• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, December 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Një agjenci lajmesh nga SHBA-ës, i telegrafoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për lajmin e një gazete greke, se në Elbasan kishte një revoltë dhe…”/ Shkrimi i panjohur gazetarit amerikan në 1957-ën

“Todi Lubonja më tregonte, se ato ditë pas festivalit kishte një parandjenjë të keqe dhe ishte takuar me Ramiz Alinë në vilën malin e Dajtit, i cili i tha se Enveri…”/ Prapaskenat e Festivalit të 11-të
“Rrugës nga Elbasani për në Liqenin e Ohrit, sheh policë dhe më shumë gomerë të ngarkuar, sesa ‘Xhip’-a, kurse kopetë me dele…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Harrison E. Salisbury –  “NEW YORK TIMES” –

Pjesa e tretë

Memorie.al/ Një lyrje këpucësh me shkëlqim kushton 1 dollarë në Tiranë, por kjo është gjëja e fundit që shqetëson shqiptarët. Mjaft prej tyre nuk i lyejnë fare këpucët. Në të vërtetë, pjesa më e madhe ecin zbathur dhe një pjesë tjetër veshin nallane prej druri. Industrializimi i shekullit të XX-të vetëm sa e ka cekur këtë vend të rrethuar me male, që dikur ishte Mbretëria e Ilirisë dhe tani mban emrin krenar Republika Popullore e Shqipërisë – Vendi i Shqiponjave. Se sa pak e ka prekur industrializimi vendin e kupton menjëherë, kur shoferi i makinës “Varshava” (një model polak i versionit sovjetik “Pobeda”), pasi kemi bërë 8 orë ngjitje – zbritje nëpër male, e ndalon makinën me shpejtësi buzë një humnere. Udhëtimi me ulje-ngjitje në rrugët e malit, ka nxjerrë jashtë përdorimit sistemin hidraulik të frenave. “Do të përdor ujë derisa të gjej pak verë”,- thotë shoferi, duke vënë një maskë filozofi

                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ju parashtroj me gëzim se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë…”/ Ku ishte dhe si u zhduk objekti kryesor i qytetit bregdetar në 1907-ën?

“Durrësi në çdo pikëpamje asht’ nana i gjithë vendeve shqiptare, e meritume me pas randësin e nji vendit Avropjan. se…”/ Letra e parisë së qytetit bregdetar e 1919-ës, që ai të mbetej kryeqytet i Shqipërisë

“NJU JORK TIMES” NË VITIN 1957: “SHBA TË SHPËTOJË SHQIPËRINË NGA INJORANCA”!

Më 1957-ën korrespondenti amerikan besonte se vendi ishte gati të hapej me Perëndimin dhe ky nuk duhej t‘i kthente krahët. Korrespondenti i parë amerikan që vuri këmbë në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore, arrinte të shihte dritë në fund të tunelit.

Ai besonte se regjimi do të toleronte një farë marrëdhënie me Perëndimin, sa për të zgjuar rinin e Shqipërisë, e cila atëherë kishte kontakt vetëm me Moskën. Shpresa e vetme e Shqipërisë sipas tij ishte që SHBA-ës e, vende të tjera të hiqnin bllokadën diplomatike dhe të mundësonin komunikimin e vendit me Perëndimin.

Kjo ndoshta është koha që shënon edhe një lloj zbutje të diktaturës në Shqipëri, edhe pse kjo nuk vazhdoi për shumë gjatë e ndoshta ajo hapje që shpresonte korrespondenti nuk u bë asnjëherë, ndoshta sepse siç parashikon Salisbury “klika në pushtet nuk do të lejonte asgjë të cenonte pushtetin e saj të mbajtur me dhunë dhe mashtrime”.

Gazetari amerikan: “Të gjithë të ‘Realizmit Socialist’”

Çfarë do sugjerimi për pak qef dhe ekzaltim, tallet nga rinia shqiptare. Mund të ketë gjëra të tilla në Poloni, por jo në Shqipëri. Kur citova autorin sovjetik Vladimir Dudintsev dhe një roman të tij me shumë kundërshti, të titulluar; “Jo vetëm me bukë”, një grup shkrimtarësh shqiptarë më panë me armiqësi dhe më përqeshën. “Ne nuk kemi Dudintsevs këtu”, – tha njëri prej tyre, duke i mëshuar fjalëve.

“Nuk kemi kundërshti. Jemi të gjithë të Realizmit Socialist”. Shpesh të rinjtë që kishin studiuar në Moskë dhe punonin në ferma, në Cërrik, Elbasan dhe Vlorë, e braktisnin pamjen armiqësore kur filloja t‘u flisja në rusisht. Askush nuk të përshëndeste këtu, askund nuk gjeje mikpritje të ngrohtë si ajo që merrje në Bashkimin Sovjetik. Nuk kishte darka bujare, dreka apo dolli miqësie, as një shi pyetjesh për Nju Jorkun, Hollivudin apo, të paktën për gjendjen e të zinjve.

I vetmi që pyeti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pyeti për punëtorët. Kur atij burri i thashë se në SHBA-ës punëtorët po përjetojnë një përparim në mirëqenie, që ia vlen për t‘u shënuar, ai përplasi buzët dhe nuk foli më. Nga ana tjetër i riu që na shërbente si guidë dhe vinte nga Ministria e Jashtme, pati mjaft raste vështirësi për të bindur drejtuesit e fabrikave, të hapnin dyert për një korrespondent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpesh herë ata ishin të pasjellshëm dhe dyshues dhe fillonin bënin telefonata në Komitetin Qendrorë në Tiranë. Në mjaft fabrika që më parë ishin treguar në filmat dokumentarë shqiptarë, nuk na lejuan të bënim foto, edhe pse udhëheqësi i guidës insistonte duke thënë se diçka e tillë ishte lejuar nga Ministria e Jashtme.

KONTROLLI I NJË RAPORTI PËR REVOLTË

Për mua pjesa më e madhe e kësaj ndjeshmërie, ishte e ngjashme me reagimin e një molusku kur guaska hapet për herë të parë. Këtu mund të citoj edhe një incident tjetër. Një agjenci lajmesh nga Shtetet e Bashkuara i kishte telegrafuar Ministrisë së Jashtme Shqiptare, për të verifikuar lajmin e publikuar në një të përditshme greke, se në Elbasan kishte pasur një revoltë. Mua më thërritën dhe më kërkuan që të verifikoja vetë lajmin, duke shkuar në Elbasan dhe të pyesja njerëzit në rrugë.

Ata vetë ndaluan një burrë dhe e pyetën. Reagimi i tij ishte më shumë se habi. Ai tha se gjatë katër viteve të fundit që jetonte aty nuk kishte pasur asnjë trazirë. Vetë kryeministri Mehmet Shehu u nxeh shumë me këtë raport të errët, sa u tall me të gjatë një fjalimi publik. Këtë verë një grusht turistësh britanikë vizitoi vendin. Ata ja dolën të fotografonin një pjesë të mirë aspekteve të jetës së përditshme shqiptare, por kjo zgjoi sërish një ndjejë të thellë fyerje.

Këto janë vetëm një pakicë e zemërimit dhe përshtypjeve të këqija të prodhuara nga qëndrimi i deritanishëm i Perëndimit ndaj Shqipërisë. Të rinjtë këtu kanë s‘kanë mundësi tjetër vetëm se të mbajnë sytë nga Moska. Ata nuk kanë asnjë shteg të lirë për të shkuar në Nju Jork, Londër apo Paris, edhe nëse një ide e tillë heretike arrin të hyjë në kokën e tyre.

Nëse mundësia e tanishme vlerësohet pozitivisht, nëse, duke mos marrë parasysh sjelljen e keqe të zyrtarëve shqiptarë dhe armiqësinë e tyre të lindur, hapet mundësia për një program marrëdhëniesh diplomatike, shkëmbimesh kulturore dhe shkëmbimesh tregtare, mund të arrihet një sukses i papritur.

Rinia shqiptare ashtu si të rinjtë në të gjithë botën, janë energjikë dhe të padurueshëm, impresionues dhe të freskët. Ata duan një jetë më të mirë, për vete dhe për vendin e tyre dhe deri tani vetëm Moska u ka hedhur thërrime të në drite drejt së ardhmes.

EDITORIALI I “NJU JORK TIMES”, PËR REPORTAZHET E HARRISON E. SALISBURY, VIZITOR NË SHQIPËRI

Korrespondenti i “Nju Jork Times”, Harrison E. Salisbury, kompleton në këto faqe sot një seri artikujsh, që na japin për herë të parë një informacion terreni për Shqipërinë, një informacion që po ashtu për herë të parë sillet nga një korrespondent amerikan prej një dekade.

Nga rrëfimi i tij del qartë se edhe pas 12 vjetësh nën regjimin komunist, Shqipëria është akoma vendi më i prapambetur dhe më primitiv i Evropës. Madje në disa aspekte ai është edhe më i prapambetur se sa ç’ishte vite më parë, kur kishte kontakt të lirë me kulturën Perëndimore.

Korrespondenti ynë vuri re se Shqipëria sot është praktikisht një provincë e Bashkimit Sovjetik. Ana pozitive e kësaj varësie është që Bashkimi Sovjetik i ka sjellë Shqipërisë një industrializim edhe pse të kufizuar, ka një rritje të vlerësueshme të njerëzve që dinë të lexojnë e shkruajnë dhe një inteligjencë të re vendase e arsimuar në shkollat sovjetike.

Por nga ana tjetër, ka shumë gjëra negative, institucionet e vjetra janë sulmuar në mënyrë të ashpër, njerëzve në mënyrë groteske u është dhënë një pamje e jonormale e botës dhe përndjekjet e padrejtësitë e totalitarizmit Stalinist, janë bërë një rutinë e përditshme.

Shkurt duhet të themi që shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë ato pak përfitime që kanë nga kontrolli komunist. Zoti Salisbury raporton se ekzistojnë ende mundësitë që Perëndimi dhe SHBA-ës t’u japin fund pengesave që e kanë ndarë Shqipërinë nga Perëndimi në të shkuarën. Nëse shqiptarëve do tu jepen më shumë mundësi të kontaktojnë me Perëndimin, efektet e dëmshme të injorancës në të cilën ata jetojnë do të minimizohen.

Ky sigurisht është një element që duhet marrë parasysh përpara se të vendoset për ndonjë politikë. Nga ana tjetër duhet mbajtur parasysh që klika që drejton vendin tani, nuk ka asnjë qëllim që të lejojë që kontaktet të marrin përmasa aq të mëdha sa të rrezikojnë këtë klikë dhe pushtetin e tyre të terrorit dhe mashtrimit. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në rrethinat e Beogradit, ramë në një pritë, na preu rrugën një furgon dhe autobusi ynë devijojë e përfunduam në kanal...”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, për ndeshjen e ’68-ës, me Jugosllavinë

Next Post

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës...”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

Artikuj të ngjashëm

“Ju parashtroj me gëzim se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë…”/ Ku ishte dhe si u zhduk objekti kryesor i qytetit bregdetar në 1907-ën?
Dossier

“Ju parashtroj me gëzim se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë…”/ Ku ishte dhe si u zhduk objekti kryesor i qytetit bregdetar në 1907-ën?

December 29, 2025
“Plazhi i Durrësit ishte i shkretë dhe kishte pamjen e kohës së Monarkisë, por kreu i Komitetit të Partisë, dha urdhër që çamët të largoheshin prej andej, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit nga Çamëria
Dossier

“Durrësi në çdo pikëpamje asht’ nana i gjithë vendeve shqiptare, e meritume me pas randësin e nji vendit Avropjan. se…”/ Letra e parisë së qytetit bregdetar e 1919-ës, që ai të mbetej kryeqytet i Shqipërisë

December 28, 2025
“Në Shqipëri, s’ishin të lejuara raportet e marrëdhëniet jashtëmartesore, ato quheshin prostitucion dhe dënoheshin me punën të detyruar, por te Hotel ‘Dajti’, pashë…”/ Kujtimet e italianit Canciani
Dossier

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

December 26, 2025
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

December 26, 2025
“Ndalohet të botohen në shtyp, të shpallen në radio, të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me burimet minerare…”/ Udhëzimi i kryeministrit Mehmet Shehu, për ruajtjen e sekretit shtetëror, 14 dhjetor 1961
Dossier

“Kur Mehmet Shehu erdhi në burgun e Burrelit dhe i tha At Pjetër Mëshkallës; kush është më i keq, ne apo djalli, ai u përgjigj…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 25, 2025
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën
Dossier

“Pasi u lirova nga burgu dhe po u tregoja dy nipave, se si më qëruan sytë nën tortura, nëna sapo i dëgjoj, bërtiti; bir dhe u shemb në dysheme…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 26, 2025
Next Post
“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës…”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës...”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme