Nga Aldo Renato Terrusi
Pjesa e gjashtë
RIKTHIMI
Memorie.al / Aeroporti i Fiumiçinos. Avioni ‘MD 80’ i Alitalias është gati për fluturim. Është e shtunë, 6 nëntor 1993. Ora 11.25. Komandanti mori miratimin. Stjuardesat na kujtojnë dhe një here të lidhim rripin e sigurimit. Dy motorët çohen në fuqinë maksimale, ndërsa zhurma bëhet e mbytur dhe shurdhuese. Butonët dhe komandat provohen për të fundit herë sipas procedurave të fluturimit, lëshohen frenat, fillon lëvizja gjithë e më e shpejtë, përshpejtimi i përplas pasagjerët pas shpinores, avioni ngrihet në fluturim. Ndjej të më ngrejë një forcë e padukshme që më lë si të pezullt në zbrazëti. Hedh sytë përreth për të parë nëse dhe pasagjerët e tjerë kanë të njëjtën ndjesi si unë. Ca lexojnë, ca shohin jashtë nga dritarja, ca janë shpërfillës, ca mezi rrinë të qetë dhe ca, të ngrirë në ndjenjëse, lënë të ndër duken frikërat e veta. Me një ndërrim drejtimi të gjerë, avioni ngrihet në lartësi dhe drejtohet drejt radio farit të Barit, për të mësyrë pastaj drejt e në Tiranë, në vendmbërritjen tonë.
Për fat të keq, nga Gjermania erdhën menjëherë lajme kobzeza. Hitleri ia hoqi krejt pushtetin Parlamentit, u dogjën më shumë se njëzet mijë libra në sheshin e Operës se Bcrhnit dhe qeveria lajmëroi tërheqjen e Gjermanisë nga Lidhja e Kombeve. Nga ana tjetër, Musolini u përpoq të forconte protektoratin dhe në qershor 1934, dërgoi një skuadër detare në Durrës për të penguar Shqipërinë, e cila kishte qëllim të dilte nga varësia e shtetit italian.
Përpara kërcënimit ushtarak, qeveria shqiptare u detyrua të firmosë një marrëveshje ekonomike dhe ushtarake. Në vitin 1934, kombëtarja e futbollit italian, fitoi Kupën e Botës në Romë dhe euforia që shkaktoi kjo ngjarje, e hoqi për disa kohë vëmendjen e popullit nga ngjarjet politiko-ushtarake që kërcënonin rëndshëm. Në po atë vit, Adolf Hitleri u vetë shpall Fyhrer i Gjermanisë, duke marrë përsipër edhe detyrën e kreut të shtetit. Për Hitlerin lufta ishte e pashmangshme: për racën njerëzore, ai e konsideronte të baras vlefshme me ligjin natyror të mbijetesës së më të fortit. Gjermania donte, përveç të tjerash, të fitonte mbrapsht gjithë sa i ishte mohuar në dëm të saj deri në fillim të Luftës së Parë Botërore.
Në vitin 1935 forcat italiane pushtuan Etiopinë dhe arritën ta aneksonin pa vështirësi, meqë Lidhja e Kombeve nuk ngriti as gishtin për ta ndaluar. Italia u largua për pasojë nga sfera perëndimore dhe Lidhja e Kombeve u turpërua tërësisht. Lindi aksi Romë-Berlin: Italia dhe Gjermania nisën rrugën e bashkëpunimit në luftën ndaj komunizmit dhe filluan financimin e forcave antiqeveritare në Spanjë.
Ndërkohë, në Paris, Enver Hoxha kishte mbetur trokë për shkak të ndërprerjes së bursës së studimit të vendosur nga Mbreti Zog I-rë. Në pamundësi për të përfunduar studimet në universitet, në verën e vitit 1936, u kthye në Shqipëri, pranë prindërve në Gjirokastër. Më vonë arriti të gjente punë si mësues frëngjishteje në Korçë, por shumë shpejt idetë e tij dukshmërisht revolucionare dhe antifashiste, ranë ndesh me qeverinë e Zogut I-rë dhe rrjedhimisht u pushua nga puna.
Në 7 prill 1939, Italia pushtoi Shqipërinë
Në nëntor të po këtij viti, Enveri u largua nga Korça dhe shkoi në Tiranë, për të vënë kontakt me krerët e grupeve komuniste, atë të Shkodrës dhe atë të të rinjve të Korçës. Në 8 nëntor 1941 u themelua Partia Komuniste Shqiptare. Enveri, që kishte pasur këtu një rol vendimtar e të rëndësishëm, u zgjodh mes shtatë anëtarëve të Komitetit Qendror të përkohshëm dhe shumë shpejt ra në sy si udhëheqësi i njëmendët i Partisë.
Konferenca e parë e vendit, e mbajtur në mars 1943, e zgjodhi formalisht sekretar të përgjithshëm të Partisë, detyrë që e mbajti deri në vdekje. Në maj të vitit 1944, Kongresi Antifashist i Përmetit, atëherë i vetmi organ legjislativ i shtetit shqiptar me fuqinë e një qeverie të përkohshme, e emëroi kryetar të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë. Dy vjet më pas, Asambleja e Përgjithshme e formuar nga zgjedhjet e vitit 1945 e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore dhe e e emëroi Enver Hoxhën kryeministër.
Shtëpia e Xhavitit
Ashtu në përgjumje, dëgjoj një zhurmë ritmike dhe të pazakontë që vjen nga rruga, si një kërcitje potkonjsh, që sa vjen e shtohet me kalimin e sekondave. Zgjohem tërësisht, dëgjoj me vëmendje dhe hap sytë. Në dritën e butë që depërton përmes grilave, shoh me kureshtje, si në një film të vjetër, hijen e një kali me kaloshinë e zhvendoset sa në një anë të murit të dhomës në tjetrën, ndërkohë që dëgjoj kërcitjen e patkonjve që sa vjen e rritet, deri kur përfundimisht përzihet me zhurmat e qytetit.
Tirana po zgjohet: bori makinash, zile biçikletash, kërcitje karrocash dëshmojnë rinisjen ditës. Ora shënon pothuajse 07.00 dhe duhet të ngrihem. Mënjanoj perdet, hap dritaren dhe ngre grilat. Asnjë re nuk duket në qiell, hijet e qarta dhe të gjata të pemëve bien mbi asfalt; kjo do të jetë një ditë shumë e bukur. Disa lëvizje për t’u shtriqur nga topitja e natës, hiqen pizhamet dhe gati për një dush të dëshiruar. Ujë i ngrohtë, sapun, peshqirë. Heq mjekrën me makinën elektrike, pas rroja, deodoranti, pamja ime përballë pasqyrës është inkurajuese.
Vishem pikë plumbi, vë madje dhe kravatë. Sot na ka ftuar në shtëpinë e vet shoku i ngushtë i dajës, Xhavit Demneri.
Dëgjoj trokitje, hap derën. Daja është gati, tërë madhështi.
“Si fjete, dajë”?
“Gjynah të qahem. Edhe pse dysheku ishte shumë i fundosur”.
Zbresim të hamë mëngjes. Kërkoj çajin tim të zakonshëm dhe kos me mjaltë. Daja kafe dhe qumësht. Ne te dale takojmë Spartakun, i cili na buzëqesh vesh me vesh: ~
“Si e kaluat natën?”
“Mirë shumë, faleminderit”.
“Mund t’ju qeras me nga një kafe”?
“Po, patjetër”.
Shikoni, kam lajmëruar të gjithë lojtarët e kombëtares së dikurshme dhe besoj se shumë shpejt do të vijnë këtu”. Surprizë e bukur, me njëmend”.
Hedh vështrimin nga daja i cili, para këtij lajmi të papritur, u prek.
“Dajë, do të jetë një ditë e rëndësishme”
Më pa seriozisht, pohoi me kokë dhe me një veprim të duarve me la të kuptoja: nder i madh!
Toli, para së të shkonte në punë, erdhi na takoi ne hotel për të na thënë se ishte lidhur me komandantin dhe se lejet e vizitave në burgun e Burrelit do të ishim gati të premten në mëngjes. Pastaj iku me nxitim pasi na la takim për në mbrëmje. Një nga një, të druajtur, thuajse në majë të gishtave, u shfaqën gjashtë nga njëmbëdhjetë lojtarët që kishin bërë Shqipërinë ekip fitues në Ballkaniadën e vitit 1946. Puthje, përqafime dhe lotë mallëngjyes ndër këmbehen me kujtimet sportive dhe personale.
Mallëngjimi arrin kulmin kur në njëfarë momenti ata kujtojnë kampionet e atëhershëm që nuk jetojnë më. Një foto si kujtim te bari dhe mysafirët kthehen në sallon dhe vazhdojnë të rrëfejnë ngjarjet dramatike që i përkasin periudhës dramatike të diktaturës së Enver Hoxhës. Atmosfera papritur bëhet serioze. Debati shpërngulet e përpjekjet e qeverisë aktuale, për të nxjerrë vendin nga e kaluara. Hotel “Tirana” është afër shtëpisë së Xhavitit, kështu, për më pak se dhjetë minuta, mbërrijmë aty. I biem ziles së një porte kryesore, të një pallati të vjetër e të rrënuar. Një ndërtesë katërkatëshe me një fasadë të gjerë, gati dhjetë metra. S’përgjigjet njeri dhe porta vazhdon të jetë e mbyllur, por dallojmë Xhavitin që na vjen përballë, nga një rruginë anësore. E ndjekim përgjatë atij që na duket një shteg i errët, mes dy ndërtesave dhe mbërrijmë në një oborr po kaq të errët e të lagësht, nga i cili hyhet në shtëpinë e tij.
Ka dalë të na presë e rreshtuar e gjithë familja: e shoqja, nusja e djalit, i biri gazetar, e bija si dhe një mbesë. Prezantime formale, buzëqeshje kordiale, shkëmbim i sjellshëm mendimesh. Apartamenti i vogël është cyt me mobilie, pasqyra, piktura dhe orendi të viteve ’30-të, aq sa të duket se nuk mund të lëvizësh dot. Më së shumti ngjan me një magazinë të sendeve të përdorura, se sa me një banesë apo që gjithsesi, të bën të mendosh për banorë, që sapo janë shpërngulur ose do të shpërngulen.
Tmerri im arrin kulmin kur na tregojnë banjën. Në një ambient të ngjashëm me një shpellë, është vetëm një sifon alla-turka dhe një lavaman i vogël i gurtë; uji vjen brenda nga një depozitë e jashtme, nëpërmjet një tubi gome, ose e sjellin me kova. Mezi arrijmë të shtrëngohemi të gjithë, rreth tavolinës për të ngrënë drekë. Pjata e parë është një si biçim supe perimesh, e dyta pulë furre, me një lloj sake tradicionale me hudhra, tranguj dhe kos – që e përdorin pothuajse si shoqëruese në çdo pjatë – sallatë fshati dhe në fund, ëmbëlsirë e bërë vetë me qumësht dhe oriz.
Gjithë këto shoqëruar me ujë mineral, por jo verë. Vëre që ëmbëlsirat tona nuk i vunë në tavolinë. Gruaja e Xhavitit na shpjegon që do t’i hanë me nge, më vonë. Nuk mund të mos mendoj edhe për një herë tjetër mbi varfërinë, që po e gremis Shqipërinë. Gjithsesi, ia heqim tapën shampanjës italiane dhe ngremë dolli, për shëndetin, për miqësinë e ri gjetur, për familjen dhe për të ardhmen. I kërkoj me përulësi të zonjës së shtëpisë, recetat e ushqimeve që hëngrëm pak më parë dhe që këtu, po i përshkruaj thuajse besnikërisht.
Salcë me hudhra, tranguj dhe kos për gjashtë veta. Qerojmë dhe presim në copa shumë të vogla, dy tranguj të vegjël dhe u hedhim kripë. Grijmë shumë imët gjashtë thelpinj hudhre, shtojmë një luge uthull, 200 gramë kos dhe i përziejmë, pasi u shtojmë edhe katër lugë vaj ulliri. Shërbehet në temperaturë të freskët.
Ëmbëlsirë me qumësht e sheqer, për gjashtë persona. Delikate dhe e lehtë, është një ëmbëlsirë shumë e mirë. Në një tenxhere hedhim gjysmë filxhani oriz dhe një filxhan ujë. I vëmë të ziejnë. Kur të shterojë i gjithë uji, hedhim tre të katërtat litër qumësht dhe i përziejmë. Në një tenxhere tjetër hedhim 12 lugë sheqer, katër lugë të vogla miell misri dhe një pulqer vanilje dhe kanellë, shtojmë një çerek litër qumështi dhe i përziejmë. I bashkojmë përbërësit e dy tenxhereve dhe i vëmë të ziejnë derisa masa të dendësohet. Shërbehet në temperaturë ambienti në kupa, me kanellë përsipër.
E reja e Xhavitit na sjell kafe turke, që edhe pse është mjaft ndryshe nga ekspresi ynë tradicional, ka të veçantën e vet. E pranojmë me kënaqësi. I vetmi kujdes që duhet për të shijuar këtë pije, është ta lësh të ftohet, për disa minuta e pastaj ta pish ngadalë, për dy arsye kryesore: njëra, që të mos digjesh keq fare dhe tjetra, që të mos mbytesh nga llumi i fundit të kafesë, që nuk filtrohet. Po të kesh parasysh këto dy gjëra, kjo kafe është e pijshme.
Rehatuar në kolltuk, Xhaviti fillon të rrëfejë peripecitë e veta dhe vuajtjet e mëdha që prej fillimit të diktaturës së Enverit.
Djali i Xhavitit duhet të shkojë në redaksi, por para se të ikë, na jep adresën e studios, ku duhet ta takojmë për regjistrimin, që nuk ndodhet shumë larg prej Hotel “Dajtit”. Fjalët e Demnerit nxjerrin në pah mungesën absolute të demokracisë, që ende nuk ka mbërritur në Shqipëri: liritë personale dhe zhdukjen e pronës private.
Nga pak të ardhura të jetës së tij si lojtar, Xhaviti, me ndihmën edhe të familjes, kishte mundur të blinte dhe të administronte një hotel, që në kohën e jetës së tyre sportive, kishte pasur si bujtës të vet edhe dajë Xhakomon. Me ardhjen e diktaturës komuniste, të gjitha pronat u konfiskuan nga qeveria dhe u ndanë mes qytetarëve. Familja e Xhavitit u gjend në mes të rrugës. Të ardhurat nga ajo pronë nuk ishin më. Për fat të keq, tani ndërtesa ishte si mos më keq, banorëve të së cilës u ishin caktuar ambientet e saj, nuk kishin para për ta meremetuar dhe, edhe vetë qeveria, nuk ia kishte fort ngenë.
Kështu që, ditë pas dite, Xhaviti e shihte hotelin e tij të shkatërrohej, pa mundur të bënte gjë. Autoritetet i kishin dhënë atij dhe familjes së vet atë apartament të vockël e të rrënuar në të cilin jetonin si në baraka. Tani qeveria ishte ndërruar dhe ai kishte shpresa që pronat e dikurshme, t’u ktheheshin pronarëve të ligjshëm. Me pikëllim në shpirt përshëndetemi me familjen dhe drejtohemi për nga studioja e regjistrimit. Vetëm me vete, shpresoj që Xhaviti të jetojë aq gjatë, sa ta marrë edhe një herë hotelin e tij, ta shohë të meremetuar dhe të administruar sërish nga familja e tij.
Dielli po ulet në horizont dhe aty nga ora 17.00, takohemi me Xhavitin e ri. Na pret në një studio të vogël mbushur me regjistrues, ekrane, telekamera, mjete të ndryshme, gazeta të përditshme, revista; duket punë e vështirë të lëvizësh në hapësirat që janë lënë pa u pushtuar. Një mikrofon në stativ dhe një telekamerë e palëvizshme, janë të mjaftueshëm për intervistën, e cila, po të montohej si duhej, do të transmetohej në edicionin sportiv të ditës tjetër, ose të shumtën fare, në edicionin e të shtunës.
Xhakomon e pyesin se çfarë kujton nga përvoja e vet sportive.
“Në Gjirokastër nuk kishte shkolla italiane, ndaj prindërit e mi në vitin 1932, më dërguan në kolegj në shkollën italiane për djem në Korfuz. Bashkë me mua erdhën Aurelia dhe Vitaliano.
Isha dhjetë vjeç. Meqë nuk kisha qenë, më çuan në klasën e dytë fillore, por pas dy vjetësh e kisha kaluar tashmë edhe klasën e pestë. Mbarova studimet e mesme dhe të larta në Institutin Teknik të Vëllezërve të Shkollave të Krishtera, deri kur filloi pushtimi italian në 1939, kështu që u ktheva në Shqipëri, në Vlorë.
Përmes rrethit ‘Garibaldi’, në 1944-ën u organizua një ndeshje futbolli mes ushtarëve italianë dhe “Flamurtarit”, skuadrës së Vlorës. Ditën tjetër presidenti dhe dy lojtarë të “Flamurtarit”, më pyetën në doja të luaja me skuadrën e tyre. Nuk mund të mos pranoja, sepse, për shkak të situatës politike, mund të më krijonte shumë probleme ky refuzim. Për herë të parë Vlora fitoi kampionatin e Jugut – në atë periudhë kampionati i futbollit në Shqipëri ndahej në dy qarqe: Jug dhe Veri – ndaj na ra të ndesheshim me Shkodrën, që kishte fituar kampionatin e Veriut, por në fund, Shkodra fitoi me rezultatin 1-0.
Më pas erdhi në turne skuadra ruse e “Spartakut” të Moskës, të cilën e kishte sjellë me njëmijë lëvdata qeveria shqiptare, për të festuar fundin e luftës aty nga fundi i vitit 1945. Për nder të lojtarëve të “Spartakut”, u mbajtën festime të mëdha në “Dajti”, me ushqime nga më të zgjedhurat si tregues i mirëqenies, edhe pse në atë kohë në Tiranë as miell nuk arrije të gjeje dot. Luajta kundër “Spartakut”, në ditët më vonë erdhën të më zgjidhnin ata të Federatës Shqiptare të Futbollit, që të luaja me Tiranën, gjithmonë kundër “Spartakut”.
Në të vërtetë, edhe pse humbëm të dyja ndeshjet kundër ekipit rus, arritëm ta mbanim kokën lart. Menjëherë pas ndeshjes së dytë, pikërisht në pritjen e lamtumirës për skuadrën ruse në “Dajti”, më kërkuan të rrija e të luaja për Tiranën. Më vunë në dispozicion një dhomë në hotelin e Xhavit Demnerit, i cili më vonë u bë dhe shoku im më i ngushtë. Nuk ma kishte shumë qejfi të rrija vetëm në Tiranë dhe i’u luta edhe familjes sime të vinte. Pas disa javësh m’u plotësua dëshira dhe familja ime mundi të shpërngulej.
Na dhanë për banim njëfarë vile të vogël akoma e pa mbaruar jashtë Tiranës, pa korniza dritaresh; ca na u desh t’i mbyllnim me dru dhe karton. Pasi fillova të luaja me Tiranën, po bëhesha një personazh i njohur edhe pranë tregtarëve, të cilët silleshin mirë më nënën time Ema, duke i ruajtur shpesh ushqimet bazë më të mira. Trajneri i kombëtares, Brogiç, burrë shumë i apasionuar dhe inteligjent, meqë Ballkaniada e planifikuar ishte afër, kishte thirrur në stërvitje, përveç meje si portier edhe lojtarët më në formë të kohës: Boriçi, Biçaku, Bule Vathi, Llambi, Mirashi, Parapani, Demneri, Fagu, Gjinali, Dibra, Spahiu, Tahiri.
Meqenëse kisha mbiemër italian, nuk mund të luaja në një skuadër të huaj, ndaj vendosën të ma ndërronin dhe nga Xhakomo Pozeli, u ktheva në Xhakomino Buzeli. Në vitin 1946, u organizua e para Ballkaniadë në Shqipëri dhe kombëtarja jonë e futbollit, duhej të përballej me atë të Rumanisë, Bullgarisë dhe Jugosllavisë.
Për këtë rast, qeveria shqiptare vuri në dispozicionin e skuadrave pjesëmarrëse, një pallat në ndërtim në periferi të Tiranës. Në çdo kat ishte sistemuar një ekip, ndërsa salla e ngrënies ishte e përbashkët.
Po këto kombe kishin edhe ekipet për femra që konkurronin në garat e atletikës së lehtë. Vajzat i kishin strehuar diku tjetër, por edhe ato hanin bashkë me ne. Ndeshjet dhe garat, të cilat u ndoqën nga shumë vetë, u zhvilluan në fushën sportive “Qemal Stafa”, ndërtuar nga italianët. Unë isha portier në stol, por meqenëse titullari kishte bërë disa gabime, trajneri më tha të dilja në fushë. Kështu fillova të luaja’si portier titullar kundër tre ekipeve konkurrente: Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.
Ekipi ynë fitoi ndaj atij të Jugosllavisë dhe për të festuar fitoren, u bë një pritje e madhe në “Dajti” me ushqime, kërcime e muzikë. Na u dha çmim nga federata, siç na kishin premtuar, 25 napolona flori – rreth dhjetë milionë sot, por për Shqipërinë e asaj kohe, ishte goxha shumë. Me ato para munda të blija një motor “Guci”, madje edhe më tepruan para të tjera. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016