• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, December 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pa u marrë me legjendat urbane, pyetja ngushtohet këtu: a e zbatuan mirditorët institutin e ndores dhe të paprekshmërisë së gruas edhe ndaj Musine Kokalarit…”?/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
“Mbreti Zog mbetet personaliteti shqiptar më i shquar dhe përjashtimi i tij do t’a xhvishte lëvizjen e propozuar…”/ Zbulohet letra e panjohur e Konicës dhe Nolit në ’42-in, për Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve
“Pa u marrë me legjendat urbane, pyetja ngushtohet këtu: a e zbatuan mirditorët institutin e ndores dhe të paprekshmërisë së gruas edhe ndaj Musine Kokalarit…”?/  Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
“Ildishane Kalo na tha se; kryetari i Këshillit urdhëroi të mbyllej dera e së vdekurës me çelës, deri sa të vinin ata të Degës, të cilët i morën Musinesë, rreth…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944
“Ildishane Kalo na tha se; kryetari i Këshillit urdhëroi të mbyllej dera e së vdekurës me çelës, deri sa të vinin ata të Degës, të cilët i morën Musinesë, rreth…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

Nga Agron Alibali

Pjesa e dytë

                                                            Në vend të hyrjes

Memorie.al / Më kishte mbetur në mendje imazhi i saj në sallën e gjyqit – e hijshme, elegante, me flokët e gjatë gështenjë, derdhur mbi supe. E marrë në momente tragjike, fotoja rrezatonte guxim, sfidë, vendosmëri, mençuri, inteligjencë! Për Musine Kokalarin [1917 – 1983], kisha dëgjuar edhe nga im atë, që e kishte njohur në Tiranë, më ngjan në librarinë “Lumo Skëndo”, ndër qendrat intelektuale të kohës. Sapo kisha kaluar një periudhë kalvari në fshatra të Gjirokastrës ku, në përplasje me diktaturën, qëllova i zhytur në arealin e asaj kulture, tradite dhe gjuhe të Jugut tonë të çmuar, kur në Tiranë më ra në dorë bleu simpatik “Siç më thotë Nënua Plakë“.

Gjithashtu mund të lexoni

“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46

“Në vitet 1993-‘94, Ismail Kadare u bëri thirrje shqiptarëve që nga Franca, ashtu siç u kishte bërë thirrje gati njëqind vjet më parë Faik Konica, që…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

                                                       Vijon nga numri kaluar

Shkruhet aty: “Me 5 qershor [1945] një shqiptar i njohur nga ne mjaft mirë dhe që pretendonte të përfaqësonte opozitën erdhi të më takojë. Ai tha se ekzistonte një grup i madh dhe gjithnjë në rritje shqiptarësh, disa prej të cilëve janë partizanë të FNÇ-së, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të tanishëm, pasi politikat e tij janë për ta lidhur ngushtë Shqipërinë me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik, ndërsa grupi i tij mendon se lidhjet e Shqipërisë duhet të jenë me demokracitë e Britanisë së Madhe dhe SHBA-në, dhe ata druhen se regjimi i tanishëm kurrë nuk do të mbajë zgjedhje të fshehta që do t’i mundësojnë popullit të Shqipërisë që të zgjedhë qeverinë që dëshiron.

Ai tha se komiteti i përbërë prej 10 vetash ishte i organizuar, dhe se një numër i madh oficerësh të ushtrisë ishte i gatshëm t’i bashkohej atij dhe të dilte në mal po qe se do të kishin mbështetjen material të Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara. Vizitori tha se donte që unë t’ia përcillja këtë informacion qeverisë time dhe shtoi se një program [prospectus] i lëvizjes ishte duke u hartuar dhe një kopje do të më dorëzohej mua më vonë ose nga ai, ose nga dikush tjetër, pasi priten arrestime të mëdha së afërmi.”

Komenti i mëtejshëm i Jacobs është shumë domethënës:

“Duke qenë se historia tingëllonte si thashetheme, të cilin ma kishte përmendur edhe Brigadieri Hodgson, e pyeta vizitorin nëse kishte takuar Hodgsonin. M’u përgjigj se nuk e kishte takuar vetë atë, por dy ndihmesa të tij, dhe se Brigadieri kishte dijeni për lëvizjen”.

Jacobs më tej u detyrua të mbante qëndrim të qartë e të saktë si diplomat:

“Vizitorit i shpjegova qëllimin e misionit tim dhe i thashë se, ndërsa ne ishim të interesuar të dëgjonim pikëpamjet e opozitës, problemi i njohjes ose i refuzimit të njohjes së qeverisë ishte një gjë, kurse çështja e dhënies së mbështetjes morale dhe materiale grupeve opozitare ishte një çështje krejt tjetër, të cilën, isha i sigurt se Qeveria Amerikane nuk do ta merrte parasysh. E sqarova se takimin me të do t’ia raportoja Departamentit, por nuk mund t’i jepja kurrfarë inkurajimi të çfarëdollojshëm”.

Qëndrimi në parim ishte i drejtë dhe korrekt. Mirëpo Jacobs-it i linden dyshime të arsyeshme pas kësaj vizite të çuditshme. Prandaj, ai ndërmori disa hapa të tjera:

“Duke dyshuar se takimi mund të ketër qenë i stisur [engineered] për të vërtetuar nëse misioni tim kishte ardhur në vend për të mbështetur opozitën, unë i kërkova [sektorit të] Zbulimit, i cili nuk dinte asgjë për këtë lëvizje, që të shqyrtonte nëse mund të mësonte ndonjë gjë për të, dhe po ashtu çështjen e diskutova edhe me Hodgsonin.

Zbulimi tonë kishte nuhatur diçka për lëvizjen, që tregonte se ishte ose ‘grackë’ [plant], ose nxitësit e saj ishin aq kabá [crude] në teknikat e tyre sa, me gjasë, shumë shpejt do të arrestoheshin. Edhe Hodgsoni më tha se ky ishte grupi që e furnizonte me informacion për opozitën, dhe se edhe ai vetë kishte filluar të dyshonte, dhe po bënte hetime të mëtejshme…”.

Pra, si mund ta shpjegojmë mosangazhimin e aleatëve në këtë lëvizje opozitare, ndërkohë që organet vendase kishin mbajtur grupin nën survejim për një kohë të gjatë, dhe pjesëtarët e tij deponuan në gjyq çdo kontakt me misionet e lartpërmendura?

A ishte e gjitha kjo një kombinacion apo lojë zbulimore – me pasoja të rënda shumëplanëshe – për të vënë në pozitë delikate misionet aleate në Shqipëri, lojë ku Musine Kokalari ra viktimë e idealeve të saj të pastërta demokratike, por edhe e naivitetit që shpesh shoqëron entuziazmin e sinqertë?

Një raport javor i Misionit amerikan na përcjell një gjykim fare të ftohtë të ngjarjes dhe personazheve të saj. Raporti i karakterizon të pandehurit si “të papërfillshëm politikisht” dhe me mungesë përvoje “administrative ose organizative”.

Në një reference të qartë për Musinenë, raporti thekson se “disa prej tyre duket se janë motivuar nga dëshira e sinqertë për të nxitur dhe organizuar një parti politike në mirëbesim si opozitë të Frontit Demokratik”.

Mirëpo “ata nuk bënë tjetër veçse ngritën një organizatë në letër dhe u fundosën sapo ndërhyri Sigurimi i Koçi Xoxes.” Raporti përmend edhe faktin se të pandehur të tjerë ishin të lidhur me elementë të njohur kolaboracionistë.

Jus non scriptum

Së fundi, dhe duke iu kthyer telegramit tragjik të Jacobs-it për keqtrajtimin e Musinesë pas seancës gjyqësore të qershorit 1946 në Tiranë, le të analizojmë disa ngjarje të jetës së saj në lidhje me të drejtën zakonore shqiptare [jus non scriptum].

(1)  Ndorja dhe instituti i Paprekshmërisë së gruas

Në historinë e familjes përmendet kthimi nga Turqia për në atdhe në dekadën e parë të shekullit të kaluar. Ç’ndodh gjatë rrugës? Prindërve të Musinesë, u del përpara një vajzë jetime, pa ndihmë, pa mbrojtje, pa bukë, pa strehë. Familja Kokalari nuk ngurroi, por e mori në mbrojtje Fatimenë, vajzën e panjohur turke, e birësoi, e bëri pjesë të familjes së vet.

Këtu na shfaqet fare kthjelltas institucioni i lashtë i ndores, krahasimisht ndër më fisnikët në të drejtën zakonore shqiptare. Shpesh i ngatërruar me mikpritjen dhe besën, ndorja është institut i shenjtë: ajo sanksionon detyrimin e pritësit për t’i dhënë strehë shpëtuar këdo aktant të gjendur në nevojë ekstreme dhe që lyp mbrojtje.

“N’dorën tande” – ishte si thirrje e ardhur nga Qielli. Shkelja a dhunimi i saj ballafaqohej me sanksionet më të rënda në kanunin e maleve, në jugë e veri. Në kombinim me institutin tjetër të paprekshmërisë së gruas, ndoren tek Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës, e hasim si shprehje e mirëfilltë e pozitës së veçantë të gruas në të drejtën zakonore shqiptare:

“Grues s’i pritet ndorja. I ra kush ndore njaj grueje që i doli para, grueja ka të drejtë me e mbrojt. Ja preu kush ndoren gruas së huaj, koritet e leçitet. Grues s’i pritet ndërmjeca. Sulmoi kush nji shpi dhe gruaja e shoqit u pshtet për derë të asaj shpije, hasmi s’ka të drejtë me e prek. “Grueja e huej s’preket me dorë”.

Zbatimi i institutit të ndores nga Kokalarët e Gjirokastrës në rastin e Fatimesë, është tjetër shembull i njëjësisë të së drejtës zakonore tonën në mbarë trevat shqiptare. Theksojmë se edhe në rastin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës II-të Botërore, ishte pikërisht ndora, dhe jo besa, që u zbatua masivisht dhe fisnikërisht nga mbarë shqiptarët, pa asnjë dallim.

Të kthehemi këtu tek qershori 1946, pikërisht tek momenti i keqtrajtimit të Musine Kokalarit.

Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin. Kokalarit, njërës nga dy gratë e akuzuara, ia shkulën shumicën e flokëve. Rojet bënin sehir.” …

                           Nënshkruar  JACOBS

(II) Përmbysja e kodit të lashtë zakonor shqiptar

Parimi i shenjtë i paprekshmërisë së gruas qëndron në themel të së drejtës zakonore shqiptare. Imuniteti absolut i buruar prej tij shtrihet dhe mbulon madje edhe gjakësin nëse ky rrugëton në shoqërinë e një gruaje. E pra, gjithshka u shqelmua atë mëngjes qershori të vitit 1946 në Tiranë.

Ishte dhunuar një grua, ishte cenuar Musine Kokalari. As hetuesia apo seanca gjyqësore nuk e kishin thyer Musinenë. Kishte mbetur mjeti i vetëm – cenimi fizik. Dhe një dorë mizore kishte guxuar të prekte edhe flokët e saj…! Bota në kuptimin e saj normal ishte përmbysur. Ishte tronditur nga themelet edhe vetë kodi i lashtë zakonor shqiptar.

Mirëpo ky akt i pashembullt dhune ishte në kundërshtim të hapur edhe me të drejtën pozitive, d.m.th. me ligjet e kohës. Akti përbënte thjesht një krim, të konsumuar në mes të ditës, në të dalë të Kinema Kosova në Tiranë. Mirëpo ishte shkelur edhe ndorja e institucionalizuar si detyrimi ligjor i shtetit në përgjithësi, për të ruajtur sigurinë dhe paprekshmërinë e të akuzuarit prej tij.

Vërtetësia e telegramit të Jacobs-it, nuk mund të vihet në dyshim. Diplomati amerikan do të raportonte në qendër vetëm diçka që ishte tërësisht e saktë dhe e vërtetë. Nga largësia mëse 70 vjeçare është e vështirë të hetohet krimi dhe të përcaktohet dhunuesi, që nuk përjashtohet të ketë qenë vetë një grua. Po ashtu, është e vështirë të konkludohet pa mëdyshje se akti ishte i paramenduar apo i porositur nga lart. Prapëseprapë është e pamundur që ai të ishte akt spontan.

Imazhi i rojeve të armatosura, që qëndronin indiferente, pa reaguar, përballë atij quasi-linçimi, është thjesht i pashlyeshëm. Me mosveprimin e tyre, rojet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës, dhe jo vetëm ata, u bënë praktikisht bashkëdhunues e fajtorë në cenimin brutal, thellësisht të dënueshëm ndaj çdo gruaje, e sidomos një gruaje heroinë si Musine Kokalari.

Në fakt, kemi edhe një raport tjetër të misionit amerikan, që i referohet sulmit brutal [brutal attack] të spektatorëve ndaj të burgosurove më 26 qershorit 1944. “Fakti që rojet nuk ndërhynë karshi këtij demonstrimi, le vend për dyshime se [akti] ishte frymëzuar zyrtarisht si një përpjekje e trashë për të provuar indinjatën publike ndaj të të pandehurve, që në fakt nuk ekziston”. [Nënvizimi A.A.].

Së fundi, një pyetje lind natyrshëm: kur indinjata publike ndaj shkrimtares etj., nuk ekzistonte më 1946, si u trajtua shkrimtarja nga vendasit gjatë viteve të gjata të internimit në Mirditë [1961-1983], e gjendur pikërisht në arealin e jus non scriptum shqiptar? Është e vërtetë se Musine Kokalari ishte nën survejim të rreptë e të vazhduar deri në fund. Po aq e vërtetë është se ajo u përball në vetmi me vuajtje të papërshkrueshme.

Mirëpo janë thënë edhe legjenda urbane, me të cilat nuk do të merremi. Pyetje ngushtohet këtu: a e zbatuan mirditorët institutin e ndores dhe të paprekshmërisë së gruas edhe ndaj shkrimtares që jetoi për 22 vjet mes tyre? Një burim i besueshëm na çon drejt konkluzionit se, edhe pse në vuajtje e vetmi, gruaja e fisme e Gjirokastrës u trajtua nga vendas dhe të ardhur të Mirditës, me nderin e respektin që komandonte, në heshtje, zakoni i lashtë shqiptar. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas një trasmetimi nga Kavaja, ku thashë se ishim në kushte të vështira atmosferike më takoi ministri Hazbiu dhe më kërcënoi me prangat, pasi komentin tim e kishte dëgjuar Enveri...”/ Dëshmia e rrallë e Ismet Bellovës

Artikuj të ngjashëm

“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46

December 20, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Personazh

“Në vitet 1993-‘94, Ismail Kadare u bëri thirrje shqiptarëve që nga Franca, ashtu siç u kishte bërë thirrje gati njëqind vjet më parë Faik Konica, që…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

December 18, 2025
“Babai vuajti 20 vjet në burgun e Burrelit dhe e liruan se u diagnostikua me kancer, por vdiq 4 orë pas operacionit, sepse…”! / Dëshmia e dhimbshme e 90 vjeçarit, me 7 të burgosur nga rrethi familjar
Personazh

“As atdhetarët tanë nuk i kushtuan vëmendje, sepse Luigj Gurakuqi tha: katolikët shqiptarë, s’fituan ndonjë gjë të madhe nga pagëzimi i Faik Konicës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

December 18, 2025
“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm
Personazh

“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm

December 13, 2025
“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo
Personazh

“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo

December 11, 2025
“Gjatë një pushimi në burg, Dom Shtjefën Kurti në intimitet, i tha: Vlla Lazër, nuk kam mbajt mesh, ma emocionale e ma t’devotshme, se ajo e 24 dhjetorit…”/ Historia e panjohur e Lazër Radit
Personazh

“Teksa po ndaheshim, nana m’tha; ikni, ikni bir, s’e n’kët vend s’ban hajër kërkush, veç horrave! Boll vuejtët ju nji gjysë shekulli prej nesh…! Mos i leni fëmijët tuej me…”! / Dëshmia e rrallë e Jozef Radit

December 11, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme