• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, January 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Për fat të keq, varri Qazim beut nuk ka qenë i shënuar dhe deri më 27 nëntor 1997, shumica e qytetarëve në Strugë, nuk ia kanë ditur se…”/ Historia e trishtë e djalit të dytë të Ismail Qemal Vlorës

“Kur e panë se Qazim beu s’doli katër ditë nga shtëpia, se s’kishte gjurmë në oborrin e mbuluar nga bora, fqinjët e tij, familja Laçka, u futën…”/ Mister i vdekjes së djalit të dytë të Ismail Qemalit, në dhjetor 1953
“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij
“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij
“Po ja…, edhe ne 10 korrikun po festojmë këtu në Brrakë…”/ Kur gjeneral Spiro Moisiu refuzoi Enverin dhe s’shkoi në ‘Pallatin e Brigadave’
“Sipas Ismail Qemalit, Shqipëria do të ndahej në tre kantone, me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, që do qeveriseshin nga Preng Bibë Doda, Esat Pasha…”/ Refleksionet e historianes së njohur
“Edhe pse një bashkëpunëtor i ngushtë i Sulltanit, Ismail Qemal Vlora ishte një nga politikanët e paktë të asaj kohe që trajtoi ‘çështjen armene’…”/ Ana e panjohur e Plakut të Vlorës në diplomacinë europiane

Nga Mehmet Latifi

Pjesa e tretë

Memorie.al / Djali i dytë i Ismail Qemalit, Plakut të Vlorës dhe Shqipërisë, njëkohësisht sekretar i tij personal dhe shef i kabinetit të tij, jetoi në Strugë, që nga viti 1936 e, deri në vdekje, kah fundi i dhjetorit të vitit 1953. Dëshmitarët e gjallë me respekt flasin për këtë figurë, këtë personalitet të “harruar” në Strugë! Respekt të veçantë tregojnë edhe fëmijët e tij të birësuar. Shtëpia ku ka jetuar dhe ka ndërruar jetë Qazim Bej Qemal Vlora, edhe sot e kësaj dite është funksionale, po në atë gjendje në të cilën ka qenë në kohën kur jetonte Qazim bej Vlora, por pa asnjë shënim ose shenjë të duhur. As varri i tij nuk ishte shënuar deri më 27 nëntor të vitit 1997 –(sepse nuk dihej, ishte harruar nga struganët) – , kur falë mirëkuptimit nga Shoqata e Historianëve Shqiptar, Dega në Strugë, u shënua simbolikisht.

                                                         Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë

“Arshi Pipa, nji za i kurajshëm i vlerave, gladiator i paepun i arenave t’gegnishtes dhe personifikimi i të përsosunes së disidentit në jetë e në vepër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

Ç’U BË ME DOKUMENTACIONIN E KRIJIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR?

Për fat të keq, as varri i tij nuk ka qenë i shënuar me asnjë shenjë apo simbol (deri më 27 nëntor të vitit 1997), madje shumica e qytetarëve dhe të tjerëve në Strugë, nuk ia kanë ditur dhe nuk ia kanë mbajtur mënd varrin, edhe pse periudha e vitit 1953, nuk i takon periudhës së hershme të mesjetës!!!

Për t’i dalë sado pak borxhit këtij personaliteti të shquar të historisë kombëtare, si dhe vetë 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit të 1912, me ndihmën e Shoqatës së Historianëve Shqiptar në Maqedoni, dega në Strugë, në veçanti me ndihmesën e pa rezervë të kryetarit të kësaj Shoqate, Prof. Dr. Nebi Dervishi, dhe bashkë me Televizonin lokal “Kaltrina” nga Struga, bëmë ç’është e mundur dhe sipas mundësive dhe rrethanave tejet të ndërlikuara, që me këtë rast, në prak të 28 Nëntorit, që të bëhet përfundimisht ekspozimi dhe shënimi i varrit të Qazim bej Qemalit, duke ia shënuar me një gurë modest.

Këtë aktivitet e kanë mbështetur në forma të ndryshme edhe shumë qytetar të tjerë nga Struga e rrethina, që varri i tij të shënohet, qoftë me një gurë modest mermeri dhe një mbishkrim po ashtu modest me këtë përmbajtje: “QAZIM BEJ VLORA, 1870-1953…Nëntor, 1997, ‘Shoqata e Historianëve Shqiptarë’ – Strugë”.

Lidhur me identifikimin, saktësimin dhe ekspozimin e varrit të Qazim bej Qemalit, krahas njohurive që kisha nga nismëtari i këtij hulumtimi, Shaban Tateshi, si dhe shumë qytetar të Strugës dhe Ohrit, që kanë mundur të ndihmojnë në identifikimin dhe saktësimin e varrit, kontribut të veçantë dhe faleminderit për të gjithë, e në veçanti për Remzi Qokun, (dhëndër i Belul efendi Kadiut), të cilit vetë Belul efendi Kadiu, ia kishte lënë amanet që ta dije se i kujt është, kush pushon aty dhe ta ruaj e kujdeset për këtë varr.

Më 27 nëntor, të vitit 1997, më në fund, iu ekspozua dhe iu shënua varri Qazim bej Qemal Vlorës, në varrezat e qytetit të Strugës. Në këtë eveniment, me rastin e ekspozimit, saktësimit dhe shënimit të varrit të Qazim bej Qemalit, të pranishëm ishin, Prof. Dr. Nebi Dervishi dhe Zejnulla Qyra nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë, dega në Strugë, Prof. Nexhat Mustafa dhe Dr. Shefqet Pollozhani nga Unioni i Inteligjencies Shqiptare në Maqedoni – dega në Strugë (U.I.SH.M), Fevail Çorba dhe Asllan Shate, përfaqësues të Këshillit të Xhematit nga Muftinia e Strugës dhe kuptohet, autori i hulumtimit dhe i këtyre rreshtave. E gjithë kjo është shënuar në shiritin e celuloidit të Televizionit lokal “Kaltrina” nga Struga.

Lidhur me këtë aktivitet modest, njoftuam edhe anëtarët e familjes së Qazim bej Qemalit në Tiranë dhe mbarë farefisin e Ismail Qemalit. Mirëpo, ditën që u zhvillua ky aktivitet modest në Strugë, aktivitet rreth shënimit të 28 Nëntorit në Tiranë e Vlorë, kulmuan aktivitetet e këtilla, ndaj mundësia për të marrë pjesë e familjarëve të Ismail Qemalit dhe të Qazim bej Qemalit, ishte shumë e vogël, ndaj ata munguan. Edhe pse nuk ishin të pranishëm në këtë aktivitet modest, gjatë ditës dhe në mbrëmje të 27 nëntorit 1997, komunikuam bashkë me familjarët e Qazim bej Qemalit, të cilët ishin shumë mirënjohës për këtë, siç u shprehën ata “vepër dhe gjest tepër human dhe patriotik të shqiptarëve”.

Atë mbrëmje, në studion e Radio Televizionit “Kaltrina” kemi zhvilluar një bisedë në studio me historianin Zejnulla Qyra, dhe me Remzi Qokun, që ka ndihmuar në masë të madhe për saktësimin e varrit të Qazim bej Qemalit, me ç’rast, ua kemi komunikuar dhe ua kemi bërë me dijë të gjithë struganëve dhe të gjithë telespektatorëve dhe dëgjuesve, se është saktësuar, ekspozuar dhe shënuar varri i Qazim bej Qemalit në varrezat e qytetit, duke pasqyruar pamje nga aktiviteti i vendosjes së gurit modest me mbishkrimin po ashtu modest.

Kishim planifikuar që të bashkë komunikojmë me Edip Ohrin, djalin e madh të birësuar të Qazim bej Qemalit dhe Darling Vlorën, stërnip të Ismail Qemalit. Bashkëbisedimi me Edip Ohrin u realizua, ndërsa për fat të keq, me Darling Vlorën nuk arritëm ta realizojmë komunikimin, për shkak të angazhimit të tij në manifestimin qendror për 28 Nëntor, në qytetin e Vlorës.

FJALËT E EDIP OHRIT NË PARAQITJEN E TIJ PËRMES TELEFONIT

Pasi ia komunikuam njoftimin për ekspozimin dhe shënimin e varrit të njerkut të tij, djalit të Ismail Qemalit, Qazim bej Qemalit, më 27 nëntor të 1997, përmes linjës telefonike në emisionin e drejtpërdrejtë të RTV “Kaltrina”, koloneli në pension Edip Ohri, djali i madh i birësuar i Qazim bej Qemalit, dukshëm i emocionuar u shpreh: “Në radhë të parë ju falënderoj për telefonatën, ku më informuat dhe më gëzuat për këtë lajm.

Dua të shprehë falenderimet e mia dhe të familjes time dhe gjithë trungut të familjes së Ismail Qemalit, me banim në Shqipëri, për këtë gjest tuajin tepër human, të Shoqatës së Historianëve Shqiptar, dega në Strugë dhe popullit të mrekullueshëm dhe patriot të Strugës. Me këtë veprim, ju na keni prekur thellë shpirtërisht, jo vetëm ne familjarët, por edhe gjithë shqiptarët kudo që janë, sepse në këtë mënyrë keni nderuar figurën madhore të patriotit e heroit Kombëtar, Ismail Qemal Vlorës. Qofshit të bekuar dhe në do t’u jemi përjetë mirënjohës”.

I pyetur për figurën dhe personalitetin e Qazim bej Qemal Vlorës, Edip Ohri u shpreh: “Përsa i përket figurës së Qazim bej Vlorës, birit të Ismail Qemalit, siç e dini, Qazim beu, është një personalitet me rëndësi të veçantë në veprimtarinë patriotike e diplomatike të babait të vet, Plakut të Vlorës, siç e quan populli ynë shqiptar. Ismail Qemali, djemtë e tij i kishte si sekretarë, këshilltarë, truproje e shoqërues kudo ku ai zhvillonte aktivitetin e tij politik. Domethënë, djemtë e tij ishin të arsimuar e njohës të shumë gjuhëve të huaja dhe me formim politik e atdhetar”.

Edip Ohri, në vazhdim të prononcimit të tij të parë tha: “Qazim beun, Ismail Qemali e kishte sekretarin e tij personal, i cili e ka ndjekur babain e tij në të gjitha udhëtimet e takimet diplomatike dhe politike të tij, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ai ka qënë me te në Angli, Austri, në Itali…! Ka qenë bashkë me te edhe në bisedimet me krerët dhe udhëheqësit e Lëvizjes Patriotike në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë, së bashku me burrat e shquar në Shqipëri, si Luigj Gurakuqi, Isa Boletini etj. Qazim beu ka qenë pranë babait të tij deri në minutat e fundit të jetës së tij, kur ai vdiq në Peruxhia të Italisë, nga një helmim në vitin 1919.

Fakt është se edhe vetë Qazim beu bashkë me babain e tij u helmua, por ai mbijetoi. Pasojat e helmimit ai i vuajti deri në fund të jetës së tij. Qazim bej Qemali, ka qenë njeri i kulturuar, me arsim të lartë universitar. Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Inxhinjerisë së Ndërtimit në Belgjikë. Ai zotëronte shumë mirë gjuhët: frëngjisht, anglisht, italisht, turqisht e ndonjë tjetër. Ishte studios.

Kishte një bibliotekë të pasur dhe posedonte pothuajse të gjithë dokumentet e veprimtarisë politike e diplomatike të çështjes shqiptare, të zhvilluara nga baba ii tij, Ismail Qemal Vlora. Fatkeqësisht, në kohën e Mbretit Zog, e aq më tepër, pas viteve të 1945, në kohën e monizmit në Shqipëri, personalitetet e larta të shtetit shqiptar në Shqipëri, nuk treguan asnjë interesim për këto dokumente aq të rëndësishme për historiografinë shqiptare.

Madje, pas viteve 1945, ndaj pasardhësve të familjes së patriotit të shquar të kombit shqiptar, Ismail Qemali, nuk u tregua kujdes dhe trajtim që meritonin. Fakt është se ata mbyllën jetën e tyre në varfëri të plotë. Qazim beu, ka qenë një familjar i mirë, tepër human dhe i kujdesshëm, i cili na mori neve nën kujdestarinë e tij atërore: dy djem e dy vajza, nënën time dhe gjyshen time nga nëna, duke qenë edhe vetë në kushte jo aq të mira materialo-ekonomike. Megjithatë, ai tregoi një kujdes të veçantë për arsimimin dhe edukimin tonë, si njerëz të ndershëm e patriot të vendit tonë.

Ai asnjëherë nuk ndërhyri në pikëpamjet tona ideologjike dhe politike. Për atë, rëndësi kishte në radhë të parë të brumoseshim si patriotë, ta donim Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe të luftonim për çlirimin e plotë të Shqipërisë nga okupatorët fashistë dhe këtë ai e realizoi plotësisht. Ndërsa, ai vetë ka qenë një demokrat me preferenca anglo-franceze, pasi edhe kultura që kishte, e tërhiqte më shumë ndaj atij sistemi shoqëror.

Qazim bej Qemali, jetoi për një kohë të gjatë në mesin e struganëve, ndaj të cilëve ushqente dashuri dhe respekt të madh, pasi ai gjithmonë thoshte se; Struga, Ohri, Dibra…kanë qëndruar pranë dhe besnik ndaj babait të tij Ismail Qemalit, për çështjen shqiptare, në momentet e caktuara politike. Madje, vëllau i Qazim bej Qemalit, Et’hem bej Vlora, ishte i martuar në Ohër, me motrën e patriotit të shquar, Hamdi bej Ohri – Qoku, (halla e Edip Ohrit, shënimi im. M.L.), dhe si shumë patriot të krahinave tona shqiptare të Maqedonisë, të thirrura nga Ismail Qemali, shkuan në Vlorë në vitin 1912, dhe vunë firmën e tyre në dokumentin e rëndësishëm të themelimit të shtetit shqiptar në shpalljen e pavarësisë”.

Në fund të paraqitjes së tij, koloneli në pension, Edip Ohri, (djali i birësuar i Qazim bej Qemalit) tha: “Ju faleminderit vëllezër e mora struganë, që më dhatë mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejti me ju, për kënaqësinë e madhe për të uruar njëri tjetrin me rastin e festës së madhe të shpalljes së Pavarësisë dhe mirënjohjes sonë për identifikimin dhe ekspozimin e varrit të birit të patriotit të shquar shqiptar, Ismail Qemalit, Qazim bej Qemal Vlorës. Respekt dhe mirënjohje të thellë për ju bashkëqytetar të dashur struganë”.

Edhe pse nuk ishin të pranishëm në këtë aktivitet modest, gjatë ditës dhe në mbrëmje të 27 nëntorit 1997, komunikuam bashkë me familjarët e Qazim bej Qemalit, të cilët ishin shumë mirënjohës për këtë, siç u shprehën ata “vepër dhe gjest tepër human dhe patriotik të shqiptarëve”. Shtëpinë në të cilën jetonte Qazim bej Qemali, pas vdekjes së tij, bashkë me pemishten me sipërfaqe 9.980 metra katror, administrata e Komunës së Strugës e nacionalizoi dhe e eksproprijoi, të cilën më pas ia dha për shfrytëzim dhe pronësi një familjeje, si formë kompensimi për marrjen e shtëpive dhe pronave për nevoja të ndërtimit të hotelit “Drim”.

Pronari i ri i atëhershëm, këtë shtëpi ia shiti një familje tjetër shqiptare, e cila edhe sot e kësaj dite jeton në atë shtëpi të pandryshuar nga pamja e jashtme. Shtëpia është e njëjta, si në kohën kur ka jetuar Qazim bej Qemali. Lidhur me dokumentacionin që kishte me vete Qazim bej Qemali dhe zhdukjen e tij bashkë me bibliotekën, në Strugë kamë hasur në njohuri dhe versione të shumta që kanë qarkulluar edhe më parë atëhere, por qarkullojnë edhe sot. Flitet se kur ka hyrë pronari i parë pas vdekjes së Qazim bej Qemalit, paraprakisht ai e ka pastruar nga të gjitha sendet dhe gjërat që ka gjetur brenda.

Dihet nga dëshmitarët se në të ka pasë një bibliotekë të pasur, ka pasë shumë libra, dhe shumë dokumente. Këtë e konfirmuan edhe në fillim të hulumtimit tim, dëshmitarët që sot për fat të keq nuk janë gjallë, si Shaban Tateshi, Remzi Qoku etj., por e konfirmuan edhe dëshmitarët e gjallë, siç është Myzhgjane Qoku, e bija e Belul efendi Kadiut, që është një nga dëshmitaret që më së afërmi e ka njohur Qazim bej Qemalin. Ky dokumentacion, ka qenë i veprimtarisë së Imsail bej Qemal Vlorës dhe krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, dokumentacion për të cilin Qazim bej Qemal Vlora, është bërë rob i vetë-vetes për ta ruajtur atë. “Biblioteka ishte e pasur, dhe kishte libra në gjuhë të ndryshme”, – pohojnë dëshmitarët./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 7 Janar 2026

Next Post

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë...”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

Artikuj të ngjashëm

“UDB-ja e arrestoi atë, pasi në një debat me poetët maqedonas, Janevski e Gapo, ai u tha; do vij dita që ju, do fshini rrugët e Tiranës…”/ Historia e panjohur e gazetarit, publicistit e shkrimtarit nga Struga
Personazh

“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë

January 7, 2026
“Kur dola nga burgu pas dhjetë vitesh vuajtjesh e izolimi, takova ministrin Ramiz Alia, ish-nxënësin tim në gjimnazin e Tiranës dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e Arshi Pipës, për studiuesin francez
Personazh

“Arshi Pipa, nji za i kurajshëm i vlerave, gladiator i paepun i arenave t’gegnishtes dhe personifikimi i të përsosunes së disidentit në jetë e në vepër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

January 7, 2026
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Personazh

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

January 6, 2026
“Kur e panë se Qazim beu s’doli katër ditë nga shtëpia, se s’kishte gjurmë në oborrin e mbuluar nga bora, fqinjët e tij, familja Laçka, u futën…”/ Mister i vdekjes së djalit të dytë të Ismail Qemalit, në dhjetor 1953
Personazh

“Kur e panë se Qazim beu s’doli katër ditë nga shtëpia, se s’kishte gjurmë në oborrin e mbuluar nga bora, fqinjët e tij, familja Laçka, u futën…”/ Mister i vdekjes së djalit të dytë të Ismail Qemalit, në dhjetor 1953

January 7, 2026
“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij
Personazh

“Qazim bej Vlora në moshën 66 vjeçare, u martua me Behije Sherif Masllafin (Ohrin), grua e ve 29 vjeçare, që kishte katër fëmijë…”/ Historia e panjohur e djalit të dytë të Ismail Qemalit që trashëgoi arkivin e tij

January 7, 2026
“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit…”/ Refleksionet e osmanologut të njohur
Personazh

“Falë ndërhyrjes së ambasadorit Austro-Hungarez në Stamboll, kontit Grafit Zichy dhe përkujdesjes së Primatit armen, në korrik 1877, Prend Doçi u largua për në Romë…”/ Historia e panjohur e Abatit të Oroshit

January 2, 2026
Next Post
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë...”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme