• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nuk mund të mburremi shumë për luftën kundër forcave gjermane, mbasi fakti është se, afro 34 mijë forca të tyre, dolën nga Shqipëria pa u cënuar, ndërsa u vranë…”/ Ana e panjohur e luftës, 1939-‘44        

“Gjenerali Cavallero, do të fillojë një sulm të vogël në Shqipëri dhe Duçia, i cili ndodhet aty, ka urdhëruar një sulm të Armates XI-të, mbi qytetin e Gjinokastrës…”/ Ditari i panjohur i ushtarakut madhor gjerman
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Me urdhër të Enver Hoxhës, gjeneral Dali Ndreu, me 3 korrik 1944, filloi aksionin kundër forcave zogiste të Hysni Demës, Ismail Demës, Uke Camit etj,…”/ Historia e panjohur e luftës civile në rrethin e Dibrës
“Një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz, disa herë, zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh, me dhjetëra mitraloza të lehtë…”! / Raporti oficerit britanik, për çlirimin e Tiranë, nëntor ‘44
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

Nga Ali Buzra

Pjesa e tretë

                                           –  JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE  –

                                             (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          

“Aty mes mureve të lagështa e prangave të ftohta, kujtoja kolonel Sali Danin, Marko Laçka, Galip Sojlin, Ramazan Domin, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizoni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                           Vijon nga numri kaluar

Po, vallë, a është ky rast i veçantë? Për ata që janë njohës të historisë së Shqipërisë, nuk është i tillë, sepse kjo ka ndodhur edhe më parë. Nëse do të stopoheshim në kohë, është e njohur se, pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeut, simboli i qëndresës për një çerek shekulli kundër sundimit osman, Shqipëria u pushtua duke u bërë pjesë e Perandorisë më të madhe e kohës.

Në kushtet e pushtimit, që nga kohët më të hershme, e deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912, qindra spahinj, vezirë, pashallarë, e së fundmi, një numër i konsiderueshëm intelektualësh shqiptarë, përfshirë edhe patriotin Ismail Qemali, ishin pjesë e elitës udhëheqëse e të Qeverisë së Perandorisë Osmane, me role të rëndësishme drejtuese; ushtarake, politike, kulturore etj. Është fakt i pamohueshëm, që shumica e tyre, në kohë të ndryshme, kontribuuan në forcimin e shtetit osman.

Vetë Skënderbeu ka bërë paqe e aleancë me Venedikun, i cili mbante të pushtuar gjithë bregdetin shqiptar të Adriatikut. Më herët, në shekullin XVIII-të, një figurë e shquar e kulturës sonë kombëtare, argjipeshkvi i Shkupit, Frang Bardhi, në krye të afro 20 mijë forcave kryengritëse shqiptare, mbështeti ushtrinë austriake, e cila theu mbrojtjen e ushtrisë osmane, duke marrë qytetet; Prizren, Prishtinë e Shkup dhe duke e pritur ushtrinë austriake si çlirimtare. Shembuj të tillë janë të shumtë; Luigj Gurakuqi, një figurë e njohur atdhetare ka qenë Ministër i Arsimit në vitet e Luftës Parë Botërore, kur Shqipëria ishte nën pushtimin Austro-Hungarez.

Në asnjë rast, Qeveria shqiptare në kohën e pushtimit Austro-Hungarez, nuk është quajtur kolaboracioniste, apo edhe personalitete shqiptare qeverisëse, në kohë të ndryshme, para Luftës II-të Botërore, nuk janë cilësuar si armiq e tradhtarë të kombit. Dhe kjo për faktin se të tilla ishin rrethanat. Nga ana tjetër, dihet, se ishin pikërisht ata intelektualë shqiptare, nëpunës të lartë të Perandorisë, autorët dhe veprimtarët kryesore të shpalljes së Pavarësisë.

Gjithsesi, duhet të pranojmë faktin se Lufta Antifashiste Çlirimtare në Shqipëri, pati veçoritë e saj specifike, kontradiktat dhe kundërshtitë e saj të brendshme, gjë që u duk qartazi edhe më vonë në ndarjen e madhe që pasoi çlirimi i vendit.

Vendosja e regjimit komunist solli me vete një valë të paparë terrori e përndjekjesh ndaj kundërshtarëve, që vazhdoi vite të tëra, duke instaluar në këtë vend një nga diktaturat më të egra, e ndoshta edhe më jetëgjata, duke i tejkaluar në këtë mënyrë edhe vendet e tjera më të njëjtën formë qeverisjeje. Kjo gjë ndodhi edhe në vendet e Ballkanit që ishin nën ndikimin sllav, me përjashtim të Greqisë. Në Greqi, morën pjesë në luftën antifashiste forca të majta e të djathta.

Forcat partizane të EAM-it të drejtuara nga komunistët grekë, bashkëpunuan me forcat e tjera antifashiste gjatë luftës, deri në fitoren përfundimtare. Por Greqia nuk i shpëtoi luftës civile, e cila qe e ashpër dhe me humbje të mëdha. Në humbjen e forcave të EAM-it, ndikoi edhe zbarkimi i forcave aleate britanike, e që për fatin e mirë shmangën rrezikun e vendosjes së komunizmit në Greqinë e pas luftës.

Në Shqipëri nuk u arrit një bashkëpunim mes forcave politike e të grupeve të rezistencës. Historiografia shqiptare, në të ardhmen besoj se do ta thotë fjalën e saj përfundimtare, mbi arsyet e kësaj rrjedhoje negative të periudhës së luftës. Megjithatë, jam i detyruar të jap versionin e mundshëm në këndvështrimin personal, për arsyet e këtij mosbashkëpunimi. Për këtë mund të themi se: Së pari, faktori më determinant ndikues ishte ekzistenca e Partisë Komuniste Shqiptare.

Sado i ndryshëm të ishte konfiguracioni politik në Shqipëri gjatë periudhës së luftës, por pa PKSH-në, bashkëpunimi për luftën kundër pushtuesit do të ishte bërë i mundur. Për këtë ka mjaft fakte historike. Edhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në gjirin e saj kishte rryma të ndryshme politike, ku njëra ishte për pavarësi dhe tjetra për autonomi, por që gjatë kryengritjes anti-osmane u gjendën në një front. Kështu ka ndodhur edhe në kryengritjet e viteve 1909-1912.

Së dyti, qenia pranë PKSH-së e dy emisarëve jugosllavë dhe ndikimi i dukshëm i tyre në të, siç e trajtuam më lart, ngjallte mosbesim e dyshime në një fitore të vërtetë të popullit shqiptar. Të interesuar për t’i vënë shqiptarët kundër shqiptarëve, në Shqipëri e në Kosovë, ata nxitën konfliktualitetin e brendshëm duke minuar bashkëpunimin.

Së treti, udhëheqësit e Ballit kombëtar, si organizata më e madhe politike pas PKSH-së, menduan se rreziku komunist ishte më kërcënues për Shqipërinë se sa pushtimi gjerman. Nga ana tjetër, ata mendonin, se çlirimi i Ballkanit mund t’u lihej kryesisht aleatëve, ndërsa shqiptarët të ruanin forcat kundër armiqëve tradicionalë sllavë e grekë, me pretendime territoriale në Shqipëri.

Një fakt tjetër, që nuk është bërë shumë i njohur, për të cilin Balli kishte besim, ishte se në kohën e luftës, propaganda gjermane, të cilën edhe vetë gjermanët e kanë besuar, bënte fjalë për një aleancë të mundshme të aleatëve me Gjermaninë në përfundim të luftës, për të thyer Bashkimin Sovjetik, gjë që në realitet nuk ndodhi. Së katërti, të dy forcat kryesore politike në vend, si PKSH-ja, ashtu edhe ato nacionaliste, e shihnin njëra-tjetrën si rivale për pushtetin e ardhshëm, gjë që nuk mundësoi bashkëpunimin, por i kthyen armët njëra tjetrës.

Një kryengritje e mirë-organizuar dhe e përgjithshme e nacionalistëve shqiptarë kundër pushtuesit, do të rriste e forconte frontin e luftës e, do të fuqizohej dhe ajo vetë si forcë ushtarake. Megjithatë, pas çlirimit, lufta civile nuk besoj se do të shmangej, përkundrazi mund të kishte edhe më shumë viktima. Në këtë rast, vetëm një ndërhyrje e britanikëve, mund të shpëtonte Shqipërinë nga komunizmi.

Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti se, ishin mjaft çeta të Ballit, si edhe të nacionalistëve të tjerë, përfshi edhe zogistët me në krye Abaz Kupin, që luftuan kundër gjermanëve. Po, gjithsesi, mendoj se nacionalistët shqiptarë kanë barrën e rëndë të përgjegjësisë për rrjedhën e ngjarjeve gjatë luftës e pas saj. E themi këtë sepse ajo ishte shtresa shoqërore me një frymë të njohur patriotizmi, e me pikëpamje politike të moderuara të kohës. Duke njohur rrezikshmërinë që përbënte sllavo- komunizmi për Shqipërinë dhe shqiptarët, ata nuk morën masat e nevojshme për organizimin e një ushtrie të rregullt.

Pjesëmarrja e tyre në luftë mbeti me çeta, pa një shtab drejtues e të mirë-organizuar. Në qoftë se do të ishte arritur një organizim i tillë, pas Konferencës së Mukjes, rreth nacionalizmit shqiptar mund të ishin rreshtuar më shumë forca se ato të Frontit. Ishte pikërisht ky organizim i mirëfilltë ushtarak, që bëri të rreshtoheshin në anën e Frontit Nacional-Çlirimtar, një numër i konsiderueshëm forcash njerëzore deri në pranverë të vitit 1944.

Në rreshtimin përkrah saj nga shtresat e ulta të popullsisë, ekonomikisht dobët, ndikoi ndjeshëm edhe propaganda e PKSH-së, “për vendosjen e barazisë e të drejtësisë” në të ardhmen, të cilën shumica e besuan. Pas Kongresit të Përmetit, ku PKSH-ja i forcoi ndjeshëm pozitat e saj politike, shtimi i radhëve, në pothuaj dyfishimin e tyre, ndodhi jo vetëm me vullnetarizëm, por edhe me mobilizim ushtarak. Kjo përfshiu edhe rajonet qendrore e veriore të vendit, ku sipas shifrave të deklaruara, Ushtria Nacional-Çlirimtare arriti në 70 mijë forca.

Duke u ndalur në vlerësimin e periudhës së Luftës 1939-1944, fillimisht duhet thënë se, të mohosh luftën e partizanëve kundër pushtuesve nazifashistë, do të ishte një qëndrim i njëanshëm dhe i padrejtë. Lufta Nacional-Çlirimtare, jo vetëm nuk mund të mohohet, por duhet vlerësuar si luftë çlirimtare e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Ndërkohë, kjo nuk duhet fryrë, e mbivlerësuar. Pra, jo mbivlerësuar, sepse mbivlerat nuk përbëjnë vlerë. Ndërkohë, është fakt historik, se ushtria partizane drejtohej nga një forcë politike radikale, me prirje terroriste e me synim kryesor marrjen e pushtetit e vendosjen e komunizmit në Shqipëri.

Kjo ka bërë që Lufta e Frontit Nacional-Çlirimtar, të shoqërohej edhe me akte terrori e dhune, të cilat ia humbin lavdinë, por kurrsesi nuk humbet sakrifica e partizanëve të thjeshtë dhe gjaku i dëshmorëve të rënë. Ata përbëjnë përmendoren e kombit. Në vitet e komunizmit janë përmendur e “dokumentuar” shifra të pavërteta. Kështu, është thënë se janë vrarë në Shqipëri nga forcat partizane 20 mijë gjermanë, ndërkohë që tashmë janë marrë të dhëna të sakta për këtë, ku rezultojnë të jenë vrarë gjithsej 2.400 gjermanë, mes të cilëve ka edhe mjaft të vetëvrarë.

Enver Hoxha në Kongresin I-rë të PKSH-së, deklaron se gjatë luftës janë vrarë nga forcat partizane 26.594 armiq, u plagosën 21.245, e u zunë rob 20.800, pra sipas tij u nxorën jashtë luftimit afërsisht 68 mijë forca armike. Kanë hyrë në Shqipëri sipas tyre 700 mijë forca pushtuese, ndërkohë që për këtë ka të dhëna të sakta e të evidentuara nga dokumentet italiane e gjermane. Realisht kanë hyrë gjithsej 20 mijë forca italiane, 36.500 forca gjermane, pra, gjithsej rreth 56 mijë. E si mund të jenë nxjerrë jashtë luftimit 68 mijë forca, d.m.th. më shumë se sa numri total i forcave armike.

Është deklaruar dhe e kemi dëgjuar në mijëra raste, se gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ranë 28 mijë dëshmorë, shifër kjo shumë larg reales, mbasi i bie të jenë vrarë në luftë 40% e ushtrisë partizane, nga 70 mijë, që ajo arrin në përfundim të luftës. Numri i të rënëve në luftë mendohet të jetë rreth 5-6 mijë. E themi shifrën e fundit të përafërt, sepse ende nuk ka evidentim të saktë.

Dëshmorë të atdheut janë shpallur me vendim të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së e të Qeverisë së shtetit komunist, edhe shumë të rënë në luftë kundër grupeve të armatosura antikomuniste në vitet e para pas çlirimit. Është për të ardhur keq, se propaganda e viteve të komunizmit, e ka fryrë dhe keqpërdorur periudhën e Luftës Nacional-Çlirimtare. Nuk mund të mburresh aq shumë për luftën kundër forcave gjermane, mbasi fakti është se, afro 34 mijë forca të tyre, dolën nga Shqipëria pa u cënuar, ndërsa vetëm 2.400 u vranë.

Një vlerësim real dhe shumë domethënës për këtë periudhë jep Ismail Kadare, i cili thotë: “Ndonëse ndihmesa e Shqipërisë në përplasjet botërore ka qenë modeste, pjesëmarrja ka qenë në nderin e saj”. Shpejt a vonë kjo periudhë do të marrë vëmendjen e duhur nga historiografia shqiptare. Lufta Nacional-Çlirimtare ka patur edhe problematika të rënda.

Janë zhvilluar sulme edhe beteja të panevojshme, në zona me rrezikshmëri e me pasoja tragjike për popullsinë civile. Ka patur polemika mes Ballit Kombëtar e Frontit Nacional-Çlirimtar, që të mos sulmohej në zonat e populluara, për të bërë të mundur mbrojtjen e vendbanimeve e të popullsisë. Për këtë gjë flet rasti i Borovës në zonën e Kolonjës.

Masakra e Borovës u krye nga trupat e Divizionit Alpin të Wehrmacht-it, më 6 korrik 1943, para pushtimit gjerman në Shqipëri. Ajo ishte një forcë ushtarake që vinte nga Fronti i Lindjes duke patur për destinacion Janinën. Në pamundësi për të ndjekur itinerarin e parashikuar, mbasi segmenti Kallabakë-Janinë ishte dëmtuar e urat qenë hedhur në erë nga partizanët grekë, u vendos që divizioni të kalonte nëpër Shqipëri.

Kështu do të kalohej në drejtimin Follorinë – Bilisht, Korçë-Ersekë, Leskovik-Janinë. Kur mbërritën në Borovë, drejtuesit e autokolonës gjermane ndaluan dhe biseduan me drejtuesit e fshatit, nëse mund të kishte ndonjë rrezik rruga.

Këta të fundit i siguruan se mund të kalonin, mbasi nuk kishte rrezik të sulmoheshin. Gjatë marshimit, rreth 10-15 km. larg nga Borova, në fshatin Barmash, ata sulmohen nga një pritë partizane. Duke e konsideruar si prerje në besë, autokolona ndalet dhe kryen masakrën në Borovë. Nga dëshmitë e vendasve që mundën të shpëtonin, thuhet se jo të gjithë ushtarët gjermanë morën pjesë në reprezalje.

Pati prej tyre, që në kundërshtim me urdhrin e dhënë, e ndihmuan popullsinë civile të largohej. Pra, fakti është se shkas për djegien dhe masakrën e Borovës, u bënë drejtuesit e njësitit partizan. Sulmi i kryer kundër një divizioni gjerman, i cili ishte i pajisur me mjete të fuqishme e të motorizuara, ishte i gabuar, aq më tepër në një zonë të banuar. Forcat partizane pas sulmit ikën nga sytë këmbët e, nuk mbrojtën popullin e pafajshëm të Borovës.

Shpesh është përmendur edhe Masakra e 4 shkurtit në Tiranë, ku u vranë sipas shifrës së dhënë 84 veta, shumica e të cilëve qytetarë të pafajshëm. Ajo vërtet ishte një masakër e rëndë, e pajustifikueshme, e kryer me gjakftohtësi, gjatë natës, në të gdhirë të 4 shkurtit 1944. Është thënë se masakra u krye nga Xhaferr Deva e qeveria kuislinge, në bashkëpunim me gjermanët. Nga dokumentet e studiuara në kohën e sotme, rezulton se në këtë masakër nuk patën lidhje gjermanët, ata nuk u përzien me të.

Ajo qe një hakmarrje personale e Xhaferr Devës. Po çfarë u bë shkas për një akt të tillë terrori, të dënueshëm e të pafalshëm?

Njësitet guerile komuniste kishin kryer shumë atentate ndaj drejtuesve nacionalistë, pjesëtarë ose jo të Regjencës. Me urdhër të Dushan Mugoshës, janë vrarë nga njësitet guerile komuniste mjaft kosovarë, që vinin në Tiranë të takonin të afërmit e tyre, pranë qeverisë së Rexhep Mitrovicës.

Pranë qeverisë ishte një regjiment ushtarak kosovar me komandant Bajazit Boletinin, djalin e Isa Boletinit. Regjimenti kosovar prej 400 vetash ishte njësi mbrojtëse e Qeverisë. Në vazhdën e atentateve, në datën 3 shkurt organizohet atentat ndaj Xhaferr Devës, e Kadri Cakranit.

Ky i fundit ishte Komandant i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar për Shqipërinë e Jugut. Në këtë atentat vritet nipi i Xhaferr Devës, adoleshent 13 vjeçar dhe xhaxhai i Kadri Cakranit. Ky aksion, me synim vrasjen e Xhaferr Devës dhe Kadri Cakranit, u bë shkas për kryerjen e masakrës së 4 shkurtit.

Kjo ngjarje e rëndë çoi në konfliktin mes Xhaferr Devës e kryetarit të Regjencës, Mehdi Frashërit, e cila përfundoi me largimin e Xhaferr Devës, si dhe të Regjimentit “Kosova”. Mehdi Frashëri thërret Xhelal Staraveckën dhe e emëron Komandant të xhandarmërisë pranë Qeverisë së Rexhep Mitrovicës, duke eliminuar kështu regjimentin nga “Kosova”.

Xhelal Staravecka kishte braktisur Frontin Nacional-Çlirimtar, duke mbetur i zhgënjyer nga veprimet terroriste të Brigadës I-rë, të nxitura nga Dushan Mugosha. Në prononcimet e tij në shtyp pas çlirimit të vendit, nga Amerika, Xhelal Staravecka denoncon mizoritë e terrorin e ushtruar nga Brigada I-rë ndaj popullsisë civile, si dhe ndaj atyre që mendoheshin si kundërshtarë të Frontit Nacional-Çlirimtar.

Përçarja që mbillnin të dërguarit e Titos pranë PKSH-së midis Shqipërisë e Kosovës, ishte e pranishme dhe evidente gjatë gjithë periudhës së luftës. Ajo ishte pjesë e strategjisë së Partisë Komuniste Jugosllave për ri aneksimin e Kosovës pas lufte. Janë me dhjetëra kosovarë të vrarë në Tiranë e Shkodër nga njësitet guerile, mes të cilëve edhe Adem Boletini, djali i Isa Boletinit.

Autori i vrasjes, Petro Bullatoviç, i quajtur Petro Bullati, me përkatësi nga minoriteti sllav i Shkodrës, ishte kunati i Vasil Shantos, e që pas çlirimit u bë Shef i Sigurimit për Shkodrën. Më vonë cilësohet si bashkëpunëtor me Koçi Xoxen dhe eliminohet, mbasi mbante me vete shumë sekrete të veprimeve terroriste, të kryera në këtë qytet, me urdhër të PKSH-së. / Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Aty mes mureve të lagështa e prangave të ftohta, kujtoja kolonel Sali Danin, Marko Laçka, Galip Sojlin, Ramazan Domin, pasi ata...”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

Next Post

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale ...”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          
Dossier

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          

September 26, 2025
“S’kish tallje më të kobshme, kur shihje policët e spiunët, t’iu hidhnin në surrat burrave pleq me një barrë mustaqe, morrat me qeska, t’i zhvishnin lakuriq dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
Dossier

“Aty mes mureve të lagështa e prangave të ftohta, kujtoja kolonel Sali Danin, Marko Laçka, Galip Sojlin, Ramazan Domin, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

September 25, 2025
“Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe Rexhep Mitrovica, u vunë në krye të Qeverisë së Regjencës, vetëm pasi kreu i legatës gjermane në Tiranë, iu tha se…”/ Ana e panjohur e “kolaboracionistëve”!
Dossier

“Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe Rexhep Mitrovica, u vunë në krye të Qeverisë së Regjencës, vetëm pasi kreu i legatës gjermane në Tiranë, iu tha se…”/ Ana e panjohur e “kolaboracionistëve”!

September 25, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Përplasjet e kolonel Sali Danit me UDB-në, s’ishin thjesht aksione profesionale, por, si M. Laçka dhe G. Sojli, ai…”/ Ana e panjohur e zbuluesëve shqiptarë, sipas studiuesit të shërbimeve sekrete

September 25, 2025
“Mbeta si i ngrirë, kur Josifi, me të cilën ndaja qelinë në hetuesinë e Korçës, më besoi diçka, që nuk mund ta imagjinoja…! E kishin sjellë nga Spaçi, për…”!/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
Dossier

“Nga krushku i Enverit, fotografi i tij personal që nga lufta, djali i Koci Xoxes dhe…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit, me ngjarjen që tronditi Tiranën; emrat e 15 të arrestuarve më 18 tetor ’75?!

September 23, 2025
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 24, 2025
Next Post
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale ...”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme