• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Imzot Prend Doçi, afroi nё shoqёrinё “Bashkimi”, elitёn intelektuale tё Gegёrisё; At Gjergj Fishtёn, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dod Kolecin dhe…”! Historia e panjohur e Abatit të Mirditës
“Lura është shembulli unikal, ku dy besimet janë brenda një shtëpie; gruaja myslimane e burri katolik, njëri vëlla katolik e tjetri mysliman, nipi e daja…”/ Refleksionet e studiuesit e publicistit të njohur
NË DITËN KUR FILLOI PËRJETËSIA E POETIT AT’ GJERGJ FISHTA
Kalendari Historik 15 Mars
“Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën edhe pse ai s’ishte me ne, por s’ka bërë krime si Ernest Koliqi që…”/ Shkrimi i ’61-it te “Shejazat”, ku Enveri akuzon Koliqin
“Atë Josif Papamihali, pasi u dënua nga gjykata ushtarake e Korçës në gushtin e ’47-ës, u dërgua në kampin e kënetës së Maliqit, ku mbeti në llucë…”/ Historia e panjohur e priftit katolik të ritit unit

Nga Ndue Dedaj

– Abat Prend Doçi, mund të duket si më i largët në kohë, por është e njëjta qasje ideologjike e përjashtimit të tij nga panteoni i gjymtuar i kulturës së këtij vendi, për gjysmë shekulli (1944-1990). –

Memorie.al / Abat Prend Doçi (1846-1917), udhëheqës i lëvizjes kombëtare shqiptare, është një emër dhe vepër që thërret sot e gjithë ditën, që historia të rishkruhet, duke zënë secila ngjarje e figurë historike, vendin që meriton. Kështu ka ndodhur me të gjitha figurat e kombit, që për shkak të ideologjisë marksiste – leniniste, ishin të përjashtuara nga trashëgimia jonë historike. Tani nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, Kokalari, së fundi dhe Kostë Çekrezi, por ende i rrimë larg Ernest Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, ani se dhe ata janë sendërtues, të ndërgjegjes sonë kombëtare.

Njolla në biografinë e tyre politike vazhdon të përcaktojë sërish fatin si figura të historisë dhe kulturës, a thua se personazhet e historisë së Europës, kanë qenë të gjithë të kulluar, nga dita e parë, te dita e fundit e veprimtarisë së tyre politike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Abat Prend Doçi, mund të duket si më i largët në kohë, por është e njëjta qasje ideologjike e përjashtimit të tij nga panteoni i gjymtuar i kulturës së këtij vendi, për gjysmë shekulli (1944-1990). Rilindës i devotshëm i kushtuar lirisë, abetarisë dhe Pavarësisë, që mbetën dhe trinia e tij e shenjtë në altarin e kombit.

Një figurë komplekse e kohës së tij, sipas Shahin Kolonjës; “shumë i përmendur e, pak i njohur”, me ndikim të pazakontë në qarqet politike, kishtare, diplomatike e kulturore në tri dekadat e fundit të shekullit XIX-të dhe dy dekadat e para të shekullit XX-të.

Për Prend Doçin, i mbrujtur me tiparet e një burrështetasi, nuk kishte asnjë mision të pamundur, sado i vështirë të ishte, mision apostolik apo kulturologjik, në Kanada apo në Indi, në Shkodër apo në Mirditë, në luftë apo në paqe, prift i thjeshtë, apo ordinar kishe. Ai ishte ideator dhe reformator i guximshëm, në të gjitha kahet e zhvillimit: në jetën kishtare, në jetën sociale, në jetën kulturore dhe atë politike. Shqiptari i vetëm që rroi e predikoi në tre kontinente: Europë, Azi dhe Amerikë.

Abati është një titull i lashtë kishtar në Shqipëri, ashtu si dhe në Angli, Francë, Spanjë, Itali, Poloni, etj., por ai ndër shqiptarë, është i lidhur kryekrejet me një emër, atë Imzot Prend Doçit, çka nuk zbeh rolin e të tjerëve, as të abatit të fundit të Mirditës, Imzot Frano Gjini, i cili ishte dhe Ipeshkëv e mbi të gjitha “Martir i Lumnuar”.

Doçi, është i pashembullt pasi ai ishte Abati rilindas, me “penë në dorë dhe pushkë për faqe”, siç do ta përcaktonte Fishta. Për shkak të përfshirjes në politikë, ai nuk e mori titullin e Ipeshkvit, dhe pse kreu funksion ipeshkvnor dhe ishte mbase më i njohur publikisht e ndërkombëtarisht dhe se vetë argjipeshkvinjtë e Shkodrës.

Ka njëqind vite që Abati u shua në Orosh, në rrethana të dyshimta të Luftës së Parë Botërore (ishte pushtimi austro-hungarez), teksa emri i tij ka ardhur vetëm duke u ndriçuar, po ashtu dhe vepra e tij e gjerë, i nderuar së fundi dhe me titullin “Nderi i Kombit”. Studime të vyera rreth kësaj figure eminente të botës shqiptare këto 30 vitet e fundit, kanë kryer studiuesi veteran Pal Doçi, historiani bashkëkohor gjerman Peter Bartl, në Universitetin e Mynihut, studiuesi skrupuloz shkodran Luigj Martini, etj., krahas kumtimeve të bëra kohë pas kohe rreth Abatit, nga At Pashk Bardhi, Jup Kastrati, Tomor Osmani, Mark Tirta, etj.

Pa u shtyrë deri në kohën kur ai rroi, ku për rolin e tij u shpreh e gjithë elita e kohës, përfshi dhe Edith Durham-in, që i bën një portret prej baroni nga lartësitë e Malit të Shenjtë të Oroshit, ku ajo ishte ngjitur për të folur me njërin nga njerëzit më të lartë të Shqipërisë, siç e vlerëson Abatin.

Prend Doçi, ishte misionari i lartë i fesë, flamurtari i pacak i lirisë, ideologu i Pavarësisë dhe veprimtari kombëtar i diturisë, etj. Si misionar dhe prelat i Kishës Katolike, pas një vargu kontributesh fetare në Amerikë e Azi (Indi), ai reformoi Abacinë e Mirditës, nga viti 1888, kur e mori në dorë e deri në vitin 1917, kur u nda nga jeta, duke qëndruar në krye të saj për 29 vjet dhe duke e “dëlirë dioqezën e tij, prej vesit”, siç shkruajnë bashkëkohësit.

Abacia e Oroshit, ishte nulius (e pavarur), përndryshe me vartësi të drejtpërdrejtë, në Vatikan. Imzot Doçi, e gjeti atë të copëtuar, vetëm me dy famulli dhe shpejt e bëri me 16 të tilla, në një territor të gjerë nga Mati në Drin, duke e shtrirë organizimin abacial (rrudhur mbi Orosh e Spaç) edhe në Ndërfanë, Kalivare, Qafë-Mali, Blinisht, Fand e, gjer në Kashnjet, Mnelë e Gomsiqe.

Nën kujdesin dhe autoritetin e tij, institucionet e kultit në krahinën e Mirditës, u bënë moderne, duke filluar me godinën e Abacisë. Abati ishte një misionar shumëplanësh i formatit europian, i vendosur ta qytetëronte vendin e tij, me të gjitha mënyrat e mjetet, me predikimin në kishë, çlirimin kombëtar nga robëria turke, hapjen e shkollave në male, botimin e librave, hartimin e alfabetit të unifikuar, mbledhjen e visarit kulturologjik që po djerrej, etj.

Ai si rrallë kush, i gërshetoi qëllimet e tij politike, me ato të kishës dhe të progresit social-kulturor. Si drejtues kishe, do të vepronte ndër 25 mijë mirditas, ku vetëm pesë përqind e tyre, dinin shkrim e këndim, gjakmarrja ishte një gangrenë e popullatës, varfëria po ashtu.

Doçi bashkëpunoi me urtësi me Gjomarkajt (Markagjonët), princërit kapidanorë, duke lënë pas mosmarrëveshjet dhe konfliktet që paraardhësit e tij, kishin patur me qeverisësit tradicionalë të Krahinës, që rronin mes Oroshit dhe Shkodrës. Abati dhe Princi, jo rastësisht ishin me fate të njëjta, të internuar nga Porta e Lartë, Imzot Doçi, 12 vjet dhe Prengë Bibë Doda, 28 vjet.

Si frymëzues dhe flamurtar i lirisë së atdheut, Abat Doçi është ndër shqiptarët e rrallë me rol drejtues, në lëvizjet për liri e pavarësi, për dyzet vite, nga kryengritja e Mirditës e vitit 1876, te kryengritjet e Pavarësisë të viteve 1910-1912, në Shqipërinë e Veriut e, deri në Luftën e Parë Botërore, mundet dhe si një i sakrifikuar politik i saj. Ai bashkëveproi ngushtë me emblema të qëndresës popullore, si Dedë Gjo Luli e veprimtarë të tjerë kombëtarë, për liri.

Rrugëtimi i tij drejt lirisë, përshkruar nga Franz Nopça, nis me arrestimin në Guci, nga autoritetet turke, dërgimin në Kostandinopojë dhe lirimin me kusht, që të mos merrej me politikë, për çka dhe “degdiset” më mision fetar për 6 vite, në Kanada, në ishujt e largët veriorë amerikanë, si me thënë, në fund të botës. Veçse projekti rilindës i Doçit, mund të vonohej, por nuk mund të ndalej, dhe se në luftë, me të gjithë.

Mjafton kronika e shkruar dhe e pashkruar e peripecive të tij për rikthimin në Atdhe, si misionar fetar, ku brenda petkut kishtar, ishte dhe atdhetari, “ma i flakti kombëtar i maleve tona”, siç do ta cilësonte shkrimtari dhe historiani i shquar, Ndoc Nikaj. Nuk kishte një kreshtë të historisë më të përshtatshme se Mirdita, për aksionin e tij politik, fetar dhe kulturor.

Doçi udhëhiqte dy seli, njërën në Orosh, si kryetar i kishës së Mirditës dhe tjetrën në Shkodër, si kryesues i shoqërisë së njohur “Bashkimi”, por ideali i tij ishte Shqipëria, në të gjithë hapësirën e saj etnike, ku ai njihet dhe si hartues i një promemorie për Çamërinë. Abati dhe Mirdita, ishin një simbiozë historike, aq më tepër që mirditasit njiheshin si fisi më i fuqishëm luftarak, në Shqipërinë Veriore. Kështu ai rrugëtoi gjatë me dy “këmbët”, mbështetur fort në Mirditën e papërkulur qendrestare, dokësore  dhe në Shkodrën diturore, rrezatuese e qytetërimit europian.

Si ideolog dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare, Abati krijoi shoqërinë Letrare e Gjuhësore “Bashkimi” në Shkodër, më 1899, me bashkëpunëtorë personalitete si; At Gjergj Fishta, Dom Ndoc Nikaj, Luigj Gurakuqi, Dom Dodë Koleci, etj., që me të drejtë nga Gurakuqi, në një kumtim me De Radën, është quajtur “akademi”. Kjo shoqëri elitare, për më shumë se një dhjetëvjeçar, u mor me alfabetin (e Manastirit), hapjen e shkollave, botimin e librave shkollorë, rreth 35 vepra (fjalorë shqip-italisht, gramatika, abetare, histori, gjeografi, etj.)

Inteligjenca dhe talenti letrar i Doçit, pati spikatur që kur ishte student për teologji në Romë dhe shkroi lirikat e para atdhetare, si; “Shqipnia nën zgjedhën turke”, “Një kushtrim shqiptarëve”, apo përfshirja e tij në një përmbledhje poetike të shqiptarëve, kushtuar Dora D’Istrias (Elena Gjika), përgatitur nga Dhimitër Kamarda. Arbëreshët ishin “gjaku i pashprishun”, për shqiptarët këndej Adriatikut, që venin atje kohë pas kohe, nga Prend Doçi, te Martin Camaj, etj., për të shijuar verën e vjetër të shqipes së pasosur.

Është folur e shkruar shumë për “Abatin”, këtë kalorës mendjendritur të Rilindjes, që do të vazhdojë të identifikohet si asnjë tjetër me këtë emër, të cilit i dha një kuptim të ri ndër shqiptarë, përtej titullit të prelatit kishtar, por sado të flitet e shkruhet për Imzotin, motivi i çdo nderimi gjendet në fjalët e Gjergj Fishtës: “Abati ka një meritim të madh para Atdheut e Kombit”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Korrik 2024

Next Post

“Në kampin e Repsit më 1969-ën, njoha hoxhën nga Shkodra, Hafëz Sabri Koçin, për të cilin kisha dëgjuar që kur isha konviktor atje, por aty thoshin për të, se...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Në kampin e Repsit më 1969-ën, njoha hoxhën nga Shkodra, Hafëz Sabri Koçin, për të cilin kisha dëgjuar që kur isha konviktor atje, por aty thoshin për të, se…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik

“Në kampin e Repsit më 1969-ën, njoha hoxhën nga Shkodra, Hafëz Sabri Koçin, për të cilin kisha dëgjuar që kur isha konviktor atje, por aty thoshin për të, se...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!