• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Pas fjalës së Beqir Ballukut, u ngrit Prokurori i Përgjithshëm i Ushtrisë, i cili tha; në emër të popullit, Dilaver Radëshi, është i…”/ Historia e trishtë e kolonelit që u burgos se, doli kundër Enverit për gradat

“Enver, ja si po e masakroni këtë popull….” Letra anonime gjeneralit që tentoj arratisjen dhe vdiq në Burgun e Burrelit në ’75-ën / Dëshmia e kolonelit…
“Xhavit Qesja ka thënë se e gëzon fakti për masat që janë marrë nga udhëheqja, pasi tani do ngrihet rinia dhe inteligjenca për të…”/ Raporti i agjentit në burgun e Burrelit
“Pas fjalës së Beqir Ballukut, u ngrit Prokurori i Përgjithshëm i Ushtrisë, i cili tha; në emër të popullit, Dilaver Radëshi, është i…”/ Historia e trishtë e kolonelit që u burgos se, doli kundër Enverit për gradat
“Populli po vuan për bukën e gojës dhe kur të na sulmojë greku apo serbi, dilni ju dhe mbrojeni atdheun, se ne…”/ Zbulohet dosja e gjeneralit disident që, akuzoi Enver Hoxhën, në ’66-ën
“Enver, ja si po e masakroni këtë popull….” Letra anonime gjeneralit që tentoj arratisjen dhe vdiq në Burgun e Burrelit në ’75-ën / Dëshmia e kolonelit…
“Populli po vuan për bukën e gojës dhe kur të na sulmojë greku apo serbi, dilni ju dhe mbrojeni atdheun, se ne…”/ Zbulohet dosja e gjeneralit disident që, akuzoi Enver Hoxhën, në ’66-ën
“Pas fjalës së Beqir Ballukut, u ngrit Prokurori i Përgjithshëm i Ushtrisë, i cili tha; në emër të popullit, Dilaver Radëshi, është i…”/ Historia e trishtë e kolonelit që u burgos se, doli kundër Enverit për gradat

Dashnor Kaloçi

-Rrëfimi i major, Ahmet Mehmetit, ish-inspektor në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, për dënimin e kolonelit disident, që i shkroi letër Enverit, ku argumentonte dëmin që do sillte heqja e gradave në Ushtri.-

Memorie.al / “Pas diskutimit të ministrit të Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku, i cili u mbështet nga disa ushtarakë të lartë, fjala iu dha Prokurorit të Përgjithshëm të Ushtrisë, që deklaroi: Letra që Dilaver Radëshi i ka dërguar udhëheqjes së lartë të Partisë, është një kundërvënie ndaj vijës së partisë dhe si e tillë, ajo përbën shkelje ligjore e penale. Nisur nga kjo gjë, në emër të popullit, Dilaver Radëshi arrestohet’. Pas kësaj, Dilaverit i vunë hekurat aty në sallë dhe e dërguan menjëherë në burgun e Tiranës.

Kështu e kujtonte, ish-oficeri madhor i Ministrisë së Mbrojtjes, Ahmet Mehmeti, atë mbledhje me ushtarakët e Garnizonit të Tiranës, në prillin e vitit 1966, kur u arrestua kolegu dhe shoku i tij i ngushtë, kolonel Dilaver Radëshi, ish-partizan dhe kuadër drejtues në Brigadën e parë Sulmuese të Mehmet Shehut gjatë periudhës së Luftës, i diplomuar më pas me Medalje Ari në dy akademi ushtarake në Bashkimin Sovjetik, i cili ishte edhe studiues e historian ushtarak.

Gjithashtu mund të lexoni

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Lidhur me këto dhe të tjera ngjarje të panjohura të vitit 1966, kur ushtarakëve shqiptarë i’u hoqën gradat, na njeh intervista që vite më parë i kemi marrë majorit në pension, Ahmet Mehmeti, me origjinë nga fshati Tolari i Përmetit, ish-korrier partizan, i diplomuar në dy akademi ushtarake dhe më pas në fakultetin Histori-Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranë, i cili për vite me radhë shërbeu si inspektor në degën e Planifikimit të Mbrojtjes dhe Përgatitjes së Shtabeve, pranë Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore në Tiranë.

Zoti Mehmeti, kur u hodh për herë të parë ideja e heqjes së gradave për Ushtrinë Shqiptare?

Ideja për heqjen e gradave në ushtrinë tone, u hodh për herë të parë në prillin e vitit 1966, në ‘Letrën e Hapur’ që dërgoi Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSh-së për të gjitha organizatat bazë të komunistëve. Në atë letër, e cila kishte tre boshte kryesore, bëhej fjalë për reformat që duhej të bëheshin dhe revolucionarizimin e mëtejshëm të partisë, pushtetit e ushtrisë.

Një nga pikat kryesore që ngrihej në çështjen e ushtrisë ishte dhe heqja e gradave. Në atë letër të Byrosë Politike, jepeshin edhe argumentet përkatëse, se përse duhej të hiqeshin gradat dhe ndër kryesoret ishin: kur ishte formuar ushtria partizane, gjatë Luftës, nuk kishte grada, gradat ne i kishim huazuar nga rusët dhe, pas prishjes me ta, nuk kishim pse i mbanim; dhe argumenti i fundit, ishte ai se; ushtrinë ne e kishim marrë nga populli dhe nuk kishim pse të ndaheshim nga populli, duke bërë dallime me anë të gradave. Këto ishin tre argumentet kryesore, apo më saktë preteksti që ngrinte Letra e Hapur e Komitetit Qendror të PPSh-së për heqjen e gradave në ushtri

Cili ishte shkaku i vërtetë, për heqjen e gradave ushtarakëve shqiptarë?

Të gjitha argumentet që ngriheshin në Letrën e Hapur të Byrosë Politike, për heqjen e gradave, ishin vetëm demagogjira, sepse e vërteta qëndronte ndryshe. Pas prishjes me rusët, Enveri nuk kishte më besim tek oficerët që ishin diplomuar në Bashkimin Sovjetik dhe trembej se mos ata i bënin ndonjë puç ushtarak. Prandaj ai nisi goditjen ndaj tyre, fillimisht duke u hequr gradat.

Si u prit Letra e Hapur e Byrosë Politike në organizatat bazë të partisë në ushtri?

Letra e Hapur, e cila u punua në të gjitha organizatat bazë, u punua edhe në organizatën e partisë të Shtabit të Përgjithshëm, ku bëja pjesë edhe unë, pasi në atë kohë, isha instruktor në Drejtorinë e Planifikimit të Shtabit dhe njëkohësisht anëtar partie. Ajo mbledhje për punimin e Letrës së Hapur në organizatën e partisë të Shtabit të Përgjithshëm, e cila u zhvillua në prillin e vitit 1966, në zyrën e Petrit Dumes, u drejtua nga sekretari i organizatës, kolonel Xhaferr Peçi.

Ndërsa referatin kryesor ,në zbërthimin e letrës, i cili ishte përgatitur nga një grup pune, e mbajti kolonel Elami Hado. Ndër të tjera, në referatin e tij, Elamiu u ndal edhe tek heqja e gradave në Ushtri, duke argumentuar se ai veprim, do të sillte pasoja jo të mira në forcimin e disiplinës ushtarake dhe në zbatimin me rigorozitet të detyrave të përgatitjes, për mbrojtjen e vendit.

Pas Elamiut u ngrit dhe diskutoi edhe kolonel Dilaver Radëshi, i cili diskutimin e tij, e kishte përgatitur me shkrim. Me tone të larta, Dilaveri kritikoi stilin e metodën e punës të Shtabit të Përgjithshëm dhe vuri theksin tek problemi i heqjes së gradave, duke e konsideruar atë, si një gabim shumë të madh që po bëhej në Ushtri.

Pasi dha mendimet e tij për forcimin e mbrojtjes së vendit në kushtet e reja, kur Shqipëria ishte distancuar nga vendet e Bllokut Komunist të Lindjes, Dilaveri bëri kritika të ashpra dhe të drejtpërdrejta për disa nga drejtuesit më të lartë të Ushtrisë. Në këtë kohë që Dilaveri po kritikonte me emra drejtuesit kryesorë të Ushtrisë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Petrit Dume, i tha Xhafer Peçit, që ta ndërpriste menjëherë mbledhjen.

U ndërpre mbledhja?

Pas ndërhyrjes së Petritit, Xhaferi e ndërpreu mbledhjen, duke na nxjerrë ne jashtë në korridor, ndërsa vetë Petriti, i cili qëndroi brenda në zyrën e tij, u lidh menjëherë në telefon me Komitetin Qendror të PPSh-së, duke folur me Hysni Kapon, sekretarin përkatës që mbulonte Ushtrinë. Nuk dihet se çfarë bisedoi Petriti me Hysniun, por pas disa minutash ai doli dhe na tha: “Sot mbledhja mbyllet këtu dhe ajo do të vazhdojë nesër, në sallën e kolegjiumit të Ministrisë dhe do jetë mbledhje e zgjeruar”.

Si u zhvillua mbledhja të nesërmen dhe ç’ndodhi aty me ata që ishin kundër idesë për heqjen e gradave në Ushtri?

Mbledhja u zhvillua të nesërmen pasdite në sallën e kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe aty erdhën të deleguar vetëm Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë, gjeneral-lejtnant Hito Çako dhe zëvendësi i tij, gjeneral-lejitnant Dilaver Poçi, pasi ministri i Mbrojtjes, gjeneral-lejitnant, Beqir Balluku, ishte në Republikën Popullore të Kinës, me një delegacion qeveritar.

Tehu i të gjitha diskutimeve në atë mbledhje, u drejtua kundër mendimeve e sugjerimeve që kishin bërë një natë më parë Dilaveri me Elami Hadon, me kritikat e ashpra për heqjen e gradave dhe metodën e stilin e punës të drejtuesve kryesorë të Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm. Në përfundim, mbledhja konkludoi për përjashtimin e Dilaverit nga partia dhe transferimin e Elamiut nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, për në Brigadën e Këmbësorisë së Rrëshenit, si shef Xhenjo.

Çfarë qëndrimi mbajtën dy kolonelët, Dilaver Radëshi dhe Elami Hado, në atë mbledhje?

Elamiu me Dilaverin, nuk lëvizën asnjë presje nga ato që kishin thënë një natë më parë dhe nuk u tërhoqën edhe pas kritikave që u bënë aty. Për hir të së vërtetës, dua të them se, me disa përjashtime, pjesa më e madhe e të gjithëve ne që ishim aty në atë sallë, me mendje dhe me zemër ishim me Elamiun e Dilaverin, dhe krejt të vetëdijshëm se ata kishin të drejtë. Por atyre të dyve, u përpoqën që t’ua mbyllnin gojën, që të heshtnim ne të tjerët.

Por Dilaveri nuk e la me aq. Para se të vinte në atë mbledhje, ai i kishte dërguar një letër direkt Enver Hoxhës, ku ndër të tjera, i argumentonte se pse nuk duhej të hiqeshin gradat. Para se t’ia dërgonte atë letër Enverit, ku Dilaveri vuri emrin dhe firmën e tij, ai erdhi në zyrën time, për të ma treguar. Unë i dhashë disa sugjerime, vetëm nga ana drejtshkrimore, pasi Dilaveri i kishte kopsitur vetë të gjitha dhe nuk kishte nevojë për mendimin e askujt.

Çfarë ndodhi pas mbledhjes së dytë dhe letrës që Dilaveri i dërgoi Enver Hoxhës?

Pas mbledhjes së dytë që u bë në sallën e kolegjiumit të Ministrisë Mbrojtjes, ku u vendos përjashtimi i Dilaverit nga partia dhe transferimi i Elamiut, unë e shoqërova Dilaverin deri tek godina e Komitetit Ekzekutiv, në qendër të Tiranës, duke biseduar me të, për të gjitha ato që ishin folur në të dyja mbledhjet. Aty u ndava me Dilaverin, pasi ai e kishte shtëpinë tek Medreseja, ndërsa unë tek “Mine Peza”.

Dilaveri ishte ekzigjent për ato që kishte shkruar e thënë dhe nuk tërhiqej fare nga e vetja. Të nesërmen e asaj mbledhjeje, me urdhrin e ministrit Beqir Balluku, u organizua dhe u mbajt një mbledhje tjetër në sallën e Shtëpisë së Ushtarakëve në Rrugën e Kavajës (aty ku është sot Dhoma e Tregtisë), ku merrnin pjesë të gjithë oficerët e Garnizonit të Tiranës.

Dilaverin e kishin ulur me detyrim në rreshtin e parë dhe anash tij, ishin dy oficerë të Sigurimit të Shtetit. I pari nga presidiumi i mbledhjes, foli Beqir Balluku, (i cili një natë më parë ishte kthyer nga Kina), dhe tehu i diskutimit të tij ishte: kuptimi e zbatimi i Letrës së Hapur të Komitetit Qendror, e veçanërisht problemi i heqjes së gradave në Ushtri. Pas tij, nga salla u ngritën e diskutuan disa kuadro të lartë, të cilët e mbështetën ministrin. Pati edhe ndonjë prej tyre, që tha: “Neve, nuk na kanë lindur nënat me grada në supe”!

Më pas iu dha fjala Prokurorit të Përgjithshëm të Ushtrisë, kolonel Sotir Spiro, i cili deklaroi: “Letra që Dilaver Radëshi i ka dërguar udhëheqjes së lartë të Partisë (ai nuk përmendi Enver Hoxhën, të cilit i ishte drejtuar Dilaveri me letër), është një kundërvënie ndaj vijës së Partisë dhe si e tillë, ajo përbën shkelje ligjore e penale. Nisur nga kjo gjë, në emër të popullit, Dilaver Radëshi arrestohet”. Pas kësaj, Dilaverit i vunë hekurat aty në sallë dhe e dërguan menjëherë në burgun e Tiranës.

Si reagoi Dilaveri kur e arrestuan dhe cili ishte reagimi i sallës?

Dilaveri u prek shumë kur e arrestuan, por nuk foli asnjë fjalë dhe vetëm ktheu kokën prapa, ku një rresht pas tij isha unë. Edhe shumica e ushtarakëve që, ishin në atë sallë, qëndruan në heshtje dhe nuk folën asnjë fjalë. Pati edhe ndonjë që, kur dolëm nga salla, shprehu pakënaqësinë për arrestimin e Dilaverit.

Të kthehemi tek letra e Dilaverit për Enverin. Që në atë kohë, por edhe më pas, është thënë se letra ka qenë anonime, pa emër, si qëndron e vërteta?

Letra e Dilaverit ishte me emër, mbiemër dhe firmë. Por në atë kohë, një letër e tillë, por pa emër (anonime), ku kundërshtohej heqja e gradave, Enver Hoxhës iu dërgua edhe nga një kuadër i lartë dhe tepër i rëndësishëm i Ministrisë së Brendshme, që, siç doli më vonë, ishte gjeneral-major Halim Xhelo, zv/ministër i Brendshëm dhe njëkohësisht Shef i Sigurimit të Ushtrisë. Për këtë gjë ai u burgos dhe thuhet se u vetë helmua apo vari veten në burgun e Burrelit, pikërisht atë ditë që u arrestua Beqir Balluku.

Si shpjegohet kjo koincidencë?

Thuhet se Halim Xhelo, kishte shpresa se do ta shpëtonte Beqir Balluku, i cili e kishte përkrahur dikur, kur kishte shkruar letrën për Enverin. Dhe, kur Beqirin e arrestuan, Halimi e humbi shpresën dhe i dha fund jetës.

Pse, Beqir Balluku nuk ka qenë për heqjen e gradave?

Ajo që ju thashë më lart për Halim Xhelon, flet më së miri për këtë gjë.

Nisur nga fakti se ju ishit shok i tij dhe e kishit lexuar letrën që ai i kishte dërguar Enverit, a patët probleme më pas?

Në mbrëmjen e asaj dite që u arrestua Dilaveri, në shtëpinë time erdhi gruaja e tij, me gjithë vajzën. Kur unë hapa derën, ato më pyetën se ku ishte Diloja. Me keqardhje të thellë unë u mundova t’i qetësoja dhe u thashë se ishte mirë. U thashë që, të nesërmen të shkonin tek sekretari i Komitetit të Partisë të Ministrisë së Mbrojtjes, Niko Dodbiba, pasi vetëm ai mund t’i sqaronte për gjithçka.

Si reaguan ato?

Gruaja e Dilaverit u zverdh në fytyrë, ndërsa vajza filloi të qante dhe u larguan. Unë mbylla derën dhe të them të drejtën, ato minuta që pasuan, kanë qenë momentet më të vështira që kam kaluar në gjithë jetën time. Pak pas largimit të tyre, dera trokiti përsëri dhe kur e hapa pashë dy fytyra të panjohura. Njëri prej tyre ishte veshur me pallto ngjyrë blu dhe tjetri me kafe, të cilat në atë kohë i mbanin rëndom agjentët e fshehtë të Sigurimit të Shtetit.

Çfarë kërkonin dhe çfarë u thanë ata?

Ata më pyetën nëse banonte në atë pallat një njeri, duke përmendur një emër që, unë nuk e kisha dëgjuar kurrë. Pas kësaj, njëri prej tyre më pyeti se si më quanin mua dhe kur unë i tregova emrin tim, ata u larguan. Ardhja e tyre kishte si qëllim që të verifikohej se tek cila derë kishin trokitur gruaja dhe vajza e Dilaver Radëshit. Të nesërmen e asaj nate, në zyrën time erdhën dy oficerë të Sigurimit nga Ministria e Brendshme, të cilët kishin si qëllim të bënin hetime, se çfarë do të thoshim ne për Dilaverin.

Si u përgjigjët ju atyre?

Unë me shokun e kolegun tim të zyrës, u thamë: “Çfarë ka pasur Dilaveri, i ka thënë vetë me gojë dhe me shkrim. Ne nuk dimë më shumë asnjë fjalë”. Pas kësaj ata u larguan, ndërsa mua më hoqën nga Ministria dhe më dërguan në një repart në periferi të Tiranës.

Dëshmia e Mehmetit: “Enver Hoxha, kishte frikë nga ushtarakët e diplomuar në Bashkimin Sovjetik, se do t’i bënin puç, për ta rrëzuar”!

Lidhur me shkakun e vërtetë se, pse Enver Hoxha vendosi që të hiqte gradat nga supet e ushtarakëve shqiptarë dhe a ishte ndikuar ai nga Kina e Mao Ce Dunit për këtë gjë, Ahmet Mehmeti dëshmon: “Si fillim, po ju them se, Kina e Mao Ce Dunit, nuk kishte as njëlloj ndikimi në idenë e hedhur në atë kohë për heqjen e gradave për ushtarakët shqiptarë, pasi në atë kohë ushtria kineze i kishte për vete gradat dhe as që ishte diskutuar për heqjen e tyre.

Shkaku i vërtetë, pse Enver Hoxha kërkonte që të hiqeshin gradat nga ushtria shqiptare, ishte frika që ai kishte nga ndonjë puç ushtarak i mundshëm, gjë e cila i kishte lindur atij në kokë që pas prishjes me Bashkimin Sovjetik në vitin 1961. Këtë gjë ai e lidhte me faktin se, pjesa më e madhe e ushtarakëve të lartë shqiptarë, kishin mbaruar studimet dhe ishin diplomuar në akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Pra, Enveri u trembej ushtarakëve shqiptarë, se mos ata ishin të lidhur me Moskën dhe një ditë të bukur, do t’i bënin ndonjë puç, për ta rrëzuar nga pushteti. Nisur nga kjo ide që ziente në kokën e tij, që në fillimin e viteve ’60-të, për të rrëzuar disi mitin që ishte krijuar në atë kohë për oficerët e lartë të ushtrisë shqiptare, ai vendosi fillimisht t’u hiqte gradat atyre, duke i bërë të gjithë njëlloj.

Para se të vendoste për heqjen e gradave, Enveri kishte filluar gradualisht që të spostonte ushtarakët e lartë shqiptarë, duke i hequr ata nga Shtabi i Përgjithshëm dhe duke i transferuar ata nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Në aktivin e Ushtrisë, që u mbajt në qytetin e Durrësit, vetëm pak kohë pas Letrës së Hapur, ndërmjet të tjerash, Enveri u shpreh: ‘Shtabet e njësitë, duhen rinovuar me kuadro të rinj, që kanë mbaruar studimet këtu’.

Pas këtij aktivi, disa nga gjeneralët kryesorë të Ushtrisë që ishin në Ministrinë e Mbrojtjes, i hoqën nga Tirana dhe i dërguan nëpër rrethe të tjera. Kështu, gjeneral-kolonel Vehbi Hoxha (“Hero i Popullit”) u hoq nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe u dërgua në Shkodër, gjeneral-kolonel Sadik Bekteshi (“Hero i Popullit”) u dërgua në Korçë, gjeneral-major Vaskë Gjino, u dërgua në Flotën Ushtarako-Detare, gjeneral-major Spiro Shalësi, u dërgua në Burrel, gjeneral-major Ernest Jakova, u dërgua në Akademinë Ushtarake, etj .

Po kështu, në atë kohë u hoqën nga Tirana edhe një numër i madh ushtarakësh me grada më të ulëta, si kolonelë, nënkolonelë e majorë, dhe u dërguan nëpër reparte e njësi të ndryshme në të gjithë vendin. Pas kësaj, Enveri solli në drejtimin kryesor të ushtrisë kuadro të rinj, madje disa nga klasa punëtore, të cilët më pas do t’i rrinin gati për gjithçka”. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj...”/ Dëshmia e Liri Belishovës

Next Post

“Enveri, bukurosh e simpatik, zuri një të dashur 35 vjeçare, pronare e një hoteli, me të cilën...”/ Dëshmia e panjohur e Syroja Selfos, që i’a tha shokut të qelisë, të birit të gjeneralit të arratisur

Artikuj të ngjashëm

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
Next Post
“Në ’82-in në Spaç, më kërkuan të shkoja te zyra Operativit dhe u befasova, se bashkë me të, ishte dhe shoku im i fëmijërisë, Kujtimi nga Durrësi, i cili…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-oficerit të Marinës

“Enveri, bukurosh e simpatik, zuri një të dashur 35 vjeçare, pronare e një hoteli, me të cilën...”/ Dëshmia e panjohur e Syroja Selfos, që i’a tha shokut të qelisë, të birit të gjeneralit të arratisur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!