• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, March 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Drejtori i Parkut Automobilistik të Fushë-Arrëzit, Arif Halili, bëri të pamundurën të më rregullonte, por përgjigjja e kreut të RTSH-së, Marash Hajati, ishte denoncuese …”! / Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë: “Kadare të mbajë qëndrim për ngjarjet e 2 korrikut të ambasadave, ose të dalë në anën e armikut…”/ Çfarë thanë për shkrimtarin e njohur, Bashkurti dhe Xhelil Gjoni?
Kur Sigurimi i Shtetit me bashkëpunëtorët e tij, ndiqte në çdo hap në qytetin e Rrëshenit, Agron Aranitasin, dhëndrin e Kadri Hazbiut, ish-drejtor teknik i RTSH-së, i internuar në Pukë
“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së
“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së
“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Nga AGRON ARANITASI

Pjesa e katërmbëdhjetë

                                              – TË VËRTETAT QË BESOJ, AGJENTI FRANCEZ –

                                   Hyrje

Gjithashtu mund të lexoni

“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari

“Edhe pse ne përgatitëm dhomën e tij në Pallatin e Sportit, Enveri s’erdhi asnjë ditë, por vetëm në mbyllje dhe po atë mbrëmje, kur shkova te vila e Kadri Hazbiut, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Memorie.al / Kur fillova të shkruaj librin, “Të vërtetat që besoj”, (Shtëpia Botuese “PAPIRUS”), nuk kisha menduar të shkruaja për veten time. Shtysa, e parë, më lindi kur u njoha me dosjet e Sigurimit të Shtetit për survejimin e shtetasit Agron Hajdar Aranitasi. Ato dosje janë, një dëshmi më shumë, se si mund të persekutohej dikush, i cili, në një çast të caktuar, vendosej në radhën e armiqve të pushtetit popullor. Nuk merrej parasysh asgjë, as si kishte punuar, as si ishte sjellur, as si kishte jetuar. Nuk merrej parasysh as qëndrimi i prindërve, vëllezërve dhe kushërinjve të shumtë, të cilët, automatikisht, i nënshtroheshin goditjes së egër dhe vuanin pasoja pa patur asnjë faj.

                                                      Vijon nga numri kaluar

Referimi për skemat e institucionit, që kisha marrë në shtëpinë time, jo ato ditë, por vite më parë, ishte qesharak. Në shtëpi unë mbaja një manual shfrytëzimi të magnetoskopëve “Ampeks”, që më shërbente për punën e përditshme në sektorin ku punoja. Atë e përdorja për të përgatitur kurset e kualifikimit për personelin teknik, që punonte në atë sektor. Çdo magnetoskop vinte i shoqëruar me dy manuale shfrytëzimi, kështu që në Televizion kishim njëzetë copë të tillë, të cilët nuk kishin asnjë vlerë të veçantë dhe i përdornim vetëm unë dhe dy teknikët e mirëmbajtjes së magnetoskopëve, Mina Shagla dhe Hasan Curri. Manualet nuk viheshin në inventar.

Sa për shprehjen e pakënaqësive, kjo ishte një shpifje e disa personave (“hienave”), që u munduan të përfitonin nga situata e krijuar. Për disa prej tyre do flas më poshtë. Për njerëzit, që unë kisha mbrojtur me të padrejtë, të cilët kishin thyer ligjet e shtetit, më mirë të mos kishin folur e shkruar. Po, unë kisha mbrojtur një nga teknikët më të vjetër të TVSH-së, Mina Shaglën, për të cilin kishin shpifur njerëz të poshtër. Si rezultat i shpifjes, ai konsiderohej si njeri i dyshimtë dhe përpunohej nga organet e Sigurimit. Unë u mora dy vjet me sqarimin e çështjes së tij dhe arrita që ai të hiqej nga lista e të dyshimtëve.

Fqinji i tij, oficeri Eqrem Nonjaku (Ndroqi) i pati thënë: “Atë që të bëri Agron Aranitasi, nuk do mund të ta bënin, as prindërit e tu, edhe sikur të të kishin bërë kokën edhe një herë”! Po, unë kisha mbrojtur teknikun Vladimir Terezi dhe një teknike në Televizion (E.X.), për të cilët ishte shkruar një letër e poshtër, të cilën e dërgonte tekniku M.P. dhe një tjetër. Tekniku M.P. shpresonte që Vladimiri të hiqej nga lista e personave, që do shkonin për specializim në Gjermani dhe, në vend të tij, të shkonte ai.

Po, unë u përpoqa të mbroja Mark Shoshin, një nga teknikët më të vjetër e më të mirë, një nga njerëzit më të ndërgjegjshëm që kam njohur në jetën time, sepse, punëtori operativ i Sigurimit, që mbulonte RTSH-në, kishte raportuar te Drejtori i Përgjithshëm. se babai i Markut kishte dosje si “Spiun i Vatikanit”.

Për të nuk munda të bëj gjë. Unë kam mbrojtur shumë të tjerë në Televizion, të cilët nuk ishin thyes të ligjeve të shtetit, sepse, edhe pas largimit tim, ata vazhduan të punonin po aty.

Sigurisht, nisur nga motivacioni që m’u dha, u krijua pështjellim në radhët e punonjësve të institucionit. Ishte kjo arsyeja që u sajua hedhja, gjoja prej meje, e çelësave të zyrës, menjëherë pas mbledhjes së kolegjiumit.

Në fakt, në kolegjium, pasi u detyruan të pranonin se isha me lejë të zakonshme të planifikuar, m’u kërkua (nga Marash Hajati), që të vazhdoja lejen e zakonshme, ndërsa çelësat t’ia dorëzoja Vladimir Shpuzës.

M’u desh të prisja mbi dy orë në ambientet teknike, por ai nuk po vinte. Atëherë i hodha çelësat mbi një tavolinë, që ndodhej në dhomën e kontrollit të kamerave, dhe iu drejtova krye-teknikes, Lejla Bedo, duke i thënë: “Thuajini Vovës, ja ku i ka çelësat”. Ata, që ishin të interesuar për të më dëmtuar, e paraqitën ngjarjen si një akt kundër Partisë së Punës. Fjala mori dhenë, u përhap në të gjithë vendin! Ajo mbërriti edhe në vilën e Enver Hoxhës.

Dosja e punës mbërrin në Pukë

Karakteristika e mësipërme iu përcoll Pukës. E pandryshuar, e firmosur nga z. Lin Shahini, përgjegjës i seksionit të kuadrit në Komitetin Ekzekutiv të qytetit, dhe nga z. Nikollë Pali, zëvendëskryetar i këtij Komiteti, ajo iu dërgua drejtorisë së Parkut të Mallrave të Fushë-Arrëzit. Kishte vetëm një shtesë, vendimin që unë të emërohesha inxhinier me pagë mujore 840 lekë, në përputhje me kategorinë e I-rë (kategoria ime personale).

Drejtori i PAM Fushë-Arrëz, Arif Halili, i ktheu përgjigje Komitetin Ekzekutiv se nuk kishte vend për inxhinier elektrik. Atij iu kërkua që të bënte, menjëherë, sistemimin tim në punë. Ai më emëroi kontrollor cilësie, me pagë 650 lekë në muaj, si punëtor me kategorinë e VI-të. Pra, megjithëse isha specialist me arsim të lartë dhe me stazh të madh pune, unë disiplinohesha në organikë si punëtor. Një gjë e tillë lejohej për inxhinierët e rinj, deri sa t’u hapej vendi i punës, por jo me një inxhinier si rasti im.

Arifi kërkoi që Komiteti Ekzekutiv të shikonte një zgjidhje tjetër. Në atë kohë më kërkonte Uzina e Pasurimit të Bakrit. Komiteti Ekzekutiv i Pukës bëri një emërim tjetër, si inxhinier në këtë uzinë. Ndërhyri Dega e Brendshme dhe e anuloi emërimin.

Pas kësaj Komiteti Ekzekutiv doli me pretendimin se Agron Aranitasit i ishte dhënë, jashtë rregullave, kategoria e I-rë, sepse nuk kishte qëndruar shtatë vjet në kategorinë e dytë, por vetëm katër vjet. Kur Arifi më njoftoi për këtë, iu përgjigja se çdo gjë ishte bërë sipas ligjit. Unë isha i dalluar në punë dhe, në raste të tilla, mund të kaloje më shpejt nga një kategori në tjetrën.

I shpjegova se nuk mund të bëhesha kryespecialist i TVSH-së pa patur kategorinë e parë. Bile unë vazhdova punën e krye-specialistit, por nuk u pagova si i tillë edhe për 7-8 muaj të tjerë, deri sa m’u dha kategoria e parë. Arif Halili, burrë fisnik, zemërmirë dhe kurajoz, iu drejtua Ministrisë së Transporteve dhe Komunikacioneve me shkresën e protokolluar, nr. 1303, datë 4.12.1982, duke kërkuar zgjidhjen e problemit. Ministria i përgjigjet me një shkresë, drejtuar PAM të Fushë-Arrëzit dhe Komitetit Ekzekutiv të Pukës, ku, midis të tjerash, udhëzonte:

“…Kur punonjësi me arsim të lartë caktohet të punojë me detyrën e kontrollorit të cilësisë dhe bën pjesë në zërin “punëtor që disiplinohet në organikë”, të veprohet sipas pikës 12 të kreut të katërt të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 5, datë 11.11.1978 “Mbi zbatimin e sistemit të pagave të punonjësve”. Kjo shkresë, me numër protokolli 5949, datë 23.12.1982 është firmosur nga Drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Pagave në Kryeministri, Mehdi Shehu.

Mënyra, si trajtohej problem, në këtë shkresë, nuk mund të lidhej me mua. Kontrollori i cilësisë ishte me specialitet mekanik, ndërkohë mua më kërkonte Uzina e Pasurimit të Bakrit, e cila kishte nevojë për një specialist si unë, sepse aty përdoreshin pajisje matëse elektronike.  Atëherë, cili ishte problemi? Rezultoi i thjeshtë: Unë nuk e kisha kuptuar se çfarë po “gatuhej” për mua dhe vazhdoja të besoja në drejtësinë e partisë, që, një ditë, do vihej në vend. Më vonë do kuptoja më shumë dhe do çlirohesha, plotësisht, nga besimi që kisha patur në sistemin, që udhëhiqte Shqipërinë, për të cilin kishin kontribuar edhe prindërit e mi.

Arif Halili nuk ndihej i qetë dhe vazhdonte të përpiqej për të më ndihmuar. Kjo u ndie më shumë kur unë mora fëmijët e mi në Fushë-Arrëz. Nuk hapej para meje, por shokët e mi më treguan se ishte tronditur kur i pa ata në park. “Ky nuk është në rregull”, – u kishte thënë atyre. “Si u sillkan fëmijët në këtë dimër në Fushë-Arrëz, pa patur as vend ku të banojnë”?! Menjëherë dha urdhër që të lirohej një dhomë e vogël (që përdorej si depo), rreth gjashtë metra katrorë. Aty u vendos një krevat dykatësh dhe një krevat tek portativ, bashkë me dyshekë dhe batanije.

Vetëm pas 34 vjetësh (kur m’u dha dosja e punës) mësova se Arifi i kishte shkruar edhe Marash Hajatit, në atë kohë Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së:

“…Duke studiuar dokumentet e tij personale rezulton se… e keni atestuar, më 26.9.1977, nga kategoria e tretë në të dytën…dhe, më 15 janar 1981 nga kategoria e dytë në të parën…! Vendimi i Këshillit të Ministrave, Nr. 134, datë 25.5.82…kërkon…një vjetërsi pune prej shtatë vjetësh (në kategorinë e dytë) për të kaluar në kategorinë e parë. Përjashtime për të kaluar nga një kategori në tjetrën bëhen në raste të veçanta, në bazë të një vlerësimi rigoroz. Nga dokumentet…nuk na del (kjo gjë). Lutemi të na bëni një vlerësim të plotë për të bërë plotësimin e dokumenteve të tij personale”.

Kjo shkresë, me nr. protokolli 6, e datës 2.2.1983, vuri në detyrim Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH-së, për të dërguar vlerësimin që kërkohej. Kuptohet, ose RTSH-ja duhet të pranonte se Agron Aranitasit ishte favorizuar me dhënien e pamerituar të kategorisë së parë, ose duhet të tregonte arsyen e dhënies së saj. Shkresa, me nr. protokolli 163/1, e datës 4.3.1983, e firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Marash Hajati, ishte si vijon:

“Inxhinier Agron Aranitasi ka punuar deri në vitin 1981 (në fakt 1980) në sektorin e magnetoskopëve në Televizion, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizionit, për të cilën ka kryer edhe një kurs specializimi 9-mujor në Francë…Ka shkruar, në ndihmë të kualifikimit të personelit inxhiniero-teknik, tri dispensa, që trajtojnë qarqet e integruar numerikë…Ka dhënë edhe katër provime të kualifikimit pasuniversitar, për të cilat është vlerësuar me notën 10 (Dokumentet e provimeve kishin qenë në dosjen time të punës, por nuk ishin dërguar në Pukë-shënimi im). Aftësitë e tij tekniko-profesionale kanë qenë të mira dhe në vitin 1981 është atestuar si inxhinier i kategorisë së parë, si rast i veçantë, gjë që ka qenë e lidhur me emërimin e tij si kryespecialist në Televizion”.

Krahasoni këtë dokument me çfarë u tha në mbledhjen e kolegjiumit të TVSH-së, më 12 tetor 1982! Arifi nuk mundi të bëjë më tepër, edhe për faktin se, pak kohë më vonë, unë u internova dhe lëvizjet e mia u kufizuan në një zonë me gjatësi më pak se një kilometër e gjysmë. Ai u përpoq të më sistemonte në një dhomë në qendër të Fushë-Arrëzit (aty kishte banuar Vito Koçi, kryeinxhinieri shkrimtar i Ndërmarrjes së Përpunimit të Drurit, që u transferua, në vitin 1983, për në Tiranë).  Përpjekjet e Arifit për trajtimin tim (në Parkun e Mallrave) dhe sistemimin tim me banim në qytezën e Fushë-Arrëzit, i përshkruan z. Sulejman Sula:

“Arif Halili mbajti afër inxhinierin Agron Aranitasi, që ishte i aftë dhe shumë punëtor, por që kishte një njollë të zezë, që e ndiqte nga pas…! Atë e kishin sjellë në Fushë-Arrëz për riedukim në gjirin e klasës punëtore, së bashku me dy fëmijët e tij të vegjël. E sollën në një ambient të panjohur, në mes të dimrit, dëborës dhe ngricave…! Agroni iu përkushtua punës, duke kontribuar në sektorin ku punonte dhe, shumë shpejt, fitoi respektin dhe përkrahjen, jo vetëm të drejtorit, që e bëri pjesë të këshillit teknik të ndërmarrjes, por edhe të shumë punonjësve të parkut. E vërteta ishte se Agronit i duhej të paraqitej dy herë në ditë (në fakt tri herë-shënimi im), fizikisht në postën e policisë…! Strehimi i Agronit dhe dy fëmijëve të tij në ndërtesën për punëtorët, nuk ishte një zgjidhje e duhur, pasi ambientet hidrosanitare ishin të përbashkëta me punëtorët…! Ai u përpoq ta stabilizonte me banim në qytet, por kjo nuk ishte në kompetencën e tij…Megjithatë, ai e bëri propozimin”.

Përgjigjja, e dërguar nga Marash Hajati, që, ndërkohë, ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së, ishte një çudi. Drejtori Marash, korrigjonte denoncuesin Hajati! Trajtimi im si punëtor do vazhdonte gjatë gjithë qëndrimit tim në Fushë-Arrëz (deri në mesin e vitit 1991), pra, edhe pasi m’u hoq masa e internimit. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij...”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari

Artikuj të ngjashëm

“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari
Dossier

“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari

March 28, 2026
“Edhe pse ne përgatitëm dhomën e tij në Pallatin e Sportit, Enveri s’erdhi asnjë ditë, por vetëm në mbyllje dhe po atë mbrëmje, kur shkova te vila e Kadri Hazbiut, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Dossier

“Edhe pse ne përgatitëm dhomën e tij në Pallatin e Sportit, Enveri s’erdhi asnjë ditë, por vetëm në mbyllje dhe po atë mbrëmje, kur shkova te vila e Kadri Hazbiut, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 27, 2026
“Shoferin e zuri gjumi dhe makina u përmbys, i zuri poshtë të gjithë e mori flakë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit nga ngjarja e vitit ’49 në dalje të Milotit, ku vdiqën 20 nxënës nga Kukësi
Dossier

“Shoferin e zuri gjumi dhe makina u përmbys, i zuri poshtë të gjithë e mori flakë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit nga ngjarja e vitit ’49 në dalje të Milotit, ku vdiqën 20 nxënës nga Kukësi

March 27, 2026
“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së
Dossier

“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

March 27, 2026
“Në Klos vdiqën 5 persona nga një familje, në Patos 9 të vdekur e 5 të plagosur, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur,  në Fushë-Bulqizë…’ / Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 – ‘80
Dossier

“Në Klos vdiqën 5 persona nga një familje, në Patos 9 të vdekur e 5 të plagosur, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur, në Fushë-Bulqizë…’ / Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 – ‘80

March 26, 2026
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Dossier

“Në nëntor ’81, kur Mehmet Shehut po i bëhej ‘gjyqi’ në parti, më thirri Miti Tona, shefi shtypit në Komitetin Qendror, i cili më tha; do të them një sekret…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

March 27, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme