• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Njeriu që kaloi katër dekada në burgje dhe internime, me gjithë familjen e tij, është dëshmi e gjallë e krimeve të atij sistemi, që ai i pasqyron…”/ Refleksionet e e gazetarit të njohur të “Zëri i Amerikës”

Lekë Pervizi i flet botës anglisht, për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës
“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”
“Në Napoli na priti vetë Duçja, i cili pasi shprehu falenderimin për vendet tona, na…”/ Kujtimet e panjohura të oficerit shqiptar që vëzhgoi luftën e Abisinisë
“Gjoka kishte dy ditë që kishte vdek nga sëmundjet dhe uria, por gratë mirditore e mbajtën të mshehun, pa i tregu komandës, me përfitu racionin…”/ Dëshmitë tronditëse për kampin e Tepelenës
“Si e gjeta në bibliotekat e Romës librin e Dhimitër Frangut për Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun, dhe…”/ Dëshmia e rrallë nga Brukseli e ish-të përndjekurit politik

Nga Frank Shkreli

– Lekë Pervizi, ish-i përndjekur politik i regjimit diktatorial enverist, ikonë e qëndresës  antikomuniste-

Memorie.al / Në kuadër të 30-vjetorit të botimit të revistës, “Kuq e Zi” – me botues Lek Pervizin, piktori i kampeve të vdekjes të regjimit barbar të Enver Hoxhës, ish- i dënuar nga regjimi barbar komunist për 4-dekada, autor librash shqip të përkthyer në gjuhë të huaja, përfshiri anglishten, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, autor skicash të cilat dëshmojnë sot dhe përgjithmonë, tragjeditë e ndodhura në kampin e Tepelenës. Ato janë një pasqyrim-dëshmi e barbarizmave të panumërta të ndodhura në burgjet dhe kampet e përqendrimit komunist, anë e mbanë Shqipërisë — dëshmitar i të cilave është vet Lek Pervizi, sot në moshën 94-vjeçare.  

“I mbijetuar, mrekullisht, falë-nderës Zotit të Madh”, siç shprehet ai vet.  Edhe në këtë moshë të avancuar, Lek Pervizi nuk pushon së dokumentuari, me fjalë dhe me vepra, tragjedinë shqiptare prej pothuaj gjysëm shekulli, të shkaktuar nga regjimi komunist. Dëshmi të gjalla, nga ky intelektual dhe patriot i pashoq shqiptar, një ikonë e vërtetë, i palodhur dhe guximtar i qëndresës anti-komuniste në Shqipëri dhe më gjerë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

I ndërgjegjshëm ndaj fjalës së vjetër ndër shqiptarë, “Burri i mirë me shokë shumë shokë”, Lek Pervizi është mirënjohës ndaj të gjithë atyre, zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë, që e kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme, gjatë viteve pas lirimit të tij nga burgjet e regjimit komunist, pas shembjes së Murit të Berlinit, në plotësimin e misionit të tij, për të zbuluar dhe për të dokumentuar të vërtetën mbi krimet e komunizmit në Shqipëri.

Atë të Vërtetë që pasqyron përjetimet dhe kujtimet Lekës, të situatave vetjake gjatë internimit por, njëkohësisht, edhe të  familjarëve dhe bashkëvuajtësve me të cilët ka ndarë dënimet dhe vuajtjet në internim në Tepelenë dhe në disa prej kampeve më famëkeq të Shqipërisë komuniste.

Në ceremoninë që është mbajtur në përkujtim të 23 Gushtit, 2023, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Leka mori pjesë në distance, ndërsa u dërgoi përshëndetje nga Brukseli të gjithë pjesëmarrësve në ish-kampin e Tepelenës: “Nga largësia tokësore dhe e moshës, sepse gjendem në Belgjikë, sot 94 vjeç, i mbijetuari mrekullisht.

Prej Zotit tonë të madh, (i qofshim falë), kam pasur frymëzimin dhe shtytjen për vizatimet e atij kampi e të tjerë që bënë të njohur kampin e Tepelenës, botërisht”, është shprehur Z. Pervizi, duke kujtuar viktimat e komunizmit, në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.

Me atë rast, në pamundësinë e tij për të marrë pjesë fizikisht në atë përkujtim, Lek Pervizi nuk mund të mos ishte I pranishëm atje.  Ai u dërgoi të pranishmëve në ish-kampin e Tepelenës  një mesazh të rastit, duke falënderuar protagonistët kryesorë, vendas dhe ndërkombëtarë, sidomos Ambasadën Gjermane për mbështetjen që i kanë dhënë atij ndër vite, për të mundësuar dokumentimin e krimeve komuniste dhe për ekspozimin e tyre shqiptarëve dhe botës mbarë:

“Më bie si detyrë që të falenderoj posaçërisht Fondacionin Konrad Adenhauer e ambasadën gjermane, që mbështetën punën për njohjen e Kampit të Tepelenës, me botimet e vizatimet tona, ekspozimin e tyre dhe konferencën një ditore. Ky akt i hapi rrugën njohjes së kampit nga autoritetet qeveritare dhe të caktimit të Autoritetit me kryetare Gentiana Sula dhe ekipin e saj, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991), për drejtimin e punës në funksion të zbardhjes së historisë së Kampit të Tepelenës”, është shprehur z. Pervizi në mesazhin e tij dërguar pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore në Tepelenë, Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare më 23 gusht.

Unë jam munduar të pasqyroj në mënyrën më modeste të mundur veprimtarinë e Z. Pervizi, me disa artikuj mbi botimet, shkrimet, skicat, portretet e viktimave të komunizmit, dëshmi të gjalla të krimeve të komunizmit kundër shqiptarëve, kundërshtarë të regjimi, të treguara dhe të dokumentuara prej Lek Pervizit, me qëllim; “për ta bërë të njohur kampin e Tepelenës”, dhe krimet barbare të kryera atje nga regjimi enverist.

Skicat dhe veprat që Leka ka botuar në shqip dhe përkthyer në gjuhë të huaja, si pesë veprat e përkthyera në anglisht kohët e fundit, mbi krimet e regjimit komunist në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës, janë dokumentarë që zbulojnë të vërtetën me të cilat Lek Pervizi, përshkruan në hollësi jetën dhe vuajtjet e mijëra shqiptarëve nën regjimin komunist, sidomos në kampin e Tepelenës, por jo vetëm.

I jashtëzakonshëm është fakti se; Leka edhe sot në moshën 94-vjeçare, vazhdon të jetë tejet i angazhuar në atë që, mbi të gjitha, siç duket është misioni dhe objektivi kryesor i jetës së tij: zbulimi dhe publikimi i të vërtetës mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, gjë që ai gjithnjë tregon, edhe në këtë moshë të shkuar, dëshirën për të treguar të vërtetën, guximin dhe qëndresën e tij të pamposhtur, ndaj së keqes komuniste, por dhe frymën ngadhënjimtare ndaj të keqes së atij regjimi, ndërsa më në fund shpreh edhe mirënjohjen e tij, ndaj të gjithë atyre që e mbështetën, gjatë viteve, në këtë mision humanitar, por edhe atdhetar.

  1. Pervizi, vazhdon të përmbush obligimet, njerëzore dhe patriotike, që i ka venë vetes në këtë mision të shenjtë të jetës së tij, për të treguar të vërtetën mbi krimet e diktaturës, duke qenë aktiv, përveç të tjerave, edhe me botimin e vazhdueshëm për 30-vjet tani, të revistës “Kuq e Zi”, 30-vjetori i të cilës, shënohet në tetor, 2023.

Pas lirimit nga internimi, me 10 nëntor 1990, Lek Pervizi është larguar nga Shqipëria, duke u vendosur në Bruksel të Belgjikës, ku përveç aktiviteteve të shumta letrare dhe artistike, vendosi të themelonte në tetor të vitit 1993, revistën “Kuq e Zi”, në të cilën, për tre dekada tani, vazhdon të botojë kujtimet e tija, në prozë e poezi, vizatime dhe shënime të tjera nga periudha fatzezë e internimit, si dhe shkrime të autorëve tjerë, mbi krimet e komunizmit dhe për historinë e Shqipërisë.

Edhe sot pas 3 dekadash, ç’prej themelimit të saj, më duket sikur revista “Kuq e Zi”, vazhdon të jetë pasurohet për nga përmbajtja dhe për nga trajta, një shërbim i dobishëm që Lek Pervizi i bën lexuesit shqiptar, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, me artikuj, skica dhe fotografi historike me vlera dokumentare.

Natyrisht se në faqet e revistës “Kuq e Zi”, shtjellohen subjekte mbi komunizmin, dokumentohen krimet e regjimit dhe vuajtjet e papërshkrueshme të ish-të përndjekurve të regjimit komunist, por ama nuk mungojnë as shkrime dhe tema të tjera interesante për lexuesin, nga autorë të ndryshëm.

Në këtë 30-vjetor të themelimit të revistës “Kuq e Zi”, përshëndetjet e mia më të sinqerta, mikut tim Lek Pervizit dhe bashkëpunëtorëve të tij, për këtë veprimtari frytdhënëse, duke iu uruar punë të mbarë edhe për dekada të tjera, në këtë ndërmarrje të nisur 30-vjet më parë, me të vetmin qëllim që në vazhdimësi t’i jepet të vërtetës historike, një drejtim kah drita, si një detyrim njerëzor dhe atdhetar, duke e shikuar realitetin historik dhe aktual ndër sy! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi mbarova kursin për ndërlidhje në Jugosllavi, Kadri Hazbiu më tha se do të dërgojmë jashtë, me misionin sekret, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e agjentit të famshëm të Sigurimit

Next Post

Kalendari Historik 15 Shtator 2023

Artikuj të ngjashëm

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit
Personazh

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit

November 23, 2025
“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit
Personazh

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

November 23, 2025
“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Personazh

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 23, 2025
“Nasuf Beg Dizdari, në revistën ‘Albania’ të Konicës me 15 korrik 1898, shkruan se; Molla Ahmet Bushati, ishte mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen ‘Dërgut’ dhe…”/ Historia e panjohur e klerikut të Shkodrës
Personazh

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

November 20, 2025
“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit
Personazh

“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit

November 20, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Kur Abaz Kupit i treguan, se djali i bajraktarit të Tropojës, komunist në batalionin ‘Perlat Rexhepi’, e preu në besë Patër Lek Lulin, i dërgoi fjalë Sali Manit…”/ Historia e panjohur e vrasjes së klerikut të famshëm

November 16, 2025
Next Post
Kalendari Historik  01Shtator 2023

Kalendari Historik 15 Shtator 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme