• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

Nga Luan Shtëpani  

Memorie.al / Plot 78 vite me parë, në maj 1947 arrestohen deputetët, bashkë me ta dhe një grup intelektualësh dhe pronarësh. Ndërsa më 5 shtator 1947 në ish -Kinema “17 nëntori” në Tiranë  u zhvillua “Gjyqi i deputetëve”. Po në ish- Kinema “17 nëntori”, vetëm disa muaj nga “Gjyqi i deputetëve”, do të bëhej një gjyq tjetër. Për gjyqet është shkruar dhe komentuar gjatë, pavarësisht këndvështrimeve. Për hir të transparencës dhe të vërtetës së dokumentuar, me ose pa dashje, janë anashkaluar shumë personalitete, të cilët megjithëse të pafajshëm vuajtën në burgje, që në orët e para të lirisë.

Kështu ka ndodhur dhe me Ali Shtëpanin. Më 16 maj 1947, Ali Shtëpani do të arrestohej në mënyrë të beftë dhe të bujshme. Akuza për të do të ishte shumë e rëndë. Prokuroria Ushtarake e Garnizonit të Tiranës, e akuzonte se; “në pozicionin e zv/Kryetarit të Komitetit Qarkor të deputetëve tradhtarë për Tiranën, ka punuar në rrethin e tij kundra pushtetit popullor. Ka qenë në lidhje me kriminelët e luftës të arratisur, të cilëve ju ka dhënë dhe ndihma në të holla nga ana e Komitetit”.  Kjo akuzë siç do të rezultonte më pas ishte e pavërtetë, dhe dashakeqe. Më 18 shkurt 1948, në orën 11.30 paradite, Aliu do të merrej në pyetje për një orë nga hetuesi. Pyetjeve provokuese, do t’i përgjigjet saktë dhe prerë, duke treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Pyetjet e hetuesit për Ali Shtëpanin

Gjithashtu mund të lexoni

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri

Pyetje: Ke qenë ndonjëherë te Shefqet Beja (shtëpi)?

Përgjigje: Po kam qenë njëherë, kur i ka vdekur nëna.

Pyetje: Me cilët ke qenë dhe ç’keni biseduar?

Përgjigje: Nuk di se me cilët kam qenë dhe biseduar nuk kemi, vetëm e kemi ngushëlluar.

Pyetje: Irafan Majuni ka qenë ndonjëherë tek shtëpia jote?

Përgjigje: Po ka qenë më 1945 dhe më kërkoi një zgju bletësh, po i thashë se nuk vjen në kalë, nga Shëngjergji e këtu.

Pyetje: Më përpara, ke pas biseduar me Irfanin?

Përgjigje: Po kur kemi shkuar në Berat, kur na thirri qeveria kam shkuar me të.

Pyetje: Selaudin Toton e njeh dhe ç’keni biseduar?

Përgjigje: Po e njoh mirë. Ka qenë në Front, shkoja atje megjithëse isha i pushuar. Njëherë i kam qenë në shtëpi për ta ngushëlluar kur i vdiq kushëriri në Prishtinë.

Pyetje: Ç’keni biseduar me Selaudin Toton dhe Kostë Boshnjakun, në Rrugën “28 nëntori”?

Përgjigje: Jam takuar me ta në udhë, jemi futur në një ëmbëltore, kemi qëndruar nja 10 minuta dhe kemi biseduar për çështjen e armëve, të cilat thanë se është mirë me i dorëzuar, sepse kush ka nevojë, u a jep Qeveria. Këtë bisedë kemi bërë në fund të 1946, ose prill i 1947.

Pyetje: Me Kostë Boshnjakun, sa herë jeni takuar më përpara dhe ç’keni biseduar?

Përgjigje: E kam takuar shpeshherë, vinte për festa tek unë dhe unë i shkoja, kemi biseduar vetëm për çështje familjare.

Pyetje: Po me Ramazan Tabakun, çfarë marrëdhëniesh ke patur?

Përgjigje: Atij i kam shkuar në Durrës më 1945, kur hapi mortjen e djalit. Kam qenë për ta ngushëlluar, tjetër gjë nuk kam pasë.

Pyetje: Kol Kuqalin ku e njeh dhe ç’lidhje ke patur me të?

Përgjigje: E kam parë kur ishte deputet, kur shkoja aty, gjë me të nuk kam biseduar.

Pyetje: Ç’keni biseduar me të naltpërmendurit, kundra pushtetit?

Përgjigje: Nuk kam folë, se ata nuk më kanë folë kurrë…..!

Pyetje: Të ka folur Shefqeti kundër pushtetit?

Përgjigje: Jo kurrë……..!

23 marsi i 1948-ës për Ali Shtëpanin dhe të pandehurit e tjerë, do të ishte dita e gjyqit. Gjykata në akt-akuzën e saj do të shprehej se; të pandehurit qysh në çlirimin e Shqipërisë, kanë filluar aktivitetin e tyre kundra pushtetit popullor. Kanë axhitur dhe propaganduar kundra pushtetit popullor, duke qenë në lidhje qysh në fillim me Shefqet Bejën etj. Në fillim janë munduar të sabotojnë zgjedhjet e 2 dhjetorit. Në korrik të vitit 1945, kanë formuar Komitetin Qarkor për Tiranën, ku Shefqet Beja u ka dhënë direktivat e Komitetit Qendror të organizatës tradhtare të deputetëve”. Më tej thuhet, se; “ata e ndanë punën sipas kapaciteteve të tyre dhe sektorët e punës për secilin”. Sipas gjykatës, Aliu do të punonte me fshatarët dhe me kriminelët e arratisur.

“Puna e parë e të pandehurve ishte të sabotonin zgjedhjet e 2 dhjetorit, të krijonin shanse dhe incidente për të treguar në botën e jashtme se nuk ishin të lira zgjedhjet dhe të bëhej e mundshme ndërhyrja e të huajve e reaksionit anglo-amerikan, me qëllim që të përmbysnin pushtetin popullor me anën e forcës dhe të merrnin frenat e shtetit në dorë. Më 1946, të pandehurit në mbledhjen e tyre vendosën për të bërë kryengritje lokale me anë të bandave kriminale, për të gjetur pretekst reaksioni anglo-amerikan të ndërhynte dhe të ndryshonin situatën. Të pandehurit kanë patur dijeni të plotë mbi lëvizjen e 9 shtatorit që u bë në Shkodër, e cila ishte shpresa mbështetëse për reaksionin e brendshëm dhe për ndërhyrje të anglo- amerikanëve. Me arrestimin e Shefqet Bejës, lidhje me Komitetin Qendror me anë të Kostë Boshnjakut”.

Ali Shtëpani (gjithnjë sipas trupit gjykues), tregon se kishte rënë në lidhje me kriminelët e arratisur, kishte biseduar me fshatarë kulakë dhe se kishte marrë 5000 Fr. nga ana e Komitetit Qendror dhe ja kishte dorëzuar Osman Memës. Në gjyq Aliu do të shprehej se akuzat ndaj tij, ishin të pavërteta dhe se ai nuk kishte patur lidhje me asnjë person. I bindur në pafajësi, ai do të deklaronte para trupit gjykues se po të dalë ndonjëri që të thotë të kundërtën, do ta pranonte akuzën që i bëhej. E megjithatë, situata do të rëndohej dhe më shumë për Aliun i cili do të përballej në gjyq me dëshmitarin e instruktuar mirë, që ta bënin të besueshme se ai kishte qenë aktiv për të përmbysur pushtetin popullor.

Dëshmitari do të deklaronte se Ali Shtëpani kishte qenë pjesëmarrës në një mbledhje në shtëpinë e Shefqet Bejës dhe se ishin bërë mbledhje në shtëpinë e tij në “Rrugën e Elbasanit”, duke treguar se ishte në anën e majtë, pa e përcaktuar ekzaktësisht, me justifikimin se ishte natën, gjë që tregon se deklarimet ishin jo të vërteta, pra të imponuara nga të tjerët. I ndodhur përballë këtyre akuzave pa baza, Aliu i qetë do të pohonte se shtëpinë, e kishte vërtetë në “Rrugën e Elbasanit”, por që nuk ishte e vërtetë, se aty ishin bërë mbledhje.

Dëshmitë do të binin shumë shpejt poshtë, për faktin se të pandehur të tjerë do deklaronin, se nuk kishin marrë pjesë në asnjë mbledhje në shtëpinë e Aliut, ku kishte dhe nga ata që pohuan se as që e kishin idenë, se ku e kishte shtëpinë. Ndërsa për mbledhje në shtëpinë e Shefqet Bejës, Aliu do të pohonte se i kishte shkuar vetëm një herë në shtëpi për vizitë, kur i kishte vdekur nëna. Teksa hulumton në atë që është shkruajtur dhe nga dëshmitë e të pandehurve të tjerë, bindesh që në fillim se edhe dënimet do të ishin të rënda.

Vendimi i Gjykatës Ushtarake

Gjykata Ushtarake e Tiranës, në bazë të nenit 3, paragrafi 6,8,10 dhe nenit 15 të ligjeve 372 e 373, dt. 12.XII.1946, akti i gjykimit nr. 212 dt. 30 mars 1948, vendosi qe të dënojë me 10 vjet heqje lirie Ali Shtëpanin, kurse për 4 persona, u dhanë dënime me vdekje, të tjerët me 20 dhe 15 vjet. Për të gjithë të dënuarit, humbje të të drejtës civile dhe politike për 5 vjet, konfiskimin e pasurisë së tyre të luajtshme dhe të paluajtshme.

Me vdekje, pushkatim, të shtetasve: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.

Me 20 vjet burgim: Vasil Xhaji.

Me 15 vjet burgim: Kadri Kërçiku, Baltazar Benusi.

Me 10 vjet burgim: Ali Shtëpani, Enver Topulli, Gjergj Ashta, Adem Xhepa, Kel Koçobashi.

Aliu do të tregonte se në kohën ku po largohej trupi gjykues në ballafaqimin me dëshmitarin (dhe ai i arrestuar), do të merrte vesh të vërtetën, por jo organizatorin, megjithëse diçka kishte kuptuar.

“Përse më akuzoni, me ty nuk jam njohur asnjëherë. T’i nuk ishe në gjendje t’i përgjigjeshe pyetjeve të mija, se ku ishte shtëpia dhe dhoma që u bë mbledhja, dritaret e saj etj”- i thashë dëshmitarit. Ai u prek nga afrimi im, mori në duart që i dridheshin një cigare, dhe iu drejtua të burgosurve: dëgjoni, këtij burri i kam hyrë në hak, por duhet ta dini, unë zbatova porosinë. Unë nuk mund të veproja ndryshe, etj”. Po qe kështu- unë të kam falur, i kishte thënë Aliu, i cili do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë, për ta parë vendimin absurd të Gjykatës Ushtarake të Tiranës. Kërkon lehtësim të dënimit, për shkak të moshës së tij të thyer, duke treguar njëkohësisht, se nuk kishte punuar në asnjë rast dhe për asnjë rrethanë kundër pushtetit popullor.

Vendimi i Gjykatës së Lartë Ushtarake

Gjykata e Lartë Ushtarake, mori në shqyrtim akt- gjykimin e gjykatës së Tiranës. Sipas dokumentit, për të dënuarit me vdekje, u dha vendimi për privim lirie përjetë, ndërsa për të tjerët ulje, mes tyre dhe për Aliun, me 5 vjet. U dha dhe pafajësi për të dënuarit, po ashtu u ndryshua dhe masa për konfiskimin e pasurisë.

Me burgim të përjetshëm: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.

Me 7 vjet burgim: Baltazar Benusi

Me 5 vjet burgim: Ali Shtëpani

Me 2 vjet burgim: Kadri Kërçiku

Me paraburgimin e kryer: Vasil Xhaji, Adem Xhepa, Enver Topulli

Pafajësi: Gjergj Ashta, Kel Koçobashi

Mbetej në fuqi vetëm konfiskimi i pasurisë i të dënuarve me burgim të përjetshëm. Ky vendim mban datën 21 prill 1948. Për ketë vendim, njoftohet dhe Drejtoria e Burgut, “Armiqtë e Popullit”

Kush ishte Ali Shtëpani?

Ali Shtëpani, një figurë e nderuar në Tiranë dhe më gjerë, së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, do të ishin protagonistë të shumë ngjarje të mëdha për vendin. Familja Shtëpani do të kontribuonte në kryengritjen e madhe kundër pushtuesve turq, për të vazhduar më pas me fillesat e shkollës së parë shqipe në rrethin e Tiranës, në këtë familje. Besnike ndaj qeverisë së Vlorës dhe përkrahëse e Qeverisë së Lushnjes. Mbështetëse e fuqishme e Nolit dhe rezistencë ndaj Mbretërisë, e cila i kushtoi shtrenjtë. Liria për Shtëpanët do të ishte një kushtrim për të luftuar pushtuesit e huaj. Në shtëpinë e madhe të Shtëpanëve, në Shëngjergj të Tiranës, ka qëndruar me ditë e netë të tëra Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Ali Shtëpani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar i zgjedhur nga Kongresi i Përmetit, udhëhoqi gjithë njerëzit e familjes për liri. Në atë kohë britanikët e shquajnë familjen Shtëpani, ndër familjet më të rëndësishme të Shqipërisë së Mesme. Ish-pjesëtari i misionit anglez në Shqipëri, David Smajli, shkruan : “… Janë tre familje, moskutjere të lirisë që përbëjnë një trekëndësh të madh të shpirtit antifashist e liridashës shqiptar: E këto janë familja Peza, familja Xhani nga Luzi i Madh i Kavajës, por që morën me të drejtë mbiemrin Martaneshi, dhe familja Shtëpani, nga Shëngjergji…”!

Çlirimi i vendit do të pritej me entuziazëm nga familja Shtëpani. Por, jo gjithçka do të shkonte sipas parashikimeve, sepse njerëz me pozitë të pamerituar, kërkonin me çdo kusht që Ali Shtëpani, të gjendej prapa hekurave të burgut, edhe pse s’kishte bërë asgjë, sepse vetëm kështu familja e tij do të ulte kokën, pavarësisht se nuk kishte demonstruar kokë lartësi për atë që bënë gjatë Luftës.

Ja raporti i CIA për Ali Shtëpanin

Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA-s, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur më 1947-ën nē Shqipēri. Për Ali Shtëpanin, ndërmjet të tjerave thuhej: “Ali Shtepani, i lindur në Shëngjergj. Ashtu si Ali Aga edhe ky kishte influencë në Çermenikë, Elbasan e përgjithësisht në Shqipërinë e Mesme. Fisi i tij i madh e i fortë, ka qenë mbështetje kryesore e komunistëve në Shqipërinë e Mesme, ku elementi bajraktar ishte kundër komunistëve. Gjatë Luftës, kishte qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacional-Çlirimtar. Në vitin 1947, u dënua me burgim…”!

Pas daljes nga burgu, i bindur në pafajësinë e tij Aliu nuk do të dorëzohej. Tashmë në kushte dhe rrethana krejt të tjera, çështja do të rishikohej, ku përfundimisht ai do të merrte pafajësinë, megjithëse u burgos padrejtësisht dhe në moshë të thyer. Për kontributin e jashtëzakonshëm të Aliut dhe familjes në luftë për liri dhe pavarësi, është shkruar dhe komentuar gjatë. Në botimet e kohës (përfshi dhe ato të udhëheqjes), do të shkruhej me superlativa për patriotin Ali Shtëpani, i cili me kurajo, mençuri dhe zgjuarsi diti të përballojë sfidat e kohës. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t'iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t'Zotit, mos ma...”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

Next Post

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte...”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri
Personazh

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri

May 9, 2025
“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

May 8, 2025
Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të
Personazh

Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të

April 27, 2025
“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!

April 22, 2025
“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!
Personazh

“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!

April 21, 2025
Next Post
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte...”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!