Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e gjashtë
Memorie.al /Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.
Po kjo “praktikë”, ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte; “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.
Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).
Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me qindra e mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë.
Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!
Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (që mban siglën sekret, por tashmë prej kohësh e de-klasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.
VENDIMI NR. 2 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
VENDIM Nr. 2
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 9.1.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Për qëndrim politik të keq politik dhe meqenëse paraqesin rrezikshmëri shoqërore, t’ internojë për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar:
1. Gjergj Vat Marashi, i datë-lindjes 1902, lindur në Oblik dhe banues në Shkodër, të internohet në katundin Oblikë të rrethit Shkodër.
2. Prenda Martin Marashi, e datë-lindjes 1909, e shoqja, ta internohet në katundin Oblikë të rrethit Shkodër.
3. Mark Gjergj Vokrri, i datë-lindjes 1911, lindur Hajmel dhe banues në Shkodër, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
4. File Mark Vokrri, e datë-lindjes 1912, e shoqja, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
5. Liza Mark Vokrri, e datë-lindjes 1940, e bija, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
6. Taze Mark Vokrri, e datë-lindjes 1942, e bija, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
7. Lek Mark Vokrri, i datë-lindjes 1946, i biri, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
8. Ndoc Gjergj Vokrri, i datë-lindjes 1905, lindur në Hajmel dhe banues në Shkodër, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
9. Prenda Lazër Vokrri, i datë-lindjes 1903, e shoqja, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
10. Rrok Ndoc Vokrri, i datë-lindjes 1932, i biri, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
11. Çile Ndoc Vokrri, e datë-lindjes 1935, e bija, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
12. Zef Ndoc Vokrri, i datë-lindjes 1942, i biri, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
13, Rrake Gjergj Vokrri, e datë-lindjes 1942, e reja, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
14. Gjyste Gjergj Vokrri, e datë-lindjes 1908, lindur në katundin Hajmel dhe banues në Shkodër, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
15. Kushe Gjergj Vokrri, e datë-lindjes 1890, e ëma, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
16. Jak Ded Vokrri, i datë-lindjes 1932, lindur në Hajmel dhe banues në Shkodër, të internohet në katundin Hajmel të rrethit Shkodër.
17. Regjina Gac Vokrri, e datë-lindjes 1942, e shoqja, të internohet në Hajmel të rrethit Shkodër.
18. Gjush Mark Vokrri, i datë-lindjes 1933, lindur në Hajmel dhe banues në Shkodër, të internohet në Hajmel të rrethit Shkodër.
19. Vitore Frano Vokrri, e datë-lindjes 1943, e shoqja, të internohet në Hajmel të rrethit Shkodër.
20. Kol Hil Zeka, i datë-lindjes 1898, lindur në katundin Baçel të Zadrimës, banues në Shkodër, të internohet në katundin Baçel të rrethit Lezhë.
21. Gjyste Simon Zeka, e datë-lindjes 1907, e shoqja, të internohet në Baçel të rrethit të Lezhës.
22. Lazër Kol Zeka, i datë-lindjes 1933, i biri, të internohet në Baçel të rrethit të Lezhës.
23, Shuka Hil Zeka, e datë-lindjes 1903, e motra, të internohet në Baçel të rrethit të Lezhës.
24. Tile Vas Zeka, e datë-lindjes 1934, e reja, të internohet në Baçel të rrethit të Lezhës.
25. Noc Kol Zeka, i datë-lindjes 1929, i biri, të internohet në Baçel të rrethit të Lezhës.
26. Prende Prek Zeka, e datë-lindjes 1934, e reja, të internohet në Baçel të rrethit të Lezhës.
27. Zef Ndue Gjonaj, i datë-lindjes 1919, lindur në katundin Thirr të Fanit, rrethi Kukës, banues në Shkodër, të internohet në katundin Kalimash të rrethit Kukës.
28. Spasenka Zirovka Gjonaj, e datë-lindjes 1927, e shoqja, të internohet në katundin Thirë të rrethit Kukës.
29. Marie Zef Gjonaj, e datë-lindjes 1947, e bija, të internohet në katundin Thirë të rrethit Kukës.
30. Sandër Zef Gjonaj, i datë-lindjes 1950, i biri, të internohet në katundin Thirë të rrethit Kukës.
31. Agostin Dedë Coku, i datë-lindjes 1934, lindur në Ishullin e Lezhë, banues në Shkodër, të internohet në Ishull-Lezhë, të rrethit Lezhë.
32. Age Kol Coku, e datë-lindjes 1934, e shoqja, të internohet në Ishull-Lezhë, të rrethit Lezhë.
33. Pashka Ded Coku, e datë-lindjes 1930, e motra, të internohet në Ishull-Lezhë, të rrethit Lezhë.
34. Sokol Dedë Coku, i datë-lindjes 1926, lindur në Ishulli-Lezhë, banues në Shkodër, të internohet në Ishull-Lezhë të rrethit Lezhë.
35. Dile Gjergj Coku, e datë-lindjes 1928, e shoqja, të internohet në Ishull-Lezhë të rrethit Lezhë.
36. Zef Ded Coku, i datël-lindjes 1935, i vëllai, të internohet në Ishull-Lezhë të rrethit Lezhë.
37. Gjyzepina Sokol Coku, e datë-lindjes 1949, e bija, të internohet në Ishull-Lezhë të rrethit Lezhë.
38. Llesh Tom Coku, i datë-lindjes 1914, lindur në katundin Ishull-Lezhë, banues në Shkodër, të internohet në Ishull-Lezhë të rrethit Lezhë.
39. Palina Palok Coku, e datë-lindjes 1914, e shoqja, t’internohet në Ishull-Lezhë të rrethit Lezhë.
40. Tom Llesh Coku, i datë-lindjes 1949, i biri, t’internohet në Ishull-Lezhë të rrethit Lezhë.
41. Luigj Bardhok Shtinja, i datë-lindjes 1924, lindur në Rrëshen, banues në Shkodër, t’ internohet në rrethin e Rrëshenit.
42. Albina Gjon Shtinja, e datëlindjes 1924, e shoqja, t’ internohet në rrethin e Rrëshenit.
43. Rufat Tahir Preçi, lindur dhe banues në katundin Bardhaj – Reç të rrethit Dibër, t’ internohet në Bardhaj – Reç të rrethit Dibër.
44. Sotiraq Vasil Sterjo, i datë-lindjes 1936, lindur në Dardhë dhe banues në Korçë, t’internohet në katundin Moglicë të rrethit Korçë.
45. Ollga Spiro Sterjo, e datëlindjes 1912, e ëma, t’internohet në Moglicë të rrethit Korçë.
46. Marjeta Vasil Sterjo, e datë-lindjes 1942, e motra, t’internohet në Moglicë të rrethit Korçë.
47. Natasha Vasil Sterjo, e datë-lindjes 1948, e motra, t’internohet në katundin katundin Moglicë të rrethit Korçë.
48. Shan Shtjefën Goga, i datë-lindjes 1909, lindur në Shirokë të rrethit Shkodër, banues në Shëngjin të rrethit Lezhë, t’internohet në N.B.SH. sektor i Bregut të Matit, rrethit Lezhë.
49. Tome Prek Goga, e datë-lindjes 1918, e shoqja, t’internohet në N.B.SH. sektor i Bregut të Matit, rrethit Lezhë.
50. Aleksandër Shan Goga, i datë-lindjes 1942, i biri, t’internohet në N.B.SH. sektor i Bregut të Matit, rrethit Lezhë.
51. Nikolina Shan Gega, e datë-lindjes 1948, e bija, t’internohet në N.B.SH. sektor i Bregut të Matit, rrethit Lezhë.
52. Kolec Shan Goga, i datë-lindjes 1950, i biri, t’internohet në N.B.SH. sektor i Bregut të Matit, rrethit Lezhë.
53. Pertef Sabri Bregu, i datë-lindjes 1922, lindur në Vinçan të rrethit të Korçës, banues në Korçë, të internohet në Vinçan të rrethit Korçë.
54. Saxhide Kajmak Bregu, e datë-lindjes 1922, e shoqja, të internohet në Vinçan të rrethit Korçë.
55. Artere Pertef Bregu, e datë-lindjes 1947, e bija, të internohet në Vinçan të rrethit Korçë.
56. Feridum Pertef Bregu, i datëlindjes 1944, i biri, të internohet në Vinçan të rrethit Korçë.
57. Behar Pertef Bregu, i datë-lindjes 1947, i biri, të internohet në Vinçan të rrethit Korçë.
Internimi fillon me datën 9.1.1967 dhe mbaron me datën 9.1.1972.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU ………………….
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 3 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Gr 3. 2 vjet
Tiranë 9.1.1967
VENDIM NR. 3
Komisioni i internim dëbimeve, i mbledhur më datën 9.1.1967 në Mbështetje të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 1906 datë 2.8.1954 mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme:
VENDOSI:
Për arsye se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të lirojë para kohe:
1. Thoma Vangjel Thanasi, i datë-lindjes 1937, nga katundi Qenurjo i Sarandës, internuar me vendim nr 21, datë 23.12.1962.
2. Ali Medi Guraziu, i datëlindjes 1932, nga Frashëri i Përmetit, internuar me vendim nr 48, datë 14.5.1962.
3. Natasha (Fatime) Boci, e datë-lindjes 1943, nga Vlora, e internuar me vendim nr 22, datë 9.5.1966.
4. Hazize Boci, e datë-lindjes 1911, nga Vlora, internuar me vendim nr 22, datë 9.5.1966.
5. Afërdita Hysen Thaçi, e datë-lindjes 1940, nga Durrësi, internuar me vendim nr 22, datë 9.5.1966.
6. Thoma Loli Kalivjoti, i datë-lindjes 1929, nga Çifliku i Sarandës, internuar me vendim nr 62, datë 9.10.1961 dhe zgjatur me vendim nr 49, datë 9.10.1966 për 3 vjet kohë.
8. Namik Ibrahim Çepani, i datë-lindjes 1923, nga Drashovica e Vlorës, internuar me vendim nr 29, datë 25.7.1966.
9. Nestrina Naxhi Çepani, e datë-lindjes 1929, bashkëshortja e Namikut.
10. Luiza Çepani, e datëlindjes 1948, e bija e Namikut.
11. Bilbil Jaho Leskaj, i datë-lindjes 1910, nga Drashovica e Vlorës, internuar me vendim nr 29, datë 25.7.1966.
12. Astrit Leskaj, i datëlindjes 1949, i biri i Bilbilit.
13. Lule Fekeçi, e datëlindjes 1909, nga Shkodra, internuar me vendim nr 19, datë 19.4.1966.
VENDIMI NR. 4 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR-SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM-DËBIMEVE Gr.3. Af. 2 vjet
Tiranë, 9.1.1967
VENDIM NR. 4
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 9.1.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Për qëndrim politik të keq politik dhe meqenëse paraqesin rrezikshmëri shoqërore, t’ internojë për 5 vjet kohë, personat e poshtëshënuar:
1. Gani Shaqir Çengu, i datëlindjes 1905, nga Shtiqni i Kukësit, i internuar me vendim Nr. 3, datë 19.3.1963, për 5 vjet kohë, të transferohet nga Borshi i rrethit Sarandë, për në Gradishtë të rrethit të Lushnjes.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU ………………….
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 5 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR-SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM-DËBIMEVE Tiranë, 20.1.1967
VENDIM NR. 5
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 20.3.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Të internojë për 5 vjet kohë në Hajmel të rrethit të Shkodrës, sepse me datën 16.1.1967, ju arratisën jashtë shtetit gjashtë pjesëtarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, personat e poshtëshënuar:
1. Nikoll Daka (Dreshaj) i biri i Lucës dhe i Prenës, i datë-lindjes 1887, lindur dhe banues në katundin Rrapshë të rrethit Koplik.
2. Leze Dakaj (Dreshaj) e bija e Tomës dhe e Baces, datë-lindjes 1900, lindur në Gocaj Budish të lokalitetit Zagor dhe banuese në Rrapshë, bashkëshortja e Nikollës.
3. Gjok Dakaj (Dreshaj), i biri i Nikollës dhe i Lenës, i datë-lindjes 1927, lindur dhe banues në katundin Rrapshë.
4. Gjyste Dakaj (Dreshaj), e bija e Nikës dhe e Drandes, e datë-lindjes 1925, lindur në Pjetroshan dhe banuese në Rrapshë të rrethit Shkodër, bashkëshortja e Gjokës.
5. Mark Dakaj (Dreshaj), i biri i Nikollës dhe i Lenës, i datë-lindjes 1930, lindur dhe banues në Rrapshë.
6. Gjon Dakaj (Dreshaj), i biri i Nikollës dhe i Lenës, i datë-lindjes 1934, lindur dhe banues në Rrapshë.
7. Fran Dakaj (Dreshaj), i biri i Nikollës dhe i Lenës, i datë-lindjes 1938, lindur dhe banues në Rrapshë.
8. Mri Dakaj (Dreshaj) i bija i Nikollës dhe i Lenës, i datë-lindjes 1945, lindur dhe banues në Rrapshë.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU ………………….
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 6 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR-SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM-DËBIMEVE Tiranë, 1.3.1967
VENDIM NR. 6
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 1.3.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitur nga Ministria e P. të Brendshme,
VENDOSI:
Të internojë në rrethin e Lushnjes, Theodhori Filin, i biri i Aleksit, i datëlindjes 1933, lindur dhe banues në katundin Mursi të rrethit Sarandë, ish i burgosur për tentativë arratisje dhe i liruar kohët e fundit.
Në vitin 1954, të gjithë pjesëtarët e familjes së tij, janë arratisur në Greqi. Lënia e tij e lirë në katundin Mursi të rrethit të Sarandës, paraqet rrezikshmëri për arratisje.
Internimi i tij fillon me datën 1.3.1967 dhe i mbaron me datën 1.3.1972, për 5 vjet kohë. Memorie.al
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU ………………….
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
DHORI PANARITI ARANIT ÇELA
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016