• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, December 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Një fëmijë 12 vjeç, i sëmurë, më kërkonte bukë, por ku ta gjeja?! Ai e kishte ngrënë racionin e vet dhe pas pak më pyeti: Doktor, a do vdes?! Ashtu ndodhi…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës
“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve
“Nga uria e madhe në Tepelenë, Mukadesi hante mbeturinat e kampit, por s’mundi të mbijetonte, kurse motra tjetër e vëllai, po ashtu vdiqën…”/ Dëshmia tronditëse e 85-vjeçares nga Kavaja
“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës

Nga Fiqri Sejdiaj

Pjesa e dytë

Memorie.al / Hazis Ndreu, i lindur në qytetin e Peshkopisë, është një nga të mbijetuarit e Kampit të internimit të Tepelenës. Ai kaloi 43 vjet në internim, duke nisur në moshën 14-vjeçare me Kuçovën, pas arratisjes së të atit në Jugosllavi e, për të vazhduar me Beratin, Tepelenën e Bënçën, me Myzeqenë, Llakatundin, Lubonjën, Vlorën. Internimi i tij përfundoi më 1990, por ai kaloi vitet më të vështira në kampin e internimit të Tepelenës, për të cilin tregon torturat, persekutimet dhe vuajtjet e të internuarve përmes punës, ndëshkimeve, dënimeve, skamjes, mungesës së ushqimit, rrobave, ilaçeve dhe sëmundjeve si dizenteria, tifoja, tuberkulozi e bronkopneumoni. Për shkak të sëmundjeve dhe vdekjeve të shumta në kamp, komanda e caktoi Hazisin sanitar e, më pas infermier të kampit.

                                                              Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

A mund të veçoni ndonjë episod, që ju ka bërë përshtypje si infermier?

Mjeku vinte një herë në javë në kamp. Gjatë kësaj kohe, ne paraqisnim listën e të sëmurëve. Mjeku jepte terapinë dhe ne e mjekonim derisa të vinte java tjetër. Kur kishim të sëmurë rëndë, lajmëronim komandën, por mjeku edhe mund të vinte, edhe mund të mos vinte. Urgjenca kishte çdo ditë. Po kush pyeste për të internuarit, kështu që vdekje kishte çdo ditë. Sëmundje po e po! Dizenteri, tifo, tuberkuloz, bronkopneumoni. Në kampin e Tepelenës, kam jetuar me vdekjen. Unë që duhet t’u shpëtoja jetën atyre njerëzve, isha i pafuqishëm.

Nuk kisha ç’t’u ofroja. As ilaçe, as ushqim, as tesha dhe as ngrohje, veç ajrit. Po edhe ajri në atë grykë të errët pa drita, ishte i zi. Një natë, një fëmijë 12 vjeç, i sëmurë, më kërkonte bukë. Ku ta gjeja bukën? Ai e kishte ngrënë racionin e vet. Pas një pauze të gjatë më pyeti: “Doktor, a do vdes”?! Çfarë t’i thosha djalit që kërkonte vetëm bukë!? Uria ishte tmerr. Nuk e di, për djalin kisha ilaçe, por nuk kisha bukë. Uria bënte kërdinë dhe djali vdiq nga uria.

Në kohën që ishit në internim, a mbanit lidhje me babanë e arratisur?

Jo, absolutisht. Edhe kur shkruanim ndonjë letër për njerëzit tanë, duhet ta dorëzonim në komandë, me zarf të hapur. A shkonte a nuk shkonte, këtë se merrnim vesh kurrë. Të na shikoje ne në atë kohë, nuk mund të na dalloje nga skllevërit që kemi parë nëpër filma. T’ju them sinqerisht, më erdhi zili kur pashë një film dokumentar për kampet e përqendrimit të Aushvicit. Aty pashë të burgosur me uniformë. Ne ishim tmerrësisht të zbuluar.

A nuk kishit rroba?

Jo. Me ato rroba që shkuam, me ato mbetëm. E kush na jepte rroba neve? Punonim e rrobat griseshin. I arnonim, mirëpo ato copëtoheshin përsëri.

A nuk ju ndihmonin të afërmit tuaj në Dibër, Tiranë e gjetkë?

Ka qenë shumë e vështirë. Pakot regjistroheshin. Për atë që e dërgonte, kishte pasoja. Shumica e njerëzve në kamp, s’kishte njeri. Në kamp, përveç shqiptarëve, ishin grumbulluar edhe robërit e luftës: gjermanë, italianë e francezë. Midis tyre kishim edhe dy vajza gjermane. Pasi punuan disa kohë duke mbajtur dru, se vetëm punë me dru kishte në kampin e Tepelenës, njërën e bien sanitare në infermieri, kurse tjetrën e futën në kuzhinë.

Këtë që më sollën mua, e quanin Amri Shubert. Amri mbeti lakuriq. Ç’të bënim ne? Bashkë me sanitarët e tjerë, hoqëm një batanije. Bëmë proces-verbal sikur e kishim dërguar batanijen me një të sëmurë në Gjirokastër. Këtë batanije e lyem natën me gjethe qepe. Batanija ndryshoi ngjyrë. Me të i bëmë një veshje si thes, si punë pelerine dhe ia veshëm Amrit. S’kishte ditë që të mos ndodhte diçka në kampin e Tepelenës. Ata që punonin në malet e Bënçës i hidhnin drutë në lumë.

Pasi hidhnin trungjet në lumë, i shoqëronin deri tek ura afër kampit. Aty i prisnin për t’i nxjerrë nga lumi. Njëherë, një trung mbeti në gurë. Dikush e shtyu me shkop, po më kot. Atëherë polici e detyroi të internuarin të futej në lumë. Ishte janar, ftohtë. Burri që u fut në lumë, e hoqi trungun nga gurët, mirëpo kur doli nga uji, dridhu-dridhu, i ra të fikët. Rrobat i ngrinë, fytyra gjithashtu, gjithë trupi. Vdiq, – thanë të gjithë. Ju thashë, ishte janar dhe bënte shumë ftohtë.

Tepelena ka një erë të fortë, sikur është nëna e erës. Shokët e tij prenë ca dru, bënë një vig, dhe rreth orës 8 të mbrëmjes, e sollën në kamp. Më thanë mua: “Hap morgun se ka vdekur!”. Ai kishte ngrirë. “Ta çojmë në kuzhinë që t’i thahen rrobat”, thashë unë. Kështu e vumë pranë zjarrit. Po prisnim t’i thaheshin rrobat e ta fusnim në morg. Kampi ka pasur një fushë të madhe nja 200 m para kuzhinës. Të gjithë prisnin në fushë. Kur dëgjoj një gërr-gërr fyti.

Ata që i rrinin pranë, thanë se i vdekuri u ngjall. Më shumë u trembën, sesa u gëzuan. Askush nuk i afrohej. Unë i kontrolloj pulsin. “Mos e luani”, – u them njerëzve. Shkoj në farmaci e marr 3-4 kafeina për zemrën. Ja bëj shpejt e shpejt dhe zemra filloi të punojë. Kështu u ngjall Kel Gripshi. Në mëngjes, sa hapi sytë, Keli kërkonte bukë. Që nga ajo kohë, vetëm një pjesë e vogël janë ende gjallë.

Vetëm ata mund të konfirmojnë si shkonim në punë e kur ktheheshin nga puna në darkë. Vetëm ata mund të pohojnë se si shpeshherë, i urdhëronin: “Do niseni për në Salari se ka mbetur një makinë me dru”. Mendo ku ishte Salaria? Nisen, ngarkohen me dru vetë, e vinë në kamp ndaj të gdhirë. Kishin punuar gjithë ditën, kishin punuar gjithë natën, e në mëngjes duhet të rreshtoheshin përsëri para komandës.

– “Nuk shkojmë më në punë”, – thanë disa gra. – “Do shkoni – dha urdhër komanda”. – “Jo, – thanë gratë,- do vdesim të gjitha këtu e nuk vemi! Kemi punuar gjithë ditën, kemi punuar gjithë natën, e s’kemi më fuqi”! Pse kundërshtuan, i lidhën, e i lanë në mes të sheshit. Disa i futën në birucë. I lanë para komandës gjithë ditën.

A keni tentuar ndonjëherë të largoheshit nga kampi?

Jo, asnjëherë! Unë nuk dija asnjë rrugë. S’dija ku te veja. Nuk mund të bëja asnjë kilometër jashtë kampit. Një herë ishte rrëzuar një tabelë dhe një polic na thotë: “E rrëzuat ju”? “Nuk e rrëzuam ne”, – i thamë. Na mori të dyve dhe na futi në birucë. Duke ndenjur ashtu në terr, vumë re se ishte varur dikush nga duart. Kjo ishte Shega Frashëri. Për sa kohë ishim ne aty, uleshim herë njëri e herë tjetri dhe e mbanim në kurriz.

Ishte e gjallë?

Po! E kishin varur nga duart. Oficeri që e kishte varur, e dinte sa mund të rezistonte. Kur ai hapi derën, ne e lëshuam. Kur na sheh, na thotë: “Po ju këtu?! Hajt jashtë”! Dua të flas për ndihmën që jepnin mjekët që vinin në kamp. Ata ishin të lirë. Në fillim kemi pasur doktor Hazikën, pastaj doktor Lluka Dhimolea. Unë isha shumë i ri dhe nuk dija. Duke u rritur, mësova prej tyre. Shpeshherë i thosha doktorit: vendosi këtë diagnozë, sepse nëse nuk e mbajmë këtu, do vdes duke punuar.

Ne i shpëtonim njerëzit nëpërmjet doktor Dhimoleas. Në aparencë, ai dukej shumë i ashpër, mirëpo, në fakt, me ato që bënte, na i lehtësonte plagët e na ndihmonte shumë. Kur unë i thosha; doktor vendosi këtë diagnozë, që të mos shkonte në punë, ai e pranonte.

Pse e bënit këtë?

Për t’i shpëtuar nga vuajtjet e punës, qoftë edhe një ditë, që të merrnin veten. I rrihnin aq keq, sa na i binin me barelë në infermieri. Kështu ndodhi me Hasimenë. Atë e zinte sëmundja e tokës. Duke shkuar në punë, rrugës e zë sëmundja e tokës. Policët, pse iu prish rreshti, e gjuajnë me shkelma. Epileptiku nuk dëgjon për sa kohë është në krizë. E lanë aty. Të tjerët vazhduan rrugën. Pasi vjen në vete, e sëmura nuk ngrihej më, aq keq e kishin rrahur.

E marrin dhe e bien në infermieri. I gjithë trupi ishte mbushur me hematoma. Unë u habita dhe u tremba. Çfarë sëmundje është kjo!? Ai që ma pruri, më thotë: tetari. E kuptova. I revoltuar shkova në komandë dhe u thashë: “Bëni hall ju, se unë s’kam ç’i bëj Hasimesë. Në daç çojeni në Gjirokastër, në daç lëreni këtu të vdesë”. Lavdi zotit që në vitin 1954, kampi i Tepelenës u mbyll.

A mund të veçoni ndonjë histori që ju ka lënë mbresë?

Po kthehem përsëri te kampi i Tepelenës, ku të gjithëve nuk na shkonte mendja kurrë se do dilnim të gjallë.

Pse?

Përditë vdekje. Të pangrënë, të pa pirë. Punë të rënda, të lodhshme. Djem 20-vjeçarë dukeshin si pleq të mbaruar. Kur shihnim vdekje përditë, mendonim se do të vdisnim edhe ne. Një dite, një italian më thotë: “Shpëtoje majorin, se nesër ia kanë bërë benë policët, për ta mbytur”. E unë i them majorit; “Nesër mos dil në punë! Thuaju që jam sëmurë”. Po majori, oficer me kulturë të madhe, e me karakter për t’ia pasur zili, më thotë: “Si do gënjej? Unë s’jam i sëmurë”!

“Të them unë që je i sëmurë, e kështu thuaju edhe ti policëve. Shtetet tuaja do ju kërkojnë, e do ju marrin me vete. Shpëtoni për ne. Kur të ikni, tregoni çfarë ndodhi këtu”. – “Do më quajnë gënjeshtar, – ma kthen italiani. – Nëse shpëtoj gjallë, po të tregoj ato që po ndodhin sot këtu, askush nuk do më besojë, pasi janë të pabesueshme. Kur të largohem prej këtej, askush s’ka për të më besuar. Nëse flas, do thonë se ky qenka i çmendur”.

Në Tepelenë ajo që ishte më e tmerrshme, qe humbja e varreve. Tri herë i varrosëm e i zhvarrosëm të vdekurit. Në fund, humbën të gjitha varret.

A nuk të shkoi mendja të bëje dashuri me gjermankën sanitare?

Ne kishim harruar çfarë ishim. Nëse ishim qenie njerëzore apo dru. Në ato kushte, me atë trajtim që kishim, me atë jetë që bënim, ne kishim humbur gjithçka. E vetmja gjë që na kish mbetur ishte solidariteti. Të gjitha i quanim motra e ato na quanin vëllezër. Nuk i shkonte mendja njeriut për një veprim të tillë. Ishte absurditet të të shkonte mendja për një gjë të tillë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi...”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

Next Post

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

Artikuj të ngjashëm

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera
Intervista

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

December 5, 2025
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës
Intervista

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

December 3, 2025
“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Intervista

“Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën Mbretërore shqiptare, por ajo duhet të ratifikohet nga populli dhe kur situata të më lejojë, unë…”/ Intervista e panjohur e Leka Zogut, Zvicër 1962

November 30, 2025
“Reshat Leskaj më arrestoi se kisha sharë Enver Hoxhën dhe më torturonte në qelitë e Degës së Korçës, vuajta 9 vjet në Spaç, gruaja komuniste më divorcoi, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e korçarit rebel
Intervista

“Rolin e Shpëtimit te ‘Në fillim të verës’, ma besoi as/regjisori Esat Musliu dhe fitova nga dhjetë kinoprova, por regjizori Erebara, donte të ma hiqte…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit të njohur të kinematografisë

November 28, 2025
“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë
Intervista

“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë

November 29, 2025
“Deri në ’96-ën, që isha deputete, shkoja me biçikletë në Parlament, pasi fillimisht nuk kishim rrogë dhe vazhdoja të punoja në spital e, kur mbaroja…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur
Intervista

“Deri në ’96-ën, që isha deputete, shkoja me biçikletë në Parlament, pasi fillimisht nuk kishim rrogë dhe vazhdoja të punoja në spital e, kur mbaroja…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

November 25, 2025
Next Post
“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme