Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e katërmbëdhjetë
Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
LIBRI I DYTË
Deliktet
Deliktet kundra padhunësisë të së mshehtave
KAPTINA V
Abuzimi i avokatëve dhe i përfaqësuesve të tjerë
NENI 256. – Avokatët ose përfaqësuesit e tjerë që tue u marrë vesh me anën, ose me të tjera mjete dhelparake, damtojnë çështjen q’u asht ngarkue dhe besuë, ose po për një çashtje tue qenë të ngarkuem nga njëna anë marrin dhe përfaqsimin e anës kundërshtare, ndëshkohen me burgim të randë nga tre deri në tridhjet muej, me gjobë jo ma pak se njëqind fr. ari, dhe me ndalim të përkohëshëm nga ofiqet publike, si dhe me pezullimin e ushtrimit të profesionit, për një kohë jo ma pak se gjashtë muej.
Në qoftë se pasi të ketë mbrojtun njanë anë, përfaqësuesi merr përsipër, pa hirin e kësaj, mbrojtejn e anës të kundërtë, po n’atë çështje, ndëshkohet me burgim të randë nga pesëmbëdhjet ditë, deri në gjashtë muej, ose me gjobë të randë jo ma pak se pesqind fr. ari, tue u ndalue përkohësisht dhe nga ofiqet publike si dhe nga ushtrimi’i i profesionit për një kohë deri në gjashtë muej.
NENI 257. – Avokatët ose përfaqësuesit e tjerë në një çështje penale, të cilët jashtë rasteve të parapame në nenin e ma sipërme, tue u tregue të pa besë në detyrat e përfaqësimit, damtojnë të pandehunin, të mbrojtun prej tyne, ndëshkohen me burgim të randë, nga një muej deri në tre vjet, me ndalim të përkohëshmë nga ofiqet publike dhe me pezullim përkohësisht nga ushtrimi i profesionit të tyne.
Në qoftë se personi qi mbrohet prej tyne ish pandehuni për një delikt që dënohet me ndëshkim kundra lirisë personale ma tepër se pesë vjet ose me vdekje, burgimi i randë asht nga tre deri në dymbëdhjetë vjet.
NENI 258. – Avokatët ose përfaqësuësat që marrin nga përfaqësuemi i tyne të holla ose sende të tjera, me pretekst se kanë me sigurue favorizimin e një dishmitari, eksperti, dragomani, të prokurorit që ka marrë pjesë n’të çashtje të gjykatësit që ka me dhanë vendim n’at çashtje, ose me pretekst se kanë m’i shpërblye atà, ndëshkohet me burgim të randë nga dy deri në gjashtë vjet, me gjobë jo ma pak se njëmijë fr. ari, dhe me ndalim të përkohëshëm nga ofiqet publike dhe pezullim përkokësisht, nga ushtrimi i profesionit.
NENI 259. – Në rast që, passi t’jetë ba një delikt, për të cilin asht caktue një ndëshkim jo ma i vogël se burgimi, ndokush pa qënë i marrun vesh që ma parë për atë delikt dhe pa mos shërbye që fajtori t’a çojë atë delikt në konsekancatë përfundimtare, ndihmon këtë për me i sigurue fitimin, për me prapsë gjurmimet ose për m’e mshef nga kërkimet e Autoritetit ose nga eksekutimi i dënimit, si dhe ay që prish ose me çdo lloj mënyrë çpërndanë humb ose ndryshon gjyrmat ose shënjat e një delikti që sjell dënimin e sipërthanum, ndëshkohet me burgim të randë, ose me burgim deri në pesë vjet, me konditë që ndëshkimi i këtij të mos kalojë, në kohë, gjysmën e ndëshkimit të caktuem për deliktin e fajtorit që përkrahet prej tij.
Në fajet e tjera që sjellin ndëshkime të ndryshme nga ato të përmënduna në pikën I., ndëshkimi asht gjob’e randë deri në njëmijë fr. ari.
Nuk ndëshkohet ay që ban këtë faj në favor të njanit nga gjinia e afërme e vet.
Aratië (evasion) dhe pakujdesië në vuejtien e ndëshkimeve
NENI 260. – Kushdo që tue qënë i rreshtuem ligjërisht, ikën tue përdor violencë kundrejt personave ose tue ba rruptura, ndëshkohet me burgim nga tre deri në tetëmbëdhjet muej.
NENI 261. – I dënuemi i rreshtuem qi ikën, tuë përdorë njanin nga mjetet e tregueme në nenin e masipërme, ndëshkohet:
Me një shtim të mbylljes vazhduese në qelie deri në dy vjet, ose me një periudhë të re t’asillojë mbylljeje, po për ato aq kohë, në qoftë se vuante ndëshkimin me burgim të përjetshëm.
Me zgjatjen nga një e treta deri në gjysmën të ndëshkimit q’i ka mbet për të vuejtun në qoftë se vuante një tjetër ndëshkim kundra lirisë personale, me konditë që kjo zgjatje të mos jetë ma pak se tre muej as ma shumë se tre vjet.
Dispozitat e ma sipërme, aplikohen dhe për të dënuemin q’asht pranue, si mbas nenit 15, të punojë përjashta stabilimentit penal, për vetëm se ikën nga vëndi ku asht vumun për me punue.
Kur fajtori ka qënë ndeshkue me burgim të randë, shtimi bahet mbi periudhën e ndëshkimit, të cilin i dënuemi ishte tue vuejt, për veç, kur ndëshkimi eksekutohet në mënyrën që parashifet në nenin 15; në këtë rast, shtimi vuhet në stabilimentin ordinar me punim bashkë me të tjerë.
Për fajin e aratiës nuk aplikohen dispozitat e nenit 76.
NENI 262. – Kushdo që, prokuron ose lehtëson me çdo menyrë, aratinë (evasion) të një të rreshtuemi ose të dënuemi, ndëshkohet me burgim të randë ose me burgim nga një deri në tridhjet muej, tue marrun parasysh randësinë e pandehësiës ose llojin dhe kohën e ndëshkimit që ka mbetë për me vuejt, dhe në qoftë se i dënuemi vuante ndëshkimin e burgimit të përjetshëm, ndëshkohet me burgim të randë ose me burgim nga tridhjet muej deri në katër vjet.
Në qoftë se i aratisuni ka qënë dënue me vdekje, ndëshkimi asht me burgim të randë nga tre deri në katër vjet.
Në qoftë se, për me prokurue ose lehtësue aratiën fajtori ka përdorë ndo njanin nga mjetet e tregueme në nenin 260, ndëshkimi, në qoftë se asht ba aritija asht nga tre deri në dhjet vjet, tue u marrun parasysh, në të dy rastet, randësia e fajit ose lloji dhe koha e ndëshkimit që ka mbetë për m’e vuejt.
Ndëshkimit i zbritet një e treta, në qoftë se fajtori asht ndonjani nga gjinia e afërme e të reshtuemit ose e të dënuemit.
NENI 263. – Nëpunsi i Shtetit që, tue qënë i ngarkuem me ruejt ose transportue një të reshtuem ose një të dënuem, i prokuron ose lehtëson me çdo mënyrë arratiën, ndëshkohet me burgim të randë nga një deri në pesë vjet dhe në qoftë se i arratisuni vuante dënimin me burgim të përjetëshmë, ndëshkohet me burgim të randë nga tre deri tetë vjet dhe në qoftë se i arratisuni ka qënë i dënuëm me vdekje, burgimi i randë asht gjashtë deri në dymbëdhet vjet. Atje ku ndëshkimi nuk ka për efekt ndalimin e përhershëm nga ofiqet publike, në të gjithë rastet e ktij neni, ndëshkohet dhe me ndalim të përkohëshmë nga ato ofiqe.
Në qoftë se, për me prokurue ose lehtësue arratiën, fajtori bashkëpunon në përdorimin e violencës ose në rrupturën, ose ep armë ose vegla, ose nuk ndalon që t’u prokurohen këtyne t’atilla, ndëshkimi asht ndalim’i përhershëm nga ofiqet publike dhe burgim i randë nga tre deri në dhet vjet, kurdoherë që arratia asht ba; dhe në qoftë se i arratisuni ka qënë i dënuem me vdekje, burgimi i randë asht nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet, kur arratija asht ba bër shkak pa kujdesije ose imprudence të nëpunësit, ky ndëshkohet me burgim nga tre muej deri në dy vjet; në qoftë se i arratisuni vuante ndëshkimin me burgim të përjetëshmë, ose ish dënue me vdekje, burgimi asht nga një deri tre vjet dhe në të gjithë rastet shtohet ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike.
N’aplikimin e ndëshkimit, gjithnjë, merret parasysh randësia e fajit të të pandehunit ose lloji dhe koha e ndëshkimit që ka mbet pa u vuejtë.
NENI 264. – Kur violenca e parapame në nenet e ma sipërme asht ba me armë, ose vepra bahet bahet prej tre ose ma shumë personave të bashkuem ose si mbas një marrëveshjeje të ma parëshme ndëshkimeve të caktueme n’ato nene, u shtohet një e treta, dhe në qoftë se fajtori vuante ndëshkimin me burgim të përjetëshme, shtimi ose periudha e re e mbylljes vazhduese në qelie, mund të zgjanohet deri në tre vjet.
NENI 265. – Nëpunësi i Shtetit që, tue qënë i ngarkuem me ruejt ose me transportue një të ndaluem ose të dënuem, pa autorizim, lejon këtë të largohet, qoftë dhe përkhësisht, nga vëndi ku duhej t’a mbante në rreshtim ose për me vuejt ndëshkimin q’i asht dhanë, dënohet me burgim nga një muej deri në një vit, tue u ndalue dhe përkohësisht nga ofiqet publike.
Në rast që, me shkakun e të tillë lejimi, asht aratis i reshtuemi ose i dënuemi, burgimi asht nga një deri në dhetë vjet.
NENI 266. – Kur i aratisuni me dashjen e vetë kthehet me burgim në rastin e nenit 260, ndëshkimi asht burgim nga një muej deri në një vit, në rastin e numerit 2 të nenit 261 zgjanimi i ndëshkimit asht vetëm një e gjashta dhe nuk mund të kalojë një vit, dhe në rastin e parapame në numrin 1 të nenit 261 t’aratisunit nuk randësohet ndëshkimi.
NENI 267. – Përjashtohet nga ndëshkimi për rastin’ e parapame në pikën III të nenit 263 dhe nuk i shtohet ndëshkimi i caktuem në pikën II të nenit 265, nëpunësi i Shtetit q’asht fajtori i rasteve të përmënduna në këto nene, në qoftë se mbrënda tre muejeve ç’prej datës t’aratisjes, vetë ose me anë të një tjetri, ban që të kapen t’aratisunit ose që të prezentohen n’Autoritetin.
NENI 268. – Jashtë rasteve të parapame në dispozitat e tjera të ktij Kodi, i dënuemi që shkel detyrimet e rrjedhuna nga dënimi, ndëshkohet:
Në qoftë se ndëshkimi i të dënuemit asht ndalimi nga ofiqet publike ose pezullimi nga ushtrimi i një profesioni ose i një mjeshtrije, me burgim deri në një vit, ose me gjobë të randë nga një qint deri në tre mijë fr. ari, tue mos u ndryshue koha e ndëshkimit me të cilën ishte dënuem.
Në qoftë se ndëshkimi i të dënuemit asht vërejtim’ i posaçëm i Autoritetit të sigurimit publik, me burgim të randë nga një deri në një vjet tue u pezullue vërejtimi për sa kohë vazhdon paraburgimi dhe burgim’i randë.
KAPTINA VIII
Vet-gjyqsie
NENI 269. – Kushdo që, me të vetëmin qëllim që t’ushtrojë një të drejtë të pretendueme, në rastet që mundesh me i u drejtue Autoritetit, merr të drejtën e vet tue përdor violencë mbi sende, ndëshkohet me gjobë të randë, deri në një mijë e pesë qint fr. ari.
Në qoftë se fajtori ka përdor frikësime oe violenca kundra personit dhe si kur të mos ketë përdor violencë mbi sende, ndëshkohet me burgim deri në një vit, ose me internim deri në dy vjet, dhe në çdo rastë me gjobë të randë deri në një mijë fr. ari.
Në qoftë se violenca asht ba me armë ose bashkë me ate, asht ba dhe lezion trupor, por ky lezion nuk ka pasun një efekt ma të randë nga ay i parapamë në pikën e fundit të nenit 412, burgimi nuk mund të jetë ma pak se tre muej si dhe gjoba ma pak se dy qint fr. ari.
Në qoftë se vepra e vet-gjyqësis nuk asht ba së bashku me një delikt tjetër që ndiqet kryesisht (ex-officio), nuk bahen ndjekje për vetgjyqësinë, veç se mbi kërkimin e të damtuemit.
Kur vlera e sendit mbi të cilin asht ba vetëgjyqësia, asht e vogël, ndëshkimit në rastin e pikës I i zbritet një e treta deri në gjysmën.
NENI 270. – Kur fajtori i deliktit të parapamë në nenin e ma sipërme provon se me të vërtet e ka pasun atë të drejtë, ndëshkimit i zbritet një e treta.
NENI 271. – Kushdo që pushton sende të pa-lujtëshme të cilat i janë marrë dhe dorëzue të tjerve në bazë të një vendimi të gjyqit, si dhe ay që pushton sendin e pa lujtëshmë ose të lujtëshmë, mbi të cilin asht vu sekuestro, dhe asht lanë në duart e një të treti ose jashtë qëllimit të treguem në nenin 232, sendin e sekuestruem në qoftë në duart e tija ose të një të treti, prishë rrenon ose damton, ndëshkohet me burgim nga tre muej deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë deri në tremijë fr.ari.
Në qoftë se fajtori ka përdor dhe violëncë mbi personin, ndëshkimit i shtohet një e treta.
Kur vlera e sendit mbi të cilën asht ba faji i treguem në këtë nen, asht e vogël, ndëshkimit i zbritet një e treta deri në gjysmën. Memorie.al