• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Nga Londra ku ishte emigrant, Indrit Cara ishte lidhur me përfaqësuesit e UÇK-së, Pleurat Sejdinin dhe Fazlli Veliun, të cilët…”/ Historia e panjohur e “Ushtar Kavajës”, “Dëshmor i Kombit”

“Nga Londra ku ishte emigrant, Indrit Cara ishte lidhur me përfaqësuesit e UÇK-së, Pleurat Sejdinin dhe Fazlli Veliun, të cilët…”/ Historia e panjohur e “Ushtar Kavajës”, “Dëshmor i Kombit”
“Kur komandanti gjerman e kërcënoi se do i pushkatonte gruan dhe fëmijët, Et’hemi i tha…”/ Historia e ministrit të Financave, që ruajti thesarin dhe shpëtoi 300 qytetarë kavajas, nga internimi në Mat’hauzen
“Nga Londra ku ishte emigrant, Indrit Cara ishte lidhur me përfaqësuesit e UÇK-së, Pleurat Sejdinin dhe Fazlli Veliun, të cilët…”/ Historia e panjohur e “Ushtar Kavajës”, “Dëshmor i Kombit”
“Nga Londra ku ishte emigrant, Indrit Cara ishte lidhur me përfaqësuesit e UÇK-së, Pleurat Sejdinin dhe Fazlli Veliun, të cilët…”/ Historia e panjohur e “Ushtar Kavajës”, “Dëshmor i Kombit”
“Kur Indrit Cara e kuptoi se autokolona me studentët e Shkollës së Bashkuar ‘Enver Hoxha’ po shkonte të shtypte revoltën në ‘Qytetin Studenti’, ai iu bërtiti…”/ Historia e panjohur e kavajasit rebel
“Kur Indrit Cara e kuptoi se autokolona me studentët e Shkollës së Bashkuar ‘Enver Hoxha’ po shkonte të shtypte revoltën në ‘Qytetin Studenti’, ai iu bërtiti…”/ Historia e panjohur e kavajasit rebel
“Kur Indrit Cara e kuptoi se autokolona me studentët e Shkollës së Bashkuar ‘Enver Hoxha’ po shkonte të shtypte revoltën në ‘Qytetin Studenti’, ai iu bërtiti…”/ Historia e panjohur e kavajasit rebel
“Kur Indrit Cara e kuptoi se autokolona me studentët e Shkollës së Bashkuar ‘Enver Hoxha’ po shkonte të shtypte revoltën në ‘Qytetin Studenti’, ai iu bërtiti…”/ Historia e panjohur e kavajasit rebel

Nga Sofika Prifti Cara

Pjesa e tretë

                                                                    Të falësh…!

                                                     – Fisi i vjetër Kavajas – CARA

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Memorie.al, publikon disa pjesë nga libri ‘Të falësh’, me autore znj. Sofika Prifti (Cara), botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, në të cilin autorja ka përshkruar me hollësi dhe kompetencë profesionale, historinë e një prej fiseve më të njohura, jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe më gjerë, fisit Cara, nga i cili dolën jo vetëm atdhetarë e patriot të shquar që dhanë kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare dhe lirinë e Shqipërisë, por edhe intelektualë të njohur, të diplomuar në Perëndim, të cilët më pas u kthyen në atdhe, duke dhënë kontributin e tyre në disa fusha të shkencës dhe jetës. Por edhe pse pinjollët e fisit Cara, ata ia kushtuan jetën e tyre çështjes kombëtare, pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ata do të përndiqeshin, burgoseshin dhe internoheshin, e lufta e egër e klasave, do t’i ndiqte ata deri në vitin 1990, kur dhe nisi shembja e regjimit komunist.

                                                              Vijon nga numri kaluar

                                                            INDRIT CARA (1971-2009)

Sepse të gjithë ishin të mërzitur për vdekje, nga ai sistem i egër komunist. Trenat atë mbrëmje u nisën me shumë vonesë nga Kavaja. Indriti me Gentianin morën pjesë në shumë grumbullime të tilla masive, si tek lagjja e “Babanëve”, tek moto-pompa, tek reparti ushtarak, tek stadium, etj. Ai qe ndër aktivistët më luftarakë në qytet, deri sa pastaj iku në Itali, në Modunjo, të Barit. Mes shumë vështirësive, ai do të provonte peshën e rëndë të emigracionit në Angli, në Londër.

Në kryeqytetin britanik, ai bëri një kurs tre-mujor për të mësuar gjuhën angleze, e detyruar kjo për të gjithë emigrantët që vinin atje. Më vonë Indriti vazhdoi një shkollë dy-vjeçare për kompjuter, të shkollës së lartë, duke e mbaruar atë me rezultate të larta e, i dalluar nga të tjerët me Fletë-Lavdërimi e Mirënjohjeje. Me mbarimin e shkollës, ai punoi ca kohë në firmën ‘Oliveti’.

Në Londër Indriti ka bërë punë të ndryshme dhe herë pas here ndihmonte familjen e tij me të holla. Gjatë viteve 1997-1998, përmes telefonit me familjen e tij, ai interesohej për situatën në Kavajë e në Kosovë dhe u kërkonte sqarime prindërve, se ku bie Drenica, Dreçani, Gjakova, etj. Indriti u jepte porosi atyre sikur të ishte plak, për të ndihmuar familjet kosovare, që sapo kishin filluar të vinin në Shqipëri, të dëbuar me dhunë nga reaksioni i egër serb. Në Londër, Idriti mori edhe vëllanë e tij, Dorianin, i cili në këtë kohë, ishte emigrant në Itali.

Kur e gjithë bota po merrte vesh për qëndresën heroike të luftëtarëve të UÇK-së, djaloshi nga Kavaja, kënaqej e lumturohej, por dhe vetë ndiente detyrim, për të dhënë ndihmesën e tij ndaj çështjes kombëtare. Indriti kishte kohë që ishte lidhur me përfaqësuesit e UÇK-së, me Pleurat Sejdinin, Faslli Veliun, etj. Ai me pasion ia nisi punës me përgatitjen e të mësuarit të artit ushtarak, për rekrutët e rinj, që do të vinin të luftonin në Kosovë. Ai gjithashtu herë pas here ka mbledhur ndihma për UÇK-në. Indriti ishte ndër të parët shprehu dëshirën dhe u radhit në krah të luftëtarëve të UÇK-së, për lirinë e Kosovës.

Me datën 8 dhjetor 1997, ai ka shkruar një artikull në Londër, i cili u botua në gazetën “Zëri i Kosovës”, ku midis të tjerave, u bënte thirrje të gjithëve: “..Të ndihmojmë UÇK – në, këtë filiz shprese, force dhe krenarie, që të rritet e të forcohet si një lis madhështor, që t’i bëjë ballë shtrëngatës shtazarake serbe. Rroftë UÇK-ja! Londër 08.12.1997”.

Në mënyrë të papritur në datën 26 janar 1999, Indriti vjen në Shqipëri me katër shokë nga Londra; vetëm një natë qëndroi pranë familjes, ndërsa shokët e tij fjetën në një hotel të Tiranës. Atë natë familja e tij pati gëzim, përqafime, çmallje e biseda të gjata e të ngrohta me djalin, pas tetë vitesh ndarjeje, pa u parë me njëri-tjetrin. Gjatë bisedës Indriti, u tha prindërve se ka ardhur me tre gazetarë nga Anglia dhe se ishte si përkthyes i tyre. “Ne, – tha ai, – do të shkojmë në zonat e veriut të Shqipërisë, që të studiojmë situatën dhe të marrim disa të dhëna, do të qëndrojmë rreth 20 ditë, pastaj do të nisemi për në Spanjë, të rrimë atje për ca kohë, më pas do të kthehemi në Londër”. Në bisedë e sipër, Indriti pyeti prapë të atin, Lulin, se ku bie Drenica dhe Deçani, por i ati i tha:

“Po çfarë pune ke ti, more bir, në Drenicë e Deçan, apo nga kureshtja”? Indriti vetëm buzëqeshi lehtë e nuk i dha përgjigje të atit. Atëhere Luli i tha: “Drenica është mbas Gjakovës, andej nga Skënderaj, nga ishte Isa Boletini”. Më pas djali nuk e përmendi më Drenicën e Deçanin. Fatmirësisht familja kishte një aparat fotografik me film, kështu që bënë disa fotografi, nën dritën e qiriut, sepse atë natë, nuk kishte drita. Këto gjëra ishin kujtimi i fundit me njerëzit e tij.

Ishte dhe takimi i fundit me prindërit! Të nesërmen, në orën 7:00, ai, së bashku me Lulin dhe djalin e tezes, Bashkimin, ikën në Tiranë. Indriti u nda me babanë e me kushëririn e tij, me shumë mall e përqafime të gjata, shoqëruar me lot të pa pushuar. Me të mbërritur në Tiranë, ai shkoi në Hotel “Dajti” për të takuar shokët, sipas fjalës që kishin lënë, por ata nuk i gjeti aty. Indriti bleu një telefon dhe bisedoi me ata gazetarët e huaj, të cilët i thanë:

“Jemi në Hotel ‘Kruja’ tek rruga e ambasadës jugosllave”! Indriti shpejt u nis për atje. Pasi u takuan bashkë, Indriti u nda me ta me përqafime të gjata, me shumë mall i uruan rrugë të mbarë dhe e porositën të ketë kujdes, sepse situata në Shqipëri është e turbullt, me probleme, iu lutën që t’i merrte në telefon sa më shpesh e, t’iu dërgonte letra. Pas largimit, Indriti foli edhe dy herë të tjera në telefon, radhën e parë me tezen e tij dhe i tha asaj:

“Teze, unë ndodhem në Tropojë, është një vend shumë i bukur”.

Radhën e dytë foli me nënën e tij, Xhemailen:

“Mama, jam mirë me shëndet,- i tha. – Po flas nga Maqedonia. Mos u bëni merak për mua, së shpejti do të nisem për në Spanjë e më pas në Londër, tek vëllai”. Këto ishin dy bisedat e fundit të Indritit, me njerëzit e familjes. Por në fakt ai ndodhej në Kosovë, ku qe bashkuar me UÇK – në.

Por me datën 1 prill 1999, në orën 17:00, krejt papritur, vjen në Kavajë një lajm mjaft i hidhur nga Londra, nga vëllai i tij, Dorjani: “Indriti është vrarë heroikisht në luftën e Kosovës”! Lajmi ishte shumë tronditës, për familjen e Lulzim Carës në Kavajë. Ky lajm u përhap shpejt në të gjithë popullin e Kavajës. Banorët e tij morën pjesë kolektivisht në këtë fatkeqësi të madhe e të hidhur, për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen e dëshpërimin, familjes së Indritit.

Në familjen e tyre erdhën për vizita plot njerëz nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si; Tirana, Durrësi, Shijaku, Elbasani, Vlora, Fieri, Berati, Kuçova, Gjirokastra, Kukësi, Puka, Shkodra, Peshkopia, banorë nga rrethet e Mirditës e Matit, etj. Për vizita e ngushëllime erdhën edhe nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Suedia, Gjermania, Zvicra, Anglia, etj.

Në familjen Cara, tek Luli e Xhemailja, nuk kanë munguar të vinin për ngushëllim edhe nga shoqatat e ndryshme të vendit, si “Skënderbeg”, “Kavaja”, “Bajram Xhani”, “Sulejman Vokshi” etj. Vizita u bënë edhe nga zyrtarë të lartë, shtetarë me përgjegjësi nga Shqipëria e Kosova. Për Indritin dhe vdekjen e tij heroike në Kosovë kanë shkruar shumë gazeta, majtas e djathtas, në Angli, Gjermani, Francë, Itali, Amerikë, Kanada etj.

Në një letër, ardhur nga Kosova, që ndodhet në Muzeun Historik të qytetit, shkruhet se, kur janë pyetur për Indritin ushtarët e UÇK-së, Shtabi i Përgjithshëm, Shtabi i zonës së Pashtrikut, ata janë përgjigjur: “..’Ushtar – Kavaja’ ka qenë legjenda e luftës, për së gjalli dhe tani…i vdekur, si ai, vetëm në ëndërr njeriu mund të jetë aq trim…”! Indriti ka stërvitur pa u lodhur luftëtarët në njësitin special, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Për ‘Ushtar – Kavajën’ dinte shumë gjëra komandanti i zonës së Pashtrikut, oficeri i lartë, Tahir Sinani, dinte Shtabi i Përgjithshëm si dhe oficerët e shokët e tij të UÇK-së. Indriti ose “Ushtar – Kavaja” la në Kosovë jo thjeshtë jetën e tij, por dhe veprën e tij, buzëqeshjen e tij ëndërrimtare, liridashëse, la atje kujtime të paharruara, u bë mik e vëlla me ata që e njohën dhe luftuan me të, la dhimbjen e familjes, la rininë e tij.

Dëshmorin Indrit Cara e sollën të prehet në qytetin e tij të lindjes, në Kavajë. Trupi i tij u përcuall për në banesën e fundit, i shoqëruar me Flamurin Kombëtar, nga njerëzit e familjes, të afërmit, shokë e miq, nga qindra e qindra njerëz e bashkëluftëtarë, me respekt e nderim të thellë, me dhimbje e krenari të ligjshme. “Ëngjëlli i Lirisë”, do të bënte kështu udhëtimin e tij të fundit për në përjetësi, në datën 10 tetor 1999.

Arkivoli me trupin e Indritit u kthye në Kavajë. Varri i “Dëshmorit të Kombit”, i “Ushtar- Kavajës”, atë ditë u mbulua i gjithi me kurora e buqeta me lule të freskëta, të ardhura nga e gjithë Shqipëria e Kosova. Indrit Cara, i donte shumë lulet, ai qe vetë një lule dhe në lulen e rinisë, u bë fli për lirinë e Kosovës.

Me një helikopter nga Kukësi, tamam sikur të ishte “Ëngjëll i Lirisë”. Në fillim ulja u bë në fushën e stadiumit “Besa”. Ceremonia madhështore vazhdoi me kortezhin e gjatë drejt familjes së heroit, për më shumë se një orë. Më pas u bënë homazhe në hollin e kinemasë, vazhdoi një miting madhështor në sheshin e qytetit, shoqëruar me fjalime mbresëlënëse, prej shumë përfaqësuesve nga Shqipëria e Kosova.

Më pas trupi i tij pa jetë u përcuall për në banesën e fundit, i shoqëruar nga trupa e bandës frymore ushtarake nga Shqipëria e Kosova. Tri breshëri armësh, në shenjë respekti, për nderim të Indrit trimit, që dhuroi gjakun e tij, jetën e tij të shtrenjtë për lirinë e Kosovës.

Një nga oficerët e UÇK-së i solli babait të “Dëshmorit të Kombit”, Lulit, një flamur kombëtar, të madh e të qëndisur bukur, me të cilin mbuluan arkivolin me trupin pa jetë të Indrit Carës.

Për Indritin, me iniciativën e përkrahjen e ambasadorit të Italisë dhe të Mamica Kastriotit, kryetare e shoqatës “Dëshmorët e Atdheut”, Bashkia e Kavajës organizoi, me rastin e 13- vjetorit të rënies së “Ushtar-Kavajës”, vajtjen në Tirando-Suarekë, në Kosovë, me 5 autobuzë dhe atje kavajasit, u pritën në mënyrë të shkëlqyer, me shumë ngrohtësi e respekt, nga të parët dhe nga populli i Suarekës.

Presidenti i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, z. Rexhep Mejdani, me dekret të veçantë, e ka shpallur Indrit Carën; “Dëshmor i Kombit”, e ka nderuar me “Shqiponjën e Artë”. Bashkia e Kavajës e ka shpallur atë “Qytetar Nderi”, pas vdekjes e, po ashtu, këshilli bashkiak këtu, e ka shpallur “Dëshmor Kombi”. Shoqata “Sulejman Vokshi”, si dhe shumë shoqata të tjera të vendit, i kanë dhënë dëshmorit kavajas të lirisë, fletë-nderi.

Pikërisht, për këtë sakrificë sublime të tij, për dhënien e jetës së tij të re, Indriti është shpallur “Dëshmor i Kombit” nga Kosova, qysh ditën e parë të rënies së tij në luftën e ashpër në Suarekë, në malin e Gallushës. Sot në lulishten e qytetit të Kavajës, është vendosur një përmendore me bustin e heroit kavajas, Indrit Cara, jo shumë larg bustit të “Dëshmorit të Demokracisë”, Josif Budo.

BALADË PËR DËSHMORIN INDRIT CARA

“O postier! O ti, postier!

Këto vargje a s’m’i merr!

Në Kosovë të m’i çosh,

shtëpi më shtëpi

t’m’i transmetosh!

Indrit Carën – Ushtar Kavajën

Kështu gjithmonë të ma kujtosh.

Ta përcjellësh në çdo zemër,

që mos ta harrojnë këtë emër!

Mesazhin e shenjtë të nënës,

ai me gjakun e tij e ka lënë.

E gjithë Kavaja atë e njihte,

e njihnin rrugët e rrugicat.

Të gjithë e shihnin me admirim,

këtë djalë zemërtrim.

Zemra na u gëzua, dielli ndriti,

kur në shtëpi na erdhi Indriti!

Pesë orë me prindët qëndroi,

për herë të fundit i përqafoi,

iku lirinë të kërkojë…!

Kosova është tokë shqiptare,

aty i kanë eshtrat të parët,

në rrezik edhe në nevojë,

jetën të gjithë e dhurojnë!

Në pikën zero-zero, tek retë lart,

në malin e Gallushës, Indriti me shokët e vet,

serbit i kthyen grykën e pushkës!

Se Kosovën e dëshironte ai,

me flamurin kuq e zi.

Për atë flamur djali mendoi,

nga Londra në telefon rënkoi.

Kuçedra serbe villte zjarr,

tokën tonë, e mbushi me varre.

Lufta u ndez e mori flake,

luftojnë çunat për bajrak,

për bajrak e për liri,

luftojnë pleq edhe të rinj.

Në 1999, 31 mars, Indrit djali na u vra.

Indriti me shokët e vet,

mbeti i paharruar përjetë.

Në atë betejë u bë hataja!

Mbeti i vrarë dhe “Ushtar Kavaja”!

Në gjurmët e të parëve shkoi,

e trimërinë e tyre më lart e çoi.

Përse diellin retë e zunë?

Ç’ka zemra e nënës që rreh shumë?

Ëndrra nga gjumi nënën e zgjoi

dhe mendja larg-larg i mërgoi,

tek Indriti i dashur i shkoi.

Në Kavajë haberi erdhi:

Në Kosovë u bë hataja!

Mbarë populli lotë derdhi,

se është vrarë Indrit Kavaja.

Ah, dushman, serb i mallkuar,

na vrave djalin e bekuar!

Nënë Xhemailja u bë burrë,

kokën nuk e uli kurrë.

Qumështin hallall evlatit!

S’ia bëri qejfin dushmanit!

Babë Lulzimi, foli dy fjalë:

“Gjaku yt, o i miri djalë,

u bëftë kurban për lirinë,

për Kosovën, për Shqipërinë”!

Vrapo, postier, mos rri aspak,

t’ia puthësh Kosovës atë bajrak,

që Indriti e lau më gjak,

kur pranvera ishte në prag!

Vrapo deri në Pagarushë e,

pusho pak në atë fushë,

puthe dheun ku ra murtaja,

në yll u kthye “Ushtar Kavaja”!

Rri sot e na vështron nga sheshi,

mbajmë hapat e i buzëqeshim.

Ah, ah, sikur të ishte gjallë,

të këndojmë, të hedhim valle.

Kur ta pyesim për Kosovën,

t’na thotë, për të e la Londrën.

Në atë natë të ftohtë janari,

do ish mes nesh shpirt-bujari.

Sapo në vesh i erdh haberi,

ai u sul para si zog skifteri,

serbit ia shkrepi m’u në ballë,

nëna qumështin ia bëri hallall!

Ku kriste pushka, gjëmonte murtaja,

në ballë ishte “Ushtar Kavaja”.

Gjëmonin bombat e shkrepte sharrësi,

gjithë atë ditë të fundit të marsit.

Humbi dielli, u nxi Pagarusha,

shkrumb e hi u bënë male e fusha.

Dushmani serb krejt po tërbohej,

sepse fundi po i afrohej,

Kosova shpejt do të çlirohej!

Me sytë e pastër, lart nga qielli,

Indriti ra siç perëndon dielli,

që pastaj të rilindë përsëri,

të ndrisë Kosovën me rrezet e tij.

Dhe liria, vërtet, nuk vonoi,

të gjithë shqiptarët i gëzoi!

Kosova Indritin si djalë e vajtoi,

UÇK-ja si dëshmor e nderoi,

me çmim të lartë e dekoroi;

“Hero i Kombit” e pagëzoi.

Në Kosovë çeli një zambak,

Indrit Cara u bë bajrak”!

Këtë baladë ia kam kushtuar birit trim të Kavajës, të fisit tonë, “Heroit të Kombit”, Indrit Carës, me dhimbjen e dashurinë e nënës, si për djalin e vet, duke u lutur natë e ditë, që gjaku i tij iu bëftë dritë, Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar!

MBETE HERO!

Kurse kjo vjershë, i kushtohet ëndrrës dhe dëshirës së Indrit Carës, për ta parë Kosovën të lirë e, të pavarur:

“Indrit, sapo gazetën lexove,

për dhimbjen e Kosovës mësove,

e le Londrën, në Kosovë shkove.

Nga plumbat e tanket s’u trembe,

e haje barutin me dhëmbë

e shkele hasmin me këmbë.

Për Kosovën, ngrite dorën: po!

Serb dushmanit i the: jo!

Të vranë, por mbete hero!

Ty të thirri pavdekësia,

të vajtoi Kosovë, Shqipëria,

t’u bë, oh, jatak liria!

O Indrit, o djalë trimosh,

si fanar do na ndriçosh,

kushtrim lirie do gjëmosh!

Në piedestal Kosova të ngriti,

me heronjtë e tjerë të bashkangjiti,

bir Kavaje, zog-petriti!

Koha përpara do të shkojë,

Indriti si yll do të ndriçojë,

për paqe do na frymëzojë!

O Indrit djali, ti fli i qetë,

se gjaku yt u bë gaz e jetë,

hiri yt u bë fusha, male e det! Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 28 Maj 2024

Next Post

“Kur Medar Shtylla, i tha Isufit, se; Deliallisët e Shijakut do të pushkatohen, ai iu përgjigj; ‘kjo punë nuk bëhet’...”/ Historia e panjohur e Dr. Allmanit nga Mati, që u sakrifikua për miqtë tij

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Kur Medar Shtylla, i tha Isufit, se; Deliallisët e Shijakut do të pushkatohen, ai iu përgjigj; ‘kjo punë nuk bëhet’…”/ Historia e panjohur e Dr. Allmanit nga Mati, që u sakrifikua për miqtë tij

“Kur Medar Shtylla, i tha Isufit, se; Deliallisët e Shijakut do të pushkatohen, ai iu përgjigj; ‘kjo punë nuk bëhet’...”/ Historia e panjohur e Dr. Allmanit nga Mati, që u sakrifikua për miqtë tij

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!