• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, November 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Për 27 vjet rresht, familja banoi në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ku Sokrat Shyti, iu nënshtrua punëve të rënda dhe tre herë në ditë, ai paraqitej tek i plotfuqishmi i zonës…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Për 27 vjet rresht, familja banoi në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ku Sokrat Shyti, iu nënshtrua punëve të rënda dhe tre herë në ditë, ai paraqitej tek i plotfuqishmi i zonës…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Për 27 vjet rresht, familja banoi në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ku Sokrat Shyti, iu nënshtrua punëve të rënda dhe tre herë në ditë, ai paraqitej tek i plotfuqishmi i zonës…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Për 27 vjet rresht, familja banoi në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ku Sokrat Shyti, iu nënshtrua punëve të rënda dhe tre herë në ditë, ai paraqitej tek i plotfuqishmi i zonës…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, i cili pasi u arratis në Greqi…”! / Rrëfimi i tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet komuniste
“Nga Petraq Kita, Nano, Pandeli e Ymer Minxhozi, te Nefo Myftiu dhe Todi Lubonja, ana e panjohur të drejtuesëve të Radio-Televizionit Shqiptar, të cilët…”/ Kujtimet dhe refleksionet e ish-gazetarit të RTSh-së
“Pasi ja shkulën me pinca dhëmbët e floririt, nënën e shtrinë për tokë në qeli dhe …”!/ Historia e tragjike e tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet e Enver Hoxhës

Nga Agron Tufa

Memorie.al / Shkrimtari Sokrat Shyti është i “panjohuri i madh” që sapo ka shfaqur majën e ajsbergut të krijimtarisë së tij letrare. E them këtë duke u nisur nga ajo sasi e pakët e librave të tij të botuar në këto vitet e fundit dhe kryesisht romanit voluminoz “Nata fantazmë” (Tiranë 2014). Romanet: “PËRTEJ MISTERIT”, “MES TUNDIMIT DHE VORBULLËS”, “GËRRYERJET E MAKTHIT”, “HIJA E TURPIT DHE E VDEKJES”, “KOLONELI KRYEDHJAK”, “SHPRESAT E NËMURA”, “PËSHTJELLIMET E FATIT” I, II, dhe vepra të tjera, të gjitha romane, me nga 350 – 550 faqe, janë në dorëshkrime që presin të botohen. Ëndrrat dhe vrulli i parë i romancierit të ri, që kthehej nga studimet jashtë shtetit plot energji e dashuri për artin dhe letërsinë, u prenë që herët nga tehu i egër i diktaturës komuniste.

Por Sokrat Shyti me sa duket, i përket asaj race shkrimtarësh që nuk mposhten dhe nuk dorëzohen. Ëndrra e vjetër e shkrimtarisë u mbajt e fshehur dhe e topitur nën lëkurë, përfund një shpirti, që e di mirë, se diktaturat janë nomade, sado absurde e të egra qofshin dhe se karakteri i tyre nomad, nuk mund të fitojë mbi karakterin e shkrimtarit, i cili është i përjetshëm, së paku, sa për t’i shkruar diktaturës nekrologjinë e saj.

Kështu ka ndodhur gjithmonë dhe kështu ndodhi dhe me Sokrat Shytin. Oshënar i dëbuar në një “bermundë”, të një province të humbur, ai doli i gjallë, pas 27-30 vjetësh dhe filloi ringritjen nga hiri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Po kush është Sokrat Shyti?

Po japim një portret të shpejtë, blic, në pamundësi të një portreti të plotë, ngase jeta e tij është e tillë, sa nuk mund të rroket me një shënim si ky.

I kthyer nga studimet në Universitetin Shtetëror të Moskës, fill pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjete në vitin 1960, Sokrat Shyti, punon në Radio “Diapazon” (që aso kohe gjendej në rrugën e Kavajës), në një redaksi me miqtë e tij gazetarë – Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani – që të dy, mandej, të arrestuar, e më vonë, të pushkatuar nga regjimi komunist. Përveç radios, Sokrati 21 vjeçar, nëse e përfytyrojmë, ka asokohe interesa pasionante letrare.

Shkruan romanin e parë “Madam doktoresha” dhe është në prag të botimit, por… ajme! Fill pas arrestimit të miqve, si për ta mbushur kupën, një vëlla i tij piktor, arratiset jashtë shtetit. Sokratin e arrestojnë në shtator 1963, ndërsa në nëntor të atij viti, e internojnë familjarisht, (me nënën dhe motrën e vogël), në një vend midis Ardenicës dhe Kolonjës së Lushnjës.

Për 27 vjet rresht, familja banon në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ndërsa Sokrati u nënshtrohet punëve të detyruara. Përgjatë 27 viteve, ai është i shtrënguar ligjërisht të paraqitet tre herë në ditë, tek i plotfuqishmi i zonës. Nuk ka të drejtë të lëvizë nga vendi i internimit, është i privuar nga çdo lloj dokumenti, etj. Në këto kushte, mes një kasolleje lopësh, ai lindi dhe rriti fëmijët.

Pas rënies së komunizmit, vazhdoi të qëndrojë edhe për tre vjet të tjera në atë vend vuajtjeje dhe vetëm në vitin 1993, kur dy fëmijët iu bënë për shkollë, arrin të shpërngulët pa plang në Tiranë, ku së bashku me 9 familje të tjera të internuarish politikë, pushteti i atëhershëm i strehon në ish-kopshtin nr 9. Pas viteve ‘2000, me mundime të mëdha e, falë ndihmës së dashamirëve të tij, Sokrat Shyti ia del të botojë në tirazh të pakët e lidhje të thjeshtë, 3-4 libra – një pjesëz të vockël të krijimtarisë së tij.

Romani “Nata fantazmë” i Sokrat Shytit

Mund të them se asnjë roman shqiptar deri më sot, nuk ka arritur të prek në mënyrë aq kaleidoskopike, shtresat e realitetit shqiptar të kohës së diktaturës. Në sfondin e tejngopur me intriga të mëdha politike, të përmasave perandorake, në një pezhishkë të botës, frymon e regëtin “njeriu i vogël”, “njeriu i tepërt”, fati i të cilit rrokulliset nga njëra gjysmëperëndi politike, tek tjetra.

Por jeta, përditshmëria që konfigurohet mes presave të egra e ingranazheve, fatet e hipertrofizuara që rrëkëllehen nga ankthi në ankth, nën syrin survejues të diktaturës, ka gjetur shprehjen e saj autentike në qindra faqe, tek romani “Nata fantazmë”. Në faqet e romanit ndjehen ngërçet dhe paralizat e këtyre fateve të njerëzve të vegjël, sikundërse drithërimat e drejtorëve, shefave, ministrave: askush nuk është i sigurt për fatin e tij, për ekzistencën e tij. Planet e romanit janë të gjera, të tipit tolstojan, por bota, psikika emocionale, komplekset dhe përjetimet metafizike të personazheve që popullojnë romanin, janë të frymës dostojevskiane.

Për nga përmasat dhe ndjeshmëria, romani “Nata fantazmë”, mund të quhet gjithëpërfshirëse, sepse rrok dhe prek të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, nga jevga, polici, kasapi, peshk shitësi, deri tek funksionarët e mesëm e të lartë partiakë e shtetërorë, sekretarë politikë e ministra, përfshirë dhe kryetarin e parlamentit, të cilët vetëm kur ndjejnë në rrembat e gjakut mashtrimin, përjetojnë në vetvete zhgënjimin më të hidhur, por e kanë të pamundur ta pakësojnë grykësinë e ligësisë.

Nga ana tjetër, secili kërkon të përligjë ekzistencën e tij, secili kërkon të thotë të vërtetën e tij, secili kërkon një mbështetje nga dikush më i fortë, që të mos skartohet nga agregati i hekurt e, nivelizues i diktaturës. Dhe gjithçka e ka një çmim: dikush e paguan varësinë, përuljen, dobësinë me dorëzimin e nderit dhe personalitetit, dikush tjetër e paguan guximin me jetën: në një botë ku nuk ekziston mëshira, njeriu duhet të shpikë armën e mbijetesës.

Shkrimtari i jep gjithkujt mundësinë, pavarësisht rangut apo pozicionit në hierarkinë shoqërore, të zbulojë atë çfarë përfaqëson, atë që e mban gjallë. Dikë e mban gjallë sfida, arroganca, dikë dinakëria, intriga e servilizmi, po dikë tjetër e mban gjallë frika, sikundër është kapter Bakiu, që e përdor frikën e tij, alivanosjen, si armë të mbijetesës. Meqë ra fjala, gjithë romani pulson nga frika, nga lloje të ndryshme ankthi e frike. Frika mund të themi, se është dhe krye-personazhi që ndërton polet e fuqishme emocionale të veprës.

Fatet e njerëzve janë vendosur në një sfond të tej nginjur nga pasiguria dhe terrori: ata sot janë, nesër dalin para skuadrës së pushkatimit, shpesh pa e mësuar se për çfarë ekzekutohen. Jemi në pikun e terrorit dhe pasigurisë: shteti komunist bën hekatomba të përgjakshme mbi intelektualët, për t’i treguar bindjen dhe nënshtrimin servil Stalinit. Në mënyrë artistike është përcjellë në qendër të romanit “Shën bartolomeu” shqiptar, që nis me hedhjen e një sasie dinamiti në ambasadën sovjetike.

Përgjatë natës arrestohen qindra intelektualë dhe pushkatohen 22, prej më të shquarve. Me këtë banjë gjaku, Stalini do të kënaqet dhe siguria e burrecëve të shtetit tonë, është e garantuar. Ajo çka mbetet, është shija e hidhur tragjike e fatit, jo më të të pushkatuarit, por fati i familjes.

Por në këtë lëmsh pleksen dhe personazhe të tjerë, nga njerëzit më të thjeshtë, deri tek shefja e kabinetit të ministrit të shtetit, e cila, si femër me ndjeshmëri të butë, bëhet përçuese e zërit të brendshëm, futet në qelinë e skëterrshme të viktimës, profesorit kirurg, bashkëshortit të mikeshës së saj, jo thjeshtë ta ngushëllojë përpara pushkatimit, sa të krijojë një urë-lidhëse mes tij dhe të shoqes, të marrë me shkrim amanetin e fundit, që ky ta çlirojë të gjorën grua, nga vetmia e vejanes për vitet në vazhdim.

Gjuha e personazheve është dhënë në mënyrë adekuate, në përputhje me vokalin njerëzor e shoqëror, shpesh me paradokse, pasazhe të humorit të zi, logjikës absurdiste dhe sarkazmës. Karakteristikat ligjërimore ruajnë koloritin ambiental, por edhe shkallën e përkatësisë kulturore e sociale të personazheve.

Romani “Nata fantazmë”, është një roman i shkruar, kryesisht, në traditën realiste, i cili shteron ato kuadre të realiteteve tona shoqërore e politike, të cilat për pesëdhjetë vjet mbetën jetime, të pa përjetuara nga “shkrimtarët e partisë” dhe dogma sunduese e “realizmit socialist”.

Romani i Sokrat Shytit, i ri ngre këto realitete për t’u ri-përjetuar, duke i kthyer asaj kohe një pjesë të borxhit tonë moral dhe për të theksuar, se asgjë nuk është harruar. Është një roman thellësisht human, për mesazhin dhe frymën që përcjell, ndërsa botët e polarizuara dhe të homogjenizuara artistikisht, i sjellin letërsisë shqipe një kontribut thelbësor, në gjuhën dhe ndjeshmërinë e narrativës romanore.

Vlerësimi i këtij romani, përveç vlerave të padiskutueshme letrare, është një mirënjohje dhe gjest, që sado i vonuar, duhet të na për bashkojë rreth aktit të rezistencës njerëzore, rezistencës ndaj të keqes dhe mbijetesës së njeriut dhe letërsisë. A nuk është një mrekulli, që të gjitha këto virtyte njerëzore dhe artistike, kanë mbijetuar të padëmtuara tek njeriu dhe shkrimtari Sokrat Shyti? Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 05 Dhjetor 2024

Next Post

“Kur Arbëri i tha se; ka dy muaj që Ibrahimi po më provokon, për t’u arratisur, asaj iu kujtua daja i saj, Operativi i Sigurimit dhe vëllai i Ibrahimit, i sapo liruar nga burgu...”/ Historia e trishtë e kohës së diktaturës

Artikuj të ngjashëm

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit
Personazh

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

November 23, 2025
“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Personazh

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 21, 2025
“Nasuf Beg Dizdari, në revistën ‘Albania’ të Konicës me 15 korrik 1898, shkruan se; Molla Ahmet Bushati, ishte mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen ‘Dërgut’ dhe…”/ Historia e panjohur e klerikut të Shkodrës
Personazh

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

November 20, 2025
“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit
Personazh

“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit

November 20, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Kur Abaz Kupit i treguan, se djali i bajraktarit të Tropojës, komunist në batalionin ‘Perlat Rexhepi’, e preu në besë Patër Lek Lulin, i dërgoi fjalë Sali Manit…”/ Historia e panjohur e vrasjes së klerikut të famshëm

November 16, 2025
“Më 27 shtator 1942, Çabej i dërgoi letër Ernest Koliqit, ku i kërkoi ta hiqte si anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, pasi, aty ishte edhe…”/ Historia e panjohur e profesorit dhe akademikut të njohur
Personazh

“Në dosjen e Sigurimit për Prof. Çabejn, agjenti ‘Shigjeta’, më 20 tetor 1957, informonte se; ‘Prof. i Universitetit të Tiranës, Q. Turdiu, M. Karajani e Rr. Zojzi, janë…”/ In memoriam për profesorin e famshëm

November 15, 2025
Next Post
“Kur Arbëri i tha se; ka dy muaj që Ibrahimi po më provokon, për t’u arratisur, asaj iu kujtua daja i saj, Operativi i Sigurimit dhe vëllai i Ibrahimit, i sapo liruar nga burgu…”/ Historia e trishtë e kohës së diktaturës

“Kur Arbëri i tha se; ka dy muaj që Ibrahimi po më provokon, për t’u arratisur, asaj iu kujtua daja i saj, Operativi i Sigurimit dhe vëllai i Ibrahimit, i sapo liruar nga burgu...”/ Historia e trishtë e kohës së diktaturës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme