• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, April 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Pasi e larguan nga universiteti, e dërguan ushtar në një repart pune në Zall-Herr, ku ai, edhe pse ishte lojtar i ekipt kombëtar, hapte tunel dhe…”/ Historia e panjohur e dy mjeshtërve të mëdhenj të sportit

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe

“Si dola nën kampion i Ukrainës në kërcimin tre hapësh, pas legjendës, Serbekov…”/ Historia e panjohur e Masar Agës, legjendës së sportit shqiptar
“Pallati i Sportit ‘Partizani’, u ndërtua për kampionatin e volejbollit të ushtrive të vëndeve mike, në ’63-in, por gjeneral Petrit Dume…”/ Historia e panjohur e ish-hangarit të avionëve italian

Nga Agron Sejamini

Pjesa e dytë

Memorie.al / E rrallë. Dy bashkëshortë që kanë marrë vlerësimin më lartë në sport: “Mjeshtër i Merituar Sporti”. Nuk gjen një rast të dytë në Shqipëri që dy bashkëshortë të jenë Mjeshtra të Merituar Sporti. Marjeta dhe Kushtrim Zaçe, të dy të uruar dhe të bekuar nga Zoti, për tu bërë yje të sportit shqiptar…! Ndryshe, nuk do arrinte në ato lartësi e madhja, Marjeta Pronjari! Tre vajza të rritura vetëm me mundin dhe dhembshurinë e nënës, ngaqë babanë e humbën shumë shpejt…! Tre vajza që me mbarësinë e tyre shumë shpejt bënë që mamaja e tyre të “harronte” se ishte pa burrë e djalë…! Sa herë shkonte në shkollë, ndjehej keq ngaqë mësuese Eftalia “e turpëronte” mes prindërve të tjerë…! – “Ti Fluturije, as mos pyet dhe as mos prit! Nuk luan nga vendi Marjeta, aty e ke”…- dhe i tregonte me gisht tabelën e nderit, ku e para ishte fotografia e çupës së saj. Kështu nga viti në vit.

                                                              Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

Shfrytëzohet alibia dhe gjykata ushtarake e vë para faktit se ka shkelur ligjin, pasi duhej të kishte filluar të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Edhe pse kishte një muaj që kishte filluar shkollën e lartë, e shkëpusin dhe e çojnë ushtar në Zall Herr. Reparti i Tankeve, quhej, por ai ishte në brigadë pune për arsye të biografisë. Mendoni një basketbollist i shquar, anëtar i ekipit kombëtar të hapi tunel…! Gati gati si i një burgosur. E thërresin në Komandë dhe i thonë që të plotësojë një kërkesë, ku të të shprehë dëshirën që të luajë me ekipin e “Partizanit”.

Nuk pranoi muajin e parë tek kujtonte poshtërsinë që i bënë duke e shkëputur nga Universiteti. I lodhur nga puna, i mërzitur nga mospërkrahja, pas tre muajsh pranon të bëjë lutjen për të shkuar te “Partizani”. Aty gjeti Agim Fagun, Nikolin Palin, Dodan Përmetin…! Më pas në krah të tij edhe Kastriot Mushi, Edgar Prifti, Robert Kuqo…! Yje të basketbollit, që kishe qejf t’i shikoje e, jo më të luaje me ta. Kështu, u bë pjesë e magjisë së këtij sporti, që i dha shkëlqimin dhe emrin që mbase nuk do t’ja jepte asnjë universitet…!

I dha emër për të mos u harruar nga adhuruesit e shumtë të tij në mbarë Shqipërinë. Por i dha edhe mirënjohje dhe krenari bashkëqytetarëve të tij, për emrin e artë që ka shënuar në sportin shqiptar. Ndaj edhe kur ai nuk e priste, ata i bënë surprizën e madhe, duke e shpallur “Qytetar Nderi”. “Më 15 shtator të këtij viti, kam ndjerë emocione që nuk i ka ndjerë në asnjë ditë të jetës sime…” – thotë Kushtrim Zaçe, tek kujton atë pritje të shkëlqyer dhe të jashtëzakonshme që i bënë bashkëqytetarët e tij.

I mbushur në mall dhe nostalgji për vendlindjen, ajo masë e madhe njerëzish i ngjante si me një të dielë të asaj kohe, kur shkonin për të parë një ndeshje basketbolli. Flokë zbardhur dhe i burrëruar ishte në pamjen e parë, por thellë shpirtit ndjehej si atëhere, 14 vjeçar. Vetëm dashuria dhe krenaria për vendlindjen të mban gjithë jetën të rri dhe të pastër…! Nuk i bëhej të largohej kurrë nga qyteti i tij, atë ditë të 15 shtatorit edhe pse shpirtërisht me të jeton në çdo kohë…!

Një jetë të tërë i adhuruar dhe i respektuar Kushtrim Zaçe nga ai basketboll që ka luajtur aq bukur dhe që i dha gjithë atë emër. E përse duhej ta privonte edhe djalin e tij, Henrin, nga kjo kënaqësi. Qysh të vogël e bëri pjesë të ekipit “Partizani”, duke e marrë me vete jo vetëm në takimet zyrtare, por edhe në stërvitje. Sepse e çlodhte dhe e mbështeste me tifozllëkun e tij fëminor, paçka se zëri i tij, ishte i pandjeshëm në atë kor të fuqishëm tifozësh.

Por edhe lojtarët e ekipit i hapnin vend Henrit të vogël, në ato foto simbolike të dorëzimit të një trofeu apo fillimit të një takimi. I bënin vend sepse, edhe ai kishte pjesën e vet në ato shpërthime të babait të vet që përfundonin në kosh. Jo pak herë tre pikësha…! I rritur në këtë ambient sportiv dhe entuziast edhe te ai fëmijë, lindën ëndrra dhe dëshira. Të gjitha shkriheshin me lojën magjike të basketbollit. Ndërkohë që fati e kishte ledhatuar duke i dhënë atë shtat lartësi, aq shumë të dëshiruar edhe nga babai… 1.91 cm. Zaçe i madh, 1.98 Zaçe i vogël.

Kaq i mjaftonte të atit, për ta vazhduar akoma edhe më me qejf atë udhë të artë, që ai sapo kishte lënë. E afroi qysh në moshë të re pranë topit dhe koshit. Por mbi të gjitha duke e përgatitur fizikisht, me një program të avancuar. E vinte të luante në çdo rol, anësor apo fundor. I tregonte teknikat e saktësisë në gjuajtje. Dy orë stërvitej me ekipin, por edhe dy orë të tjera i caktonte përgatitje individuale. Dalloi tek i biri teknikën e lartë dhe inteligjencën, që shkonin në harmoni të plotë me shtatë-lartësinë.

Gjithçka synohej për të prekur majat e niveli bashkëkohor. Jo vetëm të dhënat fiziko-taktike, por edhe rezultatet, dëshmonin se udha ishte e mbarë dhe gjithçka mund të synohej. Luajti dhe shkëlqeu te “Studenti” dhe “Partizani”. Efektive dhe rezultative loja e tij edhe me ekipin përfaqësues…! Çka bënë që të fillonin ofertat…! Më fatlum e ndjeu veten trajneri i një ekipi anglez, që e bindi deri sa e bëri pjesë të ekipit të tij.

Në atë kampionat zonal që u zhvillua, Henri ishte më i miri si organizator dhe pikë-shënues…! Dhe kur gjithçka premtonte, një truam në gju e largon përfundimisht nga sporti. Pikërisht në një moment, kur i kishin hedhur sytë nga Henri 22 vjeçar, disa ekipe elite të basketbollit evropian. Nuk ishte e thënë që Zaçja i vogël, të bëhej më i madh dhe i më famshëm se i ati…! Por të mos harrojmë, se arriti të shënojë emrin e tij në historinë e artë të basketbollit shqiptar. Dhe kjo nuk është pak, paçka se mëndja na shkon te majat që synonte dhe mund të kapte Henri…!

EMRI: Marjeta Zaçe (Pronjari)

DATËLINDJA: 3 shtator 1951

VENDLINDJA: Korçë

GJENDJA CIVILE: Martuar me dy fëmijë

ARSIMI: Diplomuar në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”

PËRVOJA PROFESIONALE

1971 As/pedagoge në ILKF’Vojo Kushi”

1978 Pedagoge në ILKF “Vojo Kushi”

1992 Drejtuese e Katedrës së Atletikës në ILKF

1992 Zëvendëspresidente e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

1993-1996 Sekretare e përgjithshme e Komitetit Olimpik Shqiptar

1999-2001 Punonjëse Shkencore pranë Qendrës Kërkimore të Sportit

KARRIERA SPORTIVE

1964-1974 Atletikë, 31 rekorde kombëtare dhe 7 vjet kampione kombëtare në kërcim së larti dhe pesëgarësh.

1974-1979, Anëtare e Ekipit Kombëtar të Volejbollit për femra

1968 Femra e parë në Shqipëri me titullin “Mjeshtre e Merituar Sporti”

KARRIERA POLITIKE

Anëtare e Partisë Demokratike nga viti 1991

1996-1997 Deputete e Kuvendit të Shqipërisë

1996 Anëtare e Këshillit Kombëtar dhe anëtare e kryesisë së P.D.

1998 Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, dega Tiranë

2002-2005 Deputete e Kuvendit të Shqipërisë

2005 Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Pengu 35-vjeçar i Taqo Dukës

Ende nuk është shkëputur ajo ndodhi që i mohoi këtij dueti të shkëlqyer trajner-sportist, një rekord të merituar. Kishin bërë stërvitje të fortë, duke e shoqëruar me rezultat rekord. “Për fat, Marjeta në garë kishte emocione pozitive. Gjithçka i kthehej në mobilizim dhe besim. Edhe në atë Kampionat Kombëtar të Atletikës që u zhvillua në Elbasan, në vitin 1973, ishim shumë optimist. Kaluan provat e para dhe steka lëvizte vetëm nga dora e gjyqtarisë dhe jo nga trupi i Marjeta Pronjarit. Të sigurtë guxuam dhe kërkuam që steka të vendosej në lartësinë 1.80.

Pa u matur mirë ajo lartësi, pamë sy dhe fytyra që na përcillnin habi dhe dyshim. Qetësia dhe këmbëngulja jonë, te dikushi mund të jetë ndjerë edhe kapriço apo mendjemadhësi… kur për ne kjo lartësi në stërvitje ishte bërë e zakonshme. Mbarojnë matjet dhe gjyqtaria nis fillimin e garës. I gjithë stadiumi në qetësi dhe në pritje të mrekullisë. E përqendruar dhe shumë e gjakftohtë Marjeta, nis hapin e vrullshëm dhe shpërthyes. Fluturon dhe steka nuk rrëzohet…! Shpërthejnë ovacionet. Nisin përqafimet për këtë shifër marramendëse të nivelit botëror.

Sikur të ishte dhënë komandë, të gjithë sportistët e këtij aktiviteti, i turren Marjetës duke i dhënë përqafimet e rastit…! Shumë kush fshinte sytë nga dyshimi dhe lotët e gëzimit por ajo stekë tashmë ishte shndërruar në një dëshmitar shprehës, tek qëndronte ashtu siç e kishte fiksuar gjyqtaria. Mirëpo ishte po ajo gjyqtari që i “vërsulet”, si për ta dënuar pse nuk u rrëzua…!

Pas disa minutash na njoftojnë se rekordi nuk është i vlefshëm pasi në mes, steka është pak e deformuar. Një mospërputhje e çuditshme me të vërtetën dhe i pa shpjegueshëm vendimi i gjyqtarisë. Si ka mundësi ta matësh dhe më pas të njoftosh se fillon gara e kërcimit për lartësinë 1.80 dhe më vonë të thuash është harkuar steka…”?! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“N’katundin Ponashec të Rekës Gjakovës, malazezt kanë mbytë e gri 116 vetë, n’mes të cilëve u gjindshin edhe gra e fëmijë, tuj i coptue barbnisht...”! / Shtypi i kohës për masakrat serbe ndaj shqiptarëve

Next Post

“Zogu s’ka dorë në vrasjen e Bajram Currit, një patrioti të admiruar, madje ai dërgoi xhandarët ta merrte në dorëzim, por e vranë...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua 96 vjeç në SHBA-ës

Artikuj të ngjashëm

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe
Sport

March 31, 2026
“Sabah Bizi, nuk dallohej për regjim të fortë sportive, por para ndeshjes me gjermanët, për të mbajtur Bekenbauerin, unë ‘ndrydha’ mirë me çelës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Loro Boriçit
Sport

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

March 10, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Kur Anton Mazrekut në takimin me sportdashës në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi, iu bë pyetja befasuese, se; cili ishte futbollist më i madh, Lushta apo Boriçi, ai…”/ Dëshmia e gazetarit të njohur të sportit

March 6, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv

March 5, 2026
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

March 2, 2026
“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane

February 28, 2026
Next Post
“Zogu s’ka dorë në vrasjen e Bajram Currit, një patrioti të admiruar, madje ai dërgoi xhandarët ta merrte në dorëzim, por e vranë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua 96 vjeç në SHBA-ës

“Zogu s’ka dorë në vrasjen e Bajram Currit, një patrioti të admiruar, madje ai dërgoi xhandarët ta merrte në dorëzim, por e vranë...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua 96 vjeç në SHBA-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme