Nga Armand Jonuzi
Pjesa e tretë
Memorie.al / “Në kohën e Zogut, ishte më vështirë të bëheshe diplomat, se sa sot”. Uran Asllani, një nga studiuesit e diplomacisë shqiptare të viteve 1914-1944, si dhe djali i një prej diplomatëve më të shquar shqiptarë të viteve ‘30, tregon se një diplomati në atë periudhë i duhej të kalonte disa “sita” që të emërohej në këtë detyrë. Në një intervistë ekskluzive, ai rrëfen të gjitha kriteret që duhet të përmbushte një person që pretendonte të bëhej diplomat. Gjithashtu ai tregon se kur e ka zanafillën diplomacia shqiptare, me cilat vende vendosëm marrëdhënie diplomatike dhe cili ishte misioni i tyre.
Cilat janë figurat më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare të asaj kohe? Në këtë shkrim po botojmë edhe listën me emrat e diplomatëve që nga viti 1914-1944 dhe në vijim në numrin e ardhshëm, do botojë listën e të gjithë diplomatëve, nga viti 1944 deri në vitin 2007.
114 DIPLOMATËT SHQIPTARË NGA VITI 1945-2007 – QË NGA HYSNI KAPO, TUK JAKOVA E, DERI TE RUHI HADO
Janë afro 114 ambasadorë shqiptarë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare nga viti 1944 deri në vitin 2007. Në vijim të numrit të kaluar, në të cilin u botua lista e 80 diplomatëve dhe ambasadorëve e konsujve shqiptarë, që nga krijimi i shtetit deri në vitin 1944, në këtë numër po publikojmë emrat e atyre diplomatëve që përfaqësuan Shqipërinë, që nga 1944-a, deri më sot. Ndryshe nga periudha para ‘44-ës, ku ambasadorët ishin diplomatë karriere, pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist, Shqipëria u përfaqësua në botë, me figura politike që ishin shquar gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.
Disa prej tyre ishin Hysni Kapo, Tuk Jakova, e Ramadan Çitaku të cilët ishin edhe ambasadorët e parë shqiptarë në Jugosllavi, një vend aleat dhe mik i Shqipërisë në atë kohë. Por në diplomacinë e pasluftës, nuk munguan as emra të njohur, si Koço Tashko i cili në vitet ’20-të kishte qenë edhe konsull i Shqipërisë në SHBA-ës.
Në vitet e para të pasçlirimit, ai ishte përfaqësuesi i Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik, një nga postet më të rëndësishme të diplomacisë në atë kohë. Por vetëm pak kohë më vonë, regjimi komunist përgatiti një numër të madh diplomatësh, të cilët u diplomuan jashtë vendit, duke rikthyer traditën e përzgjedhjes së ambasadorëve. Kjo përzgjedhje vazhdoi edhe pas viteve ’90-të, pas rënies së regjimit komunist.
AMBASADORET SHQIPTARE NGA VITI 1945-2007
- Koço Tashko, ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik, në vitet 1945- 1948
- Hysni Kapo, ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi, në vitet 1945-1946
- Tuk Jakova ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi, në vitet 1946-1947
- Ramadan Çitaku, ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi, në vitet 1947-1948
- Frederik Nosi, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1945 – 1948
- Zenel Hamiti, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1949-1952
- Kahreman Ylli, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1948-1950
- Behar Shtylla, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1950-1952 dhe ambasador në Itali, në vitet 1952-1954
- Edip Çuçi, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1954-1958
- Koço Prifti, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1958-1961
- Delo Balili, ambasador i Shqipërisë në Vietnam, në vitet ’60-të
- Dhimitër Lamani, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1958-1965
- Kristaq Misha, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet ’60-të
- Javer Malo, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1970-1977
- Mihal Prifti, ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik, në vitet 1948-1954
- Jordan Pani, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1961-1967
- Ksenofon Nushi, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1967-1972, ambasador në Francë, në vitet 1986-1989
- Vasil Nathanaili, ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik, në vitet 1954-1957
- Nesti Nase, ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1958-1961, ambasador në Kinë, në vitet ’70-të
- Spiro Rusha, ambasador i Shqipërisë në Kinë, në vitet ’60-të
- Misto Treska, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1978-1984
- Pirro Koçi, ambasador i Shqipërisë në Itali në vitet 1972-1977
- Pertef Hasamataj, ambasador i Shqipërisë në Kubë në vitet 1978-1986, ambasador në Rusim nga viti 1991-1992
- Musin Kroi, ambasador i Shqipërisë në Egjipt dhe Algjeri në vitet ’50-të
- Nesip Kaçi, ambasador i Shqipërisë në Egjipt dhe në Algjeri, në vitet ’60-të
- Pirro Bita, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1980-1982
- Bashkim Dino, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1982-1988
- Kujtim Myzyri, ambasador i Shqipërisë në Itali në vitet 1977-1980, dhe në Çekosllovaki, në vitet ‘80
- Riza Paushani, ambasador i Shqipërisë në Algjeri, në vitet 1965-1968
- Idriz Bano, ambasador i Shqipërisë në Çekosllovaki, gjatë regjimit komunist
- Dhimitër Spaho, ambasador i Shqipërisë në Algjeri, në vitet 1972-1976
- Syrja Laze, ambasador i Shqipërisë në Algjeri, në vitet 1976-1980, ambasador në Vietnam, në vitet 1983-1989
- Kujtim Hysenaj, ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi, në vitet 1986-1992
- Latif Shehu, ambasador i Shqipërisë në Hungari, gjatë regjimit komunist
- Petraq Pojani, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet ’70-të
- Sokrat Plaka, ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi në vitet 1982-1988
- Dashnor Dervishi, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1988-1992, ambasador në Rumani, nga viti 2006
- Arqile Semini, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1989-1991
- Luan Rama, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1991-1992 dhe në vitet 1997-2001
- Besnik Mustafaj, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 1992-1997
- Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Danimarkë, në vitet 2002-2005
- Thanas Shkurti, ambasador i Shqipërisë në OKB, në vitet 1992-1994
- Edmond Dule, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1992-1995
- Pandeli Pasko, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1995-1998
- Roland Bimo, ambasador i Shqipërisë në SHBA, në vitet 1992-1993, ambasador i jashtëzakonshëm në Hungari, në vitet 1994-1997, ambasador në Mbretërinë e Holandës, nga viti 2002
- Lublin Dilja, ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA në vitet 1994- 1997
- Petrit Bushati, ambasador në Suedi në vitet 1988-1991, ambasador në SHBA, në vitet 1997-2001, ambasador në Jugosllavi, në vitet 2002-2006
- Fatos Tarifa, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, në vitet 1998-2001, ambasador i SHBA, në vitet 2001-2005.
- Agim Nesho, ambasador në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitet 2001-2005, ambasador në SHBA, në vitet 2005-2006
- Bardhyl Agasi, ambasador i Shqipërisë në Danimarkë, në vitet 2005-2006
- Ejup Tabaku, ambasador i Shqipërisë në Suedi, në vitin 2005
- Banush Gozhdari, ambasador i Shqipërisë në Argjentinë, në vitin 2005
- Arben Cici, ambasador i Shqipërisë në Rusi, në vitet 1992-1997
- Shpëtim Çuçko, ambasador i Shqipërisë në Rusi, në vitet 1997 – 1998
- Adhurim Resuli, ambasador i Shqipërisë në Hungari, në vitet 1998-2002
- Pirro Milkani, ambasador i Shqipërisë në Çeki, në vitet 1999-2002
- Shaqir Vukaj, ambasador i Shqipërisë në Rusi, në vitet 1998- 2001, ambasador në Çeki, në vitet 2002- 2005
- Qazim Tepshi, ambasador i Shqipërisë në Çeki, nga viti 2005
- Bashkim Zeneli, ambasador i Shqipërisë në Gjermani, në vitet 1998-2002; ambasador në Greqi, në vitet 2002-2005
- Kastriot Robo, ambasador i Shqipërisë në Greqi në vitet 1998-2002, ambasador në Britaninë e Madhe, nga viti 2006
- Vili Minarolli, ambasador i Shqipërisë në Greqi, nga viti 2005
- Avni Xhelili, ambasador i Shqipërisë në Rusi, nga viti 2001-2005
- Halit Furriku, ambasador i Shqipërisë në Rusi, nga viti 2005-2006
- Maxhun Peka, ambasador i Shqipërisë në Francë, ambasador në Vietnam, në vitet 1980-1983, ambasador në Kinë, nga viti 2005
- Lisen Bashkurti, ambasador i Shqipërisë në Hungari, në vitet 1992-1997
- Pëllumb Xhufi, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 2001-2004
- Pavli Zëri, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 2004- 2005
- Llesh Kola, ambasador i Shqipërisë në Itali, nga viti 2005
- Mehdi Hoxha, ambasador i Shqipërisë në Francë, nga vitet 2006
- Shpëtim Çaushi, ambasador në Argjentinë dhe ambasador në Këshillin e Evropës
- Ylli Pollo, ambasador i Shqipërisë në Argjentinë, nga viti 2007
- Osman Kraja, ambasador i Shqipërisë në Poloni, në vitet 2000
- Zef Mazi, ambasador i Shqipërisë në OSBE, në vitet 1992-1997 dhe 2002-2007
- Leonidha Mërtiri, ambasador i Shqipërisë në Rumani, në vitet 2002-2006
- Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në Francë, në vitet 2001-2006
- Eduart Sulo, ambasador i Shqipërisë në Hungari, në vitet 2002-2006
- Kujtim Xhani, ambasador i Shqipërisë në Kinë, në vitet 2001-2005
- Shpresa Kureta, ambasadore e Shqipërisë në Austri, në vitet 2002-2005
- Fatmir Kumbaro, ambasador i Shqipërisë në Bullgari, në vitet 2001-2005
- Leontiev Çuçi, ambasador i Shqipërisë në Itali, në vitet 1998-2001, ambasador në Zvicër, në vitet 2001-2005
- Zef Bushati, ambasador i Shqipërisë në Vatikan, në vitet 2001-2005
- Adhurim Resuli, ambasador i Shqipërisë në Hungari, në vitet 2000-2002, ambasador në Kanada, në vitet 2002-2005
- Viktor Kalemi, ambasador i Shqipërisë në Egjipt, në vitet 2002-2005
- Agim Fagu, ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, në vitet 1998-2002, ambasador në Gjermani, në vitet 2002-2005
- Gëzim Arapi, ambasador i Shqipërisë në Spanjë, në vitet 2000-2002
- Shahin Kadare, ambasador i Shqipërisë në Suedi, në vitet 2001-2004
- Sokol Gjoka, ambasador në Poloni, nga viti 2005
- Ilir Hoxha, ambasador në Egjipt, nga viti 2005
- Tonin Gjuraj, ambasadori i Shqipërisë në Izrael, në vitet 2005-2007
- Ruhi Hado, ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, si dhe ambasador në Republikën e Finlandës, në Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, nga viti 2007
- Mehmet Elezi, ambasador i Shqipërisë në Zvicër, nga viti 2005
- Admirim Banaj, ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, nga viti 2006
- Bujar Skëndo, ambasador i Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, nga viti 2006
- Aleksandër Sallabanda, ambasador në SHBA-ës, nga viti 2006
- Valter Ibrahimi, ambasador i Shqipërisë në Austri, nga viti 2006.
- Spiro Koçi, ambasador i Shqipërisë në Serbi, nga viti 2006
- Florian Nova, ambasador i Shqipërisë në Hungari, nga viti 2006
- Artur Kuko, ambasador i Shqipërisë në Belgjikë, nga viti 2005
- Gazmend Turdiu, ambasador i Shqipërisë në Gjermani, nga viti 2005
- Afërdita Dalla, ambasadore e Shqipërisë në Danimarkë, nga viti 2006
- Besnik Konçi, ambasador në Kanada, nga viti 2005
- Bujar Muharremi, ambasador në Kosovë ,nga viti 2005
- Xhelal Fejzo, ambasador i Shqipërisë në Kroaci, nga viti 2005
- Qirjako Kureta, ambasador i Shqipërisë në Izrael nga viti 2007
- Vladimir Prela, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni, nga viti 2006
- Dilaver Qesja, ambasador i Shqipërisë në Malajzi, nga viti 2005
- Teodor Laço, ambasador i Shqipërisë në Rusi, nga viti 2006
- Edmond Trako, ambasador i Shqipërisë në Argjentinë, në vitet 1997-2004
- Anila Bitri, ambasadore e Shqipërisë në Spanjë, nga viti 2002
- Shaban Murati, ambasador i Shqipërisë në Suedi, në vitet 2004-2007
- Adrian Neritani, ambasador i Shqipërisë në OKB, nga viti 2006
- Neritan Kolgjini, ambasador i Shqipërisë në Turqi nga viti 2006
- Rrok Logu, ambasador i Shqipërisë në Vatikan nga viti 2005
- Ruhi Hado, ambasador i Shqipërisë në Hollandë, në vitet 1994-1996, ambasador i Shqipërisë në Suedi, nga viti 2007/ Memorie.al