• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën

Si na stërviste koloneli britanik, Hill, në Llavros të Greqisë, për rrëzimin e Enver Hoxhës…./Dëshmia e profesor Miftar Spahia
“Alush Lleshanaku, u tha: duhet të shpejtojmë rrëzimin e diktaturës, se do të vijë koha, që ky strehuesi, Hysë H., do të lidhet me Sigurimin…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e ish-diversantit
“Kur Sigurimi i Shtetit, sipas orientimeve të oficerëve të KGB-së, i propozuan Hamit Matjanit, që të vazhdonte lojën me amerikanët, ai…”/ Historia e panjohur rebelit antikomunist
“Xhafer Deva i kishte këshilluar njerëzit e tij që, të rrinin larg Sheh Hasanit dhe Hysen Prushit, se ata ishin çerdhe e UDB-së…”/ Historia e grupeve parashutiste të ‘Bllokut Indipendent’
Kryengritja e Postribës dhe Jup Kazazi në dokumentet arkivore, provat që zbardhin të vërtetën
“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën
Raporti i Sigurimit: “Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse Dhurata shton; udhëheqësi është budallallepsur dhe për pesë vjet, do i vrasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret, i 19 tetorit 1982
“Në Murat Çelepias të Beratit, më vdiqën nga uria dy motrat dhe nipi, e nga që s’kishim qefin, nëna grisi jorganin e vetëm…”/ Dëshmia tragjike e ish-‘diversantit’
“Nga Çelo Arrëza, Bilo Bregu e Çize Hamitaj, te Xhipe Mersini, Metush Rrapo, etj., analfabet apo me arsim fillor, ish-baxhoxhinj, bujqër, e marangozë, që…”/ Libri ‘Kampet e burgjet e Shqipërisë komuniste’, i historianit të njohur

Pjesa e dytë

Memorie.al/ publikon një studim të kryer nga AIDSSH (Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), të titulluar “ZHDUKUR – SIGURIMI NË FJALËT E VETA”, 19 DEGË SIGURIMI, 3299 JETË, 1 HISTORI’, në të cilin është shfrytëzuar ‘Historiku i Sigurimit të Shtetit’, që i përket një periudhë kohore nga viti 1943, deri në 1991-in, ku janë përfshirë 19 degë të Sigurimit të Shtetit, të rretheve: Durrës, Kolonjë, Burrel, Krujë, Lushnje, Dibër, Gramsh, Pogradec, Korçë, Tepelenë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër, Tropojë, Skrapar, Librazhd dhe Tiranë.

Hyrje

                                                      SIGURIMI NË FJALËT E VETA

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Ata që mendojnë se regjimet komuniste janë vepër vetëm e kriminelëve, lënë në hije një të vërtetë themelore: regjimet kriminale nuk u formuan nga kriminelët, por nga entuziastët e bindur…”!

Milan Kundera, “Lehtësia e padurueshme e qenies”

                                                      Vijon nga numri i kaluar

KOLONJA:

Rajon kufitar, historiku i Sigurimit të Shtetit në Kolonjë është një prej më të “pasurve” me ngjarje, “grupe armiqësore”, “tradhtarë” e “agjentë të zbulimit grek”, që përndiqen për një kohë të gjatë, nga më shumë se një bashkëpunëtor, madje edhe në rrugë të gjata, Ersekë-Tiranë.

Në disa raste përdoren “kombinacione”, term që Sigurimi e përdor kur ngre gracka dhe vë në provë ata që i cilëson të dyshimtë. Në një rast, është një paketë cigaresh me mbishkrim grek, që nis “përpunimin”, vënien në ndjekje të të dyshimtëve. Në raste të tjera, vijnë dëshmi se për ata që janë arrestuar në mënyrë sekrete, përhapet hala se janë me studime në Moskë, ose janë thirrur për punë në Tiranë.

Midis dëshmive, është edhe ai i ekzekutimit të tre të rinjve, në tentativë arratisjeje. Të vdekur në burgje, të vrarë në kufi, në disa raste jepen në historikun e Sigurimit Kolonjë, me lehtësinë e padurueshme të një suksesi. Numri i madh i ngjarjeve, i të arratisurve, i atyre që shpalleshin armiq a, që arrestoheshin si grupe të zbulimit grek, apo anglo-amerikan, lidhej edhe me shtrirjen e gjerë kufitare, të zonës së Kolonjës me Greqinë.

Edhe në Kolonjë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, fillimisht puna e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, pararendëses së Sigurimit të Shtetit, ishte drejtuar në evidentimin dhe eliminimin e atyre që cilësoheshin “kriminelë lufte”, më pas objekt i përndjekjes, u bënë të gjithë ata që refuzonin “parajsën shqiptare”. Në vitet 1949-1955, me gjithë goditjet dhe përndjekjet e që iu bënë armiqve të pushtetit nga Sigurimi, ky i fundit, pranon se rreth 60 veta, u arratisën nga rrethi i Kolonjës për në Greqi.

30 pushkatime pas lufte

Në kuadër të kapjes së “kriminelëve të luftës”, herë nëpër rrethe e, herë në radhët e ushtrisë nacionalçlirimtare, ku kishin tentuar “të fshihnin gjurmët” dhe që e kishin kryer aktivitetin në rrethin e Kolonjës, pas lufte, Sigurimi pranon se u gjykuan dhe u dënuan 70 “kriminelë lufte”, prej të cilëve u pushkatuan 30, si “kriminelë”: Veli e Teki Meçe, Dalil e Seit Tare, Qazim Maluka, Izet Sako, Qemal e Emurilla Burimi, Beçe e Lilo Mino, Seit Dosti, Zini Isaj, Ahmet, Ibrahim e Enver Noku, Qani Kaleci, Zenel Xhomaqi, Syrja Kajmaku, Medi Baçi, Mydin Saliko, Sefer Meçe, etj.

Arratisja e “Malit të Vashës”

Kur në gusht 1949, Jugu ishin në alarm për shkak të përplasjeve shqiptaro-greke në kufi, i arratisuri Safet Malushi, rikthehet nga Greqia në fshatin Taç të Kolonjës. Në shtëpi e pret babai, Mehmeti dhe vëllai, Ganiu, sekretar i organizatës bazë të Partisë. Ndonëse sekretar partie, për dy ditë, Ganiu mbledh 17 veta, që donin të arratiseshin. Pak kohë para se ata të niseshin për të kaluar kufirin, Sigurimi i vënë në dijeni, mbërrin në vendgrumbullim. 8 veta arrijnë të çajnë rrethimin mes armëve dhe të arratisen, e mes tyre Ganiu. Sigurimi arrestoi atë natë dhe të nesërmen, 9 veta, dikë në shtëpi e dikë në rrugë, përfshirë babain e Ganiut, Mehmetin.

U vra në përpjekje vetëm një nga anëtarët e grupit, për të cilin nuk jepet emër, ndërsa 3, u tërhoqën në bashkëpunim, nga të cilët edhe “Këshilluesi”, ai që i nxori në pritë. Vihet në dukje se të arratisurit e këtij grupi, u bënë “diversantë”, ndërsa Gani Malushi që vepronte me Hamit Matjanin, u kap bashkë me të dhe u pushkatua. Mes emrave që bashkëpunonin me të arratisurit, doli edhe ai i P. K., të cilin Sigurimi e rekrutoi me pseudonimin “Mali i Vashës”. Veçse për ta, “Mali i Vashës”, doli zhgënjim. Pas dy-tre takimeve më operativin, ai u arratis në Greqi, duke u kthyer në problem të vazhdueshëm për Sigurimin.

Gjurma e gjakut

Më 1958, një grup shqiptarësh të arratisur që kishin rihyrë brenda kufirit shqiptar, përplasen me forca e Sigurimit dhe ka të një plagosur. Pasi njoftohet punëtori operativ, kërkohet të ndiqet “gjurma e gjakut”, që i çon deri në Postenan. Në fshat, Sigurimi kërkon ndihmën e bashkëpunëtorit të vet, Th. B., që mbante pseudonimin “Rrushi i ëmbël”. I biri i Thomait, Kristo ishte pjesë e organeve të Sigurimit, ndërsa dy djemtë e tjerë, ishin të angazhuar në ushtri dhe pushtet.

I plagosuri, sipas Sigurimit, ishte P. K. dhe Th. B., bëri gjithçka për ta fshehur, ndërsa e kishte strehuar në bodrum. Th. B. doli të ndiqte gjurmën e gjakut bashkë me bashkëpunëtorin tjetër Th. V., infermieri që e mjekoi të plagosurin dhe sipas Sigurimit, “therën natën një këndez dhe me anën e pikave të gjakut të këndezit, e nxorën gjurmën e gjakut në drejtim të fshatit Termisht të Përmetit”.

“Armiku, është babai i mikut”

Është viti 1951, kur tre të rinj nga Taçi i Ersekës, vendosin të arratisen, kur kuptojnë se pushteti nuk do të rrëzohet dhe se ata nuk mund të bëjnë asgjë, për ta shtyrë drejt rrëzimit. Fakri Demir Tafo, Qemal Dalip Kalo e Kalo Lamçe Isaj, gabojnë vetëm në bisedat që bëjnë me kushërinjtë e shokët. E dhëna e parë për të rinjtë, iu dha Sigurimit nga agjenti “Ziçishti”, që planin e tyre e mësoi nga i biri, me të cilin kishte biseduar një nga anëtarët e grupit, sepse e kishte kushëri të parë.

Bashkëpunëtori, pasi largoi të birin nga grupi, njoftoi Sigurimin, që vuri në ndjekje të tyre agjentin “Telemaku”, i cili i nxori të rinjtë në pritë. Ditën e arratisjes, ndërsa të rinjtë u përplasën me forcat e Sigurimit, “Telemaku”, u largua nga prita. “Asgjësimi u bë si rezultat i kundërshtimit për t’u dorëzuar dhe këmbënguljes për t’u arratisur dhe me përdorimin e armëve, evitoi djegien e bashkëpunëtorit”, shkruhet në Historikun e Sigurimit Kolonjë.

“Tradhtia e të dymbëdhjetëve”

Sigurimi i Shtetit pretendon se në qershor të vitit 1957, nën emrin “Sillogu Vorio Epirot për Leskovikun”, u themelua një organizatë tradhtare, që përmes zbulimit të të dhënave me karakter ushtarak dhe akteve të terrorit, të arrinte në fund kryengritje antikomuniste në Shqipëri, në kuadër të komplotit të Teme Sejkos. 4 mbledhje në 2 vite dhe më shumë se 20 anëtarë, por Sigurimi, ende nuk kishte asnjë informacion sepse, siç shprehet, “ndikonte negativisht agjentura tradhtare e Sigurimit”.

Nga 29 persona që u arrestuan si pjesë e këtij grupi, nga raportimet e “Ftoit”, “Bregut të Borshit”, “Mollës”, “Shegës së Malit”, “Hënës”, 12 prej tyre, ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit. Mes bashkëpunëtorëve të Sigurimit që dolën tradhtarë, ishin; K. B., Th. V., Dh. P., J. B., Z. P., oficer në Sarandë, Th. Th., J. R.. Nga këta të pushkatuar: Th. B., J. R. dhe K. K..

Sigurimi shënon në historik se në fillim, raportimet u morën me rezervë, pikërisht se përfshinin këta bashkëpunëtorë tradhtarë.

Historia ndryshe

Çobani që sfidoi Sigurimin, Foto Basho, çoban vlleh tërhiqet në bashkëpunim nga Sigurimi i Shtetit, duke qenë se kishte lidhje të shumta në Greqi, me çobanë shëtitës. Shpesh Sigurimi e çonte me detyrë në tokën greke dhe, për të mbuluar detyrat, i jepej kullotë për bagëtinë në afërsi të kufirit. Aktiviteti i tij jashtë vendit ishte jashtë kontrollit, por te Sigurimi, ai nuk kishte krijuar dyshime.

Në vitin 1956, Foto Bashos i jepet kullotë, si gjithnjë, pranë kufirit në malin e Gërmenjit, me gjithë fisin. Aty familjarizohet me “shokët” e kufirit dhe të Degës. Kjo i krijonte mundësinë të mos ndalohej, të shkonte në çdo vend pa u ndalur. “Ai e kishte bërë zakon të ftonte në stan dhe të gostiste me mish të pjekur, kuadro të ndryshme të rrethit. Një natë para se të arratisej, kishte thirrur për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së rrethit”. Të gjithë vajtën për darkë. Të nesërmen, Foto Basho, arratiset nga Kolonja për në Greqi. Çobani u largua me 59 vllehë, 900 krerë bagëti dhe 40 kafshë ngarkesë.

“Këto të dhëna për ekzistencën e grupit të Korçës, agjenti “Dhoga e Shelgut”, mundi t’i mësonte brenda 20 ditëve të janarit. Bashkëpunëtori ‘Dhoga e shelgut’, kishte iniciativë të tepruar dhe shpesh vepronte pa i dhënë detyrë organet e Sigurimit”.

“Organet e Sigurimit në rreth, janë ndeshur gjatë kësaj periudhe me një veprimtari të gjerë të elementit armik, për t’u arratisur jashtë shtetit. Kjo është e lidhur me propagandën borgjeze e revizioniste, mbi gjoja jetën e mirë në vendet kapitaliste e revizioniste të Europës Lindore, duke i paraqitur këto vende, të “bollëkut” dhe të “lirisë”, kurse vendit tonë, duke i vënë epitete të ndryshme, me anën e të cilave duan të errësojnë sukseset kolosale që ka arritur Shqipëria”!

Fshatrat kufitare me punë agjenturiale “Organet e Sigurimit, duke njohur qëllimet e armikut të jashtëm dhe atij të brendshëm në drejtim të banorëve të zonës kufitare, gjithmonë kanë organizuar punën agjenturiale, në përshtatje me specifikën dhe veçoritë që ka puna armiqësore në fshatrat e zonës kufitare. Aty kanë ngritur rrjetin e bashkëpunëtorëve më të dendur”. (faqe 213 e Historikut të Sigurimit, Kolonjë”).

“Udhëheqësit e partisë e pushtetit duhen vrarë. Kur të jem roje, mendoj t’i vë zjarr Komitetit të Partisë dhe të arratisem në Greqi”, citim i kapterit të policisë, Naun Jorgji, në Kolonjë, më 1958, i vënë në ndjekje nga Sigurimi, si pjesë e grupeve armiqësore”.

LEZHA

“Do të punoj me mish e me shpirtë për organet e Sigurimit të Shtetit, për të zbuluar armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, dhe këtë e formulonte më në fund, se, do të punoj deri në vdekje”. Në fillimet e Degës së Sigurimit të Shtetit në Lezhë, kjo ishte deklarata që nënshkruanin bashkëpunëtorët. Historiku i Sigurimit të Lezhës, që e kish nisur jetën me “miq personalë”, të cilët kishin dhënë prova besnikërie, me mbledhjen e informacioneve nga populli, në zyrtarizimin e vet, bashkëpunëtorët i numëronte me gishta, jo më shumë se 3-4.

Ndërsa ngazëllimit të fitores të luftës dhe shpresave, ia lë vendin, fuqizimi i një pushteti që zbulon grupe armiqësore, banda, kriminelë lufte dhe tradhtarë, duke e shtrirë rrjetin e informimit, sa mes barinjve, po aq mes kuadrove. Sigurimi pretendon në historikun e vet se, nga radhët e njerëzve të besuar, që bashkëpunonin me organet, u zgjodhën edhe njerëzit e mirë, të aftë për të depërtuar në radhët e kundërshtarëve, madje zgjidhnin ata njerëz që kishin kredit edhe në radhët e armikut.

“Ata arritën të mblidhnin informacione rreth lëvizjeve të kriminelëve të arratisur, strehimet, qëllimet armiqësore. Të besuarit kishin një vend të volitshëm për të vëzhguar banditët, lidhjet e tyre i raportonin në seksion dhe më pas bëhej rrethimi dhe asgjësimi i tyre”.

Një grua në pritë

Sigurimi nuk kursehej jo vetëm ndaj armiqve që kishin dalë hapur, por as ndaj atyre që kishin dezertuar nga ushtria. K. M., kur dezertoi, nuk e mendonte se një bashkëfshatar do ta tradhtonte ndërsa ishte në gjumë.

“Krimineli flinte në mënyrë krejt të qetë, duke menduar se ishte i siguruar nga çdo e keqe. Shokët tanë, pa zhurmë e çarmatosën”, përshkruan Historiku i Sigurimit. Punonjësi operativ dhe Gjok Jaku, e panë ish-ushtarin si bashkëpunëtor të mundshëm. Pas dështimit të përpjekjeve për ta rekrutuar, “sepse ai tradhtoi” , atij iu ngrit pritë afër katundit Rrajë e Velës dhe u vra nga forcat e Mbrojtjes së Popullit.

Shpesh, ndërsa ndiqnin grupet kundërshtare, organet e Sigurimit zbulonin edhe “bazat” e tyre, ose ata që i ndihmonin. Disa prej tyre dënoheshin, të tjerë “tërhiqeshin në shërbim” ë vjeshtën e vitit 1950, ndërsa kthehej nga një pritë, Sigurimi diktoi se në kasollen e T. Gj., në Grykë Manati strehoheshin Ll. T., P. P. e Gj. P. “E tërheqin T. Gj. në shërbimin tonë. Me ndihmën e T. Gj., forcat tona kishin bërë prita banditëve të mësipërm”, pohon Sigurimi, dhe shton se “P. P., në 1950, e vrau T. Gj., duke lënë dhe një letër mbi trupin e saj me mbishkrimin: “Komiteti Shqipëria e Lirë’. Unë nuk zihem dhe as më vret dot Sigurimi shqiptar”.

“I gjithë populli me frontin”

Paralelisht me kryengritjen e Dedë Shabanit, kundër komunistëve në pushtet, ishin ngritur edhe shkodranët. Fondi i Bilo Bregut në Historikun e Sigurimit, vëren se kundër revoltës së Postribës, u bë mobilizim në qytetin e Lezhës me rreth 200 rekrutë, çka duket se u mësua nga antikomunistët. “Kleri dhe reaksioni u mundua që t’i pengojshin, që t’i zënin pritë në rrugë. Këtë informatë e mësoi B.p., ‘Narangora’ si dhe një qytetar rekrut, i cili denoncoi për pritën në Gjadër. Me qëllim ndihme, Seksioni i Mbrojtjes së Popullit, si dhe një pjesë e Forcave Mbrojtëse të Popullit, u nisën nëpër Zadrimë por në katundin Trashan, ranë në përpjekje dhe kriminelët u larguan”.

Në kuadër të masave të marra, Sektori i Mbrojtjes së Popullit, i vinte si detyrë kryesore vetes, zbulimin e vend-qëndrimit të (kundërshtarëve) të cilësuar “kriminelë”, rrethimin dhe asgjësimin e tyre, me porosinë, – siç pranohet nga vetë Sigurimi, – që veprimet duhet të bëheshin të maskuar, natën dhe në kushte atmosferike jashtëzakonisht të vështira. “E rëndësishme në planin e operacioneve, ka qenë këmbëngulja, vullneti i lartë dhe i papërkulur i forcave tona, për t’i mposhtur këto vështirësi; qëndresa heroike e tyre, me ditë të tëra në rrethim, prita sekrete, në vëzhgim, etj.”!

Natën dhe të maskuar

“Natën dhe të maskuar”, nuk ishte vetëm rrekje e Sigurimit që në historikun e tij, të shpaloste trimëri apo vështirësi para eprorëve. Të arratisurit si kundërshtarë të regjimit, ndryshonin shpesh vend-qëndrim për shkak të raportimeve, apo domosdoshmërisë për të humbur gjurmë. Ndërsa Sigurimi e pranon që ua kishte bërë jetën të paduruar dhe se nuk ishin asnjëherë të sigurt, as thellë në male, përmend rastin e një ekzekutimi në “natë e mjegull”!

“Shokët e SEMP-it (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit), duke vlerësuar të dhënat e popullit në ditët e para të dimrit të vitit 1946, u nisën për tërë natën, bashkë me një pjesë të Forcave Mbrojtëse së Popullit dhe shkojnë në katundin Gjadër e, mbasi studiojnë vendin mirë, rrethojnë shtëpinë e Dod Luk Topuzit, ku ishin strukur brenda katër kriminelët me në krye Ndue Jak Bajraktarin. Nga përpjekja, mbeti i vrarë Nikoll Ded Luka, djali i strehuesit, ndërsa kriminelët arritën të largoheshin”!

Pushkatime në ‘Ishull’

Ish-të përndjekurit e njohin si një ndër kryengritësit e parë antikomunistë në vend, Dedë Shabanin. Ai e pati nisur kryengritjen në malin e Kolajve, në fund janarin e 1945-ës, i koordinuar me kryengritësit, Jup Kazazi dhe Hasan Isufi. Shabani arriti të merrte Shëngjinin në fillim, por dështoi për gjithë Lezhën, ndaj bashkë me njerëzit e tij, u vendos në katundin ishull Shëngjin. Të nesërmen, forcat e Batalionit të tretë të Brigadës së Parë, i rrethuan dhe i shpartalluan. Në këtë përpjekje, u kap krimineli Ded Shabani, së bashku me 16 mercenarë të tjerë, pushkatohet”.

Vrasje në kishë

Sigurimit do t’i duheshin tre vjet, që të arrinte te Preng Përbrunga. Në këto tre vjet, ata mësojnë një pas një, strehuesit e tij. Për ta, asgjësimi i grupit të tij, ishte detyrë urgjente, edhe sepse “duhet të hiqej opinioni, që banda e Pjetër Përbrungës nuk kapet dot”.

Vrasjes iu dha jehonë, çka sipas Sigurimit, ndikoi edhe te bashkëpunëtori i tyre në grupin e Preng Përbrungës. “Si rezultat i kësaj, B.p. ‘D.Z’ u aktivizua shumë. Kishte fituar besimin e banditëve Preng Përbrunga, Ndue Marka Biba, etj. B.p. informoi se banditët do të takoheshin; “ke kisha në maj të Kunarit”. Vendi u rrethua 4-5 ditë para. Shokët qëndruan herë me ushqim e herë pa ushqim. Pritnin nga dita në ditë…! Çasti erdhi…! Banditët erdhën sipas të dhënës informative. U lanë të futen në rreth dhe u hap zjarr. Të dy armiqtë, mbetën të vrarë”.

Rryma e Drinit

Me 20 prill 1952, Dega e Punëve të Brendshme e rrethit Shkodër njoftonte Lezhën, se natën e 20 prillit, kishte hyrë në Shqipëri nga kufiri jugosllav, grupi i Gjok Nikollë Loshit nga Ishulli Lezhë, me dy të tjerë, Simon Cenin nga Shkodra dhe Zef Përgjinin nga Manatia. Tre të arratisurit, që për Sigurimin ishin agjentë të UDB-së, nuk e dinin se u ishte zënë pritë në lumin Drin, me ndihmën e fshatarëve që njihnin zonën dhe dinin ku ata mund të kalonin.

“Natën u duken tre banditë përtej lumit Drin, kishin ushqim me vete dhe morën lundrën që të dilnin në breg, por rryma i çoi jashtë pritës. Sigurimi i vihet mbrapa dhe në përpjekje vritet diversanti Simon Ceni, ndërsa prita tjetër, qëllon në drejtim të lundrës dhe vritet banditi Zef Preng Përgjini dhe plagoset kryebanditi Gjok Nikollë Loshi, i cili përfiton nga errësira dhe largohet në drejtim të paditur”!/Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur ’17 Nëntori’ i Tiranës, trondiste holandezët e ‘Ajaks’- it, edhe pa mjeshtrin Kazanxhi, që se lejuan pjesën e parë, prej takave të këpucëve...”/ Ndeshja e 16 shtator 1970, që do rrënonte bardhe-blutë!

Next Post

Kalendari Historik 18 Nëntor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
Kalendari Historik 4 Nëntor 2023

Kalendari Historik 18 Nëntor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!