• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, October 24, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të

“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte…”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën
Akuzat e Ramiz Alisë: “Natën që vrau veten Mehmeti, shoferi i Kadriut tha që; e mora nga zyra ministrin dhe me makinë e çova te Blloku, ku ai…”/ Mbledhja e Byrosë, 12 shtator ‘83
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dëshmia e emigrantit nga SHBA-ve: “Me Banushin u konfliktuam fizikisht afër klonit në Hanin e Hotit, pasi ai më…”/ Ngjarja e bujshme ku u arrestua ‘atentatori i Enver Hoxhës’ në ‘75-ën
“Ishte një moment i sikletshëm në Elbasan, kur nga grupi ynë filluan të këndojnë e të kërcejnë me ‘Tuca tuca’, të Raffaella Carrà-s, por një partiak…”/ Reportazhi i fotografit italian, në ’82-in

Nga DAVID BINDER

Memorie.al / Shqipëria shpalli sot një seri ligjesh, që mund të sjellin liberalizimin më të gjerë në shumicën e vendeve komuniste evropiane. Këto përfshijnë masat për lëvizjen e lirë jashtë kufijve dhe kthimin e së drejtës së ushtrimit të besimit. Shqipëria është i vetmi vend në botë, që ka të ndaluar ligjërisht të gjitha besimet fetare dhe ka mbyllur të gjitha objektet e kultit. Në këta katër muajt e fundit, udhëheqja shqiptare, ka shtrirë dorën e bashkëpunimit me Europën Perëndimore, SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik, për të nxjerrë veten nga periudha e gjatë e izolimit.

Ndërkohë, Shqipëria ka përmirësuar marrëdhëniet e saj në këto vitet e fundit me Gjermaninë Perëndimore, Francën, Italinë dhe vende të tjera të Perëndimit dhe ka filluar në këto katër javët e fundit, të konsiderojë rifillimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik.

Vizita e liderit të OKB-së

Kohët e fundit, Shqipëria jo vetëm ka propozuar marrëdhëniet me Komunitetin Europian, por edhe për të marrë pjesë në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE). Të premten, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Javier Perez de Cuellar, do të arrijë për një vizitë 24-orëshe në Shqipëri, e para e këtij lloji.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

Për herë të parë në këto dekada, janë ftuar gazetarë nga Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo jep shenjat e rigjallërimit të besimit, se Shqipëria është duke u përpjekur të luajë një rol aktiv, në komunitetin ndërkombëtar.

Shtesat ligjore të sistemeve penale dhe të drejtësisë, si dhe çështje të tjera, janë aprovuar unanimisht nga Asambleja Parlamentare të martën në mbrëmje dhe janë njoftuar sot nga Agjencia Telegrafike Shqiptare. Parlamentarët shqiptarë janë shprehur pro ligjeve, si asnjëherë tjetër, në votën e tyre.

E drejta për të udhëtuar

Për qytetarët e zakonshëm që kanë qenë ndaluar për të udhëtuar jashtë shtetit, që kur Shqipëria u përfshi nën sistemin komunist në fundin e vitit 1944, mesa duket, e drejta e udhëtimit, është më domethënësja e masave të ndërmarra.

Në një raport për Asamblenë, zëvendës-kryeministri Manush Myftiu, foli për një ligj, sipas të cilit, në bazë të kërkesës, çdo shtetas shqiptar, do të ketë të drejtë për të marrë një pasaportë dhe për të udhëtuar kudo. “Nuk është e qartë se kur rregullorja, do të ketë efekt”, – tha Myftiu.

Gjithashtu, Asambleja reduktoi numrin e krimeve kapitale dhe aprovoi një ligj, që arrin të heqë ndëshkimet penale për tentativat e arratisjes jashtë kufijve.

Qindra shqiptarë janë arratisur në këto katër dekadat e fundit, ndërsa një numër i madh personash janë vrarë, teksa përpiqeshin për t’u larguar jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë komuniste.

Zoti Myftiu, i cili është 71 vjeç, tha se; që tani e tutje “dezertimi”, që ishte një krim, nuk do të konsiderohet si “tradhti ndaj atdheut”.

Izolimi

Shqipëria për disa vjet ka qenë një shtet rebel, në botën komuniste. Fillimisht, ajo ishte një aleate e ngushtë e Bashkimit Sovjetik, që kur ndërpreu marrëdhëniet me fqinjin jugosllav në 1948-ën, kur Tito u shkëput me Stalinin.

Pas vdekjes së Stalinit, në vitin 1953, Shqipëria kundërshtoi tendencat liberalizuese, në Bashkimin Sovjetik. Ajo i ndërpreu marrëdhëniet me Moskën, në vitin 1961 dhe u lidh me Kinën, pas hendekut që u krijua mes Pekinit dhe Moskës.

Aleanca mes Shqipërisë dhe Kinës, u zbeh pas afrimit midis Uashingtonit dhe Pekinit në vitin 1972 dhe më tepër u shkatërruan, kur vdiq Mao Ce Duni në vitin 1976. Më vonë, për disa vjet, Shqipëria mbeti e izoluar thuajse komplet, nga e gjithë bota.

Stalini nderohet akoma

Regjimi i presidentit Ramiz Alia, akoma nuk kishte bërë të qartë, se si banorët e vendit 3.3-milionësh, do të arrinin të drejtat e tyre me ligjet e reja.

Që në vitin 1944, të drejtat e individëve kanë qenë diktuar nga strukturat e larta të centralizuara, të krijuara sipas modelit të Stalinit, statuja e të cilit, qëndronte përballë asaj të Leninit në bulevardin kryesor të këtij kryeqyteti.

Perëndimorët që jetojnë këtu, thonë se ata besojnë se zoti Alia, është duke zgjuar një fushatë liberalizimi kundër forcës së pushtetit, që do të kishte ndërtuar sistemi që në kohën e paraardhësit të tij, Enver Hoxhës.

Njëri prej tyre thotë se; “ka një luftë përçarëse që po vazhdon”. “Është hequr dënimi që parashikohej për propagandën fetare. Ai tha se; “çështja e besimit fetar, është një problem që i takon ndërgjegjes së çdo individi”.

Zoti Myftiu tha se Shqipëria, do të vazhdojë të mbështesë “propagandën ateiste”. Qëndrimi i tij nuk bën të qartë se si myslimanët, katolikët dhe ortodoksët, do të jenë në gjendje të rifillojnë ushtrimin e besimeve të tyre fetare.

Përpara ardhjes së sistemit komunist, Shqipëria kishte një popullsi me rreth 70% myslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë.

Ndryshimet në Kodin Penal

Në sesionin dyditor të tij, Kuvendi Popullor, ia kushtoi ndryshimeve në Kodin Penal. Ato përfshijnë një reduktim të ndëshkimit të personave të dënuar me vdekje, nga 34, në 11 vjet.

Krimet akoma do të ndëshkohen me vdekje, për veprat penale si për; “tradhti ndaj atdheut dhe spiunazh, aktivitete terroriste dhe sabotazhi, përvetësim të pronës socialiste në kushte të veçanta, grabitje të pronës socialiste dhe vrasje”.

Parlamenti vendosi gjithashtu që grave shqiptare, në shumicën e rasteve, nuk do t’u jepet dënimi kapital. Në kuadrin e reformave të drejtësisë, Parlamenti aprovoi urdhrin e Enver Halilit, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe ministër i Drejtësisë. Myftiu tha se; “ai është drejtuar në krijimin e një sistemi të ri gjyqësor dhe të përfaqësisë ligjore të mbrojtjes (avokaturën).

Ndonëse ndalimi i besimit, mesa duket është hequr, një udhëtar që bëri 100 milje, përmes një ekskursioni nga kufiri jugosllav në Hanin e Hotit, deri në kryeqytet, sot gjeti vetëm një objekt kulti, një xhami në qendër të Tiranës, e cila është kthyer në një muze.

Pamjet brenda vendit

Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli. Fushat duket të jenë të ruajtura mirë, me punën që bëjnë grupet e burrave dhe grave me lopata, sfurqe dhe shata. Ndodhen tufa delesh, dhish dhe lopësh nëpër rrugë.

Teksa udhëton me makinë nëpër autostradë, nga kufiri drejt Tiranës, sheh qindra, madje, mijëra shqiptarë që janë duke qëndruar ose vrapuar në këmbë, si dhe një sërë bunkerësh bosh, të rreshtuar njëri pas tjetrit.

Trafiku nëpër rrugët e vendit, që nga kufiri drejt kryeqytetit, ka kamionë 30-vjeçarë, si dhe qindra karroca, ku ndoshta gjysma e tyre, tërhiqen nga gomerë, por pothuajse nuk ka makina. Memorie.al

Artikulli është publikuar më 10 maj 1990

Titulli është redaksional

Përgatiti: Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur po rrinim në lulishten afër portit të Durrësit, njëri nga sampistët, ia shkrepi ‘Kallashin’ në kokë djalit nga Librazhdi dhe gjaku shpërtheu në çast...”/ Dëshmia e rrallë e Sofika Prifti Cara

Next Post

“Tuku, reagoi për foton e Spiro Kolekës në muzeun e Luftës, pasi ai vinte nga ‘Grupi i Zjarrit’, por, kur unë e pyeta se; cili ishte roli Enverit në themelimin e Partisë, ai më tha...”/ Dëshmia e rrallë e Mita Jakovës

Artikuj të ngjashëm

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
Dossier

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

October 24, 2025
“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit
Dossier

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

October 24, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

October 23, 2025
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gani Muzhaqin, plumbi e kapi në dorë, ndërsa Saliun në trup, duke mbetur i vdekur në vend…”/ Historia tragjike në Kampin e Tepelenës, ku Sali Kasa, u varros në varrin që sapo kishte hapur

October 24, 2025
“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit
Dossier

“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

October 24, 2025
“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi në Shtabin e tij në ishullin Vis dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha
Dossier

“Ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, ishte për afrimin me Jugosllavinë, Nako Spiro, ministri i Ekonomisë, ishte pro sovjetikëve kurse Enveri luante…” !/ Refleksionet e gazetarit të “Neue Zürcher Zeitung”

October 20, 2025
Next Post
“Tuku, reagoi për foton e Spiro Kolekës në muzeun e Luftës, pasi ai vinte nga ‘Grupi i Zjarrit’, por, kur unë e pyeta se; cili ishte roli Enverit në themelimin e Partisë, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Mita Jakovës

“Tuku, reagoi për foton e Spiro Kolekës në muzeun e Luftës, pasi ai vinte nga ‘Grupi i Zjarrit’, por, kur unë e pyeta se; cili ishte roli Enverit në themelimin e Partisë, ai më tha...”/ Dëshmia e rrallë e Mita Jakovës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme