• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Pasi unë nuk pranoja akuzat, hetuesi që e sollën nga Tirana, Shaban Skënderi më tha; gruan tëndë do ta çojmë në Bedat dhe atje do ta….”/ Dëshmia e trishtë e njeriut që vuajti 46 vjet burg e internim

“Në kampin e Tepelenës, disa të internuar, bashkë me të brendshmet e një dhie që ua fali dikush, hëngrën dhe çorapet që kishin rënë në tenxhere…”! / Dëshmia e trishtë e njeriut që vuajti 46 vjet burg e internim
“Në kampin e Tepelenës, disa të internuar, bashkë me të brendshmet e një dhie që ua fali dikush, hëngrën dhe çorapet që kishin rënë në tenxhere…”! / Dëshmia e trishtë e njeriut që vuajti 46 vjet burg e internim
“Në Porto-Palermo, ne po verboheshim, por kur u sëmur për vdekje i riu, Musa Sina, rreshter Qaniu, u tha atyne që e ruanin: merreni këtë kërmë e hidheni në… “! / Kujtimet e Lek Pervizit, nga Belgjika
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve
“Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
“Në atë kamp, kishte nëna me vendosmëri stoike që, pa derdhur pikë loti, varrosnin me duart e veta krijesat e tyre dhe…”/ Dëshmia tronditëse e italianes që vuajti 46 vjet internimeve

Pjesa e dytë

Memorie.al / Vasil Kokali, me origjinë nga fshati Aliko i Sarandës, ishte vetëm 21 vjeç, kur e internuan në vitin 1946 dhe ai jetoi në internim, deri në 1991-shin, duke provuar kampet me tela me gjemba, ushqimin e kazanit dhe punën e rëndë, që i ofroi për gati gjysëm shekulli me radhë, regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Dëshminë e Vasil Kokalit, që i kaloi të gjitha vitet e diktaturës në burg (6 vjet) dhe në internim (40 vjet), po e publikojmë më poshtë në këtë shkrim, që është marrë nga arkivi i familjes Doko

                                                Vijon nga numri i kaluar

Dëshmia e plotë e Vasil Kokalit

Gjithashtu mund të lexoni

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

Zoti Vasil, nga aty, ku ju çuan?

Na transferuan në Çorovodë, në një vend të rrethuar me tela me gjemba dhe një kasolle në mes të saj. Atje do ndërtonim Degën e Punëve të Brendshme. Kishin prurë disa të burgosur me 20, me 15 vjet burg. Ka qenë dhe një i dënuar me 25 vjet, ka qenë një Stavri Bojaxhi, teknik. Ata ishin të lirë, jo se nuk survejoheshin, por mund të shkonin në çezmë, të laheshin, të pinin ujë, kurse ne në tela brenda.

Paskëshim qenë më të rrezikshëm ne, se të burgosurit! Si përfundim, në punë bashkë, grumbullonim gurë nëpër lumë. Ishte bora deri këtu. Hapnim me duar borën dhe nxirrnim gurët. Me gurët e lumit është bërë ajo degë. Edhe atje kemi vuajtur. Që atje, pasi mbaruan punimet, vijmë në fabrikën e tullave në Tiranë.

Çfarë pune bëtë në kampin e fabrikës së Tullave?

Unë kam qenë presator, në punën më të rëndë, që prisja tulla. Ishim katër veta ne: dy i kapnin, dy i prisnin. “Tirana e Re”, me tullat tona është ndërtuar. Atje bëheshin me tulla me kumi, kumitë ishin këto primitivet që digjeshin. Si mbaruam këtë punë, na çuan në Lushnjë. U hap ferma më e madhe në Shqipëri dhe duheshin skllevërit, ne ishim ata që do punonim. Na çuan atje. S’kishim as baranga. Ishte sektori i Savrës, sektori i parë.

U përmirësua disi jeta juaj në Savër?

Në atë sektor, disa grekë komunistë që kishin ardhur në kohën e luftës, kishin ndërtuar disa banesa. Ne u futëm atje provizorisht, më së fundi u bënë ato barakat që të jetonim dhe ne. Na tha ai kryetari i Degës: “Këtu, po të doni, edhe mund të martoheni, mund të krijoni familje”. Sigurisht që po të martohesh atje, do ngelesh atje, se s’kishe ku shkoje. Do ishe skllav atje. “Këtu, – tha, – ka rregulla. Do ju bëjmë tri në ditë herë apel. Dhe kush ikën pa lejë, tre vjet burg ka”.

Na pajisën me një pasaportë që thoshte; “i internuar, filani, fistëku, ka të drejtën e qarkullimit brenda për brenda…! Kështu që në Lushnjë ne kemi kaluar…ku ishte puna më e rëndë, puna më e largët dhe puna pa para. Kam punuar me gruan time në një brigadë të Aziz Nebiut, tre vjet. Nuk kishim mundësi të siguronim bukën e gojës.

Biles, jo bukën e gojës, por kemi dalë në punë edhe ditën e Vitit të Ri, thamë: “Ishallah mos kemi ndonjë përfitim”?! Edhe atë ditë, 20 lekë kemi marrë, bashkë me gruan. E kishim shumë të vështirë. Kishim një pulë në shtëpi. Para se të iknim në punë, i thosha gruas dhe gocës: “E ka bërë vezën pula”? Merre me mend se ku ishim katandisur! Si përfundim, mbasi bëmë 15 vjet internim, më arrestojnë. Ishte 25 mars 1960.

Si ndodhi arrestimi?

Unë, me thënë të drejtën, s’kam qenë mekanik, por kam punuar si elektriçist ca kohë, me një shokun tim nga Korça. Ai ishte teknik, kishte mësuar nga ca gjermanë, që ishin robër lufte në Valias. Edhe bashkë punonim si elektriçistë, i kemi dhënë dritë sektorit të Savrës, gjithë sektorëve. Edhe një ditë, duke punuar, mungonte një vegël dhe shkova ta merrja në ofiçinë.

Atje, më vjen një kapter prapa. Nuk e pashë. “Je i arrestuar”, -më tha mua. – “Pse, çfarë kam bërë”?! “Drejtoju ‘Xhip’”-sit, më tha mua. “Xhip”-si ishte në rrugë. Unë shkova te “Xhip”-si: ishin dy oficerë brenda. Njëri ishte Taqo Dhamo, tjetri quhej Gjush Tafili.

Ai Taqo Dhamo ka qenë njëkohësisht edhe hetuesi im, deri në fund. U futa brenda, më vunë prangat, deri sa shkuam në shtëpi. Më thonë mua: “Kur të shkojmë në shtëpi, nuk do flasësh”. U hap, u kontrollua, u lëshua proces-verbali, që do të ruhen derisa të dalë në gjyq. I thashë: “Në çfarë gjyqi do dal unë?! Çfarë kam bërë? Unë s’di që kam bërë gjë”!

-“Atje, atje, – më thanë mua, – atje do tregosh se çfarë ke bërë”. Shkuam në Degën e Brendshme. Nga gëzimi rrugës, Gjush Tafili këndonte: “Unë mor bir ta bëra benë/, në ta gjetsha dot folenë”. Shkojmë ne, më futën në birucë menjëherë. Andej nga nata, nga ora 11.00, më marrin, më çojnë në zyrën e kryetarit të Degës. Kryetari i Degës, ka qenë kolonel Nuçi Tira, nga Pogradeci.

Çfarë ju tha kryetari i Degës?

Nuçi më tha: “Tani na trego veprimtarinë tënde armiqësore”. Thashë: “Nuk kam bërë gjë”. -“Pse kot i biem këtu ne”? – “Nuk e di çfarë kanë bërë të tjerët, unë për vete nuk kam bërë gjë”. -“Do tregosh”, – tha, edhe ua bëri me shenjë atyre të tjerëve, “kapeni”, edhe m’u vërsulën. Edhe poshtë m’i vunë duart, më shtrënguan, ca me shqelma, ca andej, ca këndej.

Thashë me vete: Unë s’kam bërë gjë dhe u thashë atyre: “Unë nuk kam ardhur me aeroplan si diversant, këtu më keni pasur, 15 vjet në internim”. 15 vjet të rrijë njeriu pa hapur gojën, madje ne që nuk kemi mundësi të shprehemi, ne e kemi pasur kyçin në gojë, sepse çdo fjalë që flisje, e quanin politike, me analizat që bënin ata. Si përfundim, shkova në birucë.

Më folën edhe për një njeri që unë nuk e njihja fare. Ai ishte pushkatuar, ka qenë nga Çifligu i Sarandës, në kufi. Më kërkonin llogari: Ku e takova unë atë? Çfarë fola? – “Ore, nuk e njoh fare”! Para se të ndodhte kjo, tremujorin e parë, kur unë mbarova hetuesinë, vjen hetuesia e dytë. Vjen një kolonel nga Tirana, Shaban Skënderi, e quanin.

Të them të drejtën u tmerrova. Thashë: “Çfarë është kjo punë”?! U habita. “Këta kanë ndër mend të më dënojnë rëndë”, – thashë, se të vijë hetuesi që nga Tirana, kush e di çfarë kanë ndër mend. -“Ulu”, – më tha mua. – “Faleminderit, – i thashë, – deri tani kurrë nuk e kam pasur mundësinë të ulem”. Më zgjati paketën e cigareve.

– “S’po na thua gjë”, – tha. – “Po çfarë të them”? – “Çfarë ke bërë…”? – “Çfarë kam bërë? 15 vjet internim, çfarë kam bërë”? – “Po pse kot je këtu”? – “Për mua, kot”. – “Për çfarë është i akuzuar”? – i tha hetuesit. – “Për agjitacion”. – “Çfarë agjitacioni! Këtej e tutje do thuash spiun”,- tha. Thashë unë: “Unë spiun, nuk kam qenë asnjëherë, spiun nuk i bëhem asnjëriu, këtë ta keni të qartë.

Në dorë më keni, bëni çfarë të doni! Po e lë në ndershmërinë tuaj”, – i thashë, se s’kisha nga ia mbaja.  – “Nëse më akuzoni që kam folur me filanin, më fusni mua mes 20 të burgosurish, silleni atë dhe i thoni me cilin ka folur”. Si përfundim u mbyll kjo.

Sa ju mbajtën në hetuesi?

Në hetuesi, unë ndenja 7 muaj. Edhe dy-tre muaj të tjerë, u bënë 9 muaj në hetuesi.

Si ju trajtuan? Patët presione për të pranuar akuzën?

Me thënë të drejtën, boll keq…! Unë u revoltova sepse, më thane; “do ta çojmë gruan tënde në Bedat dhe do vëmë njerëz ta çnderojnë”. Unë të them të drejtën, nuk llogarita jetën time, thashë edhe me vdekje të më dënojnë. Thashë: “More qelbësirë, more mu…mu.. ti të çosh gruan time? E di ti kush është gruaja ime?

Ajo preferon të vritet dhe nuk bie në dorën tënde. Atje të çosh gruan tënde, atë kurvicën tënde”…- se e njihja gruan e tij unë, kush ishte. Mirëpo nga revolta, fola me të madhe dhe të tërë oficerët që ishin atje, u çuan, edhe: “çfarë është? çfarë është”? -“Dëgjo,- i thashë, – unë kam bërë çfarë kam bërë, më dëno sa të duash, ti e ke ligjin në dorë, do 5, do 10, do 20, do të më vrasësh, por në nder të familjes, nuk lejoj të më prekë kush”.

Çfarë kërkonin nga ju?

Ata kërkonin: Çfarë thotë njëri? Çfarë thotë tjetri? Ke 15 vjet në internim.

Kërkonin t’ju bënin bashkëpunëtor të Sigurimit?

Po. Si përfundim, aty ishte një oficer, një Peçi Mandi, një trashaluq. Më thotë mua: “O Vasil, a ke luajtur ndonjëherë futboll”? –“Po, – i thashë, – kur kam pasur njeri, edhe kam luajtur”. – “Si i ke rënë topit, – më tha mua, – kështu”? Edhe më jep një shqelm…kaq më ka dhembur, sa gati më ra të fikët.  – “Ke bërë burrni të madhe”, i thashë.

Kur dola nga burgu, kisha dëshirë ta takoja atë, që t’i thoja dy fjalë, por nuk kisha mundësi, se atëherë ishte dhe frika, por tani me ardhjen e demokracisë, ai vdiq. Kështu, siç thashë, shumë keq kemi kaluar. Në internim mund të jenë burgosur nja 40 veta, për agjitacion dhe propagandë. Atë listën e kam pasur. Ajo ishte që nga unë, e te Mojs dhe Lekë Mirakaj, Fatbardh Kupi, te Mërkur Lesi, te Mazllëm Kaso, ai akuzohej se deshi të hidhte helm në ujë.

Sa vjet ju dënuan?

Më dënuan 7 vjet, por 6 vjet bëra, m’u ul një vit e ca.

Në cilat burgje e keni kryer dënimin?

Unë kalova te burgu i Vlorës, nga aty, erdha në Tiranë, te Kombinati i Mishit, nga Kombinati i Mishit, te Fabrika e Çimentos. Pastaj, kam shkuar prapë në Vlorë, në Sodën Kaustike. Në këto burgjet kam kaluar.

Kur u liruat?

Unë jam liruar, në ’65-ën, më 27 gusht.

Vazhduat në internim?

Po, sigurisht. Që nga burgu, sipas rregullit, u paraqita në Degën e Brendshme dhe më thanë: të shkosh te familja jote, atje e ke vendin. Edhe atje, në internim, prapë.

Sa vite jetuat në internim?

Që në 1945-ën, deri në 1991-shin, gati 46 vjet.

Po të afërmit tuaj?

Dy xhaxhallarët e mi, kanë bërë nga 25 vjet burg. Dy herë i kanë burgosur.

Si quheshin xhaxhallarët?

Një Vangjel Kokali, tjetri Llambi Kokali. Kurse dhëndri im, ka bërë edhe ai nja 30 vjet burg.

Si quhej?

Vangjel Papa. 30 vjet burg ka bërë.

Ju ishit të internuar kur filluan ndryshimet politike. Si i keni përjetuar?

Me thënë të drejtën, nuk kishte gëzim më të madh! Nuk besoj të ketë pasur gëzim më të madh që na ka ardhur liria. Sepse unë edhe sikur asnjë lek të mos marr, mjafton që kam fituar lirinë, liria është gjëja më e shtrenjtë. Ne ishim skllevër, në kafaz. Çdo gjë bëhej me leje, do ta dinte Sigurimi kur shkonim, e kur ktheheshim. Edhe me ardhjen e demokracisë, ne shpëtuam. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kushdo që, me violencë, friksim ose gënjeshtrim, heq osë mban, me qëllim luksuri ose martese, një grua që ka mbush moshën 20 vjeç, ndëshkohet...”/ Si dënohej dhuna ndaj femrës, në vitet ’20-të

Next Post

“Engjëlli i Degës Ushtarake, më tha se; situata është shumë e keqe, rrezik të përsëriten provokacionet e gushtit 1949 dhe për t'iu përgjigjur kësaj gjendje, do bëhet...”/ Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon
Intervista

“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon

March 28, 2025
Next Post
“Kur takova të Plotfuqishmin, mik i familjes sonë dhe i tregova që po më merrnin ushtar, ai më tha; unë shkollë nuk kam, por puna e policit, më ka mësuar që…”! / Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Engjëlli i Degës Ushtarake, më tha se; situata është shumë e keqe, rrezik të përsëriten provokacionet e gushtit 1949 dhe për t'iu përgjigjur kësaj gjendje, do bëhet...”/ Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!