• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, September 29, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe…”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri

“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe…”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943   
“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, pasi…”/ Ish-i dënuari politik, publikon dokumentin
“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe…”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
“Komunistët e Titos që zbritën nga malet, të palarë e të veshur keq, në godinën e Bankës Italiane rrisnin pula, në vaskën e banjos, mbillnin majdanoz, s’e njihnin tualetin…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Ashtu siç ishte vendosur, Abaz Ermenji, me një forcë prej 200 burrash, sulmuan papritmas një autokolonë gjermane, të përbërë prej 40 kamionësh dhe…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të ‘Ballit Kombëtar’

Nga Ali Buzra

Pjesa e pestë

                                                –  JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE  –

                                                  (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                   Vijon nga numri kaluar

Ja si kujton një kosovar i moshuar në kohën e eksodit të shkaktuar nga Sllobodan Millosheviçi, shumë vite më vonë, të cilin fati e solli ta njihja në magazinat e lagjes “Togëz”, Librazhd. Një ditë, kur si shumë bashkëfshatarë të mi, vendosa të shkoj për të ndihmuar sadopak fëmijët e tyre atje. Në magazinën që hyra, u thërrita fëmijëve e u dhashë çokollata e biskota që i kisha blerë për ta.

Fëmijët me falënderuan për dhuratat simbolike e shkuan pranë familjeve të tyre që ishin të rreshtuara njëra pas tjetrës, ku për shtrojë kishin dyshekë prej sfungjeri. Një i moshuar më bëri me shenjë të ulesha pranë tij. Me shumë dëshirë shkova e mbasi u përshëndetëm nisëm të bisedojmë.

Dy djem i kishte në radhët e UÇK-së, ndërsa tjetrin i a kishin vrarë serbët gjatë operacionit pranë shtëpisë. Aty ishte me nuset e djemve si dhe nipërit e mbesat. Mes të tjerash më tha se; ju jeni shumë mikpritës, po kështu edhe qeveria juaj, na i hapi dyert. E pyeta për periudhën e Luftës II-të Botërore. – “E mbaj mend mirë – më tha. – Isha i rritur, kam qenë me brigadën e Shaban Polluzhës.

Ne luftuam kundër gjermanëve në disa beteja, por u premë në besë, na sulmuan forcat e ushtrisë jugosllave e Shabanin na e vranë”. – “Atje kanë qenë edhe brigadat partizane shqiptare, -i thashë, – e dini këtë gjë”? Plaku kosovar e uli kokën dhe heshti. Në atë kohë, nuk është se kisha shumë informacion në lidhje me veprimtarinë e partizanëve shqiptarë atje, por gjithsesi, dija se qenë nën komandën jugosllave.

Dukej se kishte për të folur, por nuk donte të prononcohej. Duke vënë re këmbënguljen time mu drejtua: “A sak e don”? – “Po” – i thashë. “Partizanët shqiptarë nuk e kanë ndihmuar Kosovën. Kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon e Partinë e tij. N’a zemrën e mendjen në Shqipëri e kemi pas dhe e kemi, por partizanët shqiptarë në Kosovë…asi kohe nuk dua t’i kujtoj”.

Me kaq e mbylli bisedën, por dhe unë nuk e pyeta më gjatë, mbasi e pashë se ishte vërtet shumë i lënduar edhe nga ajo kohë. Tashmë është i njohur fakti, që partizanët shqiptarë të dërguar në Kosovë, ndihmuan ushtrinë jugosllave të shtypë kosovarët, që filluan të qeverisnin Kosovën pas ikjes së gjermanëve, duke vendosur atje administratën ushtarake jugosllave.

Brigadat partizane qëndruan atje deri kur rezistenca e popullit të Kosovës u shtyp, e u vendos regjimi ushtarak serb. Ata u larguan me një urdhër të Titos në një vend-kalim të caktuar në Ohër. Thuhet se shumica e tyre u kthyen me zemër të thyer e kokën ulur, duke e lënë Kosovën të përgjakur, nën robërinë serbe, të tradhtuar nga Enver Hoxha.

Mendoj se vlen të përmendim edhe Maskrën e Tivarit, e panjohur më parë nga dokumentet e Partisë së Punës të Shqipërisë (PKSH), për të cilën ka ende shumë lexues që nuk kanë njohje. Në mars-prill 1945, të grumbulluar gjoja për “rekrutim ushtarak”, duke mashtruar qindra e mijëra nacionalistë kosovarë, luftëtarë të Brigadës së Shaban Polluzhës, të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, të “Ballit Kombëtar”, të organizatës “Besa Kombëtare” e të tjerë, çarmatosen me pretendimin se do t’i pajisnin me armë në Tivar.

Të shoqëruar nga njësi speciale të armatosura jugosllave, marshuan në internerarin Prizren – Kukës – Pukë – Shkodër – Tivar. Ky marshim, o organizua me pretendimin se do t’i nisnin në frontin e Triestes dhe Istries. Tragjedia e Tivarit duket se u projektua nga shteti komunist jugosllav, në marrëveshje me shtetin komunist shqiptar.

Ajo ishte pjesë e planit jugosllav të kahershëm të Çubrillonoviçit, për spastrimin etnik të shqiptarëve; “zhdukje e shpërngulje” e më pas kolonizimin e trojeve shqiptare të zbrazura. Këtë luftë ndaj shqiptarëve, Partia Komuniste Jugosllave, e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaro-madh”, kundër “bashkëpunëtorëve të antifashizmit” etj.

Josif Broz Tito, me cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Jugosllave, (UNÇJ) i kërkon Enver Hoxhës, kalimin e formacioneve të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë, në Kosovë e Jugosllavi. Dërgimi i brigadave shqiptare në Kosovë, u mbajt në konspiracion edhe për britanikët.

Për këtë Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, Komandantin e Korparmatës I-rë, “të mos u tregohet inglizëve objektivi i brigadave V-të dhe III-të, që do të shkojnë në Kosovë”. Divizioni i V-të dhe i VI-të, u vunë nën urdhrat e Armatës së V-të, të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Jugosllave jugosllave.

Ato u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen e rezistencës kosovare e ripushtimin e saj. Në më të shumtën e rasteve të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, u besonin thirrjeve të komandës së Divizionit të V-të e të VI-të të Shqipërisë, duke u dorëzuar, por pabesisht ata i dorëzoheshin komandës ushtarake jugosllave, e cila do t’i niste për t’i asgjësuar drejt Tivarit. Kjo është pranuar edhe nga autoritetet shqiptare të kohës.

Kështu, Zoi Themeli, Shef i Forcave të Divizionit të Mbrojtjes së Krahinës III-të të Shkodrës, në deklarimin e tij pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë, “i vritnin në masë rrugës për në Shqipëri, pa pasur faj, ndërsa ata që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin nga këto të fundit komandove jugosllave, prej të cilave gjenin vdekjen. Dhe kjo bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar”.

Ndërsa i mbijetuari i Masakrës së Tivarit, rekruti Azem Hajdini, që i përjetoi tmerret e saj dëshmon: “Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, duke menduar se tash e tutje nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazeztë dhe maqedonët.

Shumë shpejt, pra u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarët e tyre, madje as si robër të luftës…! Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish…”!

“Kur kaluam Pukën – dëshmon Ajdini, nxorën nga kolona tre të rinj rekrutë që ishin të veshur me rroba kombëtare dhe i pushkatuan para syve të kolonës, si dhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, deri sa ne qanim me dënesë, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duartrokitje”.

Azem Hajdini për Masakrën e Tivarit, më tej dëshmon se; “Në Shkodër arritëm rreth orës 16.00 datës 30 mars 1945. Në të dy anët e rrugëve na pritën mijëra njerëz, shumica e të cilëve duke na përshëndetur qanin, duke pëshpëritur ku jeni duke shkuar, me siguri në ndonjë vend pa kthim.

Shumë prej tyre na ofruan bukë e veçmas ujë, dhe këtu për herë të parë shuam etjen. Në kazermat e Shkodrës u pushkatuan 11 shqiptarë, ndërsa në kalimin e Bunës, 18 të tjerë. Në mesnatën e 31 marsit 1945 e, më 1 prill, në qytetin e vogël të Tivarit ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur, për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë. Maskrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada e X-të malazeze.

Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Nga të dhënat edhe të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie, kur ishin në gjumë.

Kufomat e tyre u hodhën në një hendek. Sipas përllogaritjeve të bëra nga dëshmitë e marra, si dhe nga dokumentet në arkiva, rezulton të jenë vrarë në Tivar rreth 1500 rekrutë shqiptarë të kolonës së dytë, prej Brigadës së X-të malazeze, komanduar nga Markoviçi.

Po kështu ndodhi edhe me kolonat e tjera të mobilizuar kryesisht nga viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës e Shkupit. Edhe në dokumentet e arkivave të Shqipërisë të mbajtura sekret, thuhet se nëpër territoret e Shqipërisë u vranë e u zhdukën mbi 1000 shqiptarë, ndërsa sipas Azem Ajdinit, 1500. Në Masakrën e Tivarit thuhet për 4000 të vrarë.

Heshtja 50 vjeçare e shtetit komunist shqiptar, për këtë masakër me përmasa ballkanike, natyrshëm që e ka një domethënie. Vetë lexuesi mund të nxjerrë konkluzione. Por ajo që më duhet të theksoj, është se; a mund të nderohen e vlerësohen ata që e lejuan një akt të tillë terrori në territorin shqiptar, ku tashmë kishte një qeveri shqiptare?

Qeveria shqiptare me në krye Enver Hoxhën, duke lejuar kolonat jugosllave me rekrutë të mobilizuar me forcë nëpër territoret shqiptare, u bë pjesë e kësaj masakre barbare. Nuk di a mund të ketë historian shqiptar që të mos e vlerësojë këtë veprim apo mosveprim të Qeverisë shqiptare, si akt të turpshëm e antikombëtar të saj.

Le të bëjmë një paralelizëm të thjeshtë; Në kohën e Millosheviçit, Qeveria shqiptare e kryesuar nga Pandeli Majko, një figurë e njohur e së majtës shqiptare, u bë strehë e u ofroi ndihmë mijëra kosovarëve të dëbuar me forcë nga trojet e veta, pa as më të voglin hezitim.

Në qoftë se do ta kisha përballë, Pandeli Majkon, do ta pyesja, se si do të veprojë në qoftë se do e kishe jetuar atë kohë në këtë post shtetëror? Jam plotësisht i bindur se përgjigjja e tij do të jetë: “Do ta kisha ndaluar me çdo formë e mjet”. Sot, tashmë është e thjeshtë, që çdokush, mund të mendojë, analizojë e gjykojë se cilat janë “vlerat” e asaj qeverie shqiptare të dalë nga lufta dhe sakrificat e partizanëve të thjeshtë, si dhe të dëshmorëve të rënë.

Duke iu referuar historianit Uran Butka, e gjejmë përgjigjen dhe konkluzionin e saktë shkencor: “Një komb nuk mund të jetë plotësisht i lire, nëse nuk e njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar nëse nuk distancohet nga çdo lloj krimi e dhune, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë nëse nuk është në paqe me veten dhe me të tjerët”. Askush nuk mund të mohojë se partizanët shqiptarë luftuan me trimëri e shpirt vetëmohimi, për çlirimin e atdheut. Mohimi i këtij fakti do të ishte miopi historike.

Nga ana tjetër nuk mund të injorohet fakti, se Enver Hoxha dhe mjaft prej drejtuesve të Luftës Nacional-Çlirimtare, e shoqëruan atë me lufte civile, duke asgjësuar, vrarë e masakruar qindra kundërshtarë të mundshëm politikë. Nga dokumenta e të dhëna të periudhës së luftës, që tashmë janë bërë të njohura, në luftën civile në Shqipëri, janë vrarë mbi pesë mijë vetë.

Në historinë e luftërave shekullore të popullit shqiptar, natyrshëm ka patur edhe dezertorë, bashkëpunëtorë me armikun, por nuk ka shembull që lufta të degjenerojë në këtë mënyrë. Në mjaft prej kryengritjeve shqiptare, ka fituar pushtuesi i huaj, por nuk ka rast tjetër, si ai i Luftës Nacional Çlirimtare, ku “okupatori” i ardhshëm, është shqiptar. Pra, Shqipëria u çlirua nga nazifashizmi dhe u pushtua dhunshëm nga komunizmi.

E themi këtë sepse, fitorja e komunizmit në Shqipëri u arrit duke rrëmbyer pushtetin nëpërmjet një dhune e gjenocidi të paparë, ndaj kundërshtarëve politikë. Me të drejtë nga shumë studiues të huaj, fitorja në Luftën Nacional-Çlirimtare është cilësuar; “Fitorja e hidhur”. Shembuj të goditjes së elementëve që mendoheshin se do të ishin pengesë për vendosjen e paramenduar të sistemit totalitar komunist janë me qindra e mijëra.

Para se të mbyll këtë kapitull të librit tim, i cili nuk përbën as sa një pikë uji në oqeanin e krimeve rrëqethëse të ndodhura gjatë e pas lufte në Shqipëri, me autore Partinë Komuniste Shqiptare, e quajtur më pas Partia e Punës Shqipërisë, do të përmend vetëm rastin e Mestan Ujanikut, kapedanit legjendar të maleve të Skraparit, që në vitin 1941, ai krijoi një çetë të vogël vetëmbrojtje në Tomorricë. Mbi këtë bërthamë më 14 mars 1942, u formua “Çeta Plakë” e Skraparit, me komandant Mestan Ujanikun.

Partia komuniste dërgoi atje përfaqësuesin e vet, Gjin Markun, për ta mbajtur çetën nën ndikimin e saj. Ky ishte formacioni i parë partizan në Qarkun e Beratit dhe mundet në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Çeta e tij zhvilloi disa beteja në zonën e Beratit, Korçës, Roskovecit, Mallakastrës etj. Në shtator 1942, mbas luftimesh të ashpra kundër forcave italiane, u çlirua Çorovoda, e para krahinë e lirë në Shqipëri.

Kjo ngjarje u bë e njohur nga Radio-Londra, misionet aleate, si dhe nga vetë pushtuesit. Në çetë Mestani kishte marrë edhe tre djemtë e tij (rrallë ndodh një sakrificë e tillë familjare). Me shkrirjen e çetave në formacione të tjera ushtarake, ai emërohet Komandant i Shtabit të Qarkut të Beratit, ku komisar ishte Kahreman Ylli. Enver Hoxha nuk e pëlqente Mestan Ujanikun, teksa vërente bindjet e tij nacionaliste.

Në një letër që i dërgon Gjin Markut, ai shpreh rezerva ndaj Mestan Ujanikut, ndërsa Kahreman Yllit i thotë: “nëse nuk dëgjon, dekorojeni”; (d.m.th. vriteni), por ky i fundit nuk e bën. Ai e kishte mik të familjes. Pas çlirimit të vendit, falë autoritetit të padiskutueshëm që gëzonte, në vitin 1946, e dërgojnë pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Tiranë, me gradën kolonel. Por, Enver Hoxha nuk ishte i qetë. Ai u përpoq ta denigrojë figurën e tij.

Nuk e lënë gjatë në Tiranë, duke e transferuar në Shkodër. Ai edhe atje bëri emër, duke fituar autoritet në qarqet zyrtare. Bindjet e tij për një demokraci të vërtetë, që binin ndesh me kushtetutën e shtetit totalitar, ai i shprehte hapur. Në maj 1947, e arrestojnë duke e etiketuar për veprimtari armiqësore, me “Grupin e Deputetëve”.

Një absurditet i padiskutueshëm. Akuzohet për armiqësi një luftëtar i flaktë e i sprovuar, një komandant trim e besnik ndaj atdheut të tij. Gabimi i vetëm i tij, ashtu si dhe i shumë komandantëve të tjerë të njësive të luftës, që nuk ishin komunistë, qëndron në atë se u besoi komunistëve. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin se nuk ishte i shkolluar. Përballë tij në zonën e Tomorricës, ishte Abaz Ermenji.

I shkolluar në Sorbonë, Paris, në fakultetin e Letërsisë, (me specialitet historinë), duke njohur rrezikun komunist për vendin, pozicionohet me Ballin Kombëtar. Në qoftë se nuk do të qe në skenë Partia Komuniste Shqiptare, dy burrat e Skraparit, ashtu si dhe shumë burra të tjerë me zë të Shqipërisë, do të ishin në një llogore të luftës për liri.

Mestan Ujaniku, mbas disa muajsh hetuesi, pa asnjë provë konkrete, në janar 1948, dënohet me burgim të përjetshëm. Duke provuar torturat nga më çnjerëzoret, ai ndërron jetë në korrik të vitit 1948, në moshën 46 vjeçare. Burime të veçanta thonë se është gjetur i vdekur në burg, me një damar të prerë.

Kështu përfundoi jeta e kapedanit popullor, legjenda e Skraparit, Mestan Musabelliut (Ujaniku), ashtu si edhe shumë luftëtarë e patriotë të tjerë me zë të Shqipërisë, që sot nuk kanë një varr. Nuk besoj se populli patriot e trim i Skraparit, mund të harrojë këtë luan të maleve të tij, që ia masakroi pabesia komuniste, direkt e Enver Hoxhës. / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Përse kryeministri i Shqipërisë, të mos e vendosë bustin e një antifashisti dhe komunisti europian, si Zai Fundo, në lulishten para PS-së...”?! / Refleksionet e gazetarit dhe politikanit të njohur

Next Post

“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit...”/ Refleksionet e osmanologut të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!
Dossier

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

September 28, 2025
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

September 28, 2025
“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore
Dossier

“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

September 28, 2025
“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan
Dossier

“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

September 28, 2025
“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
Dossier

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

September 29, 2025
“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          
Dossier

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          

September 26, 2025
Next Post
“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit…”/ Refleksionet e osmanologut të njohur

“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit...”/ Refleksionet e osmanologut të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme