• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga krushku i Enverit, fotografi i tij personal që nga lufta, djali i Koci Xoxes dhe…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit, me ngjarjen që tronditi Tiranën; emrat e 15 të arrestuarve më 18 tetor ’75?!

“Beqir Balluku donte lidhjet me Bashkimin Sovjetik, hapjen e dyerve të turizmit, uzina ‘Traktori’, të lidhej me Italinë, për modelin jugosllav…”/ Diskutimi i Aranit Çelës në Presidiumin e Kuvendit Popullor, 5 nëntor ‘75
“Shoku Haxhi, hetuesit t’i përgëzojmë, që ua provuam me dokumenta tradhtinë dhe ne si Presidium, me sëpatë t’i presim, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekret për pushkatimin e Beqir Ballukut, 5 nëntor ‘75
“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986
“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
“Nga krushku i Enverit, fotografi i tij personal që nga lufta, djali i Koci Xoxes dhe…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit, me ngjarjen që tronditi Tiranën; emrat e 15 të arrestuarve më 18 tetor ’75?!
“Nga krushku i Enverit, fotografi i tij personal që nga lufta, djali i Koci Xoxes dhe…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit, me ngjarjen që tronditi Tiranën; emrat e 15 të arrestuarve më 18 tetor ’75?!
Xhelatët që ekzekutuan bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Të udhëhequr gjithmonë nga mësimet e Vladimir Iliç Leninit, “udhëheqësit të madh” të Revolucionit Boleshevik të Tetorit dhe vazhduesit të tij besnik, Josif Visaranoviç Stalinit, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye Enver Hoxhën dhe pasuesin e tij, Ramiz Alia, për afro 45 vjet më radhë, propagandonte me të madhe “luftën e klasave”, duke e konsideruar atë si “forcë lëvizëse në shoqëri”, e cila sipas tyre; “ngrihej dhe ulej, por kurrë nuk shuhej”. Këto slogane të huazuara nga stepat e largëta të Bashkimit Sovjetik dhe të zbatuara me përpikërinë më të madhe nga regjimi komunist në Shqipëri për afro gjysëm shekulli me radhë, dërguan prapa hekurave të qelive me mijëra shqiptarë të pafajshëm, të cilët vuajtën tmerret e atij sistemi çnjerëzor në kampet e punës së detyruar, burgje e internime, deri në vitin 1991.

Arrestimet dhe dënimet në kampet e burgje politike të atyre shtetasve që regjimi komunist i konsideronte si “armiq të popullit”, duke i akuzuar si; “kulakë”, “ballistë” “zogistë”, “tradhtarë të atdheut”, “reaksionarë” etj., etj., akuza nga më të ndryshmet, vazhduan në mënyrë permanente gjatë gjithë ekzistencës së atij regjimi, (tetor 1944-mars 1991), por ato hera herës intensifikoheshin në varësi të ngjarjeve të ndryshme në vend dhe konjukturave politike në arenën ndërkombëtare.

Madje kishte raste që arrestimet, dënimet dhe internimet zhvilloheshin edhe me fushata, kryesisht në zbulimin e “grupeve armiqësore”, si p.sh.; në vitin 1948-‘49, pas prishjes së marrëdhënieve më Jugosllavinë e Titos (dënimi i “Grupit të Koci Xoxes”, në vitet 1955-’56 (dënimi i Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut), në 1956-ën, pas Konferencës së Tiranës, (dënimi “Grupit të Liri Gegës e Dali Ndreut”) pas prishjes me Bashkimin Sovjetik në vitin 1960-61 (dënimi i “Grupit çam të Teme Sejkos”), në vitin 1973-’74, pas Festivalit të 11 Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion (dënimi i “Grupit në Art e Kulturë”) me në krye Todi Lubonjën e Fadil Paçramin, në vitin 1974-’75, (dënimi i “Grupit puçist në Ushtri”) me në krye Beqir Ballukun Petrit Dumen dhe Hito Çakon, në vitin 1975-’76 (dënimi i “Grupit sabotator të Ekonomisë”), me në krye Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin e Kiço Ngjelën, në vitin 1978 (pas prishjes së marrëdhënieve me Republikën Popullore të Kinës), e deri ai i viteve 1981-’83 (dënimi i “Grupit armiqësor të Mehmet Shehut”), me në krye Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Nesti Nasen e Llambi Ziçishtin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”

Pas dënimit të gjithë këtyre “grupeve armiqësore”, ku në bankën e të akuzuarve ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës, dënoheshin edhe shumë persona të tjerë, funksionarë të lartë, etj., apo pa asnjë lidhje me ta, të cilat akuzoheshin si pjesëtarë apo bashkëpunëtorë të atyre “grupeve armiqësore”! Arrestimi dhe dënimi i këtyre personave, kryesisht bëhej për dy arsye; e para që të besohej në opinionin publik “veprimtaria e armiqësore” e tyre dhe e dyta; regjimi komunist tentonte dhe tregonte forcën e tij, duke ushtruar terror, frikë dhe presion tek njerëzit e thjeshtë, apo tek ata që i konsideronte “kontingjente” dhe “armiq të popullit”, siç ishin ata me prejardhje nga “klasat e përmbysura”.

Kjo gjë ndodhte kryesisht në rastet kur Tirana zyrtare prishte marrëdhëniet me “vendet mike”, siç ishin Jugosllavia e Titos, Bashkimi Sovjetik i Stalinit dhe Hrushovit e, Republika Popullore e Kinës, por siç theksuam pak më lart, edhe në rastin e goditjes ndaj “grupeve armiqësore”! Sa më sipër të gjitha këto tashmë janë të njohura, por për t’i konkretizuar këto, pra faktin e intensifikimit të arrestimeve dhe dënimeve në rastin e goditjeve të “grupeve armiqësore”, në këtë shkrim po publikojmë një dokument arkivor me siglën “Sekret” (të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme), që mban datën 18 tetor 1975, ku brenda një dite në Tiranë, janë arrestuar plot 15 persona, duke u akuzuar për agjitacion e propagandë.

Kjo gjë, pra arrestimi i këtyre 15 personave në një ditë, ngjarje e cila duhet thënë që në qytetin e Tiranës nuk kishte ndodhur nga shkurti i vitit 1951 (“Incidenti i bombës në ambasadën sovjetike”, ku brenda ditës u arrestuan me dhjetëra persona, ku 22 prej tyre u pushkatuan), nga dëshmitë e disa personave që e kanë përjetuar atë ditë, (18 tetorin 1975), bëhet e ditur se në të gjithë Tiranë u shkaktua frikë dhe tmerr. Arrestimi i 15 personave në një ditë, u bë vetëm një javë para se të fillonte gjyqi ndaj “Grupit puçist në Ushtri”, me në krye Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hito Çakon, gjyq i cili filloi më 25 tetor 1975 dhe përfundoi më 5 nëntor, kur atyre iu komunikua dënimi me vdekje dhe u ekzekutuan menjëherë.

Pra, zgjedhja e datës 18 tetor 1975, për arrestimin e atyre 15 personave, (ku mes tyre ishte Mandi Koçi, ish-partizan dhe fotograf personal i Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm që na viti 1943, Beqir Eqerem Omari, ishte nipi i Bahri Omarit, kunatit të Enver Hoxhës), me shumë gjasa duket se ishte një veprim i paramenduar i organeve përkatëse të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, (i miratuar nga udhëheqja e lartë e PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxha), me qëllim për të ushtruar frikë dhe terror, pikërisht në Tiranë, ku Beqir Balluku kishte pasur popullaritetin më të madh! Dokumenti në fjalë publikohet për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR SEKRET ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË 21 DHJETORIT 1975, ME EMRAT E 15 TË ARRESTUARVE NË TIRANË, PËR AGJITACION E PROPAGANDË

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                       S E K R E T                                            

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                     Ekzemplar Nr. 3                               

DEGA E PËRGJITHSHME                                                        Tiranë, më 21.X.1975

                                           KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 248

Më 18.X.1975, me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm, u arrestuan për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor;

1) Mandi Adham Koçi, vjeç 66, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, me profesion kinematografë, me arsim të lartë, shtresë e varfër, i përjashtuar nga Partia;

2) Thanas Pano Naçi, vjeç 39, lindur në Himarë dhe banues në Tiranë, me profesion pilot, aktualisht roje në Uzinën Elektro-Mjekësore, me arsim të lartë, shtresë e varfër;

3) Fiqri Myslym Llagami, lindur dhe banues në Tiranë, aktualisht pa punë, me arsim të lartë, shtresë e mesme, i dënuar;

4) Vlash Mihal Dhaskali, vjeç 66, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, me arsim të mesëm, pensionist;

5) Rruzhdi Sali Osmanagaj, vjeç 36, lindur në Podgoricë dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, me arsim të mesme, marangoz (instruktor), në ndërmarrjen e Gjeodezisë;

6) Beqir Eqërem Omari, vjeç 46, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, me arsim të mesëm, i divorcuar, punëtor në Ndërmarrjen Industriale të Mjeteve Mësimore;

7) Strati Kosta papa (Bozdo) vjeç 22, lindur në fshatin Koshovicë – Gjirokastër, banues në Tiranë, shtresë e varfër, me arsim të lartë, i përjashtuar nga Partia, ish-oficer, aktualisht ekonomist në Ndërmarrjen Industriale “Tulla”;

8) Palok Gjon Guga, vjeç 44, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, me arsim të lartë, ekonomist në fabrikën e Porcelanit;

9) Gëzim Manush Peshkpia, vjeç 33, lindur dhe banues në Tiranë shtresë e pasur, me arsim të mesëm, saldator në Ofiçinën e Mjeteve të Transportit;

10) Valter Rexhai Kosturi, vjeç 36, lindur dhe banues në Tiranë,  shtresë e mesme, me arsim të mesëm, teknik në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Mekanike;

11) Besnik Koci Xoxe, vjeç 37, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, me arsim të mesëm, frezator në uzinën “Dinamo”;

12) Seit Sulejman Bathore, vjeç 54, lindur dhe banues në fshatin Mjull-Bathore, shtresë e varfër, përjashtuar nga Partia, punëtor në Ndërmarrjen Bujqësore “Gjergj Dimitrov”;

13) Nina Mihail Pumo (Timofoviç), vjeç 37, lindur në Moskë – Bashkimi Sovjetik dhe banuese në Tiranë, shtresë e varfër, me kombësi ruse dhe shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, aktualisht pa punë;

14) Andon Gjon Çefa, vjeç 36, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, me arsim të mesëm, teknik në Ndërmarrjen e Ndërtimeve;

15) Safet Xhafer Xorxi, vjeç 58, lindur në Filat – Çamëri dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, me arsim të mesëm, i dënuar njëherë, shitës në Ndërmarrjen Tregtare të Ushqimit Social, (i arrestuar më 20.X.1975). / Memorie.al 

                       OFICERI I DREJTIMIT

                          KOLI SHUKE

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 23, 2025
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
Dossier

“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”

September 22, 2025
“Në kooperativën e Oroshit ngordhën 92 keca dhe u dërguan në kampin e Spaçit, pasi…”! / Zbulohet dokumenti sekret i 2 dhjetorit ‘76, kur të burgosurve politikë u jepej mish i infektuar nga sëmundjet!
Dossier

“Në kooperativën e Oroshit ngordhën 92 keca dhe u dërguan në kampin e Spaçit, pasi…”! / Zbulohet dokumenti sekret i 2 dhjetorit ‘76, kur të burgosurve politikë u jepej mish i infektuar nga sëmundjet!

September 21, 2025
“Në janar 1962, mbi qiellin e Tyringenit në Gjermaninë Lindore, u panë disa fletushka me mbishkrimin; nga P. P. e Shqipërisë, që bënin thirrje për…”/ Historia e panjohur që implikoi Tiranën zyrtare dhe Enver Hoxhën
Dossier

“Në janar 1962, mbi qiellin e Tyringenit në Gjermaninë Lindore, u panë disa fletushka me mbishkrimin; nga P. P. e Shqipërisë, që bënin thirrje për…”/ Historia e panjohur që implikoi Tiranën zyrtare dhe Enver Hoxhën

September 21, 2025
Akuzat e Ramiz Alisë: “Natën që vrau veten Mehmeti, shoferi i Kadriut tha që; e mora nga zyra ministrin dhe me makinë e çova te Blloku, ku ai…”/ Mbledhja e Byrosë, 12 shtator ‘83
Dossier

“Ministri Mbrojtjes nuk ju përgjigj pyetjeve të ushtarakëve dhe për 15 minuta na solli aty Presidentin Alia, të cilit kur i kërkuan llogari; se pse u tradhtua Enver Hoxha, ai…”! / Dëshmia e ish-oficerit madhor

September 21, 2025
“Rreth orës 22.00, Mehmet Shehu, hapi derën e hyrjes në katin e parë, doli pak aty dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e kryeministrit
Dossier

“Një gjë është vërtetë, që Enveri nuk e donte Mehmetin ose, e donte të tillë siç përfundoi, pasi…”/ Refleksionet e ish-zv. ministrit të Mbrojtjes, në librin: “Mehmet Shehu siç e kam njohur”!

September 21, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme