• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas agresioneve nazifashiste, pothuaj të gjithë Monarkët e Evropës, u larguan nga vendet e tyre, por askush nuk i quajti ata tradhtar, siç u akuza Mbreti Zog…”/ Refleksionet e politikanit të njohur

Mbreti Zog I gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve
Kalendari Historik 07 Prill
“Pas agresioneve nazifashiste, pothuaj të gjithë Monarkët e Evropës, u larguan nga vendet e tyre, por askush nuk i quajti ata tradhtar, siç u akuza Mbreti Zog…”/ Refleksionet e politikanit të njohur
“Kapidan Gjon Markagjoni, me disa Mbretërorë, është në Shkodër dhe ka deklaruar që të bëjnë qëndresë, kurse Abaz Kupi, me një barkë, është nisur për…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Luftova në malet e Mirditës kundër komunistëve dhe prej 60 vitesh kam plumbin e tyre në trup, pasi…”/ Rrëfimi i të dënuarit Zef Pren Ndoci
“Si u larguam nga Shkodra në nëntorin e ’44-ës me Abaz Kupin e Mit’hat Frashërin, pasi kishim paguar nga 10 napolona flori për…”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana

Nga Ekrem Spahiu

-Mbretëria Shqiptare – promotori i Luftës Antifashiste-

Memorie.al / Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake, se Mbretëria Shqiptare, ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste. Historiografia komuniste, përkundër dëshmive të patjetërsueshme dhe arsyetimeve të paanshme, sajoi alibira për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë, sikur ai e priti krahëhapur pushtimin fashist dhe sikur ai e braktisi vendin. Por e vërteta historike, nuk përcaktohet ideologjikisht.

Është fakt që volumin më të madh të marrëdhënieve ekonomike dhe ushtarake, Zogu e adresoi me Italinë. Por pyesim: cila kohë dhe cili shtetar shqiptar, nuk e ka konsideruar Italinë partnerin më të madh strategjik? Madje edhe shteti komunist shqiptar,; konsideronte se “Marrëdhëniet tona me Italinë, janë normale, janë përmirësuar vazhdimisht dhe janë të gjitha mundësitë, për përmirësimin e mëtejshëm të tyre”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

E rëndësishme është të vihet në dukje, se në momentin që Mbreti Zog konstatoi se; Italia kishte qëllime të largëta pushtuese ndaj Shqipërisë, ai nuk i pranoi ftesat, kërkesat, ultimatumet apo presionet fashiste italiane, për t’a lidhur përjetësisht Shqipërinë, me të ashtuquajturat “traktate të përbashkëta mbrojtëse”, të cilat ishin instrumente politike të para-pushtimit ushtarak, një “përqafim mbytës i Italisë”, siç do ta cilësonte një studiues i huaj.

Italia ndoshta e paragjykonte Mbretin Zog, si një shtetar që mund të “lëshonte pé, pas një presioni italian kundër vullnetit të tij, ose interesave të veta”.

Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar, mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Traktatit dhe se; “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, d.m.th., pezullimi i derdhjes së këstit të huasë…do të ishin leva e Arkimedit, që do ta thyente Mbretin”. Por këto presione, siç është vërtetuar në shumë dokumente, “nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”.

Është e dëshmuar tashmë me dokumente autentike, se; “nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane, morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm, kur Mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura” dhe se përpjekjet e Mbretit Zog, për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj, deri edhe “për të eliminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.

Nëse Mbreti Zog, do ta kishte “shitur” Shqipërinë, sikurse i fryn këtij avazi historiografia komuniste, atëherë Italia do të vinte në Shqipëri, me jahte turistike. Përkundrazi, është tashmë e njohur botërisht, se Italia e pushtoi Shqipërinë, me një plan të mirë-studiuar ushtarakisht, përmes një operacioni të mirëfilltë ushtarak, ku u angazhuan forcat e njësive të mëdha operative, prej mbi 25.000 ushtarë, qindra avionë luftarakë, dhjetëra luftanije, etj.

Ndërkohë është po ashtu e njohur zyrtarisht qëndresa dinjitoze e ushtrisë dhe e xhandarmërisë shqiptare nën udhëheqjen e major Abaz Kupit, një nga ushtarakët besnikë të Zogut.

Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria, sikur përbënte “braktisje të luftës antifashiste”. Por, me arsyetim të shëndoshë, jo të verbër, do të gjejmë Mbretin Haakon VII-të i Norvegjisë, i cili refuzoi për t’iu nënshtruar presionit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, që i kërkoi atij të abdikonte, frymëzoi qëndresën e ushtrisë, mërgoi në Angli dhe u kthye nga mërgimi në Norvegji, në qershor 1945, duke gëzuar kështu nderimin e popullit norvegjez.

Afërsisht të njëjtës peripeci, iu nënshtrua edhe Mbretëresha Vilhelmina, e Holandës. Përkundër, Mbreti Leopold III-të, i Belgjikës, i cili qëndroi qëndroi në vend por, i detyruar nga supremacia ushtarake gjermane, u detyrua të kryejë akt dorëzimi, çka i kostoi një kalvar të gjatë politik e poshtërues, deri në humbjen e fronit.

Mbreti George II-të i Greqisë, Dukesha e Madhe Charlotte e Luksemburgut, Mbreti Peter II-të i Jugosllavisë, Presidenti Edvard Beneš, i Çekosllovakisë dhe Presidenti Vladysłav Raczkievicz, i Polonisë, shkuan në mërgim, gjatë pushtimit nazist të vendeve të tyre.

Askush nuk i shpalli këta krerë shtetesh; “tradhtarë” të vendeve të tyre. Ata thjesht nuk pranuan pushtimin dhe, për rrjedhim, nuk do të pranonin as poshtërimin, që do të pësonin nga një fuqi, dhjetëra herë më e madhe dhe e egër, sikurse ishte Gjermania naziste e Hitlerit.

Atëherë, edhe arsyetimi i shëndoshë i historiografisë shqiptare, duhet ta shkruajë me germa të mëdha se; largimi i Mbretit Zog nga Shqipëria, ishte shprehje e mospranimit të pushtimit, duke i kursyer prestigjit të Shqipërisë dhe të vetes poshtërimin, nga pushtuesit fashistë apo nazistë.

Sikur të pranonim tezën komuniste, se; “Zogu e shiti Shqipërinë”, atëherë do të duhet të pranonim edhe tezën se ai, fare natyrshëm, do të shkonte të vendosej në ndonjë vilë në Itali, ku do ta prisnin me lule. Por, sikurse është e njohur, Zogu nuk shkeli kurrë në Itali, gjatë gjithë jetës së tij.

Përkundër, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të punojë për luftën antifashiste, pikërisht në Britani, në shtetin që udhëhoqi luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, për të ushtruar angazhimin e tij antifashist e anti-nazist, përmes diplomacisë aktive në Londër dhe aktivizimit të forcave zogiste brenda Shqipërisë, në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.

Ndërkohë, forcat besnike të tij në këtë luftë, të udhëhequra nga major Abaz Kupi, vijuan qëndresën antifashiste, pikërisht në periudhën, kur asnjë forcë tjetër politike, nuk e kishte filluar këtë luftë.

Abaz Kupi, ruajti pikërisht trashëgiminë dhe besnikërinë antifashiste të Mbretit, duke vijuar edhe më tej qëndresën antifashiste, duke pranuar njëherësh, të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera ushtarake antifashiste të vendit, duke u pranuar për këtë qëndrim e kontribut, si anëtar i barabartë i Shtabit të Përgjithshëm Antifashist, me komandant major Spiro Moisiun, ish-ushtarak i Monarkisë Zogut.

Kështu, historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake, se Mbretëria Shqiptare, ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste. Sepse historia, nuk bëhet me arsyetime ideologjike, siç e ka bërë për 45 vjet me radhë regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia, gjë të cilët fatkeqësisht, vazhdojnë ta bëjnë edhe sot pas 33 vitesh të shembjes së atij regjimi, disa ithtarë të tij, madje me të njëjtin zell!

Prandaj, ashtu sikurse Mbretëria u monumentalizua si shtet, ashtu duhet të monumentalizohet zyrtarisht, në historiografinë që po përgatit Akademia e Shkencave, edhe kontributi antifashist i saj, i Ahmet Zogut dhe i Mbretërorëve shqiptarë. Memorie.al  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hoxhë Selimi Brahja, u vra në gusht 1943, te xhamia e Saukut, nga një njësit i çetës së Pezës, kurse Hafiz Ali Korça, u survejua nga Sigurimi, deri në moshën 80-vjeçare ...”/ Represioni komunist mbi klerin mysliman

Next Post

Kalendari Historik 23 Nëntor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973
Dossier

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi
Dossier

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

March 3, 2026
“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës
Dossier

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

March 3, 2026
“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57
Dossier

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!
Dossier

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

March 1, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

February 28, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024

Kalendari Historik 23 Nëntor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme