të popullit”, kulakë, dhe prej asaj dite, askush nga fshatarët nuk duhet të kish me ta asnjë lidhje, as të jepte dhe as të merrte, as të hynte dhe as të dilte.

Disa burra që guxuan dhe thanë: “këta janë kalamaqër dhe me këta do matet fshati”? Përgjigja si gjithnjë ishte: “E di Partia…”! Gratë e fshatit, që nuk u ishin tharë ende lotët nga djegia e fshatit në vitin 1943 prej Hysni Kapos, u larguan duke qarë për atë mynxyrë që po e godiste fshatin e tyre.

Po këtë vit u formua edhe Kooperativa Bujqësore, Kujtimin dhe Lekë Hysaj nuk i pranuan në kooperativë si “armiq të popullit”, megjithëse nuk u pranuan, tokën dhe bagëtinë ua muarën. Kujtimit dhe Lekës u muarën nga 70 dynym tokë bujqësore dhe u lanë vetëm nga 4 dynym tokë, jo pjellore. Në vitin 1985, u përsërit skema e arrestimit të Veledinit e vitit 1951, babait të Kujtimit, por kësaj here Kujtimin nuk e shpunë në burg si i ati, por e demaskuan publikisht përpara fshatit. “Ngrehu – i thanë Kujtimit, – po të japim fjalën për t’u mbrojtur, por vetëm një minut do të flasësh”!

– “Goja ime, – tha Kujtimi, – ka qenë e kyçur nga frika juaj, jo nga ndërgjegjja ime dhe prandaj nuk kam folur, pra nuk u kam asnjë borxh juve, ju më kini borxh mua”. Pas tij u ngrit Tefide Ngucaj, një grua trimëreshë dhe ju drejtua me zë të lartë presidiumit: – “Jazëk u qoftë që ja bëtë edhe këtë Kujtim Veshit”!, – pastaj u shkreh në vaj dhe doli nga salla…!
Ajo klithmë e kësaj gruaje thoshte shumë…! Ajo ishte klithma e fshatit për drejtësi. E ndiej për detyrë ta falnderoj këtë grua, që nuk pyeti për familjen e saj, pasi mbi atë dashuri qëndronte liria dhe e vërteta.

U jam mirënjohës fshatarëve të mi të cilët u ngritën të gjithë në këmbë në formë revolte dhe e mbrojtën Kujtim Veshin. Nuk mjaftoi vetëm demaskimi, Partia duhet ta thellonte luftën e klasave, prandaj Kujtimin e hoqën nga sharrat ku punonte në mal të Lepenicës, djalin e tij e hoqën nga bari delesh, Lavdoshin vëllanë e tij, e hoqën nga zdrukthëtaria, kurse gruan dhe fëmijët e Kujtimit, i shpinin në punët më të vështira.

Në vitin 1960, partia do të bënte “inventarin” e kulakëve të Vlorës, se mos kishte “humbur” ndonjë, apo mos ishte arratisur! Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Rrethit, me shkresën nr. 1/359 datë 10.5.1960, i kërkon Komitetit të Qytetit listën emërore të kulakëve të qytetit. Komiteti Qytetit i përgjigjet me shkresat nr. 1/64 datë 20.5.1960 dhe nr. 1/80 datë 26.5.1960, duke renditur sipas lagjeve 84 kulakët e qytetit:

Lista me emrat e 84 familjeve “kulakë” të Vlorës në 1960

Lagjja “Lirim”, 3 familje: Tofik Shehu, Kimet Robi, Nafije Agaj.

Lagjja “Karabash”, 3 familje: Zija Kuçi, Filo Shaska, Sherif Mara.

Lagjja “Vrenes”, 9 familje: Arif Caushi, Hakim Braka, Mynyre Vranari, Abaz Mezini, Qazim Sora, Eqerem Sorra, Pullumb Kalo, Enver Mustafaraj, Xhemile Çala.

Lagjja “Tophana” 9 familje: Nuri Grabova, Gani Pehi, Kudret Kokoshi, Fetanete Haxhiu, Meleqe Haxhiu, Nikit Lamaj, Hilmi Murataj, Marigo Thomanasi, Sadik Boraj.

Lagjja “Skelë” 11 familje: Mustafa Canaj, Razip Murataj, Axhem Kapa, Zilini Kapaj, Pranvera Kokolari, Hysen Dudushi, Hajrije Muço, Serije Xhindi, Piro Xhindi, Nesije Xhindi, Besim Kokoshi.

Lagjja “Muradije”, 11 familje: Refat Hoxha,Sihat Beqo, Qefsere Beqo, Petref Fallani, Muharrem Shehu, Baki Shehu, Veip Vranari, Xhemil Kuçi, Xhemil Beqo, Lilo Grabova, Liri Hoxha.

“Lagjja e Re”, 17 familje: Taifur Musa Shehu, Ëngjëll Taifur Shehu, Isak Mete Dulaj, Hetem Kadri Dulaj,Sabadire Meçorrapaj, Nazmije Beqir Shehu, Samine Leskaj, Shano Çobaj, Kujtim Muço Meçorrapaj, Miri Xhafer Meço, Myrdije Teki Meço, Avduraman Hysen Meço, Skënder Shaqo Shehu, Batije Muharrem Shehu, Qefalete Sabri Shehu, Marije Shaqo Shehu, Skënder Qerim Gumbardhi

Lagjja “Çole”, 13 familje:

Nga Trevëllazëri. 1. Skëndo Muhamet Myrtaj, 2. Mamude Sulo Myrtaj, 3. Përparim Skëndo Myrtaj, 4. Serije Skëndo Myrtaj, 5. Koçi Skëndo Myrtaj.

Nga Panajaja: 1) Koçi Tahir Aliraj, 2) Mato Hysen Aliraj, 3) Tana Xhezo Aliraj, 4) Fatbardha Dushan Aliraj. Nga Oshtima: 1. Fiqiri Ymer Xhaferi, 2. Fevri Ymer Xhaferi, 3. Nadire Hasan Xhaferi, 4. Merushe Halil Xhaferi.

Nga Kume, 4 familje: Enver Neim Xhaferi, Kajaçe Avdul Xhaferi, Shefiko Feim Xhaferi, Mbarime Qani Xhaferi

Nga Uji i Ftohtë, 4 familje: Brahim Hoxha, Tri Luzaj, Drita Hodo, Fatime Haxhi

Në fshatrat e Vlorës gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv i Rrethit kishte evidentuar një listë me emra kulkësh praj 84 familjesh, si më poshtë:

Nga Kanina, 9 familje: 1. Qazim H. Bonjaku, 2. Sabri H. Bonjaku, 3. Cano A. Bonjaku, 4. Hyqmet D. Luzaj, 5. Qani I. Luzaj, 6. Qazim I. Luzi, 7. Ahmet L. Xhindi, 8. Brahim H. Vranari, 9. Hydo F. Hoxha.

Nga Narta, 4 familje: 10. Nako Qirko, 11. Jani Andrea, 12. Vangjel Papa, 13. Vasil Papa

Nga Panaja, 1 familje: 14. Gano Hoxha Panaja
Oshtima, 2 familje: 15. Vexhi S. Xhaferaj, 16. Beshir N. Xhaferaj.

Nga Zvërnec, 1 familje: 17. Bexhet I. Shehu.

Nga Çeprat 4 familje: 18. Xhevit Mersini, 19. Faik Isufi, 20. Refat Isufi, 21. Sehit Myftari.

Nga Dukati, 18 familje: 22. Serri J. Jazaj, 23. Adem J. Jazaj, 24. Isuf J. Jazaj, 25. Axhem I. Çeloaliaj, 26. Ahmet M. Mëhilli, 27. Zini I. Hamiti, 28. Haxhi I. Haskaj, 29. Muharrem K. Nelaj,
30. Shyqyri M. Çeloaliaj, 31. Alim M. Çeloaliaj, 32. Xhezo M. Çeloaliaj, 33. Xhavit L. Hamiti, 34. Azem S. Hamiti, 35. Qerem I. Hamiti, 36. Hamit G. Hamitaj, 37. Dervish I. Jazaj, 38. Isuf M. Koshena, 39. Qirie Notaj.

Nga Radhima, 1 familje: 40. Yzeir Llakatundi

Nga Lepenica, 2 familje: 41. Leke H. Hysaj, 42. Kujtim V. Veshaj
Gjormi, 4 familje: 43. Neki L. Gllucaj, 44. Hysen L. Gllucaj, 45. Ymer R. Hoxhaj, 46. Zagoll Sefedini.

Nga Matogjin, 2 familje: 47. Jaçe M. Leskaj, 48. Bado M. Leskaj.
Mavrovë, 4 familje: 49. Hajro Merkaj, 50. Hodo Nelaj, 51. Batjar Nelaj 52. Arif Bejtaj.

Nga Hysoverdh, 1 familje: 53. Fejzi Agaj, Hysoverdh
Vajzë, 1 familje: 54. Merxhane Iliazi.

Nga Velçë, 3 familje: 55. Nexhip Myslymi, 56. Rujo Sabriu, 57. Selman Beqiri.

Nga Gumenica, 2 familje: 58. Zeno Shabani, 59. Qerim Numani
Lezhan 3 familje: 60. Sadik Çelo, 61. Shaban Beqiri, 62. Taip Beqiri.

Nga Shkoza, 1 familje: 63. Sabri Mane.

Nga Kuçi, 4 familje: 64. Arshi Zekaj, 65. Bejtash Nuraj, 66. Metlli Ymeraj, 67. Hysen Karrocka.

Nga Kallarati, 2 familje: 68. Shate Qeramaj, 69. Tahir Qeremaj Kallarat.

Nga Himara, 7 familje: 70. Katina Kaçelako, 71. Stefo Goro, 72. Kaliro Goro, 73. Milto Rexho, 74. Koço I. Llazari, 75. Grigor Bollano, 76. Kozma Kallushi.

Nga Dhërmiu, 6 familje: 77. Vangjel Dhima, 78. Milo Goreci, 79. Foto Martino, 80. Kleantho Gjikuria, 81. Stefo I. Duni, 82. Thanas Duni.

Nga Trevëllazëri, 2 familje: 83. Sadil Lamaj, 84. Rexhep Lamaj Trevllazër (A.Q.SH., Fondi 1 V. 1960, Dosja 294, fq. 1 – 6). Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve...”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

Next Post

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset...”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

Artikuj të ngjashëm

“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Arso Milotoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

November 17, 2025
“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in
Dossier

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

November 17, 2025
“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Hysni Kapo nga Moska, lidhej me Enverin në Tiranë dhe si asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nuk ishte aktiv në dënimin e kinezëve…”/ Zbulohen dokumente të reja të prishjes së Tiranës me Kremlinin në ’61-in

November 16, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur isha në një qeli me Havzi Nelën në burgun e Burrelit, ai më tregonte se kur ishte me Lavdijen, në burg në Jugosllavi, UDB-ja…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, Bedri Çoku

November 17, 2025
“Florian Kolaneci tha se i ka bërë disa herë vërejtje shokut Elham, por ai kish ofenduar shokët Kosta Gazeli dhe Jorgo Çuli…”/ Raporti sekret i Rexhep Kollit, në ’82-in
Dossier

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën …”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

November 16, 2025
“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën
Dossier

“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën

November 13, 2025
Next Post
“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset...”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme