• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut

“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut
“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut
“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut
“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut
“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut

Nga Belina Budini

-Historia e panjohur “Wolsvagen”-it të Qirko Cikos, të cilën ia mori Sulo Gradeci dhe i’a riktheu Sali Berisha-

Memorie.al / Është një makinë me të vërtetë fotozhenike. Ka “luajtur” edhe filma, por nuk është nga ato makinat-aktore të ish-Kinostudios. Në fakt, është një model i vjetër “Wolsvageni” dhe makinë e zakonshme për vitet tridhjetë. Duket sikur sapo është zgjuar nga një gjumë i gjatë dhe nuk e ka shkundur ende pluhurin e kohës që, e ka mbuluar fillimisht në bodrumin e një shtëpie në Durrës dhe mandej në një prej ambienteve të “Piramidës”, pasi e kanë ekspozuar për pak kohë në Muzeun e Enver Hoxhës, kinse si makinën që ai kishte përdorur gjatë Luftës. Qirko Ciko, të cilit iu rikthye makina e tij, pas shumë vitesh, beson më pak se askush tjetër në atë diçiturën muzeale, ku shkruhej se ajo ishte makina me të cilën kishte lëvizur Enver Hoxha gjatë Luftës.

I pasionuar pas makinave, por jo aq i pasur sa për të pasur koleksione, i moshuari nga Durrësi, që ka punuar si shofer gjatë regjimit komunist, duket i rilindur në timonin e makinës së tij të vogël, që më në fund ka arritur ta rimarrë, pas një pritjeje vërtet të gjatë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Duke rrëfyer historinë e makinës së tij, ai thotë se priste prej 16 vjetësh që ajo t’i rikthehej, ndërsa e kishte ruajtur për më shumë se 20 vjet pa e përdorur në bodrumin e shtëpisë së tij. Sigurisht, me shpresën se një ditë do të mund ta përdorte.

Edhe pse kjo shpresë e tij supozonte, në fakt, rrëzimin e regjimit ose së paku një transformimin thelbësor të tij deri në rikthim të pronës private, sepse vetëm atëherë ai do të mund ta përdorte makinën e vet, të cilën që pas ligjit të vitit 1967, për pronën private, e kishte të ndaluar ta përdorte.

Por nuk i kishte shkuar kurrë në mendje që ta braktiste dhe vazhdonte ta ruante me kujdes, pa mundur ta nxjerrë jashtë oborrit të shtëpisë.

Nuk i ka kushtuar pak kur e ka blerë në vitin 1964 në “Qytetin Stalin” (Kuçova sot) për 62 mijë lekë! “Nuk ishte një shumë e vogël atëherë, aq më tepër që ai, i cili ma kishte shitur mua, e kishte blerë fare lirë në shtet, ndoshta për 5 franga, ndërsa mua ma shiti shumë më shtrenjtë, sigurisht. Unë kisha një kushërirë në “Qytetin Stalin” dhe ajo më tregoi për këtë makinë që e shiste një shofer atëherë. Ai vetë më pati thënë që e kishte blerë në shtet. Në fakt, shteti në atë kohë i shiste makinat e vjetra, për t’i zëvendësuar me të reja”, – rrëfen shoferi i “Wolsvagen”-it.

“Tani nuk e di sa mund të vlejë, por unë nuk kam ndërmend ta shes. Do ta përdor vetë dhe do të shëtis me të me gruan time”, – tregon Qirko Ciko.

Model “Wolsvagen”, 1 100, data e saj e prodhimit, sipas pronarit të saj, është viti 1935 dhe ka punuar shumë mirë në atë kohë, por ende vazhdon të punojë, edhe pse ka nevojë për disa riparime, të cilat Ciko thotë se mund t’ia bëjë edhe vetë. Është aq i thjeshtë, sa duket si makinë nga ato të parkut të lojërave.

Të gjithë sharmin e ka së jashtmi dhe sidomos në pjesën e përparme, ku dy stopat, kur ndizen, ngjajnë si fare për të orientuar anijet. Ka humbur shumë nga ngjyra e saj e dikurshme, ngjyrë ulliri e errët, me sa duket.

Xhamat duhet t’i ulësh e t’i ngresh me ndonjë mjet ndihmës, pasi mekanizmi nuk funksionon më, por motori dhe gjithë ç’është më e rëndësishme, vazhdon të funksionojë në rregull. Kaq i duhet Qirko Cikos që, të rikthehet në timonin e makinës së tij, shumë më i plakur, por i kënaqur që përmbushi atë shpresën e tij të vjetër…!

“Kisha një vëlla të pushkatuar nga regjimi komunist dhe nuk mund t’i thosha jo kërkesës së tij për ta ekspozuar në muzeun e Enver Hoxhës”, tregon ai.

“Si ma mori makinën Sulo Gradeci”

Kur Sulo Gradeci e ftoi për një kafe, Qirko, që e kishte një vëlla të pushkatuar, nuk kishte se si të mos e çonte mendjen për keq. Por për asnjë çast te “Wolsvageni”, që e kishte mbyllur në bodrum, që nga viti 1967. Kësisoj, kur mësoi se bëhej fjalë për një makinë, u lehtësua pakëz, por i ngriu edhe një shpresë e vjetër.

“Kur Sulo Gradeci ma kërkoi makinën për ta ekspozuar në muzeun e Enver Hoxhës, si makinën me të cilën Enveri kishte udhëtuar gjatë Luftës, unë nuk kisha se si t’i thosha jo. Aq më tepër, po të merrja parasysh rrethanat e familjes sime, duke qenë se e kisha një vëlla të pushkatuar nga regjimi”, – tregon Qirko historinë e vitit 1988, kur u detyrua ta dorëzonte makinën e tij.

Por nuk e braktisi kurrë me mendje, dhe kishte shkuar disa herë ta shihte në muze, me shpresën gjithnjë e më të fshehtë se, një ditë do ta rimerrte.

SMS Berishës, rifiton makinën-muzeale

Pasi kishte kërkuar disa herë ta rimerrte makinën e tij, që mbahej ende në një magazinë të katit të sipërm të “Piramidës” (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës), por pa rezultat, Qirko Ciko nuk e la sërish me kaq. Këmbëngulës, ai i dërgoi një mesazh kryeministrit Sali Berisha, në numrin e tij të telefonit.

Dhe ajo që kishte vonuar për shumë vite, mbërriti me shpejtësinë e një sms-je. Me urdhër të kryeministrit Berisha, Qirko Cikos, iu rikthye, (me një ceremoni në ambientet e QNK-së), makina që i përkiste që nga viti 1964.

RELIKET E ENVERIT

I kërkoi nusja e Enverit, Teuta Hoxha, për ndërtimin e muzeut familjar, por nuk iu dhanë!

Muzeu i Enverit, tani në bodrumin e Piramidës

“Wolsvageni”, është vetëm një nga objektet e ish-Muzeut të Enver Hoxhës, që është ruajtur në një bodrum të “Piramidës”, aty ku mund të zbulosh të tjera relike, që mund të kenë qenë ose jo të tij, por së paku si të tilla janë ekspozuar në muzeun e tij.

Nga dysheku i mbushur me kashtë, ku supozohet se ka fjetur apo shiltet fshatçe, deri te tavolinat dhe karriget ku është ulur; kutia e tij duhanit, karriget, kasketat dhe bastunët. Disa prej objekteve ruajnë shënimet identifikuese, ndërsa gjen edhe piktura të cilave u është fshirë emri i piktorit. (A thua të ketë qenë vetë piktori që e ka bërë këtë më pas?)

Punonjësja e magazinës na thotë se një nga kolegët e saj pretendon se e ka pas bërë vetë atë pikturë, kur ishte student. Ndërsa ai që ka realizuar skulpturat e vogla, që gjen në një kthinë të bodrumit, është i lumtur që ato kanë mbijetuar dhe ka shkuar t’u hedhë një sy atyre për nostalgjinë e punës së vet, apo të imazhit që ka përjetësuar ndoshta.

Ruhen edhe objekte të tjera të çuditshme si, për shembull, shumë skulptura të vogla lopësh apo një traktor dhe disa imazhe fabrike, si dhurata për Enverin nga njerëzit e ndryshëm. Një skulpture të madhe të tij, i ka mbetur vetëm pjesa e poshtme e trupit, ndërsa koka të tjera të prera të tij, i gjen hedhur andej-këndej.

Një pjesë e objekteve të tij, i kanë kaluar Muzeut të Luftës, që është në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa kërkesë për objektet ka paraqitur edhe nusja e Enver Hoxhës, Teuta, që ka pohuar se i duhen familjes për të ndërtuar muzeun familjar. Por kërkesa e saj është refuzuar. Memorie.al

Marrë nga gazeta “Shekulli”, dt. 18.07.2006

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vuajta 21 vjet burgjeve politike të Enver Hoxhës, por pas ’90-ës, nga vështirësitë ekonomike, u detyrova dhe u vesh polic, guardian burgu, për 20 vjet...”/ Dëshmia e rrallë e Neim Pashaj, nga Tepelena

Next Post

Kalendari Historik 13 Janar 2023

Artikuj të ngjashëm

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 20, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
Next Post
Kalendari Historik 5 Janar 2023

Kalendari Historik 13 Janar 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme