• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

“Për vlersimin që i kishte bërë Jashini, në ndeshjen  e luajtur në Moskë, duke e quajtur ‘Shqiponjë’, Qemal Vogli, kërkoi të shkonte te varri i tij, por…”/  Historia e panjohur, e legjendave të portës
“Me Torinon në ’68-ën, na dhanë nga një dollar e gjysëm dhe në tre ditë, 4 dollarë, pra asnjë paketë cigare s’bleje. Doja t’u merrja vëllezërve nga një palë çorape, por…”! / Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit shkodran?!
Kur futbollistët e Partizanit, Flamurtarit e Vllaznisë, ndesheshin me doganierët për magnetofonat e pakot e çimçakizave
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

Nga Arben Imeri

Memorie.al / Ngjarja ka ndodhur në një kohë të largët, rreth 40 vite më parë. Por, ajo nuk harrohet kurrë nga tifozët. Ajo nuk ishte një ndeshje e thjeshtë futbolli, ishte një betejë e vërtetë, një nga ato beteja që lënë gjurmë të pashlyeshme dhe hyjnë në histori, për t’u rrëfyer më pas te brezat e tifozëve. Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, si përherë kur luante “Partizani”, është mbushur plot, aq sa nuk mban më. Tifozët kanë që në muajin maj që presin atë ndeshje, kanë kaluar gjithë verën duke ëndërruar atë ditë. Prej dy vitesh rresht, janë eliminuar nga kupat e Evropës, nga skuadra shumë të forta: ‘Celtic’ dhe ‘Malmoe’. Ndoshta, në rastin e dytë, me shumë pikëllim, për një penallti të humbur, e cila do barazonte rezultatin dhe do të mund të çonte lojën në shtesë e, ndoshta do kualifikonte skuadrën. Por, kishim qenë të pafat…?!

Edhe kësaj here kundërshtari është më i fortë se ne. Të paktën, në letër. ‘Austria’ Memphis ka fituar ndeshjen e parë në Vjenë, 3-1, me dy penallti të dhëna në një hark prej tre minutash. Të paqena! Sot, e kemi radhën ne. Nuk mund të eliminohemi gjithmonë në turrin e I-rë, dreqi e mori! Edhe ne kemi ekip të fortë, edhe ne kemi zemër, edhe ne jemi tifozë të zjarrtë.

Sepse dihet: “Partizani” nuk është kurrë vetëm! Skaji jug-lindor i karshisë, vendi i stadiumit ku mblidhet ajka dhe zemra e “tifozëve të kuq”, është mbushur plot, që prej dy orësh. Nën komandën e tyre, aty fillon tifozllëku i stadiumit, aty vlon gjaku i kuq i “partizanërisë”. Tifozët janë entuziastë, është dita e tyre, sot. E ndjejnë. E mposhtin tensionin duke brohoritur e duke mos e ndaluar kurrë mbështetjen e tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

“Ngjyrë e kuqe

ngjyrë dashnije,

k’tyre djemve

ç’u ka hije…”!

“Partizoni, oeo, Partizoni”, buçet stadiumi. Atmosfera çahet nga thirrjet, kur në fushë futen skuadrat. Perlati, Taqo, Sula, Kaso, Arjani, Liri, Xhiu, Genci, Feimi, Laro dhe Muçi, futen në fushë si një trup i vetëm. Me lule në duar! “Partizon, bum bum bum… Partizon”, oshtin stadiumi. Fillimi i ndeshjes është premtues. Çunat paraqiten si të barabartë me kundërshtarin me emër, në Evropën e atyre viteve. Luajnë me ritëm, me shpirt luftarak, me qarkullim të shpejtë topi, për të mos i lënë kohë kundërshtarit që të organizohet e të kundërsulmojë.

Austriakët kanë eksperiencën në krahun e tyre. Partizani ka vetëm bluzën e kuqe dhe tifozët. Tifozët! Janë tifozët ata që udhëheqin revanshin, ata që thërrasin pafund, që mbysin atmosferën përreth me tifozllikun e paepur. Thirrjet e tyre bëjnë që të dridhet stadiumi, aq të forta janë! Dridhet edhe vetë qielli. Retë nxijnë blunë dhe e çajnë, rrebeshi i shiut e kthen fushën në një kënetë. Bie shumë shi, shumë, litar, siç i thonë të vjetrit. Nuk kuptohet më asgjë, ndeshja mezi shihet e, topi në fushë qarkullon me vështirësi.

“Partizani” sulmon pa pushim, tifozët nuk ndalen. Një për të gjithë, të gjithë për një, për “Partizanin”! Aty nga minuta e ’30-të, “Partizani” shënon: Ilir Lame gjuan me të majtën, topi i rënduar nga shiu, përplaset te një kundërshtar dhe ngec para portës austriake. Xhi Ballgjini është më i shpejtë nga mbrojtësit dhe e shtyn në rrjetë, me të djathtën. Goool! Stadiumi merr flakë.

Tifozët gati sa nuk futen në fushë, aq entuziazëm i madh i pushton. Atmosfera bëhet gati magjike. Duket sikur ndeshja zhvillohet në një tunel, ku jehona e thirrjeve të tifozerisë shumëfishohet dhe veshët dhembin nga oshtima. Të gjithë besojnë se goli i dytë, ai i kualifikimit, do shënohet. Të paktën, në pjesën e dytë. Por, shiu është aleat i austriakëve, sot. Është e pamundur të bëhen aksione, topi ngec në pellgjet me shi.

Sula, qendërmbrojtësi ynë, sa herë ka topin, e ngre atë dhe e shkelmon fort, drejt portës kundërshtare. Është e vetmja mënyrë për të arritur deri në portën e Konsilias, e vetmja mënyrë për t’ju afruar golit, e vetmja mënyrë që festa të mos mbarojë e, që zemrat tona të gufojnë, në atë 30 shtator të 1981-shit. Nuk luhet më futboll. Në fushë lojtarët bëjnë të pamundurën, por nuk mund të mposhtin dot, si shiun, ashtu dhe kundërshtarin. Forcat janë të pabarabarta. Tifozët, të lagur qullë deri në palcë, vetëm këndojnë.

Vite më vonë, të kuqtë e “Liverpulit” do këndonin”!:

“Walk on throught the wind

Walk on through the rain…

And you never walk alone

You’ll never walk alone…”!

(“Mposht erën, mposht shiun dhe ti kurrë nuk do marshosh vetëm”).

Edhe “Partizani” nuk është vetëm sot. Jemi të gjithë aty, në betejë. Luftojmë të gjithë, sa në fushë e sa në shkallët e stadiumit. Shpresojmë, lutemi, këndojmë. Qajmë…! “Partizani” nuk e shënoi dot golin e dytë. U mundua, bëri të pamundurën e mundësive të tij. Futbolli do edhe fat. Ekipi nuk kishte fat, kishte vetëm tifozët, atë pasdite. Kush ka qenë në stadium, atë ditë, i mban mend lutjet e tifozëve, mallëngjimin e tyre.

Mban mend lotët e tifozëve, që lagën trupat më shumë se sa rrebeshi. Mban mend Gor Qerfozin, më parë një tifoz i çmendur e pastaj volejbollist i “Partizanit”, që hoqi flamurin e madh nga bordura e stadiumit dhe e valëviste duke qarë e, duke bërë tifo.

Ne tifozët, nuk lotuam nga frika, atë ditë, lotuam kundra padrejtësisë. Dolëm kundra shiut, kundra ekipit kundërshtar, shkruajtëm historinë. U ndjemë krenarë për skuadrën tonë. Më tepër, nuk mund të bënim asgjë. Kundra Zotit, nuk dilet dot. Ai ashtu kishte vendosur…!

Një nga heronjtë e vërtetë dhe të pamposhtur të asaj ndeshje, ishte edhe Taq Eksarko. Eksarko ishte në familjen e tij te “Partizani”, sepse ndoqi rrugën e babait, (major Kosta Eksarko, oficer në repartet e Ministrisë së Mbrojtjes), një ish-boksier, bir i minoritetit grek nga fshatrat e Gjirokastrës. Bjond simpatik, me kaçurrelat e dendura që i mbulonin ballin, me vështrimin e ashpër, me dy këmbë të shtrembëta si kërrabë, por më të forta se guri, ishte mbrojtës i djathtë, për rreth shtatë vite, te “Partizani”.

18 muaj zgjati karriera e tij në kombëtare, sepse dëmtimet nuk e lejuan për më shumë. E megjithatë, gjatë saj, përveç lojtarëve të mëdhenj të Shqipërisë, pati rast të luante kundra shumë lojtarëve të mëdhenj, të huaj. Kristaq Eksarko ka qenë protagonist në mbulimin e Garry Armstrongut, në ndeshjen në Irlandën e Veriut, në vitin 1983, ku gati fitoi të gjitha dyluftimet në ajër, me gjigantin vendas. Epike ndeshja e tij, ashtu si e gjithë skuadrës kombëtare, në Gjermani, të po atij viti.

Ishte nga më të mirët në fushë, në humbjen minimale 2-1 (me dhjetë lojtarë, për 45 minuta) përballë emrave të mëdhenj vendas, si: Rumenigge, Briegel, Voeller, Lothar Matthaeus, Litbarski, Schumacher si dhe dy vëllezërit Forster, të cilët, vetëm një vit më parë ishin shpallur nënkampionë të botës.

Edhe yjet austriake, Prohaska dhe Schachner, janë në formacionet ndaj të cilëve ka luajtur Eksarko ynë. Ish-lojtar i formacionit bazë të “Shkëndijës së famshme të viteve ’70-të, (që në moshën 16 vjeçare), Eksarko kaloi te “Partizani”, ku fitoi dy kampionate dhe një kupë Republike. Ka vënë firmën e tij në fitoret më të bukura të viteve ’80-të.

Prej kohësh, ai po luan edhe një “ndeshje” tjetër, më të rëndësishmen e jetës: një “ndeshje” për shëndetin. Sot, ashtu si dikur në atë betejë ndaj “Austrisë” së Vjenës, të gjithë ne tifozët e “kuq”, jemi pranë tij. Sepse, ne nuk i harrojmë kampionët tanë, ata të cilët kanë lagur me djersë e me lot fanellën e kuqe, ata që kanë dhënë rininë e tyre për “Partizanin”. Sot, përsëri jemi të gjithë në stadium, jemi pranë teje Taq Eksarko. Tifozlliku ynë, është për ty, për shëndetin tënd.

“Walk on throught the wind

Walk on through the rain…

And you never walk alone

You’ll never walk alone…”!

Nuk do marshosh kurrë i vetëm. Do ta fitojmë edhe këtë ndeshje. Forca kampion, si dikur…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet...”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën

Next Post

“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku ...” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

Artikuj të ngjashëm

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
Sport

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

May 24, 2025
“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

January 23, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

December 11, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar

October 13, 2024
Next Post
“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku ...” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!