• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, July 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,…”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut
“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
“Tragjedia e tmerrshme që u ndodhi në Berat familjes së Teme Sejkos, ish- Kundëradmiralit të Flotës, siç ma tregoi i biri në Spaç, pasi ai…”/ Rrëfimi i Kaso Hoxhës nga SHBA-ës
“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Viti i largët 1979, përveç tërmetit të 15 prillit, ku humbën jetën rreth 36 persona (sipas variantit zyrtar), duket se do të mbahet mënd, apo më saktë ka hyrë në dokumentet dhe statistikat zyrtare të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, edhe për disa fatkeqësitë të tjera, me aksidente të ndryshme, (automobilistike, teknologjike, minerare, etj.), ku humbën jetën shumë e shumë më tepër persona, se ç’shkaktoi fatkeqësia natyrore me tërmetin e atij viti!

Kështu, që në janarin e atij viti, nëntë të burgosur që vuanin dënimin në kamp-burgun e Bulqizës (Reparti 301), humbën jetën pasi u asfiksuan nga një zjarr që ra në barangat ku ata punonin e jetonin. Afro dy muaj më pas, në 11 mars të atij viti, gjashtë punonjës të Kombinatit Metalurgjik “Çeliku i Partisë”, humbën jetën nga asfiksimi në një prej reparteve të Uzinës Nr. 12, ku dhe shumë të tjerë u helmuan nga gazrat dhe u shtruan në spital. Ngjarja tjetër që pasoi me shumë viktima, është ajo e datës 3 qershor të atij viti, ku humbën jetën rreth 16 persona, që u mbytën nga fundosja e anijes “Mitro Xhani” në Urën e Bunës afër liqenit të Shkodrës, ngjarje të cilën e kemi publikuar para disa ditësh.

Viti i “mbrapshtë” 1979, do të mbyllej me një tjetër fatkeqësi, pasi në datën 19 dhjetor, në afërsi të qytetit të Lezhës, humbën jetën 9 punëtorë dhe inxhinierë që punonin në tunelin e hekurudhës Laç-Shkodër. Ndërsa tre muaj më pas, më 10 mars të vitit 1980, ndodhi një fatkeqësi akoma dhe më e rëndë, pasi nga një aksident automobilistik të ndodhur në Zall-Bastar të Tiranës, humbën jetën plot 17 persona, punëtorë dhe nxënës shkolle, pasi makina “ZIS”, me të cilën ata udhëtonin, ra në një greminë, nga ku shpëtoi vetëm shoferi. Për të gjitha këto fatkeqësi të ndodhur në vitet 1979-’80, ku humbën jetën mbi 55 shtetas, na njohin dokumentet zyrtare përkatëse të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat publikohen për herë të parë (me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe…”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME, ME NJOFTIMIN PËR NGJARJEN NË MINIERËN E BULQIZËS, KU HUMBËN JETËN 9 TË BURGOSUR, QË VUANIN DËNIMIN NË ATË KAMP

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                    Tiranë, më 27.1.1979 

                                                  KOMUNIKATË OPERATIVE Nr. 21

Më 26.1.1979, ora 13.30, në zonën “D”, në galerinë “A”, në minierën e kromit “Todo Manço” në Bulqizë, u shkaktua zjarr në një barangë, e cila kishte disa mjete dhe pajisje elektrike.

Nga tymi i madh u bllokua ajri dhe si rrjedhim u rrezikua një pjesë e turnit të parë të të dënuarve të repartit 301, si dhe disa punëtorë të lirë.

Me gjithë masat e marra, nga kjo gjetën vdekjen të dënuarit:

  1. Beqir Qamil Leka, vjeç 30, nga fshati Bërzesht, Librazhd.
  2. Gani Bajram Mullisi, vjeç 40, nga fshati Mborje, Korçë.
  3. Besnik Neki Bega, vjeç 41, nga Gjirokastra.
  4. Musa Bajram Vjeri, vjeç 37, nga Tirana.
  5. Muharrem Veli Sejdini, vjeç 36, nga Tirana.
  6. Faslli Refat Muço, vjeç 40, nga Fieri.
  7. Tom Zef Prendi, vjeç 26, nga Shkodra.
  8. Riza Hekuran Çela, vjeç 33, nga Lushnja.
  9. Adem Dalip Pali, vjeç 25, nga Lushnja.

Në vend shkoi grupi operativ. Shkaqet e zjarrit nuk dihen. Hetimet vazhdojnë.

KRYETARI

                                  PILO SHANTO

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME, ME NJOFTIMIN PËR NGJARJEN AKSIDENTALE NË KOMBINATIN METALURGJIK NË ELBASAN, KU HUMBËN JETËN 6 PUNËTORË

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                           SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                         Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                             Tiranë, më 11.3.1979 

                                                       KOMUNIKATË OPERATIVE Nr. 136

   ELBASANI

Më 9.6.1979, rreth orës 9.30-11.00, në Uzinën Nr. 12. Të Kombinatit “Çeliku i Partisë” Elbasan, brigadier Shkëlqim Ali Gripshi, vjeç 34, lindur dhe banues në Elbasan, u tha punëtorëve të brigadës së turnit të tij, se do të shkonte të punonte tek rezervuari për pastrimin e tij, prandaj ata duhet ta prisnin atje.

Në fakt, ai ka shkuar më përpara për të kontrolluar gjendjen e rezervuarit Nr. 1, të qarkullimit, në repartin e gazit, pasi aty do të punonte brigada, për të bërë pastrimin e mbeturinave të squfurit. Brigada shkoi në vend dhe meqenëse brigadieri nuk erdhi, sipas fjalës së tij, ata u larguan. Më 10.6.1979, rreth orës 9.00, kur shkoi turni tjetër tek rezervuari për të filluar punën, në fund të rezervuarit, panë Shkëlqimin dhe tentuan për ta nxjerrë, por sa zbrisnin në të, helmoheshin.

Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë të tjerë. Më në fund ata u nxorën dhe veç Shkëlqimit, vdiqën edhe;

  1. Edmond Xhevdet Hodo, vjeç 22.
  2. Ferdinand Kurt Manaj, vjeç 24.
  3. Hiqmet Gani Kanaçi, vjeç 20.
  4. Bukurosh Mehmet Muça, vjeç 24.
  5. Musa Riza Paja, vjeç 45.

Gjithashtu ndodhen në spital:

  1. Vladimir Hajdar Skilja, vjeç 24, teknolog.
  2. Petrit Liman Qosja, vjeç 29, shofer.
  3. Mark Rrushit Simoni, vjeç 30, kimist.
  4. Vilson Shefqet Agolli, vjeç 25, metalurg.
  5. Roland Ali Spaho, vjeç 23, punëtor.

Grupi operativ konstatoi se rezervuari ka një muaj që ka dalë jashtë pune, prandaj ka qenë i bllokuar, prandaj ka pasur nevojë për riparim. Nga ana e asaj brigade, janë shkelur rregullat e sigurimit teknik, pasi kanë neglizhuar dhe nuk janë bërë matjet e nevojshme mbi gjendjen e ngopshmërisë së rezervuarit me gaz, duke menduar se në të nuk ka gjë, meqenëse rezervuari ka një muaj që nuk ndodhet në punë. Helmimi është bërë nga gazi karbonik H2 S.

U ndaluan Bujar Shefqet Gripshi, vjeç 30, lindur dhe banues në Peqin, përgjegjës i repartit të gazit të Uzinës Nr. 12 dhe Xhevahir Vehip Komani, vjeç 26, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, shefi Sigurimit teknik të kësaj uzine, të cilët, duke qenë në detyrat përkatëse, nuk kanë marrë masat për sigurimin e mbrojtjen e punëtorëve në punë e, për rrjedhim u shkaktuan vdekjen e 6 punëtorëve të sipërm.

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME, ME NJOFTIMIN PËR NGJARJEN AKSIDENTALE NË LEZHË, KU HUMBËN JETËN  7 PUNËTORË, NË TUNELIN HEKURUDHËS LAÇ-SHKODËR

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                           SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                         Ekzemplar Nr. 4

DEGA E PËRGJITHSHME                                           Tiranë, më 20.12.1979 

                                                KOMUNIKATË OPERATIVE Nr. 299

LEZHA

Më 19.12.1979, ora 10.00, në tunelin e hekurudhës Laç – Shkodër, rreth 500 metra afër rrugës së Shëngjinit, ku ishte parashikuar të bëhej një plasje për çeljen e tunelit, minator-elektricisti Rexhep Osman Krasniqi, shkoi për të bërë një provë kolaudimi jashtë planit. Në këtë kohë bëri kontaktin elektrik, nga e cila u shkaktua plasja e një mbushje me 450 kg. dinamit, si rezultat i së cilës vdiqën 7 punëtorë:

  1. Vesel Xhafer Poloshi, vjeç 44, lindur dhe banues në fshatin Lashkizë, Dibër, minator.
  2. Bashkim Xhemal Leka, vjeç 24, lindur në fshatin Hurdhë-Reç Dibër.
  3. Uk Selman Lala, vjeç 19, lindur në fshatin Zall-Reç Dibër dhe banues në fshatin Balldre.
  4. Dali Maliq Uklala, vjeç 31, lindur dhe banues në fshatin Ballaj-Reç Dibër.
  5. Tom Kol Zefi, vjeç 44, lindur në fshatin Luf, Mirditë, e banues në Librazhd.
  6. Rrahman Haziz Koka, vjeç 49, lindur dhe banues në fshatin Krej-Reç Dibër.
  7. Rexhep Osman Krasniqi, vjeç 33, lindur dhe banues në fshatin Qerret Durrës.

U plagos lehtë dhe Mark Ndue Lleshi, vjeç 52, lindur dhe banues në Lezhë, (anëtar Partie), i cili u shtrua në spital.

Për këtë aksident, u ndalua Veniamin Jani Hida, vjeç 29, lindur në Elbasan, kryeinxhinier i kantierit të hekurudhës, Enver Shaban Kallushi, vjeç 38, lindur në Tiranë, inxhinier ndërtimi dhe Ibrahim Tatraku, vjeç 48, lindur në Dibër dhe banues në Lezhë, teknikë, të cilët nuk kishin marrë masa për të zbatuar rregullat e sigurimit teknik. Çështja ndiqet.

                               ZV. KRYETARI

                                ALI KORBI

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME, ME NJOFTIMIN PËR NGJARJEN AKSIDENTALE NË ZALL-BASTAR TË TIRANËS, KU HUMBËN JETËN 17 VETA QË UDHËTONIN ME NJË AUTOMJET “ZIS”

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                          SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                         Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                               Tiranë, më 10.3.1980 

                                              KOMUNIKATË OPERATIVE Nr. 58

   TIRANË

Më 8.3.1980, në ora 16.00, makina “Zis”, me targë TR 19-89, e minierës së qymyr-gurit Valias, që drejtohej nga shoferi Petrit Abdyl Hoxha, vjeç 33, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me një muaj heqje lirie, në rrugën Tiranë – Zall-Bastar, në të dalë të tuneleve të Tujanit, në një pjesë malore, gjatë ndërrimit të marsheve, doli në afolje dhe u rrëzua në greminë.

Nga ky aksident, u vranë:

  1. Sulejman Kanina, vjeç 26, nga Zall-Mneri.
  2. Ibrahim Aruçi, vjeç 44, nga fshati Vilëz.
  3. Rexhep Lila, vjeç 56, nga fshati Bastar-Muriz.
  4. Sabri Bajrami, vjeç 27 nga fshati Vilëz.
  5. Adem Aruçi, vjeç 24, nga fshati Bulçesh-Mner.
  6. Beqir Kurti, nga Kamza.
  7. Haxhi Mali, vjeç 50 nga Kamza.

   (Punëtorë në minierën e Valiasit)

  1. Petrit Rama, vjeç 31, nga Zall-Mneri.
  2. Mehmet Tarja, vjeç 29, nga Bastar-Murizi.
  3. Hysen Gjeçi, vjeç 48, nga Kamza.

(Punëtorë në minierën e Mëzezit)

  1. Myslym Plaku, vjeç 18, nga Selita.
  2. Agim Balliu, vjeç 20, nga Selita.
  3. Rruzhdi Alla, vjeç 18, nga Selita e Poshtme.
  4. Lume Ballliu, vjeç 20, nga Selita.
  5. Aqif Uta, vjeç 18, nga Vilza.

    (Nxënës)

  1. Kadri Flora, vjeç 27, punëtor në Gjeologji, banues në Vilzë.
  2. Bajram Bajramaj, vjeç 27, kooperativist, banues në Zall-Mner.

Gjithashtu u plagosën rëndë 7 persona dhe lehtë 23, kurse shoferi nuk pësoi gjë. Shoferi u ndalua. / Memorie.al

KRYETARI

                                PILO SHANTO

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami...”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Next Post

“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty ...”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!

Artikuj të ngjashëm

“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Mark Cufin e vranë në hyrje të Shkodrës dhe kur e sollën trupin në kampin e Laçit, nga ku ai u arratis, kolonel Hazbi Lamçe, urdhëroi ta bështynin kufomën, por shoku i ngushtë i tij, Islami…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe…”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Operacionin te ‘Rruga e Ambasadave’, e udhëhiqte Dilaver B., ku ‘sampistët’ i godisnin dhe i flaknin njerzit si lecka nëpër kamionë, kurse Zylyftar R., pa nga ballkoni im dhe…”! / Kujtimet e shkrimtarit të njohur

July 5, 2025
“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
Dossier

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 5, 2025
“Sampistët që erdhën me makina ushtarake te Rruga ‘Kavajës’ i sulmuan njerëzit duke i goditur me shkopinj gome, hynë edhe nëpër shtëpia, ndërsa u fol se te Mali me Gropa…”/ Ditari 2-5 korrik 1990  
Dossier

“Sampistët që erdhën me makina ushtarake te Rruga ‘Kavajës’ i sulmuan njerëzit duke i goditur me shkopinj gome, hynë edhe nëpër shtëpia, ndërsa u fol se te Mali me Gropa…”/ Ditari 2-5 korrik 1990  

July 3, 2025
“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i…”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit
Dossier

“Tre fatëkeqësi të rënda pllakosën fondin e tij; më 13 shtator 1944, i u dogj shtëpia dhe arkivi në ‘Goricë’, në shkurt 1954, stuhia i shkatërron studion, më 1962, lumi Osum i…”/ Historia e panjohur e “Marubit” të Beratit

July 3, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
Dossier

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 3, 2025
Next Post
“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty …”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!

“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty ...”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme