• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Oficeri i rojës, lushnjari xhahil, Xhevdet Balla, s’e mori në konsiderate raportin e doktor Çitozit dhe as deshi t’ia dinte për gjendjen time shëndetësore, por…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik

“Me Xhavit Murrizin, mezi e nxorëm Barba Jorgjin nga gropa e ujërave të zeza, por më pas ai vdiq dhe e varrosën aty afër nevojtores…”/ Historia e dhimbshme e minoritarit grek në kampin e Repsit, në ’69-ën
“Pasi e mjekuam nga plagët e saçmeve, ‘Sakipi’ fluturoi, duke i bashkuar me tufën dhe atë ditë në oborr, na ranë nga qielli, peshq e ngjala…”/ Ngjarja e pabesueshme, në Kampin e Kripores së Vlorës, në ’65-ën
“Policët që na sollën në Reps, i’ hipën auto-burgut dhe na përshëndetën në mënyrën më të kobshme; Zi e ma zi, mos e qitçit ma kryet dhe lënçit ashta e lëkurë, njitu…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik
“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit
“Vuajta 32 vjet në burgjet komuniste, se shkrova gabim, ‘Rroftë Komiti Qendror’ dhe se pikturova shqiponjën pa yll në Revoltën e Spaçit”/ Historia tragjike e ish-drejtorit të Burgut Burrelit
“Nga Çelo Arrëza, Bilo Bregu e Çize Hamitaj, te Xhipe Mersini, Metush Rrapo, etj., analfabet apo me arsim fillor, ish-baxhoxhinj, bujqër, e marangozë, që…”/ Libri ‘Kampet e burgjet e Shqipërisë komuniste’, i historianit të njohur

Nga Shkëlqim Abazi

Pjesa e gjashtëmbëdhjetë

Memorie.al / Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin e zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit, sepse isha ende minoren, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, më 23 nëntor 1968, më shpunë në kampin politik të Repsit dhe prej atje, më 23 shtator 1970, në kampin e Spaçit, ku më 23 maj të vitit 1973, në revoltën e të dënuarve politikë, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim, katër martirë; Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

Më 23 qershor 2013, humbi zgjedhjet Partia Demokratike, proces më se normal në demokracinë që mëtojmë. Por më 23 tetor 2013, Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë rilindase, dërgoi urdhrin Nr. 2203, datë 23.10.2013, për; Lirimin nga detyra të një punonjësi policie. Pra Providenca Hyjnore, u pleks me Providencën rilindase neokomuniste dhe, pikërisht më 23 më zëvendësuan, as më pak e as më shumë, po me ish-operativin e Sigurimit të Burgut të Burrelit. Ku do kishte më domethënëse se kaq?! Ish-i burgosuri politik, zëvendësohet nga ish-persekutori!

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

              Autori

      SHKËLQIM ABAZI

                                                          Vijon nga numri kaluar

                                                                    R E P S I

                                                       (Kampi i punës së detyruar)

Memuaristikë

Siç më rrëfyen shokët e mi, kisha pësuar gjendje shoku, kisha rënë si të thuash në vdekje klinike. Shkaku sipas mjekut, qe një intoksikim i rëndë nga ushqimi, ngaqë mbas shumë muajsh, kisha ngrënë me tepri, po më shumë kish ndikuar të ftohtit nga banja që bëra pa kujdes. Të vjellat dhe diarreja, më kishin shkaktuar mungesë të theksuar lëngjesh e dobësi të përgjithshme fizike. Ndonëse ndihesha sërish i shkrehur e pa pikë fuqie, mbas tre ditësh kurim intensive, më nxuarrën nga infermieria.

Së fundi, u riktheva te jataku im, pranë pleqve. Përkujdesi e përkushtimi i mjekut dhe i infermierit, impenjimi i shokët të mi, po edhe i të tjerëve që i shihja për së pari, më dhanë forca e më rikthyen optimizmin. Nisa të çapisja, fillimisht avash, mbështetur pas pareteve të krevateve, më pas, jashtë në oborr, përkrah shokun tim, Ladin. Era e ftohtë dimërore që më rrahu fytyrën dhe më ktheu në realitetin e hidhur që do më duhej të përballoja. Ditën e tretë të daljes nga infermieria, Dilaver Minxhai, një gjysëm patriot i imi, i lindur në Gjirokastër po martuar me një beratase nga lagja ime, më siguroi ilaçe plus, që do më shërbenin për kurimin e mëtejshëm.

Për Dilon do flas më poshtë sepse ai me natyrën e gjirokastritit kurnac, iu gjendej nga pak të tërëve, kjo e kishte shndërruar atë në personin më të kërkuar në kampin e Repsit. Çanta e tij prej lëkure të vjetër kau, do ishte përherë plotë me medikamentet e ndihmës së shpejtë, që iu duheshin nevojtarëve, ngaqë pjesa dërrmuese e të dënuarve aty ishin, o pleqë të ronitur, o të sëmurë kronikë dhe si të tillë, kërkonin përherë shërbimet e Dilos. Datën 28 nëntor, festën e 56 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, e kalova shtirë në shtratin tim, midis xha Esherefit dhe At Vaskës. Atë ditë, në ndryshim nga të tjerat, vura re të dënuarit që ishin veshur më mirë, paçka se në kushte burgu. Venin e vinin vizita te njëri tjetri dhe uronin me zë të lart:

“Gëzuar festën e Flamurit”! – uronte njëri.

“Nga mot gëzuar”! – ja kthente tjetri.

“Vitin e ardhshëm pranë familjeve”!

“Me një Flamur pa yll, në Shqipërinë e lire”!

Urimet pafund gumëzhinin tej e ndanë kapanonit. Ishin ca formula të panjohura, që i dëgjoja për herë të parë. Edhe te unë erdhën vizita disa krahinorë të mi, nga Berati, Skrapari, zona e Dumresë, nga Lushnja e Mallakastra, por edhe të tjerë. Këtë e dallova nga dialektet dhe nga veshjet karakteristike. Ata s’e dinin kush isha unë por, mbase si të njohur të familjes, me lidhje të vjetra miqësie, me babanë apo gjyshin tim, më respektuan. Atje s’linin mbresa mbërritje-largimet, sepse rastiste që auto-burgu të na vizitonte edhe dy herë në javë, të sillte të burgosur të rinj, të merrte të vjetrit e të sëmurët dhe të ikte. Pra, këto ec-e-jake, bënin pak ose aspak përshtypje në atë mjedis.

Por ardhja ime në kampin politik të Repsit, i kish trazuar pak ujërat. Tërhoqi vëmendjen e të dënuarve për vet faktin, se isha i burgosuri politik më i vogël në moshë që shkelja aty, ngaqë zakonisht të dënuarit minorë i dërgonin në kampin e Zejmenit. Sëmundja e beftë dhe shtrimi i papritur në infermierinë e kampit, bëri që emrin tim, ta lakonin gojë më gojë. Por merita kryesore “për këtë njohje të shpejtë”, i takonte Eminit, depoxhiut topall që me rrëfimet pak të hiperbolizuara, për takimin dhe bisedën që bëmë ditën e parë, kish shtuar kuriozitetin ndërmjet të dënuarve.

Edhe miqtë e mi të vuajtjeve në birucat e Shkodrës, të cilët për tri ditë me radhë s’iu ndanë shtratit në infermieri, dhanë një kontribut modest. Po, sidomos pleqtë “llafazanë”, që nën entuziazmin e tutorësisë së papritur, qenë shndërruar në “tellallë” të interesave të mija. Ngaqë ndihesha i pamundur, atë 28 nëntor, pranë jatakut tim qëndruan thuajse gjithë ditën, shokët e krahëve, xha Esherefi dhe Vaska. Me ta u bashkua edhe Sulua dhe labi i mirë, Daut Runa. Me radhë morën rolin e zotit të shtëpisë, duke pritur dhe përcjellë miqtë, madje edhe ato pak mjete për qerasje, ndonjë paketë cigare, apo qesuke duhan, i kishin sjellë me vete, sepse unë s’disponoja asgjë.

Vizitorët vinin, takonin me pleqtë, takoheshin dhe me mua, uronin ata për festën e Flamurit, më uronin edhe mua shërim të shpejtë dhe, si linin diçka të mbështjellë me letër thesi çimentoje apo në ndonjë tas alumini, largoheshin e mandej vinin të tjerë, që përsëritnin të njëjtin ritual. Ballë jatakut tim, një piktor korçar, kish pikturuar mbi një beze të kuqe me përmasa të vogla, një flamur me shqiponjë, pa yllin e kuq komunist. E kish fiksuar në një shkopth të hollë dhe e kish ngulur në krye te shkallareve.

Kur shihja të moshuarit që vinin gjunjëzoheshin para simbolit të kombit, uronin shoqi-shoqin me një pasion të çuditshëm që e shoqëronin me ca gjeste aktoreske e mandej, grupe grupe, flisnin e flisnin me veneracion të veçantë, për ngjarje dhe individë që lidheshin me këtë ditë te shënuar, mbeta i shtangur. S’di pse më lindi një hije dyshimi, se bënin lojëra hipokrizie! Por dyzimi jo davaritej sakaq, sepse i pashë që kur evokonin fakte dhe data, ngjarje te padëgjuara më parë për veshët e mi, apo edhe të njohura që i kisha mësuar anapolla, fytyrat e tyre shprehnin një nostalgji të habitshme.

Kur përmendnin sakrificat e panumërta dhe dëshmorët e shumtë, të rënë nën hijen e atij Flamuri, i pashë të përloteshin. Dukej ashiqare që ata ndikoheshin nga ca emocione sublime, që iu preknin thellësinë e shpirtit dhe i bënin t’iu rridhnin lot të qashtër. I sëmurë, rrija dhe vrisja mendjen: “Si t’i lexoja këto ndjenja të këtyre burrave të moshuar, që edhe në kushte të vështira burgu, ushqenin këtë dashurie pakufi për Flamurin dhe vendin? Kur vet ky vend, u ish shndërruar në njerk, dhe ua kish bërë atdhenë FERR”! Natyrisht, këtyre pyetjeve s’isha i aftë t’iu jepja përgjigje të kualifikuar, po thjeshtë sipas rradakes sime:

“Janë nostalgjikë të pandreqshëm! Jetojnë me kujtimet e rinisë së hershme dhe si të tillë, kanë mbetur peng i viteve të shkuara, të kohës së artë!”, i dhashë dum. Ishim në fundvitet gjashtëdhjetë. Një epokë po ulte siparin. Idealistët njëzetvjeçarë të vitit të vrullshëm 1912, që ndoqën pasionantë Plakun e Vlorës kur iu priu me Flamurin Kombëtar, tashmë ishin futur në pleqëri të thellë. Por, këta ish të rinj që më pas përjetuan tmerret e luftës ballkanike dhe më pas ende, në njëzetën, plotësuan radhët e luftëtarëve të lirisë që derdhën gjakun po për këtë Flamur, në llogoret e Kotës dhe bregdetin e Vlorës, po plakeshin. Të rritur, të burrëruar e të plakur nën hijen e këtij Flamuri, kishin sakrifikuan shumë për mbrojtjen e tij, madje i n]ë pjesë e të afërmve të tyre, e përskuqën me gjak.

Me dritën e këtyre arsyetimeve, u rreka të justifikoja nostalgjinë dhe disa prej arsyeve që i shtynin këta pleq, në delirin adhurues ndaj simbolit të Kombit. Natyrisht, këto shkaqe m’u dukën të mjaftë atë kohë, të përligjur dobësinë e tyre sepse ende s’e perceptoja dot fenomenin Flamur, në gjithë dimensionet e veta. Do kalonin vite, kur do përjetoja e do bëhesha dëshmitar në një nga ngjarjet më madhore, në revoltën e Spaçit të 21 maj 1973, ku në mbrojtje të Flamurit autentik, do viheshin shtatëqind kurme burrash, nga të cilët katër, do t’a lanin me gjakun dhe jetën e tyre dhe mbi tetëdhjetë të tjerë, me burgime të gjata, gjykimi për këtë çështje do ndryshonte kryekëput.

Por, kjo do t’i përkiste një periudhe të mëpasshme, ku me rrjedhën e viteve do ndryshonin edhe principet. Pra, duhej të shijova ëmbëlsinë e idealit, që deri atëkohë se kisha njohur sepse s’na e kishin mëkuar! Dita kaloi pothuaj e qetë, përjashto dy momentet e apelit, paradite dhe mbas dite, kur tufat e policëve u futën në kamp si të ndërkryer, nën simfoninë e gjarpërinjve dhe na mbajtën mbi dy orë, në rresht. Madje më nxorën edhe mua, paçka se me raport regjim shtrati. Oficeri i rojës, lushnjari xhahil, Xhevdet Balla, s’e mori në konsiderate raportin e doktor Çitozit dhe as deshi t’ia dinte, për gjendjen time shëndetësore. Ashtu i sëmurë, m’u desh të përballesha me rrymat e ftohta të erës dhe me ashpërsinë e policëve.

Kalova një natë të trazuar. Copëza bisedash, nga ato që mysafirët e mi bënë gjatë ditës, m’u riprodhuan natën. Të mishëruara në imazhe, parakalonin turrma shumëngjyrëshe, si figurantët e pa personalizuar në filma masovikë. Fragmente betejash shtjelloheshin në një terren fluid, thuajse kozmik. Armiq të panumërt, me dhëmbë skërmitur, si çatalla bishash rë tërbuara, kafshonin brinjët e Atdheut nga të katër anët. Kudo zi, zi e murtajë!

Teksa Flamuri i Kombit valëvitej krenar, armiqtë iu kacavirreshin bedenave të ca kalave pa konture e, suleshin drejt tij, rrekeshin të shkulnin shtizën e ngulur në eter. Ushtarët e huaj më bëheshin herë si ustashë serbë, herë si andartë grekë, me thika ndër dhëmbë, herë tjetër turkoshakë brekushe-mëdhenj, alla Haxhiqamilçe, pastaj se nga mbinin |a pipino me paticka të gjata.

Por në çdo rast ballë këtyre ordhive, qëndronin mbrojtësit e Flamurit, ca burra kreshnikë si shkëmbinj të thepisur; mustaqemëdhenj, me plisa të bardhë në kokë, me fustanella apo me tirq. Betejat përfundonin me mizëri të vrarë e të gjymtuar, po gjak s’po dukej gjëkundi…! Në kulmin e kësaj përplasje fantazmagorike që zhvillohej në fushëbetejën e papërcaktuar të fantazisë sime, simuluar nga ethet, dikush shkundi nga supet.

“Ç’të gjeti, bre? Po flet përçart”? Ishte prifti që me një pece, më fshinte ballin e djersitur. Shqeva sytë i alanisur. “Pse s’fle, bre, nuku je mirë”!? Nën dritën e mekur që binte nga llamba e varur në tavanin prej fibre, s’po më zinin sytë Flamurin. Si i tromaksur, fiksova shtratin përballë. Boshllëk.

“O Zot, e paskan shkulur”! M’u drodh shtati, zemra më hovi si të donte të shkallmonte kafazin e kraharorit e të merrte fluturimin. “Po, ç’të kanë shkulur, bre”? “Flamurin”! “Si the”? M’u desh pak të mblidhja veten: “Nuk e di, po shihja një ëndërr të frikshme”! – ia ktheva. – Kam përjetuar një makth të panjohur! – frymëmarrja me vështirësi, si një i sapodalë nga uji, pas një zhytjeje të gjatë.

“Mblidh mendjen, biro”! “S’di t’a shpjegoj, kam parë ushtri të panumërta, që parakalonin vargan njëra pas tjetrës dhe rrekeshin të rrëmbenin Flamurin tonë”! “Qetësohu, fli tani, është ende herët”! Vërtetë ishte shpejt, po gjumi im ish trazuar. Të nesërmen, zgjimi u bë si zakonisht, më pesë. Tellalli ulëriu, policët iu frynë gjarpërinjve dhe shëtitën të gjitha fjetinat. Nisi mishmashi i përditshëm, domethënë radhë në banjo dhe te çezmat.

Më flihej, me sebepin e raportit mjekësor, s’u ngrita. Por pashë edhe e tjerë, që s’po luanin nga shtrati. S’e kisha idenë nëse do ishte punë apo Pushim. Por tërsëllëma si u futën ushtarakët, s’jepte shumë shpresë. Ishte 29 nëntori, festa e njëzetekatër-vjetorit të Çlirimit. Në dallim nga ditët e zakonshme, të dielat dhe festat zyrtare mëngjesi; paksa më i butë, pa zhurmat e përhershme.

Të dënuarit sikur ndiheshin më të çlirët dhe për zgjimin e mëngjesit, bëhej paksa tolerim. Kjo rutinë kishte mbetur nëpër burgje, qysh nga koha e Hazbi Lamçes, komandanti i burgut në Fabrikën e Superfosfatit në Laç dhe Fushë-Krujë dhe ky zakon, edhe pse s’ishte shkruar asgjëkundi në ndonjë rregullore burgu, vazhdonte ende.

“Do ketë amnisti sot”?

“Padyshim”!

Dëgjova të pëshpëritnin me zë të ulët, ca të dënuar.

Mjaftoi kaq dhe fjala u përnda me shpejtësi rrufeje tej e ndanë kapanonit. Dikush u ngjit në shkallare, më kapi për këmbësh e më tundi me forcë: “Çohu, mo, ja hodhe më duket! I shpëtove burgut, se nga pesë e poshtë, lirohen automatikisht”! U ngrita rrëmbimthi edhe pse isha në benevrekë e këmishë. Gati sa s’plasa kokën në fibrën e tavanit.

S’e pashë kush ma solli sihariqin, sepse ai që kish folur, kishte fuguar. U vesha vrikthi. I harrova, me sëmundje, me halle dhe zbrita shkallaret e dola në shesh. Pashë që qenë grumbulluar një turmë e madhe. Pëshpërimat tashmë qenë kthyer në zhaurrima por, ngaqë secili fliste për hesap të vet, s’merrej vesh tamam ç’thuhej.

Dëgjova dikë të mburrej:

“E, re, a ta kisha thënë se do kishte falje për ditën e çlirimit!? Po, ti s’më besove! Hë, po nashi”!?

Një tjetër më pragmatist, ja priste:

“Po do ta bënin se z’bën, mo, kishte shtatë vjet pa amnisti”!

“Eh-eh, e pe, or mik, më doli ëndrra mua”! – hidhej një ëndërromë.

“Jo bre, ç’thuaj, e gjeti Refati në filxhan”!

“Cili, the”?

“Po, Refat arixhiu, mo”!

“Or, po paska qenë flamë fare, ky Refati”!

“Pse, mo, kot ka bredhur cërgë më cërgë, ai”!

“Ç’ja paska mësuar për merak, zanatin arixhofka”!

“O miq të dashur, mblidhni mentë! Ç’janë këto pallavra që besoni! Boll, për hatër të Zotit, s’i paskeni njohur alla komunistët, ju?! Harram ju qoftë burgu që po bëni! Ku dinë mëshirë këta, bre! Falë ai që beson Zotin! Por komunistët janë pa din e pa iman, besojnë djallin ata”! – i priste drutë shkurtë, ndonjë skeptik.

Llafollogjia ishte shumë konfuze, një e hidhte, një e priste dhe s’dij të merrje për të saktë. Mes kësaj zallamahie pa fill, takova xha Dautin, plakun lab. “Mirmëgjes xha Daut! – e përshëndeta. – Ç’të jetë gjithë kjo tollovi”?! Të përhershmet, o bir! Çdo prag feste, këto pallavra janë! Mo vër veshin, shiko shëndenë! Radio-burgu s’ka punë tjetër! Ehu-u, sa dëgjosh këtu nga këto dëngla! Po, s’ka gjë, deri sa mbajnë shpresën, gjerat janë pa zarar”! – shtoi si të bindte veten dhe bëri për nga banjot.

Por dilema u sqarua pas pak. Synimi i rrëmujës s’kish qenë amnistia apo përgatitjet për t’i nxjerr në punë, porse si kondrapeshë e kësaj dat madhe, siç pretendonin komunistët, edhe armiqve duhej t’iu shkaktonte mërzi të madhe. Pra, në imitim të festimeve të sheshit “Skënderbej” detyronin armiqtë të parakalonin në rresht për tre, në falanga qindës para komandantit të kampit. Në një farë mënyre, kompensohej edhe ai mospjesëmarrjen në paradën madhështore para tribunës së udhëheqjes që do zhvillohej atë ditë në Tiranë.

Këto festime pompoze, s’iu bënin fare përshtypje të burgosu: politikë. I përcillnin këto, me heshtje indiferente. Si zakon kur afronin festat zyrtare, radio burgu funksiononte : kapacitet maksimal. Po ç’ishte radio burgu dhe si funksiononte ky mekanizëm i çuditshëm në kushte izolimi? Ishte një fenomen mjaft interesant, përhapja e informacionit në burg. Gjithçka niste në formën e një thashethemnaje pa pikënisje.

Lajmet fluturonin vetiu, qarkullonin vesh më vesh, brenda territorit të kampit, kapërtheheshin në telat e rrethimit, ndonjëherë dilnin edhe jashtë tyre, pastaj pasi fryheshin e fryheshin, riktheheshin sërish te personi që e kishte ajuar. Kur i rivinte në vesh fabrikuesit, qe mveshur me tis aq të dendur misteri, saqë edhe ai vetë e merrte për të mirëqenë.

Fallxhorët e atyshëm që s’u gjeje të ngjashëm asgjëkund tjetër, parashikonin çuditërisht edhe fatet e botës dhe këtë ta servirnin si një vërtetë të padiskutueshme. Në rrjedhën e viteve, të dënuarit kishin përsosur vetitë e perceptionit më të lartë.

Evenimentet që do ndodhnin në një të ardhme, qarkullonin në formën e thashethemeve, shumë kohë para afatit, kishte persona me aftësi telepatike mahnitëse, që mbasi analizonin ngjarjet dhe individët aktorë në to, thjeshtë duke ndjekur shtypin e përditshëm, ani pse i cunguar e i censuruar, nxirrnin konkluzione mjaftë interesante, që do t’i linin me turp analistët e sotëm politikë dhe iluministët e shquar në rang botëror.

Meqë ra fjala, revoltën e Spaçit e parashikoi Ismet Boletini, në analizën ekonomike, thjeshtë duke llogaritur dëmet që prodhoi një ngjarje banale, gripi spanjoll, parapa një represion në rritje me pasoja katastrofike që keqësisht pas ca muajsh, ndodhi. Njeriu që mori përsipër të shtypte me dhunë e të mbyste në gjak, këtë revoltë politike, ishte Feçorr Shehu, atë kohë zv/ministër i Brendshëm.

Në të stad, karriera e tij shndriste si ylli në kulmin e zenitit, por ballë përballë me mikun tim dhe bashkëfshatarin e vet, Hajri Pashain, ai u gjend para një Kasandre të pagabueshëm. Artisti Hajri, i paratha fundin ministrit Feçorr. Me fjalë ari që meritojnë të skaliten në lapidar, i tha:

“Feçorr, o shërbëtor, këtë që po bën sot ndaj nesh, do ta paguash me kokë një ditë”!

“Je i vdekur! Do të të pushkatoj si babanë tënd në Gjirokastër”! – e ndërpreu me arrogancë ministri kriminel.

“Po, e di fundin tim! Ama mos harro, se edhe ti para asaj toge ekzekutimi, do përfundosh! Por me një ndryshim thelbësor, ndërsa unë do vdes për idealin tim, për Shqipërinë e lirë pa komunistë dhe tradhtarë, për Flamurin pa yllin e kuq; ti do vdesësh si tradhtar! Shokët e tu komunistë, pasi të kenë shtrydhur si limonit edhe pikën e fundit, do të eliminojnë! Unë do ringjallem martir, ti do ngjallesh lugat! Unë do jem pishtar për brezat, ti do tregohesh me gisht si Kaini vëllavrasës”! Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një tregtar turk, në ndihmë të disa banorëve të zonës, hapi disa gropa për të shuar gëlqeren dhe për gati 20 vite, fshatarët e pritën...”/ Historia e panjohur e ndërtimit të Urës së Mesit në Shkodër

Next Post

Kalendari Historik 05 Korrik 2024

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Korrik 2024

Kalendari Historik 05 Korrik 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!