• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, November 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për rrethin e Tropojës, duhen 143 metra litar dhe 7 grupe, për 50 persona që do arrestohen në kohë lufte…”/ Zbulohet dokumenti me planin-operativ të Sigurimit, me emrat që do drejtonin operacionin

Raporti i Sigurimit: “Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse Dhurata shton; udhëheqësi është budallallepsur dhe për pesë vjet, do i vrasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret, i 19 tetorit 1982
Hetues dhe Punetore Operative te Sigurimit te Shtetit duke biseduar mes tyre. Foto e viteve 70-80.bmp
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij
“Dy oficerët e Sigurimit në Degën e Krujës, më mashtruan dhe firmosa dokumentin sikur isha i dërguari i UDB-së për…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që u arratis në 1960-ën
“Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Siç dihet, nëse regjimit komunist do t’i rrezohej pushteti, ishte përgatitur për një valë goditje, që përfshinte vrasje dhe burgosje për të gjithë elementin e konsideruar kundërshtar. Në bazë të direktivës; “Mbi funksionet dhe detyrat e forcave të armatosura të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për kohë lufte”, udhëzimit, nr. 01 – 34, datë 30. 10. 1986; “Për spastrimin e zonës në situatë lufte nga elementët armiq me rrezikshmëri të theksuar” dhe udhëzimit nr. 01 – 35, datë 30. 10. 1986 të ministrit të Punëve të Brendshme; “Për mënyrën e veprimit të kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme, me marrjen e urdhrit nëpërmjet shifrës shtetërore për spastrimin e zonës në situatë lufte nga elementët armiq me rrezikshmëri të theksuar”, Dega e Punëve të Brendshme Tropojë, në vitin 1987, përpiloi planin e veprimeve për kohë lufte, i miratuar nga kryetari i saj, Ibrahim Gjetja.

Rruga e veprimeve të shtatë grupeve është e mëposhtmja. Përfundimi ishte në pikën nr. 33. Të grumbulluarit, të gjithë do shkonin në këmbë, në itinerarin: Fierzë – Iballë – Pukë –Kaçinar – Ura e Fanit (Shpal). Pikat e hapjes do të kryenin funksionin e burgjeve të fshehta, të gatshme për t’u përdorur në situata lufte. Sot kanë mbijetuar fare pak prej tyre.

Këto u ngritën mbi bazë të urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme, të datës 6.7.1971. Ndër të tjera, në listën përkatëse, figuron edhe pika nr. 33 (Shpal, Mirditë) e destinuar për repartet nr. 301, 302, 303 dhe 311. Në këtë pike, ishte menduar edhe grumbullimi i personave me rrezikshmëri politike, nga dega e Punëve të Brendshme Tropojë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

Plani i veprimeve të para operative për kohë lufte, i Degës së Punëve të Brendshme Tropojë, i vitit 1987

– Grupi i parë, i drejtuar nga operativi Miti Kurici, zëvendës-përgjegjës Rushan Dervishi, duke pasur 20 ushtarë, vepronte në: Bajram Curri, Gri, Geghysen, Bujan. Do arrestonte 11 persona, duke pasur 11 zinxhirë e çelësa, 33 metra litar. Arrestimi mbaronte për 6 orë. Vendi i grumbullimit, te Teqja e Grisë. Pastaj shkonin në pikën e Fierzës.

– Grupi i dytë, i drejtuar nga operativi Naim Muçalli, zëvendës përgjegjës Mark Melani, duke pasur 20 ushtarë, vepronte në: Llugaj, Babinë. Do arrestonte 11 persona, duke pasur 11 zinxhirë e çelësa, 33 metra litar. Arrestimi mbaronte për 6 orë. Vendi i grumbullimit, te Përroi i Dunishës. Pastaj shkonin në pikën e Fierzës.

– Grupi i tretë, i drejtuar nga operativi Shpëtim Halili, zëvendës përgjegjës Besnik Musa, duke pasur 6 forca, vepronte në: Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj, Btoshë, Curraj, Tetaj. Do arrestonte 9 persona, duke pasur 9 zinxhirë e çelësa, 27 metra litar. Arrestimi mbaronte për 6 orë. Vendi i grumbullimit, te ura e re e lumit Mërtur. Pastaj shkonin në pikën e Fierzës.

– Grupi i katërt, i drejtuar nga operativi Veledin Meto, zëvendës përgjegjës, Abedin Et’hemi, duke pasur 4 forca, vepronte në: Margegaj-Dragobi-Valbonë. Do arrestonte 3 persona, duke pasur 3 zinxhirë e çelësa, 9 metra litar. Arrestimi mbaronte për 6 orë. Vendi i grumbullimit, te poligoni i qitjes Margegaj. Pastaj shkonin në pikën e Fierzës.

– Grupi i pestë, i drejtuar nga operativi Foto Çelari, zëvendës përgjegjës, Xhemal Skoqi, duke pasur 6 policë, vepronte në: Kasaj, Kojel. Do arrestonte 4 persona, duke pasur 4 zinxhirë e çelësa, 12 metra litar. Arrestimi mbaronte për 6 orë. Vendi i grumbullimit, te përroi te Qafa e Mejdanit. Pastaj shkonin në pikën e Fierzës.

– Grupi i gjashtë, i drejtuar nga operativi Gjergj Shusku, zëvendës përgjegjës, Gjergj Marku, duke pasur 7 policë, vepronte në: Pac, Kam, Kepenek, Berishë. Do arrestonte 5 persona, duke pasur 5 zinxhirë e çelësa, 15 metra litar. Arrestimi mbaronte për 6 orë. Vendi i grumbullimit në Radogosh. Pastaj shkonin në pikën e Fierzës.

– Grupi i shtatë, i drejtuar nga operativi Agim Ramici, zëvendës përgjegjës Esat Kulmaku, duke pasur 7 policë, vepronte në: Rajë, Tpla, Fierzë. Do arrestonte 4 persona, duke pasur 4 zinxhirë e çelësa, 14 metra litar. Arrestimi mbaronte për 6 orë. Vendi i grumbullimit në pikën e Fierzës. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Jakomoni e thirri ‘Lalën’, për t’i kërkuar të pranonte postin e kreut të qeverisë, ai i vuri tre kushte, ku e para ishte që...”/ Dëshmia e rrallë e motrës së ish-kryeministrit Mustafa Kruja, që jetoi në SHBA-ës

Next Post

“Ja çfarë më tha Kadri Hazbiu, pak ditë para pushkatimit, kur unë bëja shërbimin brenda qelisë te ‘Burgu 313’, ku ai mbahej i izoluar në një arkë të madhe dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
Dossier

November 11, 2026
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
Dossier

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

November 10, 2026
Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

November 9, 2026
“Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte…”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 8, 2026
“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

“Kadri, si nuk të kujtohet ty, që gjeneral Panajot Plaku, ka ardhur si diversant në Shqipëri dhe ka shkuar te sovjetiku në bazën e Vlorës…”/ Debatet e Ramiz Alisë në Byro, 8 tetor ‘82

“Ja çfarë më tha Kadri Hazbiu, pak ditë para pushkatimit, kur unë bëja shërbimin brenda qelisë te ‘Burgu 313’, ku ai mbahej i izoluar në një arkë të madhe dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme