• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, February 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Pas shkrimit te ‘Zëri i Popullit’, kur më treguan se më ndiqte Sigurimi, i thashë Sihat Tozajt, se kjo gjë s’mund të bëhej pa lejen e Ramiz Alisë, se isha deputet, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës

“Gjatë dymbëdhjetë viteve që shërbeva si kardiolog pranë grupit të mjekëve të Enver Hoxhës, të them të drejtën, unë kisha frikë nga ai, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut, Prof. Dr. Ylli Popa
“Pas shkrimit te ‘Zëri i Popullit’, kur më treguan se më ndiqte Sigurimi, i thashë Sihat Tozajt, se kjo gjë s’mund të bëhej pa lejen e Ramiz Alisë, se isha deputet, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës
“Deputet më kishte zgjedhur Enveri se isha mjek i tij, edhe Ramizin e kuroja, por pas shkrimit te ‘Zëri Popullit’, kur e pyetën në plenum në Korçë, ai vuri dorën poshtë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës
“Më 21 shkurt 1991, kur Nexhmija i shkoi në zyrë Ramiz Alisë dhe i tha; si nuk u vra një njeri, për të mbrojtur monumentin e Enverit, ai iu përgjigj…”?! / Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Gjatë dymbëdhjetë viteve që shërbeva si kardiolog pranë grupit të mjekëve të Enver Hoxhës, të them të drejtën, unë kisha frikë nga ai, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut, Prof. Dr. Ylli Popa
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91

Nga Gilmana Bushati

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në një intervistë ekskluzive për autoren e këtij shkrimi, akademiku Ylli Popa, flet për shkrimin; “Në kërkim të kohës së humbur”, botuar më 27-28 prill 1990. Ai tregon sesi në Shqipëri, pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985, njerëzit kërkonin ndryshime nga drejtuesi i ri i shtetit, Ramiz Alia. Por, ai nuk po i bënte këto ndryshime dhe siç ka treguar historia, gjithnjë shqiptarët janë të vonuar në përcaktimin e të ardhmes së tyre. Profesor Popa pohon se, Teodor Keko i kishte kërkuar një shkrim për gazetën “Drita”, por pasi e kishte lexuar, ai i kishte sugjeruar ta botonte te gazeta e Partisë së Punës, “Zëri i Popullit”. Popa më pas tregon për peripecitë që e ndoqën pas botimit të artikullit të prillit 1990. Lidhur me këtë dhe të tjera nga ajo periudhë kohe z, Popa na njeh në këtë shkrim.

                                                          Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Deputet më kishte zgjedhur Enveri se isha mjek i tij, edhe Ramizin e kuroja, por pas shkrimit te ‘Zëri Popullit’, kur e pyetën në plenum në Korçë, ai vuri dorën poshtë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës

“Babai ishte korrier i Enverit dhe ndihmoi me flori Lëvizjen, nëna, Myrvet Baholli, kushëri e dytë e Nexhmijes, por familja jonë u masakrua…”/ Historia tragjike e Demir bej Bungos, që vdiq në kënetën e Maliqit

Zoti Popa, po ju u ankuat për një gjë të tillë? Pra, nëse ishte marrë leje nga Kuvendi Popullor ku ju ishti deputet, për t’u survejuar dhe ndjekur nga shërbimet sekrete të asaj kohe, siç ishte Sigurimi i Shtetit?

Nuk kaloi shumë kohë nga lajmi që mora vesh dhe mendova me vete se nuk duhet të luaj më rolin e budallait, pra sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj i them Sihat Tozaj, atëherë sekretar i Kuvendit Popullor. Ai duhej ta dinte një gjë të tillë, pra nëse Ramizi e kishte marrë këtë vendim. Më pret Sihati në zyrë, ishte ditë me shi. Për të mos e nxjerrë burimin nga e kisha marrë lajmin, i them që; kam gjetur në zyrë një letër anonime, që më thotë se po ndiqesh nga Sigurimi i Shtetit.

Ka kaluar një javë e pak që nga shkrimi, por a ekziston ende një rregull i tillë, që nëse një deputet ndiqet nga shërbimi sekret, duhet marrë një vendim në Kuvend? “Po, ai rregull ekziston dhe vendimi duhet të merret nga Ramiz Alia” – më tha Sihati. (Unë atëherë e kisha pacient Ramizin, e kuroja për zemrën.) Ndërsa për letrën, Sihati më thotë se; “ndoshta është ndonjë shaka”?!

Atëherë i kthehem dhe i them; “shoku Sihat, dua që Ramiz Alia ta dijë që unë jam në dijeni, që Sigurimi po më ndjek dhe për këtë duhet një vendim. Unë dua të di nëse Ramizi e di këtë punë që është bërë apo jo me pëlqimin e tij”? Sihati më tha se do t’ia transmetonte këto, vetë Ramizit.

Kaloi sërish një javë dhe e marr sërish në telefon Sihatin, i cili më kërkoi ti shkoja në zyrë. Kur u takuam, më tha që i kishte thënë Ramizit të gjitha fjalët e mia, por ai nuk kishte kthyer asnjë përgjigje. “Si, nuk tha asnjë fjalë”?! = e pyeta. “Po, – m’u përgjigj – më dëgjoi me vëmendje dhe nuk tha asnjë fjalë. Ai e ka dhënë urdhrin që të ndjekin”.

A kishte reagime të tjera, sa i takonte artikullit?

Po, kishte reagime, që unë i mësova më vonë. Një ministre e jona, pas takimit me popullin në Gjirokastër, në bashkëbisedimin që kishte me pjesëmarrësit, e kishin pyetur; “si është puna me atë artikullin”?! Kjo i përgjigjet’ “I kam thënë shoqes Nexhmije, se kot e mbani atë aty, se ai ka të shoqen rumune, janë revizionistë”!

Edhe Ramizi ka folur për shkrimin në takime të tilla, si në Korçë dhe Gjirokastër. Kur e pyesin për artikullin, ai u thotë; “ai artikull është për këtu”, duke futur dorën nën tavolinë, e duke drejtuar një copë letër në koshin e plehrave.

A mundet një njeri, që nuk ka shkruar më parë, të bëjë një artikull të tillë, sa të shqetësojë të gjithë Byronë Politike?

Jo nuk është e vërtetë. Unë kam një shkrim tjetër në vitin 1988, po si doktor. Në stafin e mjekëve, kishte nga ata që shkruanin herë pas herë, Saliu (Berisha) e të tjerë. Ndërsa shkrimi i vitit 1988, erdhi krejt ndryshe. Na u kërkua me patjetër të bënim analizën e klinikave, kur një gjë e tillë ishte bërë njëherë.

Na mbledh drejtori i spitalit Luftulla Peza dhe na thotë që; çdo shef duhej të bënte analizën e klinikës së vet dhe se në këtë analizë, do të vinte kryetari i Rajonit Nr. 1 dhe më vonë u njoftuam se do të vinte dhe anëtari i Byrosë Politike Manush Myftiu, për këtë ai më merr në telefon. Unë nuk pranova, por ai nguli këmbë.

Atëherë gjatë gjithë natës e shkrova artikullin për kardiologjinë dhe disa gjëra të tjera. Më vunë në tribunë dhe lexova artikullin që kisha shkruar. U bë një pushim dhe pasi u mblodhën pas pushimit, të gjithë më thanë se analiza ishte e mirë. Ideja e atij shkrimi ishte se politika mban afër njerëzit me partishmëri dhe jo të aftët. Dikush më tha se do të bëja shumë armiq me këtë ide që kisha hedhur. I thashë; “mos u shqetëso, se me këtë artikull të aftët do të kënaqen, ndërsa të paaftët s’do ta kuptojnë që janë të paaftë”.

Aty ishte gazetari Musa Ulqini, ishte i ri atëherë dhe punonte te “Zëri i Popullit”. M’u lut që t’ia jepja artikullin për botim dhe ia dhashë. Pasi u botua, m’u kërkua që ta përkthenin në anglisht dhe shqip, që të botohej në “Albanie Nouvelle”, sepse thoshin që edhe të huajt duhet ta marrin vesh, se çfarë ndodh këtu. Artikulli u përkthye dhe u botua. Për artikullin më thirri në Komitetin Qendror Jani Polena, dhe më përgëzoi. Pas shkrimit të vitit 1988, më bënë “Hero të Punës Socialiste” dhe më dhanë dhe medaljen e lartë “Yllin e Kuq”.

Pjesë nga shkrimi “Në kërkim të kohës së humbur” të Prof.Dr. Ylli Popa

Po ribotojmë këtu një pjesë të shkrimit “Në kërkim të kohës së humbur” të profesor Ylli Popa, botuar në dy numra të gazetës “Zëri i Popullit”, përkatësisht më 27 dhe 28 prill 1990, në faqen 3 të saj. Artikulli, i cili është vënë nën okelion “refleksione” dhe në rubrikën “Koha dhe Intelektuali”, bazohet mbi refleksionet e profesor Popës, jo vetëm për dy plenumet e fundit të Partisë së Punës, (të IX dhe të X), por edhe për domosdoshmërinë e thënies hapur të mendimit. Dhe profesor Popa e mbyll me thënien; “Secili nga ne, qelizë e shëndoshë e kombit, ka diçka për të shembur dhe ka diçka më të mirë për të ndërtuar”.

Bisedoja një ditë më një student të fakultetit të Ekonomisë. Prej kohësh ai shtronte e ri shtronte të ëmën në spital, për shkak të një sëmundje kronike të zemrës. Në raste të tilla midis mjekut dhe të sëmurit, ose të afërmeve të tij, shpesh herë krijohet një gjendje tensioni dhe acarimi. Më thotë një ditë studenti:

– Doktor, kam përshtypjen se mjekësia ende nuk është përvijuar si shkencë ekzakte, deri sa shumë sëmundje ende nuk i shëron.

– Jo, – i them, – mjekësia është më tepër se vetëm shkencë. Ajo është shkencë në të diagnostikuar, art në të mjekuar dhe psiko- diplomaci në marrëdhëniet me të sëmurin dhe të afërmit e tij. Megjithatë mjekësia si shkencë ka kufizimet e veta dhe midis të tjerash varet shumë edhe nga ekonomia.

Një ekonomi e fortë do të thotë jetë më e mirë për popullin, ushqim të balancuar për gratë shtatzëna dhe nënat e reja gjatë periudhës së laktacionit, proteina të bollshme për fëmijët e vegjël, kur u formohet organi i të menduarit, në shumë banesa, mjedis të pastër, dhe sigurisht, një mjekësi më të zhvilluar. Prandaj, fajin mos na e hidh vetëm ne mjekëve. – Vazhdova për ta ngacmuar. Kjo do të thotë se edhe ekonomia nuk është shkencë ekzakte.

– Jo, – më thotë studenti me vendosmëri dhe paska i irrituar, – ekonomia është shkencë e vërtetë dhe dinamike, që nuk të lë të tallesh me ligjet e saj, që nuk duron të veprosh me metodat e vjetruara të 30 vjetëve më parë, që në shkencën e ekonomisë kanë po atë vlerë që ka vaji i kamforës në mjekësinë e sotme. Ai ishte i prirur të vazhdonte edhe më tutje, por nuk kisha shumë kohë të lirë, prandaj duke u ngritur, – i thashë se konceptet e shëndosha dhe guximi, përbëjnë një binom të domosdoshëm kur është fjala për të ndërmarrë veprime shumë të rëndësishme!

Pasi u largua studenti, m’u kujtua një pasazh që e kisha nënvizuar nga fjalimi i Ramiz Alisë në Plenumin e IX-të të Komitetit Qendror të PPSH-së. E rilexova më vonë dhe po e riprodhoj këtu: “Për fazën e zhvillimeve intensive që po bëhen, sunduese tashmë në ekonominë tonë, kur përparësinë e marrin cilësia, rendimenti, efektiviteti, përparimi teknik e shkencor bëhet e domosdoshme, përsosja e mëtejshme e elementeve përbërëse të mekanizmit tonë ekonomik. Ky duhet të çlirohet pa humbur kohë nga elementët e vjetruara, nga disa praktika të huazuara joefikase, krahas kësaj lipset të ndreqen dobësitë e të metat që vërtetohen etj.

Natyrisht kjo është një çështje e vështirë. Nga eksperienca jonë dhe praktikat e të tjerëve kemi mësuar si nuk duhet të veprojmë, kurse për të përcaktuar si duhet t’i hedhim hapat e rinj, kërkohen studime e refleksione të thella”. Këto ishin disa mendime të freskëta të shokut Ramiz Alia, që i ngarkojnë me detyra të reja dhe të guximshme ekonomistët tanë (por jo vetëm ata). Duke i sonduar sa më thellë këto mendime, në mënyrë të natyrshme arrihet në përfundimin se kjo analizë duhet të transponohet edhe në fusha të tjera të veprimtarisë sonë shoqërore, si: arsimi, kultura, shkenca, teknika, mjekësia etj.

Sepse edhe këta sektorë, jo vetëm ekonomia u nënshtrohet zhvillimeve intensive; edhe në këta “përparësinë e marrin cilësia, rendimenti, efektiviteti, përparimi shkencor. Prandaj edhe këta sektorë duhet të çlirohen pa humbur kohë nga elementët e vjetruar, nga disa praktika të huazuara, jo efikase, për të ndrequr më tej dobësitë e të metat”.

… Do të doja të mos isha lokomotivë që rrëshqet në shina të lëmuara, por shqiponjë e lartësive të mëdha, që shikon të gjithë faunën e jetës, ashtu siç është ajo në të vërtetë me të mirat dhe të këqijat dhe të papriturat e veta…! Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të jetë diskutuar në mënyrë kaq masive e me kaq interes, sa pas këtyre plenumeve binjakë.

Nga ana tjetër, duke u futur sa më thellë në kuptimin e kërkesat e tyre, të bëhet gjithmonë e më i qartë fakti se suksesi i tyre, është i siguruar vetëm po qe se të gjithë njerëzit të thonë krejt lirshëm dhe pa ndrojtje, atë që mendojnë. Zhvillimi i mëtejshëm i demokracisë është një nga kërkesat e tyre themelore. Në të vërtetë, këto ide kanë ekzistuar prej kohësh në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve.

Por jo rrallë, për shkak të epiteteve, etiketave dhe presionit të izmave, mendimi – fjala dhe veprimi shkëputen nga njeri-tjetri. (Mendimi oqean – fjala përrua.) Mendimi i mirë është vetëm ai që i shërben zhvillimit të kombit dhe përmirësimit të shpejtë të mirëqenies së popullit. Ky lloj mendimi (ekonomik, teknik, shkencor, artistik, letrar, filozofik etj do kultivuar me shumë kujdes. Ne kot i kërkojmë naftën dhe pasuritë minerale në thellësitë e tokës.

Të sondojmë me tepër në thellësinë e mendimit dhe aty të gjejmë thesare të pazbuluara ndonjëherë. Të studiojmë më me kujdes përvojën e atyre vendeve që edhe pse janë të varfra në lëndë të para, sot gjenden në pararojë të ekonomisë botërore. Ndoshta ata e kanë kuptuar me kohë se “lënda e parë” më e rëndësishme e një kombi është truri, dhe pasuria më e madhe e tij është mendimi i emancipuar dhe përparimtar i popullit të tij…!

Në këtë kohë të mahnitshme që jetojmë, kur historia e Evropës e ka përshpejtuar hapin, edhe ne si pjesë e përhershme dhe e pandarë e saj kemi shumë gjëra për të bërë? Secili nga ne, qelizë e shëndoshë e kombit, ka diçka për të shembur dhe ka diçka më të mirë për të ndërtuar./ Memorie.al

Prof. Ylli Popa

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 24 Shkurt 2026

Next Post

“Kur Ibrahimi me shokun e tij, Sejdo Tartalen, po hipnin në autobus për në Kampin e Pionerëve në Libohovë, një burrë i tha; jo ti, zbrit, se babai jot...”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

Artikuj të ngjashëm

“Deputet më kishte zgjedhur Enveri se isha mjek i tij, edhe Ramizin e kuroja, por pas shkrimit te ‘Zëri Popullit’, kur e pyetën në plenum në Korçë, ai vuri dorën poshtë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës
Intervista

“Deputet më kishte zgjedhur Enveri se isha mjek i tij, edhe Ramizin e kuroja, por pas shkrimit te ‘Zëri Popullit’, kur e pyetën në plenum në Korçë, ai vuri dorën poshtë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës

February 24, 2026
“Babai ishte korrier i Enverit dhe ndihmoi me flori Lëvizjen, nëna, Myrvet Baholli, kushëri e dytë e Nexhmijes, por familja jonë u masakrua…”/ Historia tragjike e Demir bej Bungos, që vdiq në kënetën e Maliqit
Intervista

“Babai ishte korrier i Enverit dhe ndihmoi me flori Lëvizjen, nëna, Myrvet Baholli, kushëri e dytë e Nexhmijes, por familja jonë u masakrua…”/ Historia tragjike e Demir bej Bungos, që vdiq në kënetën e Maliqit

February 19, 2026
“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar…”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë
Intervista

“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar…”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë

February 3, 2026
“Me bustin e ‘Skënderbeut’, babai u mor gati 40 vite, por ai ishte shumë i kënaqur me monumentin që u vendos në Tiranë, pasi…”/ Ana e panjohur e legjendës së skulpturës shqiptare
Intervista

“Me bustin e ‘Skënderbeut’, babai u mor gati 40 vite, por ai ishte shumë i kënaqur me monumentin që u vendos në Tiranë, pasi…”/ Ana e panjohur e legjendës së skulpturës shqiptare

February 1, 2026
Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të
Intervista

Përtej skulpturës: Floriana Paskali zbulon arkivin e panjohur të atit, nga vargjet në ‘Dielli’, te esetë e viteve ’20-të

February 1, 2026
“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë
Intervista

“Në 1974-ën në premierën e komedisë ‘Zonja nga qyteti’ në Korçë, erdhi e pa Enver Hoxha dhe pas shfaqjes, ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e “Tirkës”, aktorit të njohur korçar të kinematografisë

January 29, 2026
Next Post
“Kur Ibrahimi me shokun e tij, Sejdo Tartalen, po hipnin në autobus për në Kampin e Pionerëve në Libohovë, një burrë i tha; jo ti, zbrit, se babai jot…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

“Kur Ibrahimi me shokun e tij, Sejdo Tartalen, po hipnin në autobus për në Kampin e Pionerëve në Libohovë, një burrë i tha; jo ti, zbrit, se babai jot...”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme