• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976

“Në Titograd një zheskan më pyeste për detyrat që më kishte dhënë Sigurimi, por kur i thashë se; mua m’u mbyt e gjithë familja në liqen, ai…”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtos, për “problemet” me UDB-në
“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976
“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976
“Nga rrethanat e kryerjes së krimit, gjykata, çmon se qënia e tij gjallë, nuk është e dobishme për shoqërinë tonë socialiste, pasi…”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e Hamit Myrtja, nëntor 1976

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e trembëdhjetë

Memorie.al / Ka qenë mëngjesi i 1 shtatorit të vitit 1976, kur punëtorët e ndërmarrjes së Peshkimit që mbërritën të parët në vendin e tyre të punës që ndodhej në bregun e liqenit të Shkodrës afër fshatit Shirokë, konstatuan se çuditërisht aty mungonte roja e ndërmarrjes së atij sektori, si dhe dezhurni i zyrave, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë?! Kjo sepse, veç të tjerash, aty ndodhej edhe moli ku ishin ankoruar të gjitha varkat e peshkimit, që të lidhura me kavo çeliku dhe të kyçura me çelës, konsideroheshin si objekti i rëndësisë së veçantë e, ishin nën kontrollin e ruajtjen e dyfishtë, si nga ana e ndërmarrjes së peshkimit, ashtu dhe nga posta e Kufirit që ndodhej në fshatin Zogaj, ku ishte dhe kufiri shtetëror me Malin e Zi, asokohe pjesë e Republikës Federative të Jugosllavisë së Marshallit Tito.

Edhe pse vazhdonte të binte një shi të rrëmbyer dhe me shtrëngata, që kishte filluar që nga mesnata e kaluar, peshkatarët filluan të kërkonin rojën dhe dezhurnin e ndërmarrjes së tyre, duke i thirrur ata me emër, por më kot, se askush s’përgjigjej? Por pas pak, ata shtangën në vend dhe u tmerruan, kur vetëm pak metra larg magazinës së peshkut, panë të shtrirë në tokë dhe pa shenja jete, një kufomë…! Ishte roja 50 vjeçar, Fadil Rizaj, i cili prej disa vitesh shërbente në atë detyrë. Askush nuk guxoi ta prekte me dorë, pasi ai jo vetëm se ishte i gjakosur dhe me shenja të dukshme në kokë e në trup, por duart i kishte të lidhur me litar nga prapa trupit dhe gjithashtu edhe organet e frymëmarrjes, të lidhura me një leckë pas kokës…! Çka nënkuptonte qartë, se atë e kishin vrarë…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

Pas asaj skene tmerri, disa nga peshkatarët vrapuan për tek zyrat për të telefonuar shefat e ndërmarrjes së tyre dhe Degën e Brendshme gjithashtu, por linja telefonike ishte e këputur dhe lidhja me Shkodrën nuk mund të realizohej…! Ndërkohë nga kontrollet e tjera për të gjetur dezhurnin e ndërmarrjes, u konstatua gjithashtu, se në molon në breg të liqenit, mungonte njëra nga lundrat, (varkat e peshkimit), pikërisht ajo që njihej si; “Lundra e Shëndetësisë”, si dhe kasaforta që mbante çelësat e tyre, ishte e thyer me levë!

Ndërkaq ishte dhënë alarmi dhe aty ja bëhen disa nga efektivët dhe shefat kryesorë të Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, të cilët konstatuan menjëherë, se jo vetëm se kishin të bënin me një krim të rëndë, por edhe me një arratisje me varkë nëpërmjet liqenit, gjë e cila veç të tjerash, do e rëndonte edhe pozitën e tyre para eprorëve në ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë. Ndërkaq lajmi mori dhenë dhe grupi hetimor me ekspertët përkatës filloi menjëherë nga puna, për zbulimin e krimit që kishte ndodhur dhe zbardhjen e gjithë asaj ngjarje, që disa ditë më pas do trondiste jo vetëm qytetin e rrethin e Shkodrës, por gjithashtu edhe Tivarin, Titogradin dhe Ulqinin në Malin e Zi!

Po ç’kishte ndodhur në të vërtetë, kush dhe pse e kishin vrarë rojën e Peshkimit Fadil Rizaja? Sa veta ishin arratisur dhe çfarë kishte ndodhur në mesnatën e 31 gushtit, duke u gdhirë 1 shtatori 1976, teksa binte një shi i dendur dhe me gjëmime e shtrëngata, që thuhej se nuk mbahej mënd ndonjëherë, edhe nga banorët më të moshuar të atyre anëve? Përse disa trupa të pajetë u gjetën në bregun e liqenit në pjesën jugosllave dhe një kufomë tjetër në anën tonë të kufirit, në afërsi të postës së kufirit në fshatin Zogaj? Si mundi të dilte me not në në pjesën e liqenit që i takonte kufirit të Republikës Federative të Jugosllavisë, autori kryesor i asaj arratisje, në atë natë të errët me shi, dallgë dhe stuhi?

Kush ishte Hamit Arif Myrto dhe çfarë u tha ai fillimisht banorëve të asaj zone, kur e panë në rrugicat e fshatit të tyre krejt të zhveshur, si dhe organeve kompetente jugosllave, lidhur me arsyet e arratisjes? Për çfarë e pyesnin Hamitin organet e UDB-së gjatë procesit hetimor në disa zyra të veçanta në Tivar, Titograd dhe Ulqin, ku e dërgonin duke i ndërruar shpesh vendin, “shokët” e qelisë dhe hetuesit që e merrnin në pyetje? Çfarë ju deponoi ai kur e pyesnin për bazat e repartet ushtarake, repartin e raketave e tjera instalime që ndodheshin asokohe në në rrethin e Shkodrës, si dhe traktet që ishin hedhur ato ditë në atë qytet, kundra Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës?

Çfarë ju tha Hamiti organeve të UDB-së, lidhur me kunatin e tij, ministër në qeverinë e kryesuar nga Mehmet Shehu, e gjithashtu një nga njerëzit më të afërt të diktatorit Enver Hoxha, i cili qëndroi në atë detyrë deri në shembjen e regjimit komunist? Kush ishte “fotografi” nga Shkodra që ishte arratisur para disa vitesh në Jugosllavi dhe përse të gjithë hetuesit e pyesnin Hamitin, pikërisht për atë person? Përse autoritetet jugosllave të UDB-së vendosën dhe e kthyen Hamit Myrton në Shqipëri, duke ua dorëzuar organeve të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, edhe pse ata ishin të bindur, se atë nuk e kishin dërguar me mision sekret?

Çfarë deponoi Hamiti gjatë procesit hetimor, si për arsyet që e kishin detyruar të ndërmerrte atë aventurë të rrezikshme e, gjithashtu të gjitha ato çka ai kishte treguar para UDB-së? Çfarë shkruante Hamiti në letrën drejtuar Enver Hoxhës për ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe si u bë e mundur gjetja e asaj letre në shtëpinë e tij në Shkodër? Çfarë deponuan gjatë procesit hetimor familjarët e Hamitit, të afërmit, fqinjët, shokët e punës, brigadieri, drejtori i ndërmarrjes së Peshkimit, kryetari i Këshillit Popullor të Lagjes “Partizani” ku ai banonte, e të tjerë persona që u thirrëm për të dëshmuar ndaj tij, në vjeshtën e vitit 1976?

Përse gjyqi ndaj Hamit Myrtos u zhvillua në fshatin Shirokë, sa u dënua ai nga Gjykata e rrethit të Shkodrës, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë dhe përse Presidiumi Kuvendit Popullor, la në fuqi vendimet e tyre, për dënimin e tij me vdekje (me varje në litar) edhe pas asaj tragjedia të tmerrshme që i kishte ndodhur atij; ku humbi të gjithë familjen? Cilat ishin fjalët e fundit që Hamiti tha para skuadrës së pushkatimit dhe përse edhe sot e kësaj dite, nuk është gjetur ende varri i tij, ashtu si dhe të bashkëshortes dhe dy djemve të tyre, që ndodhen në anën tjetër të kufirit, në Malin e Zi?!

Lidhur me këto dhe të tjera nga ajo ngjarje nga më të rëndat e tragjiket që ka përjetuar rrethi i Shkodrës në ato vite dhe Mali i Zi gjithashtu, na njohin dokumentet arkivore të dosjes voluminoze përkatëse që ka siguruar Memorie.al, të cilat po i botojmë në disa numra (me faksimilet dhe fotot përkatëse), me qëllimin e vetëm, për të zbardhur dhe për të bërë të njohur krimet monstruoze të ndodhura në atë kohë, ku shqiptarët, për t’i shpëtuar ferrit komunist, detyroheshin të ndërmerrnin aventura nga më të rrezikshmet drejt kufirit shtetëror, ashtu si personazhi kryesor i kësaj ngjarje, Hamit Arif Myrtja!

                                                         Vijon nga numri i kaluar

VENDIMI I GJYKATËS SË SHKODRËS I KRYESUAR NGA SHEFQET MUÇI DHE PROKUROR REMZI KRUJA, PËR DËNIMIN E HAMIT ARFIF MYRTJA, ME VDEKJE, VARJE NË LITAR

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE

GJYKATA E RRETHIT SHKODËR

REGJ. THEM. 404

NR I VENDIMIT 401

                                                                   VENDIM

                                                      NË EMËR TË POPULLIT

Gjykata e rrethit të Shkodrës, e përbërë nga

Shefqet Muçi kryetar

               Zenel Brahimi anëtar

               Hyrije Kraja anëtar

Me sekretaren Myzejen Dymylja dhe Prokuror Remzi Kruja, shqyrtoi në seancë të hapur gjyqësore në Shirokë, çështjen penale që i përket të pandehurit:

Hamit Myrtja, i biri i Arifit, dhe i Lutfijes, i datëlindjes 1944, lindur në fshatin Shirokë dhe banues në Shkodër, me origjinë shoqërore fshatar i varfër dhe në gjendje punëtore, me arsim fillor, pa parti, i pa dekoruar, i padënuar më parë, i arrestuar në 7 Tetor 1976. Akuzohet se ka kryer vepër terrori, ka tradhtuar atdheun në formën e arratisjes, dhe ka agjituar e propaganduar kundër Pushtetit Popullor, krime këto të parashikuara nga nenet 64, 67, dhe 73/1, të KP.

Ndërsa bashkëshortja e tij Hasije merrej me fëmijët, i pandehuri të provokonte me biseda indirekte rojën Fadil Brezia që ta lejonte të arratisej familjarisht. Duke hasur në kundërshtimin e rojës, i pandehuri Hamit e goditi atë befasisht në kokë dhe shpinë me mjet të fortë e të mprehtë, i mori pushkën, i lidhi duart dhe gojën, dhe e la në afërsi të objektit. Nga këto veprime prej banditi roja, gjeti vdekjen e menjëhershme. Kryerja e këtij krimi të shëmtuar mesjetar, vrasja e shokut të punës, i krijoi mundësinë reale që të rrëmbente një nga varkat e molit, e të realizonte arratisjen jashtë shtetit.

Mbas kësaj me gjakftohtësinë e kurajën e një krimineli profesionist, këputi me darë linjën telefonike dhe elektrike, e pastaj kavon e barkës 004 të shëndetësisë, hipi në të fëmijët e gruan, dhe doli me shpejtësi në liqen rreth orës 24.00 duke vozitur me rrema në drejtim të kufirit. Lundronte disa qindra metra larg bregut të liqenit i orientuar nga dritat e fshatrave. Kur mbërriti në ujërat pranë Shirokës filloi të keqësohej koha e të binte shi i rrëmbyeshëm. Megjithatë ai vazhdonte të konsumonte deri në fund aktin kriminal të tradhtisë ndaj atdheut.

Afër fshatit Zogaj, rreth vijës ujore të kufirit si pasojë e shtrëngatës është përmbysur varka, gruaja dhe tre fëmijët janë mbytur, kurse i gjykuari mundi të kalojë kufirin në fshatin Cklla dhe ju dorëzuar autoriteteve jugosllave të komunës së Tivarit. Sipas pohimeve të tij ai, ju ka dhënë organeve të UDB-së, të gjitha informatat me karakter politik, ushtarak, dhe ekonomik, që ata i kanë kërkuar, me qëllim që të siguronte përkrahjen morale, materiale, dhe politike, të revizionistëve jugosllavë, e të dëmtonte interesat e shtetit tonë.

Në datën 7.10.1976 autoritetet jugosllave ua dorëzuan të gjykuarin organeve tona. Në këtë mënyrë i pandehuri Hamit Myrtja ka kryer plotësisht krimin e tradhtisë ndaj atdheut, për aktin e vrasjes së rojës së ndërmarrjes, Fadil Brezia, dhe për Agjitacionin dhe Propagandën kundër pushtetit popullor, që parashikohen në dispozitat përkatëse të lartpërmendura. Akuzat provohen nga pohimi i tij, nga proces-verbali i datës 7.10.1976, i marrjes së tij në dorëzim nga jugosllavët, nga kufoma e rojës Fadil Brezia, nga kufoma e vajzës së mbytur të të pandehurit, e gjetur në Zogaj, nga proces-verbali i këqyrjes së vend-ngjarjes ku janë gjetur të prera kabllot e telefonit e të elektrikut, si dhe një seri të tjera provash materiale, barka 004 që e dorëzuan jugosllavët, nga letra me përmbajtje armiqësore, nga thëniet e dëshmitarëve të pyetur në seancë gjyqësore, fotografitë e ndryshme dhe materialet e tjera që i bashkëngjiten dosjes.

Veprat e të pandehurit, synojnë dobësimin e vijës marksiste-leniniste të Partisë së Punës së Shqipërisë. Në dobësimin e fuqisë mbrojtëse të vendit tonë dhe në fund të fundit në përmbysjen e diktaturës së proletariatit në vendin tonë dhe restaurimin e kapitalizmit tek ne. Pas këtyre gjykata ka parasysh cinizmin, llojin e krimit, vendosmërinë e madhe dhe egërsinë e veçantë prej të “tërbuari” siç e ka përmendur ai vetë që ka treguar realizimin e veprës kriminale, duke vrarë me thikë pas shpine shokun e tij të punës, e duke sakrifikuar jetën e fëmijëve të vet, ka parasysh sjelljen e tij të këqija në shoqëri e familje, se gjatë gjykimit nuk tregoi pendesë për aktet e shëmtuara, dhe së fundi ka parasysh kërkesën unanime të punonjësve të peshkimit dhe popullit pjesëmarrës në gjyq, për të aplikuar ndaj këtij banditi dënimin kapital, me varje në litar.

Në këto rrethana gjykata, çmon se qenia e tij gjallë nuk është e dobishme për shoqërinë socialiste, por më tepër bëhet e dëmshme për të.

                      Prandaj

Gjykata në mbështetje të nenit 278 të Kodit të Procedurës Penale.

                                                             VENDOSI

Të deklarojë fajtor të pandehurin Hamit Myrtja, në bazë të nenit 64 të Kodit Penal me vdekje me varje, me konfiskim të pasurisë dhe me heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Të deklarojë fajtor të pandehurin Hamit Myrtja, në bazë të nenit 67 të Kodit Penal, me vdekje me varje, me konfiskim të pasurisë dhe me heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Të deklarojë fajtor të pandehurin Hamit Myrtja, në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, me 10 vjet heqje lirie me konfiskim të pasurisë dhe me heqjen e të drejtës elektorale, për 5 vjet kohë.

Duke bërë bashkimin e dënimeve në bazë të nenit 48 të Kodit Penal, e dënon me vdekje me varje, konfiskimin e pasurisë, dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Shpenzimet gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim e protestë brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë.

Shirokë më 18.11.1976

Sekretarja                                                                       Kryetari

(Myzejen Dymylja)                                                    (Shefqet Muci)

DOKUMENTI ME VENDIMIN E KOLEGJIT PENAL TË GJYKATËS SË LARTË TË KRYESUAR NGA LUMTURI RESNJA, LIRI GJOLIKU DHE SOFOKLI KRONGO, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË HAMIT MYRTJA

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË

KOLEGJI PENAL

Nr 412 i Regj. Them.

Nr 397 i Vendimit

                                                              VENDIM

                                                    NË EMËR TË POPULLIT

Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i formuar në kryesinë e:

Lumturi Resnja, Anëtare e Gjykatës së Lartë

Liri Gjoliku, Antar

Sofokli Krongo, Antar

Në seancën e hapur gjyqësore datë 4.12.1976 mori në shqyrtim çështjen nr. 412 që i përket të gjykuarit:

Hamit Myrtja, i biri i Arifit, dhe i Lutfijes, i datëlindjes 1944, lindur në fshatin Shirokë dhe banues në Shkodër, me origjinë shoqërore fshatar i varfër dhe në gjendje punëtore, me arsim fillor, pa parti, i pa dekoruar, i padënuar më parë, i arrestuar në 7 Tetor 1976.

I akuzuar se, ka kryer krimin e tradhtisë ndaj atdheut, për aktin e vrasjes së rojës së ndërmarrjes, dhe për Agjitacionin dhe Propagandën kundër pushtetit popullor, krime këto të parashikuara nga nenet 64, 67, dhe 73/1, të Kodit Penal.

Me vendimin nr 401 datë 18.11.1976 Gjykata e rrethit të Shkodrës, e ka deklaruar të gjykuarin fajtor dhe në bazë të paragrafit të 1 të nenit 73, e ka dënuar me 10 vjet heqje lirie, në bazë të nenit 64, me vdekje, me varje, me konfiskim të pasurisë dhe me heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Në bazë të nenit 67, me vdekje me varje, me konfiskim të pasurisë dhe me heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Duke bërë bashkimin e dënimeve në bazë të nenit 48 të Kodit Penal, e dënon me vdekje me varje, konfiskimin e pasurisë, dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Meqenëse dënimi është me vdekje, për mungesë ankimi, çështja shqyrtohet në bazë të nenit 302/2 të KPP.

KËSHILLI GJYQËSOR NË KOLEGJIN PENAL TË GJYKATËS SË LARTË, pasi dëgjoi relacionin e anëtares Lumturi Resnja, prokurorin i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit, si dhe pasi shqyrtoi në tersi çështjen,

VËREN

Vendimi i Gjykatës është i drejtë. Gjatë gjykimit është vërtetuar se i gjykuari Hamit Arif Myrtja, ka kryer krimet e tradhtisë ndaj atdheut, vepër terrori dhe atë të agjitacionit e propagandës kundër Pushtetit Popullor, parashikuar nga nenet 64, dhe 67 dhe 71/1 të Kodit Penal.

I gjykuari ka punuar si punëtor në ndërmarrjen e Peshkimit të Shkodrës. I molepsur nga propaganda armiqësore, kapitaliste dhe revizioniste mbi mënyrën e jetesës dhe duke qenë element me të meta të theksuara karakteri, ambicioz, egoist dhe grindavec, ai së bashku me gruan e tij, Hasije, kanë vendosur që të arratisen për në Jugosllavi. Kështu pasi hartuan më parë planin e arratisjes dhe përgatitën mjetet e duhura për këtë qëllim, më datë 31 Gusht 1976, së bashku edhe me 3 fëmijët e mitur, kanë zbritur në ndërmarrjen e Peshkimit, ku i gjykuari me kërkesën e tij atë mbrëmje, qe caktuar të kryente detyrën e shërbimit.

I gjykuari është përpjekur të mashtrojë rojën e objektit të molos dhe në fund ka kërkuar prej tij që ta ndihmonte të arratisej së bashku me familjen. Dhe kur roja e ka kundërshtuar, ai e ka goditur atë 7-8 herë me një mjet të fortë dhe të mprehtë, goditje të cilat sipas raportit mjeko-ligjor, ai gjeti vdekjen.

Pasi ka kryer këtë akt-armiqësor dhe terrorist kundër rojës së molos, i gjykuari Hamit Myrtja ka marrë një varkë, në të cilën ka vendosur gruan dhe tre fëmijët e vet, dhe pasi ka hipur dhe vetë, rreth orës 24.00, ka dalë me shpejtësi në liqen duke vozitur me rrema për në drejtim të kufirit. Gjatë kësaj kohe ka filluar një shi i rrëmbyer.

I gjykuari duke qenë konsekuent në veprën e tij armiqësore, edhe sepse jetët e fëmijëve të tij kanë qenë në rrezik, nuk është ndalur, kështu si rezultat i kohës së keqe, shiut pa pushim dhe furtunës, në afërsi të vijës së kufirit në fshatin Zogaj, është përmbysur varka, tre fëmijët dhe gruaja e tij janë zhytur, kure i gjykuari mundi të kalojë kufirin dhe u është dorëzuar autoriteteve jugosllave në komunën e Tivarit. Menjëherë ai është vënë në shërbim të tyre, ka pranuar t’u jepte atyre të gjitha të dhënat me karakter politik, ekonomik dhe ushtarak, që ata i kanë kërkuar. Mirëpo më datën 7.10.1976, autoritetet jugosllave ua dorëzuan të pandehurin organeve tona.

Këto fakte janë vërtetuar në pohimet e plota të gjykuarit, me aktet e dëshmisë mjeko-ligjore të vrasjes së rojës Fadil Rrezia, si dhe aktet e tjera që ndodhen në dosje. Mbi këto kushte, vendimi i gjykatës sa i përket fajësisë, ashtu dhe cilësimit të veprave të kryera prej tij është i drejtë. Gjykata drejtë ka arritur në konkluzionet se i gjykuari veç sa më sipër ka kryer edhe krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër Pushtetit Popullor. Nga materialet që ndodhen në dosje, rezulton se para largimit të tij nga banesa për t’u arratisur, i gjykuari Hamit ka lënë një letër, me porosi që ajo t’i dërgohej udhëheqjes së Partisë sonë.

Në këtë letër ai ka shprehur urrejtjen e tij kundër sistemit socialist në Shqipëri, Partisë së Punës dhe udhëheqësit të saj, ka marrë në mbrojtje armiqtë e Partisë dhe të popullit tonë. Edhe ky fakt vlerësohet në letrën e shkruar prej tij, që ndodhet në materialet e dosjes. Në caktimin e masës së dënimit, gjykata ka pasur parasysh shkallën e rrezikshmërisë shoqërore tepër të theksuar të veprës që ka kryer i gjykuari, shkallën e fajësisë, si dhe personalitetin e tij. Sikurse me të drejtë e pranon edhe gjykata e rrethit në vendimin e saj, i gjykuari i ka kryer këto vepra me një urrejtje të papërmbajtur kundër Pushtetit Popullor, Partisë dhe popullit të tij.

Element me karakter të edukuar keq, grindavec me sjellje të këqija në familje e shoqëri, ambicioz dhe egoist që kërkonte të zhvaste në shoqëri, më shumë nga sa asaj i jepte, lidhur ngushtë me interesin e tij vetjak, ai u helmatiste shumë shpejt nga propaganda borgjezo dhe revizioniste, propagandë e cila e shëndroi atë në një element borgjez të ri e kundërrevolucionar.

Konsekuent në këtë rrugë edhe gjatë gjykimit i gjykuari nuk u tregua i penduar për veprat e kryera. Këto rrethana si dhe mendimi unanim i kolektivit punonjës, me të drejtë e çoi gjykatën në konkluzionin lidhur me masën e dënimit kapital dhënë kundër tij.

PËR KËTO ARSYE

Këshilli gjyqësor i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të pikës 1. të nenit 313 të K.P.P.,

VENDOSI

Lënien në fuqi të vendimit Nr. 401, datë 18.11.1976, të gjykatës së rrethit Shkodër.

Vendimi nuk vihet në ekzekutim deri në shqyrtimin e tij nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Tiranë më 4.12.1976. Memorie.al

Anëtar                                            Anëtar                              Kryesuese

L.Gjoliku                                        S. Krongo                           L. Resnja

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej...”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 12, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 11, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!